Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Kamza, "qyteti" i marrė peng nga PD

    Kryeministri organizon ceremoni festive me rekrutime tė detyruara tė gjimnazistėve nė PD, ndėrsa qindra familje jetojnė nė mjerim dhe pasiguri pėr tė nesėrmen. Jeta e vėshtirė e 87 mijė banorėve qė u shpėrngulėn nga veriu pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re.


    Spektakli i kryeministrit qė premton shpalljen qytet tė zonės informale, ku ėndrra e qindra familjeve ėshtė marrja e ndihmės ekonomike...njė thes miell. Rrėfimet e punėtorėve pa punė nė katėr rrugėt e Kamzės


    Kamza qytet. Shpalljen e bėri kryeministri ca ditė mė parė. Por mjafton tė shkelėsh nėonėn, rreth 5 kilometra larg Tiranės, dhe e kupton se Kamza ėshtė qytet vetėm nė mendjen e Kryeministrit Sali Berisha.


    Zona ku jetojnė rreth 87 mijė banorė, e ardhur kryesisht nga veriu i vendit, jo vetėm qė nuk pėrmbush asnjė kriter pėr tu quajtur qytet, por njerėzia aty jeton nė zgrip tė mjerimit.


    Mjafton tė shohėsh fytyrat e vendasve pėr tė kuptuar barrėn e halleve tė pėrditshme qė rėndojnė tek gjithsecili prej tyre. Por nuk ėshtė kjo arsyeja pse Kamza nuk pėrngjan as me njė qytet tė kėtij vendi dhe jo mė me qytetet europiane ashtu si ca ditė mė parė na e pėrshkroi kryeministri Berisha.


    Pėrvec rrugės nacionale "qyteti" nuk ka asnjė rrugė tjetėr kryesore tė shtruar, nuk ka qoftė dhe njė tabelė, njė qendėr kulturore, kinema apo dhe njė lulishte qė kemi parė nė tė gjithė qytetet e botės.


    Kamza ka vetėm njė stadium aty ku ca ditė mė parė Berisha u dha bekimin anėtarėve mė tė rinj tė partisė sė tij. Pėrtej kėtij stadiumi, nė Kamėz syri tė sheh vetėm mjerim dhe mė shumė se sa njė qytet zona pėrngjan me njė kantier ndėrtimi ky gjithsecili punon pėr hesap tė vet.


    Kur kryeministri organizoi ceremoninė e bekimit tė 835 "petritave tė rinj", si anėtarė tė PD-sė, as qė u ndal tek katėr rrugėshi i Kamzės. Megithėse sheshi, (i mbiquajtur kėshtu nga vendasit), ndodhet nė qendėr tė Kamzės, kryeministri nuk e ndali hovin aty, por u turr drejt e nė stadium ku e prisnin me lule dhe valle).


    Njerėzit qė popullojnė pėrditė kėtė shesh nuk janė ata qė brohorasin dhe kur kryeministri i vendit rrėfen ėndrra me syhapur si ajo e Kamzės qytet. Janė njerėz qė hall tė pėrditshėm kanė sigurimin e bukės sė gojės pėr fėmijėt e tyre dhe jo mitingjet apo dhe fjalimet ku shpesh herė vetėm pjesėmarrėsve nuk u flitet. Sheshi i katėr rrugėshit ėshtė zemra e Kamzės. Mbi 200 burra popullojnė sheshin sapo zbardh dita.


    Sipas projekteve tė Bashkisė sė Kamzės, aty duhet tė jetė dhe qendra e kulturės, por nė realitet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ngrehinė e ngritur dhe njė vend kur shesin pėr dy kacidhe krahun e tyre tė punės banorėt e zonės. Varfėria mbledh nė kėtė shesh banorė nga Valiasi, Bathorja apo edhe nga gjashtė lagjet e Kamzės.


    Aty gjen Ismet Vladin nga Lura , Sejdin Zelėn nga Kukėsi apo Shkėlzen Korbin nga Tropoja e qindra tė tjerė qė njohin mirė njėri-tjetrin, sepse nė tė shumtėn e ditėve, vetėm presin, harrojnė hallet e tyre duke dėgjuar hallin e tjetrit. Nga sa tregojnė punėtorėt e krahut tė lirė, jeta e gjithsecilit prej tyre pėrngjan kryekėput.

