-
Kapet shoku i Zanit-Organizonte protestat e PS
Kapet miku i Zanit, bllokoi rruget ne protesta
TIRANE-Vihet ne prangat e policise se Tiranes, nje nga anetaret e bandes se Zani Caushit, i cili per vite me radhe ishte ne kerkim, per nje sere krimesh te renda. Skerdian Bajrami, 33 vjec, u arrestua dje nga Forcat e Operacioneve Speciale te Drejtorise se Policise se kryeqytetit, ne bashkepunim me sherbimet e komisariatit te policise nr.5. I shumekerkuari Skerdian Bajrami, lindur ne Vlore, u kap prane vendit ku banonte ne Kamez. Ka qene nje operacion i mireorganizuar ai i forcave te Drejtorise se Qarkut, te cilat dispononin te gjitha te dhenat per vendndodhjen dhe levizjen e te shumekerkuarit. I denuar per nje sere krimesh te renda te kryera nga banda e armatosur e Zani Caushit, Skerdian Bajrami, rezulton se eshte nje eksponentet qe kane marre pjese aktive ne veprimet e kundraligjshme te Partise Socialiste gjate protestave te majit. Bajrami eshte identifikuar si nje nga personat me aktive qe moren pjese ne bllokimin e rruges ne Uren e Farkes, duke kundershtuar efektivat e policise qe nderhyne per hapjen e rruges ne date 11 maj te ketij viti.
Denimi Gjyqi ne ngarkim te ish-kapos se Vlores, Zani Caushi, nisi ne vitin 2000. Prokuroria e Tiranes ngriti ndaj Zanit dhe kater shoke tij, Hair Hiraj, Renato Cercizi, Skerdian Bajrami dhe Dorian Saliu akuzat per vrasjen e disa personave, kundershtare te bandes se kapos se Vlores. I shumekerkuari Skerdian Bajrami, eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me 5 vjet burg. Denimi ndaj tij u dha ne 2 shkurt te vitit 2009, ne procesin gjyqesor ndaj bandes se Myrteza Caushit, (Zani), i cili u denuar me 18 vjet te tjera burg, mbi denimin me burgim te perjetshem. Gjykimi per Zanin dhe 4 shoket e tij filloi ne 29 prill te vitit 2003 ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane dhe perfundoi ne 2 shkurt te vitit 2009, me nje total prej 117 seancash gjyqesore. Ne janar te ketij viti, Gjykata e Apelit ne Tirane “konfirmoi” denimin e dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare per Zanin dhe kater bashkepunetoret e tij. Akuzat per te cilat gjykata deklaroi fajtore Zani Caushin, Dorian Saliun, Skerdian Bajramin e Hair Hirajn dhe te pafajshem Renato Cercizin, kane te bejne me ngjarje kriminale te bandes se armatosur te Zanit, qe vepronin ne Vlore ne vitin 1997. Nderkohe vec denimit per krimet e bandes se “Coles”, shoku i Zanit, Skerdian Bajrami, do t’i shtohet edhe nje akuze tjeter qe do t’i kaloje Prokurorise Tirane, per veprime aktive ne bllokimin e rruges te “Ura e Farkes” dhe kundershtim te punonjesve te policise.
Krimet e bandes se “Coles” • 7 maj 1997, eshte marre peng tregtari nga Tepelena Artur Gjoshi dhe miku i tij Pellumb Petriti • 9 maj 1997, vritet Bledar Ducka me nofken “Kuqo” qe kishte shkuar per te ndermjetesuar per lirimin e Gjoshit • 8 maj 1997, rrembehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet per 500.000 leke • 9 maj 1997, kundershtaret per t’u hakmarre rrembejne vellain e ushtarit te Zanit, Avdyl Bajrami, te cilin e vrasin • 11 maj 1997, vriten Neritan dhe Edmond Dednika • 19 maj 1997, vritet Arben Latifi dhe Gjergj Cukalla • 19 maj 1997, vritet Niko Boraku pasi eshte torturuar • Korrik 1997, rrembehet Sokol Kamberi • 29 shtator 1997, kapen armet e Zani Caushit • 5 gusht 1997, tentohet te vilet nje gjobe 10 milione lireta italiane ne Laprake, Tirane. • 23 qershor 1997, rrembehet kryetari i komunes Novosele, Kanan Shakaj, lirohet i torturuar pasi u paguan 200 milione leke
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt