Policia kosovare patrullon në rrugët shqiptare
Gjate sezonit turistik rrugët kryesore të Shqipërisë, kryesisht ato ku kalojnë turistët kosovarë do të patrullohen nga punonjësit e policise rrugore të Kosovës.
Kjo është sanksionuar në një marrëveshje të nënshkruar nga ministrat e Brendshem të të dy vendeve ne piken e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, raporton Top Channel. Marrëveshja parashikon edhe lehtësimin e lëvizjes në kufi të shtetasve nga te dyja vendet.
Sipas ministrit Lulzim Basha policët kosovarë do të jenë në shumë nga rrugët nacionale të Shqipërisë për të ndihmuar kolegët e tyre shqiptarë në mbarëvajtjen e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror. Marrëveshja do jetë funksionale deri në mesin e muajit shtator dhe gjatë këtyre ditëve do të bëhet edhe plani i masave për shpërndarjen e efektivave te policisë kosovare në rruget e Shqipërisë.
Në marrëveshje parashikohet edhe lehtësimi i lëvizjes së shtetasve nga të dyja vendet ne piken e kalimit kufitar te Morinit. Shtetasit që vijnë nga Kosova në Shqiperi do të kontrollohen vetem nga pika kufitare e Shqipërisë ndërsa shtetasit shqiptarë do kontrollohen vetem në pikën hyrëse në Kosovë.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=185681&ref=fp
Krijoni Kontakt