Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 53 prej 53
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Pse kaq shume masakra "ne emer" te Zotit?

    Momentet me te erreta ne historine e njerezimit, ku ka patur luftra pa fund dhe gjakderdhje te madhe njerezish te pafajshem, kane ardhur si rezultat jo i besimit te tepruar, apo radikalizimit te besimit, sic e quajne disa, por per faj te shterpesise se besimit. Besimi shteron atehere kur njerezit nuk ia vene veshin e nuk ndjekin urdherimet e Perendise, por bejne ne koken e tyre, dhe Perendia i braktis, u kthen kurrizin. Kur Perendia u kthen kurrizin njerezve apo popujve, mbi ta bie flagma e se keqes, engjellit te rene nga qielli. Per aq kohe sa Perendia na mban ne driten e syve te Tij, askush nuk guxon te na preki as nje qime floku. Por kur Perendia na kthen shpinen per faj te gabimeve e mekateve tona, e keqja e madhe pason. Mos harrojme, mekati i pare ne historine e njerezimit ishte pikerisht shkelja e urdherimit te Perendise nga njeriu dhe genjeshtra e gjarprit per njeriun se "...ti do te behesh vete Zot." Dhe nese do ta kuptosh se nje njeri eshte i pushtuar nga djalli, kete e kupton atehere kur ai sillet si nje zot. Ju kujtohet Hitleri? Stalini? Enveri?

    Dhe ne te tilla raste, njerezit e kane me te lehte te kthejne syte nga qielli e te bejne me faj Perendine qe i lejoi keto masakra e tragjedi, e jo te drejtojne gishtin e fajit nga vetja. Askush nuk pyet veten: Cfare mekati kam bere o Zot qe te meritoj kete ndeshkim e kete braktisje? Por te gjithe humbin besimin dhe skermitin dhembet qiellit: "Cfare Zoti je ti qe lejon keto tragjedira?!"

    Harrojne qe ai eshte Zoti qe krijoi gjithcka, Ai eshte Zoti qe na fali jete jo vetem ne por gjithe gjithesise. Eshte ai qe lejon qe popuj te tere te shuhen nga faqja e dheut, ashtu si eshte ai qe nga nje njeri i vetem populli gjithe kete bote qe sot banohet nga miliarda njerez.

    Ne kete bote ka dy lloj luftetaresh se Zotit. Luftetaret e botes qe plumbat e shpatat e tyre i drejtojne drejt njerezve, popujve, shteteve, besimtareve te besimeve te tjera. Jane edhe luftetaret shpirterore qe luften e Perendise nuk e bejne as duke sulmuar popuj te tjere, as duke sulmuar besime te tjera, as duke kerkuar lavdine e kokes se prere apo gjakut te derdhur. Keta luftetaret shpirterore luftojne me pasionet e mishit te trupit te tyre, luftojne me veset e kurthet e qoftelargut qe i sulmon perdite me dredhite e tij. Lavdia qe keta kerkojne nuk eshte e kesaj bote, eshte nje lavdi drite qe vjen nga qielli dhe qe buron nga vete Perendia.

    Pra cila eshte pergjigjia e pyetjes tende?

    Ata njerez e popuj qe bejne lufte ne emer te Perendise jane ata njerez qe nuk e njohin Perendine dhe as nuk e dine se cfare Perendia pret prej tyre. Ne syte e Perendise se Shenjte, sa vlen shpirti i nje njeriu te vetem, nuk vlen gjithe bota e krijuar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-08-2010 mė 23:50

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Zoti na ka lene te lire te zgjedhim te miren ose te keqen. Per me shume shihni kete ekzorcizem, ku djalli qe e ka pushtuar vajzen e pranon qe ekziston dhe se ne cfare menyrash shfaqet. Per ata qe nuk kuptojne italisht, keni perkthimin ne anglisht me titra.



    Qofte levduar Jezu Krishti!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #53
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nashti, pergjigjja eshte e thjeshte mor cun:
    Se nuk ka Zot.
    -

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •