Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Mall

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2010
    Postime
    41

    Mall

    MALL…

    Diku thelle, shume thelle ne zemren time
    diku ku as vete nuk e kuptoj
    ekziston nje mall i thelle, nje mall i vjeter
    qe nuk mund ta shmang, nuk mund ta harroj.

    Sonte eshte nate, eshte nate pa hene
    eshte nje nate e gjate dhe e zeze
    me duket e mjere, si nje vashe pa nene
    me duket si nje shpirte pa shprese.

    Diku thelle ne zemer mbaj nje mall te zjarrte
    qe me djeg aq thelle ne kete nate te vone
    e nga syri im del nje lot i arte
    qe e ndrit erresiren me shume se nje hene.

    Nje flete luleje te djegur e mbaj ne gji
    dhe me te shpreh endrren qe mbaja dikur
    dhe sa kohe kaloi prej syve te mi
    zjarr i dashurise nuk u shua kurre.

    Dhe sa nete te vona kaluan si kjo
    dhe sa lot te tjere derdhja mbi erresire
    e sa here e lutja henen e larget
    te mund te ngjalle nje shprese ne nje lot te nxire.

    Ne nje kend te thelle te zemres qe shpreson
    e kujtoj nje mall… e kujtoj nje jete
    e nata e zeze ne mua loton
    zemra ime qan, bashke me te nje flete.

    Mbi henen e nates lind nje yll i arte
    mbi shpirtin e nxire lind nje shprese e harruar
    por ne gjoksin tim vlon nje ndjenje e zjarrte
    vlon nje mall i larget, kurre i pashuar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    Shprehuni dhe ju nese e keni ne zemer ndonje mall per dicka qe ju mungon, ketu jemi te nxjerrim nga shpirti ndjenjat qe na trazojne...

  3. #3
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Pėr ty Dona

    Pas kaq shumė vitesh iu ktheva poezisė,
    Sepse kam nevojė ta shpreh dhimbjen,
    Ah sa me mall iu ktheva fėmijėrisė,
    Dhe sa shumė e urreva rritjen.
    Pas kaq pak ditėsh mė mungon shumė
    Dhe lotėt mė bien mbi fletė,
    Kujtimet mė vijnė si lum
    Dhe vetja mė duket e shkretė...
    E di se edhe ti si unė vuan,
    Prandaj dhembjen time e fsheh,
    Por zemra ime shumė mall ruan,
    Dhe ti kėtė te unė e njeh..
    Tė lutem mos e qaj ndarjen,
    Sepse ndarja midis nesh nuk ekziston,
    Lidhja jonė ėshtė magjike,
    Qė ēuditėrisht nuk zbehet, nuk mbaron.
    Dua tė tė kėrkoj njė falje tė vonuar,
    Qė s’pata guxim me sy tė ta them,
    Mė fal pėr shuplakėn qė dikur ta kam ‘dhuruar’,
    Mė ka djegur, mė ka brejtur si helm.
    Habitem sa shpejt mė bien lotėt,
    Derisa kėto vargje i shkruaj,sepse sytė e tu, fytyrėn tėnde,
    Nė shpirtin tim i ruaj.
    Mos mendo se ti u martove,
    Dhe ne mė nuk jemi bashkė,
    Mos mendo se u largove,
    Dhe u ndave qė atė ēast.
    Tash e kam kuptuar sa tė dua,
    Dhe se do tė dua pėrherė,
    Tash do ta ēmoj faktin se kam motėr,
    Dhe do tė ta di pėr nder:
    Qė mė ke qenė pranė nė ditė tė vėshtira,
    Dhe qė prapė pranė do mė jesh,
    Ashtu siē do tė jem edhe unė pėr ty,
    Dhe gjithmonė afėr do mė kesh.
    Tė dua, tė dua shumė,
    Dhe nė zemėr tė mbaj,
    Asnjėherė pėr jetė e mot,
    Nga zemra s’tė ndaj.
    Kjo lloj ndarje ėshtė pjesė e jetės,
    Prandaj do ta pranojmė,
    Dashtė Zoti tė jemi bashkė pėrherė,
    Atje ku tė gjithė dėshirojnė...
    Me shumė dashuri, Mila 23 korrik 2007
    Mos i trego Zotit sa i madh ėshtė problemi, por tregoi problemit sa i madh ėshtė Zoti.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •