falemnderit për komplimentin Dita. Besimi se do të kisha qënë unë krijuesi i Ronchamp-it është vërtetë një kompliment! Falemnderit edhe ti Pedro!
Përsa i përketë arkitekturës kishtare desha të veçoja se nga ana e formave gjeometrike kisha ka pas ekzluzivitet të veçantë të "kupolës". Romakët ishin shpikësit e harkut (nga vjen edhe fjala arkitekturë), dhe si rrjedhim të kupolës, dhe pas këtyre kohërave përket edhe fillimi i ndërtimeve të kishave (kupola e parë në botë është Panthenoni në Romë). Romakët e shihnin kupolën si vëndi i hyjnisë dhe i Zotërave! Më vonë me legalizimin e të krishterëve nga Kostantini në shek. III filluan të ndërtohen më shumë kisha. Gjeri rreth shek. të XV kupola ka pas qënë një formë arkitektonike që ndodhesh veçse në Kisha, dhe ajo përfaqësonte perfeksionin sepse ndenja që merrje kur ishe nën kupolë, pra brënda kishës ishte vërtetë e veçantë. Andrea Palladio, arkitekti Venecian është i pari arkitekt Romak, por edhe perëndimor që e bashkangjiti kupolën me ndërtesën shtëpiake. Për kot nuk është edhe Villa Rotonda shumë e famshme, pra është një shtëpi që Palladio bashkangjiti kupolën në qëndërt të saj, ku gjeri në atë kohë një gjë e tillë ka pas qënë e ndaluar nga kisha. Të vimë gjeri në kohët e sotçme. Rryma arkitektonike që shohim sot s'është më moderne. Moderne ishte gjeri në vitet 50-70. Sot jemi në rrymën e ashtu quajtur "Dekonstruktive" ku arkitektët me çdo mjet mundojnë të dalin nga "kubi" tradicional, ose nga rregullat tradike të të ndërtuarit. Shëmbulli më i mirë është Frank Ghery, arkitekti që i vuri vulën fillimit të kësaj rryme.
Megjithatë përsa i përket kishës së Shën Palit (besoj se i referoheshe asaj Dita), e kam parë veçse në fotografi që më ka dërguar babai im (i bën nganjëherë disa foto ndërtesash për mua :)) Është vështirë të thuash nëse e pëlqen një objekt apo jo veçse nga pamja. Nga një "lecture" që ndoqa një herë nga një arkitekt i famshëm, "Steven Hall", dëgjova atë të thotë: "Mua kur më pyesin se ç'mendon për atë ndërtes i them se nëse s'kam qënë brënda saj, s'di ç'të them." Më ngeli në mëndje ajo frazë...
Gjithësesi po bashkangjisë dy foto të kishës së Shën Palit në Tiranë:
Krijoni Kontakt