    Si bie fjala, tė gjithė e dinė se Ismetit, djalė rreth tė 30-tave i ėshtė ndaluar vajtja nė Greqi pėr shkak tė kalimit tė paligjshėm tė kufirit ndaj dhe shpresė tė vetme pune ka kėtė shesh. Tė gjithė aty e dinė qė Adil Vatės po i shėmbet shtėpia dhe askush nuk lėviz vendit. Ismeti thotė se bėn ēdo lloj zanati por ditėt kur gjen punė janė tė pakta.


    Ismet Vladi thotė se paguan qė nga taksa e gjelbėrimit e deri tek ajo e rrugės ndėrkohė qė jo vetėm lagjja e tij por e tėrė Kamza ėshtė e mbushur me plehra, pemė tė thara dhe rrugė qė kanė nisur dhe nuk dihet se kur do tė pėrfundojnė. Ndėrkohė qė kanalizimet e ujėrave tė zeza janė njė tjetėr shqetėsim qė ngre Shkėlzen Korbi.


    Ndėrsa pak mė tutje fshatarėt nėn shtullungat e pluhurit dhe zhegut tė vapės rreken tė shesin perimet e sezonit apo dhe sende tė tjera tė konsumit tė pėrditshėm. Mu nė bash tė rrugės, nė qendėr tė "qytetit", tregu i fshatarėve, jashtė ēdo standardi, tė paktėn ka shėrbyer qė ca familje tė sigurojnė bukėn e gojės.


    Ata tė paktėn nuk jetojnė me sytė nga buka e qeverisė. Prej tre muajsh nė Kamėz, rreth 1500 familje nuk kanė marrė ende ndihmėn ekonomike tė ofruar nga shteti. Vertet janė vetėm 2 mijė lekė tė reja, por pėr kėta njerėz do tė thotė njė thes me miell.


    Askush nuk di pse prej kohėsh nuk shpėmdahet asistenca sociale. Kryetari i Bashkisė sė Kamzės, Xhelal Mziu, nuk pranon tė flasė pėr gazetėn "Shekulli', ndėrsa nė bazė tė statistikave zyrtare, 10 pėr qind e banorėve tė zonės janė nė emigrim, nga 87 mijė banorė qė ka Kamza.


    Po sipas tė dhėnave zyrtare, pjesa mė e madhe e familjeve jetojnė falė ndihmės sė emigrantėve ndėrkohė qė Kamza, edhe pse kryeministri thotė se ėshtė qytet, nuk ka qoftė edhe njė ndėrmarrje apo dhe fabrikė qė tė funksionojė.


    Sektori i ndėrtimit ėshtė i vetmi qė funksionon, por Ismeti tė thotė se edhe kėtu puna ka rėnė. Ndaj dhe ata qė nuk janė tė njerėz tė partisė apo tė afėrm tė kryetarit jetojnė falė zemėrgjėrėsisė sė biznesmenėve tė ndėrtimit deri sa t'iu soset dhe atyre durimi.


    Kjo ėshtė zemra e qytetit tė kryeministrit ku nuk ka tė rinj tė veshur mirė e ceremonira festive, por njerėz me halle qė jetojnė nė kufijtė e ekzistencės. Por kryeministri nuk u ndal aty. Ai shkoi tek stadiumi ku e prisnin 835 petritat e tij e rrėfeu njė pėrrallė me emrin Kamėz.

    Prindėrit akuzojnė mėsuesit pėr rekrutimin pa dėshirė. Emirion Gjeta: U antarėsova nė PD qė ta kem testerėn nė xhep

    Prindėrit: Fėmijėt i bėnė anėtarė tė PD-sė me detyrim


    Emirion Gjeta, ėshtė njė ndėr 835 adoleshentėt qė ca ditė mė parė u bė anėtar i Partisė Demokratike nė njė ceremoni pompoze e organizuar nga kryeministri Sali Berisha. Emirioni duket se ėshtė njė djalė moskokėēarės, harrakat, indiferent pėr ēfarė ndodh pėr rreth e nė shkollė, lėre pastaj pėr politikėn e fatet e kėtij vendi.


    Ajo qė di Emirioni pėr Partinė Domokratike ėshtė vetėm fakti qė ai tashmė mban nė xhep testeren e partisė qė drejton kėtė vend. Dhe ajo qė e lidh gjimnazistin me PD-nė ėshtė ajo ceremoni e organizuar nė stadiumin e Kamzės.


    Nga ajo sa u servir nė ceremoni dukej se bėhej fjalė pėr njė qytet ku mungesė tė vetme kishte gjakun e ri tė partisė dhe jo se bėhej fjalė pėr njė zonė banorėt e sė cilės jetojnė nė kufinjtė e mjerimit. Por Emirionit nuk ėshtė se i intereson dhe aq kjo. Tashmė, me bekimin e kryeministrit, ai ėshtė ndėr anėtarėt mė tė rinj tė Partisė Demokratike dhe maturanti duket se di fort mirė se kjo teserė nė xhep do t'i hapi shumė rrugė.


    Anėtarėsimi


    Anėtarsimi i 835 tė rinjve nga Kamza nė Partinė Demokratike duket se nuk ka qenė zgjidhje personale apo me idealet dhe alternativat e sė djathtės nė kėtė vend. Tė paktėn pėr njė pjesė prej tyre marrja e teserės sė PD-sė nė xhep ka qenė njė detyrim nga drejtuesit e shkollės sė mesme tė Kamzės.


    ė kėtė zonė, qė kryeministri pak ditė mė parė e lanēoi si qytet, tė thotė se nė shkollėn e mesme janė shpėndarė formularėt e anėtarėsimit. Gjimnazistėt kundrejt presionit tė notave apo dhe kalimit tė shkollės, janė detyruar tė firmosin se me dėshirėn e tyre duan tė jenė anėtarėt e rinj tė PD-sė.


    Shkėlzen Korbi thotė se djalit tė tij nė shkollė i ėshtė dhėnė njė formular i tillė dhe mė pas atė e kanė marrė drejtuesit e shkollės. Njė fakt tė tillė e pohojnė dhe tė tjerė prindėr, por nga qė mbajnė frymėn me bukėn e qeverisė, (asistencėn) nuk pranojnė tė identifikohen.


    Sipas tyre, njė pjesė e mirė e gjimnazistėve janė detyruar tė anėtarėsohen nė ceremoninė pompoze tė organizuar nga kryeministri Berisha. Plotėsimin e formularit e pohon edhe Emirion Gjeta, Kastriot Ismaili dhe disa gjimnazistė tė tjerė tė cilėt ndihen krenarė qė janė gjaku i ri blu.


    Por ata thonė se e kanė firmosur me dėshirė kėtė formular dhe se nuk janė detyruar pėr t'u anėtarėsuar. E ndėrsa mohojnė presionin e ushtruar nė shkollė djemtė qė i takojmė nė qendėr tė Kamzės as qė kanė qasje tė jenė pjesė e politikės apo edhe e forumeve tė Partisė Demokratike.


    "Unė jam me Berishėn ndaj dhe e firmosa pėr tė qenė anėtar sepse Ai po ndėrton kėtė vend",-thotė Emirioni. Nė fakt kjo ėshtė ajo qė ai di pėr politikėn ndėrkohė qė nuk bėhet fjalė qė tė dijė statutin apo emrat e drejtuesve tė tjerė tė partisė, nė tė cilėn ai ėshtė anėtari mė i ri. Nė fakt kaq njohuri kanė edhe shokėt e tij tashmė jo vetėm tė lagjes.


    Djemtė tė thonė se asnjėri prej tyre nuk ėshtė nxėnės i shkėlqyer dhe nga sa rrėfejnė duket se mezi kanė kaluar klasėn. E tashmė, megjithėse ėshtė sezon provimesh, (janė maturantė), tė gjithė enden rrugėve tė pashtruara apo dhe nėpėr kafenetė e Kamzės.


    Asnjėri nuk di tė thotė se ēfarė dėshiron tė bėjė nė jetė apo dhe profesionin pėr tė cilin duhet tė studiojnė. Ajo qė dinė ėshtė fakti qė nė kėtė kohė mė shumė se sa shkolla apo dhe profesion duhet tė kesh teserėn nė xhep e cila ėshtė diploma me e vlefshme nė kėtė vend.


    Rrėfimi i 60-vjeēarit Adil Vata, i shpėrngulur 12 vite mė parė nga Kukėsi nė Valias


    "Shteti tė mė ndihmojė, shtėpinė po ma merr lumi i Tiranės"


    Jeta zor se i ka falur njė ditė tė bukur Adil Vatės. Shpėrngulja nė rrethinat e Tiranės, nė Valias, duhet t'i kishte ndryshuar jetėn Adilit dhe fėmijėve tė tij. Sė paku kėshtu ka ėndėrruar kėtu e 12 vite tė shkuara kur vendosi tė shpėrngulej nga Suraj i Kukėsit.


    Sot edhe ajo shtėpi qė ka ndėrtuar pėr tė futur kokėn rrezikon tė shėmbet pėr shkak tė erozionit tė shtratit tė lumit tė Tiranės. Mi kurriz i kanė rėnė aq shumė halle sa qė nė "qytetin" e Kamzės jo vetėm qė nuk i ka ndryshuar jeta, por cdo ditė e mė shumė Adili rrėnohet nė mjerim.


    Gjashtė frymė nė shtėpi i kanė sytė tek krahėt e tij. Edhe pse nuk ka krah aq tė fuqishėm dhe ėshtė invalid i grupit tė dytė, Adili sa zbardh dita merr rrugėn pėr nė qendėr tė Kamzės.


    Nė njė shesh qė, nė projektet e bashkisė sė Kamzės rezulton tė jetė qendra e kulturės, mblidhen tė gjithė ata qė kėrkojnė tė fitojnė bukėn e pėrditshme. Aty pret dhe Adili me orė tė tėra nė me shpresėn se ndokush do tė ketė nevojė pėr punė krahu.


    Ndėrsa ditėt kur i buzėqesh fati janė aq tė pakta saqe 58- vjecari tė thotė se ende nuk ka mundur tė shlyejė nga lista e borxheve thesin e miellit tė marrė qė nė dhjetor 2009. E megjithatė kjo nuk e shqetėson aspak kuksianin e mirė. Duket se ėshtė paqtuar me fatin e tij paēka se ditėt ngjajnė si pika uji me njėra-tjetrėn.


    Paēka se kur kthehet nė shtėpi, veē lodhjes dhe sosjes sė durimit asgjė nuk mund t'i ofrojė fėmijėve tė tij. Duhet tė ushqehet me atė ēka mundet tė sajojė e shoqja me vaktet sa pėr tė mbajtur frymėn, e sėrish tė marrė udhėn nė qendėr tė bashkisė sė Kamzės me shpresėn se nesėr ndokush do tė ketė nevojė pėr krahėt e tij tė brishtė.


    Por ajo qė ia ka plasur zemrėn kuksianit ėshtė shtėpia. Ajo shtėpi qė me mund dhe ndihmėn e fisit ka mundur tė ndėrtojė nė Valias, aty ku edhe u vendos 12 vjet tė shkuara. Adili tė rrėfen se shtėpia po i shembet pėr shak tė erozionit tė lumit tė Tiranės. Nė bashkinė e Kamzės i kanė dhėnė njė copė letėr ku vėrtetohet rreziku i shembjes sė shtėpisė.


    Atė copė letėr tė firmosur edhe nga kryetari Adili e ruan si sytė e ballit. Nėpėrmjet saj shpreson se drejtoria e emergjencave civile do tė ndėrhyjė pėr tė ndėrtuar njė argjinaturė nė lumė qė do tė shpėtonte nga rrėnimi shtėpinė e tij.


    Kėtė i ka thėnė kryetari i bashkisė sė Kamzės dhe Adili, kur i soset durimi duke pritur ndonjė punėdhėnės tė rastit merr rrugėn nga Ministria e Brendshme, ku sigurisht deri mė tani ka mundur tė takojė vetėm rojen e ministrisė "Nuk dua tė mė sigurojnė bukėn e gojės se atė jam i zoti vetė, por shtėpinė sepse ajo po mė rrėnohet.


    Kaq ėshtė ajo qė kėrkoj por deri mė tani mė sorollasin dhe asnjė nuk mė jep njė zgjidhje",- thotė Adil Vata.


    Rrėfimi i kuksianit ėshtė jeta e njė njeriu nė mjerim tė plotė ku ata tė cilėt paguhen edhe nga xhepi i tij e sorollasin der mė derė pa denjuar t'i japin njė zgjidhje, por firmosin njė shkresė bakalli qė duket se ka fuqi vetėm nė xhepin e Adilit.


    Nr EMERTIMI Persona te paafte Kujdestarė
    1 Me pagese paaftėsie 535 76
    2 Me pagese verbėrie 108 48
    3 Me pagesen e para dhe tetra-plegjikut 92 89
    4 Me shtesen mbi pensionin e invalidit te punes 463 --
    5 Nga keto
    6 Me invaliditet te pjesshem 114
    7 Me invaliditet te plote 293
    8 Me invaliditet qe jane ne pension pleqerie 52


    Popullsia

    Pas vitit 90-tė banorė nga veriu dhe verilindja e Shqipėrise u zhvendosen drejt zonės sė Kamzės ku brėnda njė viti numri i popullsisė u rrit nga 12 500 ne 20 000 banorė. Nė vitin 1997-2002 numri i popullsisė arriti nė 53 027 banorė kurse sot nė territotin e Bashkisė Kamės jetojnė afro 87 000 banorė. Mosha pėr punė zė 60-65% tė popullsisė. Numri i familjeve ne Kamėz arrin afėrsisht 20 000 familje. Raporti lindje-vdekje ėshtė 5:1


    Shekulli

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Me kujtohet viti 96 kur drejtori i ndermarrjes ku punonte im ate dhe im vella i vuri te gjithe nenpunesit dhe puntoret ne rresht,duke i pajisur me nje libreze pune ne ngjyre blu.Me sa duket edhe deftesat e maturanteve sivjet do te jene ne ngjyre blu!

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Bashkia: Kamzėn e ndėrtuam nėn kujdesin e Partisė e tė Sali berishės

    Reagimi i zyrės sė kryetarit pas reportazhit tė botuar nė "Shekulli", numėrohen arritjet dhe sukseset "blu"

    Avdil Vata, 48 vjeēari qė mban frymėn e fėmijėve gjallė mė shpatullata e tij ėshtė njeriu mė i pasur i qytezės sė Kamzės. Ose sė paku kėtė pėrpiqej tė na mbushte mėndjen dje njė e-mail i dėrguar nga zyra e kryetarit tė Bashkisė sė Kamzės, Xhelal Mziu.


    Sqarimi nga rrjeshi i parė deri nė fund pėrngjan me njė trakt komunist, qė rreket tė tė mbushė mendjen se Kamza nėn drejtimin e Partisė Demokratike dhe tė Sali Berishės jo vetėm qė ėshtė bėrė qytet modern, por qytetarėt e saj tė rinj janė njerėzit mė tė lumtur nė botė. Sipas kėtij e-maili, Avdil Vata jo vetėm qė merr ndihmė ekonomike prej 6200 lekė nė muaj, por drejtuesit e bashkisė tregohen aq zemėrgjerė saqė herė pas here i akordojnė njė fond tė veēantė prej 100 mijė lekėsh tė vjetra.

    "Nė vitin 2005 njė familje me 10 veta merrte ndihmė ekonomike 1500 lekė tė reja nė muaj. Nė njė kohė qė nė vitin 2010 njė familje me 10 veta merr 6000 lekė tė reja nė muaj. Pra nė vitin 2010 ndihma ekonomike nė krahasim me vitin 2005 pėr familje ėshtė 4 herė mė shumė. Kjo falė pėrkujdesit tė Kryetarit tė Bashkisė sė Kamzės z. Xhelal Mziu dhe Kryeministrit tė Shqipėrisė z. Sali Berisha". Kėtė thotė zyra e kryetarit Mziu.


    Ndėrsa nė realitet, Avdil Vatėn e gjen ēdo ditė nė sheshin nė krah tė Bashkisė sė Kamzės duke kėrkuar punė, pasi ai ėshtė aq burrė sa e quan pėr turp t'i trokasė dyerve tė pushtetit pėr lėmoshė.


    Por e-maili i zyrės sė kryetarit nuk bėnte me dije se pėrse deri mė tani nuk marrė asnjė masė pėr erozionin e lumit tė Tiranės dhe kanalizimet e ujėrave tė zeza qė po pėrmbytin jo vetėm shtėpinė e Avdil Vatės, por tė gjithė zonėn e Valiasit. Pikėrisht kanalizimet, papunėsia, rrugėt e pashtruara, plehrat, apo dhe mosakordimi i ndihmės sociale janė plagėt e qytezės sė Kamzės me tė cilat bashkėjetojnė banorėt e kėsaj zone.


    Kjo ėshtė aq e dukshme saqė nuk tė duhet as ndihma e ndonjė drejtori tė bashkisė apo dhe komunikata tė shkruara nga zyra e kryetarit pėr tė besuar tė kundėrtėn. Kėshtu komunikata na bėn me dije se Bashkia Kamėz falė qeverisė blu ka shtruar nė kėtė qytezė 30 kilometra rrugė me tė gjitha parametrat ndėrkombėtare.


    Sa i pėrmbyshin kėto parametra rrugėt e Kamzės, zor se mund t'i besojė ndonjė njeri tjetėr pėrveē kryetarit Mziu dhe shefit tė tij, Berisha, i cili pak ditė mė parė tregoi pėrrallėn me emrin "Qyteti i Kamzės". Disa foto qė bėra nė qendėr tė kėsaj qyteze do i tregojė jo vetėm kryetarit, por edhe lexuesve parametrat bashkohore pėr tė cilat flitet nė komunikatė.


    "Nė lidhje me aktivitetin privat nė Kamėz, sqarojmė se nė vitin 2006 Kamza numėronte 600 subjekte private tė vegjėl e tė mėdhenj, kurse sot qė flasim numėron 1650 subjekte tė vegjėl, tė mėdhenj e VIP. Le tė urdhėrojė e tė shohė "One Stop Shop" qė ėshtė i vetmi nė Shqipėri pėr nga madhėsia e cilėsia e shėrbimeve dhe ky i atashuar nė Bashkinė e Kamzės"-thuhet mė tej nė komunikatė.


    Ndėrsa e vėrteta ėshtė aq asnjė prej fshatarėve qė shesin prodhimet nėn pluhur dhe qė kanė bllokuar trotuarėt e pashtruara tė qytezės zor se mund tė paguajė qiranė e "One Stop Shopit" tė vendosur nga kryetari Mziu.


    Ndėrsa pėrsa i pėrket gjakut tė ri blu kamziot, ku vetė kryeministri Sali Berisha e bekoi pak ditė mė parė, urojmė qė ajo syrėsh qė u kontaktua prej nesh kurrė mos ardhtė nė forumet drejtuese tė partisė. Ky nuk do tė ishte vetėm rrėnimi I partisė Demokratike.

    Tė gjitha rrugėt tė ēojnė nė...Kamėz


    Dikur latinėt thonin me krenari: "Tė gjitha rrugėt tė ēojnė nė Romė". Dje bashkia e Kamzės tha se jo vetėm qė tė gjitha rrugėt e botės tė ēojnė aty, por edhe kanė emrat e mbarė botės. Bashkia Kamėz mund tė mos jetė vendi mė i lumtur nė botė por edhe vetė OKB-ja do ia kishte shumė zili larminė qė tė jep kjo qytezė. Aty gjen pothuajse tė gjithė hartėn e botės, nga rruga "Dubai" deri tek rrugėt "Sali Berisha", Shkėlzeni" apo "Bulevardi Blu".


