Një thesar i fshehur me 75 filma amerikanë pa zë, të humbur prej kohësh, mes të cilëve edhe një i John Ford, është zbuluar në Zelandën e Re.
Ai i Fordit është një ndër të parët e tij me metrazh të gjatë. Asnjë nga kopjet e filmave, të regjistruar në periudhën nga 1898 deri në vitet ’20 të shekullit të shkuar, nuk kishte mbetur në SHBA, transmeton TCH.
Filmat do t’i jepen US National Film Preservation Foundation për t’u restauruar dhe vënë në dispozicion të arkivave më të mëdhenj amerikan të filmave pa zë.
Krijoni Kontakt