    Vetėm tre prej tyre janė shtruar por bashkia ėshtė e lumtur tė shpjegojė se tė gjitha janė nė proces. Ka shumė gjasa qė ato tė lyhen tė gjitha me blu ku tė mbarojė rikonstruktimi. Aty ėshtė rruga "Venecia", rruga "Europa", "Mesdheu", "Kosova", "OSBE" e mė tej "Amerikan", "Teksas", "Uashington".


    Ka edhe rrugė qė lartėsojnė veprėn e kryeministrit tė vendit, tė quajtur "Berisha", pastaj me emrin e tė birit "Shkėlzen", me emra liderėsh tė huaj si 'Nikolas Sarkozi", apo si kompozitorė tė shquar si 'Bethoven". Janė arritjet e shkėlqyera qė prezanton bashkia e Kamzės.


    Se si janė kėto rrugė e tregonte njė nga drejtuesit e Co-Plan pak kohė mė parė, kur deshėn tė zbatonin njė projekt tė Bankės Botėrore pėr urbanizimin e njė lagjeje tė zonės informale tė ngritur pas vitit 1992. Asnjėri prej banorėve tė rinj nuk lėshonte nga toka qė kishin zėnė nė mėnyrė abuzive, duke mos lėnė mundėsi pėr zbatimin e njė projekti normal pėr rrugėn dhe parametrat e saj.


    Nuk ėshtė e vėshtirė tė dallosh rrugėn e Kamzės nga ato tė Tiranės. Janė si tė prera me thikė. Bashkia e kryeqytetit investoi pak vite mė parė, mes shumė pėrplasjesh me PD-nė qė mbronte bathorizimin e bastionit blu, duke mos lejuar bashkinė qė tė zbatonte projektin pėr rrugėn qė nis nga kthesa e Kamzės dhe pėrfundon afėr hyrjes sė Universitetit Bujqėsor.


    Bashkia e kryeqytetit, madje mbolli edhe pemėt pak muaj mė parė, duke i dhėnė komunitetit njė rrugė tė standarteve bashkėkohore. Mė tej vijnė rrugėt "blu", bulevardi po me kėtė emėr, fonde pa fund qė janė dhėnė nga buxheti i shtetit pėr pushtetin vendor tė drejtuar prej vitit 2007 nga po ai zyrtar qė la nė falimentim ujėsjellėsin e Tiranės, ku ishte caktuar si drejtor. Banorėt e Kamzės mund tė mos ndjehen krenarė pėr rrugėt, lulishtet, sheshet, pa folur pėr mundėsitė e punės dhe tė argėtimit.


    Por nuk kanė si si tė mos ndjehen krenarė pėr godinėn e bashkisė dhe tė policisė qė janė ngjitur tė mbuluara nė xhamllėk dhe kushte komode pėr zyrtarėt e pushtetit vendor. Tė cilėt nuk mund tė mos bėjnė be pėr kokė tė PD-sė dhe tė kryetarit tė saj Sali Berisha.


    Rrugėt alla-OKB tė Kamzės


    Asfaltim e rikonstruksion, gjatė viteve 2007-2010
    Rruga nacionale (Bulevardi Blu)
    Rruga e Laknasit (Skėnderbeu) \

    Ruga "Dajti" 2009

    Ruga Gjallica 2008

    Ruga Beslidhja 2007-2009
    Ruga Bulqizė
    Ruga "Elez Isufi"
    Ruga "Co Plan"
    Ruga "Europa"
    Ruga "Amerika"
    Ruga "Paqėsor"
    Ruga "Besnik Hidri"
    Ruga "Mesdheu"
    Ruga "Berisha"
    Ruga "Balzaku"
    Ruga "Bethoven"

    Ruga "Bujar Bishanaku"
    Ruga "Brezaret"
    Ruga "OSBE"
    Ruga "Teuta"
    Ruga "Teksas"
    Ruga "Venecia"
    Ruga "Kosova"
    Ruga "Azem Hajdari"
    Ruga "Jehona"
    Ruga "Dubai"
    Ruga "Uashington"
    Ruga "Nikola Sarkozi"
    Ruga "Durrėsi"
    Ruga "Hotolisht"
    Ruga "Perparimi"
    Ruga "Fushė-Arrėz"
    Ruga "Muharrem Bajraktari"
    Ruga "NATO"
    Ruga "Shkėlzeni"
    Ruga "Shkollės Valias" etj.

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Uroj qe shoku moderator te mos jete ndjere i prekur nga statistikat e paraqitura ne postimin e fshire.Nese nuk e besoni shkoni dhe beni nje anketim,do te shihni se shifrat perputhen plotesisht!

    Kam pershtypjen se rruga Berisha,Balzak dhe Bethoven bashke me rruget,Nato,Perparimi,OSBE dhe Shkelzeni,duhet te ndodhen ne lagjen e vipave,Bathore://

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Moderatoret nuk preken nga faktet por nga interpretimet e ngushta qe dikush ben. Postimet e fshira nuk kishin fakte vetem gjykim te pergjithshem per gjithe banoret e Kamzes nje gje e cila do te conte ne debate pafund.
    Kalofsh mire,
    Eduard Rusi
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    po mire..

    ah te poshtrit na e paskan marre peng kamzen..po mire ku e derguan..mos e kan fshehe diku..cfare kerkojne kriminelat per lirimin e saj/tij....

    zakonisht pengmarrjet shoqerohen me kerkesa politiko-ekonomike..a kan paraqitur gje pengmarresit...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne "qender" te Kamzes jane nja 10 peme te mbetura me trungje gjithe plage e shenja goditjesh. Ato peme jane lyer me blu, si dhe telat rreth atij mikroparku jane lyer me blu. Kamza eshte bere republike popullore demokrate blu

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Moderatoret nuk preken nga faktet por nga interpretimet e ngushta qe dikush ben. Postimet e fshira nuk kishin fakte vetem gjykim te pergjithshem per gjithe banoret e Kamzes nje gje e cila do te conte ne debate pafund.
    Kalofsh mire,
    Eduard Rusi
    Nuk kam asgje me banoret e kamzes madje kam edhe mjaft te njohur edhe miq kamzalinj por eshte fakt qe kamza eshte nje vend i populluar me njerez te ardhur nga zonat e thella rurale ashtu sikurse eshte fakt se kaosi ndertimor atje mund te quhet gjithshka por jo qytet.Idiotizmat e kryeministrit tone jane fyerje per inteligjencen e atyre banoreve.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kamza eshte shembulli me i keq i nje fshati te madh ne Shqiperi. Cdo i huaj qe kalon aty tronditet dhe habitet se si skena qe mund t'i shohesh vetem ne shtete te Afrikes qendrore ose ne Azine Qendrore...Njerez qe shesin ne rruge me pluhur, mish qe shitet i vendosur neper gure e blloqe betoni, lumi qe eshte nje landfill me mbeturina ku kalon uje i ndotur, njerez qe ecin ne mes te rruges te pashqetesuar nga makinat qe behen rradhe para tyre, fytyra nga me te egrat dhe armiqesore...ca te them me teper.

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Nuk kam deshire te paragjykoj banoret e kamzes per menyren se si sillen ne ambientet ku jetojne.Ne fund te fundit ata njerez erdhen nga halli dhe jo nga qefi."Une jam fshatar" dhe nese ti vjen edhe me thua se jam qytetar,jam i prirur te ta laj fytyren me nje oke kelbaze pasi me fyen duke me mohuar vlerat,dhe ne rastin me te mire e ben kete per te me "ironizuar" ndersa ne rastin me te keq e ben sepse ke interesa kundrejt meje.Une nuk jam i prirur te adoptoj me cdo kusht sjelljet qytetare per te fituar statusin e qytetarit model sepse nese e bej nje gje te tille ne menyre te pashmangshme do dal nga vetja,dhe nese dal nga vetja do jem nje njeri i shemtuar.Keshtu eshte edhe puna me kryeministrin tone te dashur.Ky njeri ka kohe qe ka dale nga vetja (e ka humbur veten)dhe nuk e ka per gje te perdore cdo metode per te nxjerre nga vetja nje popull te tere.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •