
Postuar më parë nga
genci2006
Përshëndetje të gjithëve: atyre që besojnë, apo që janë laik, por që janë shqiptar
Herë pas here hyjë në webfaqet e ndryshme shqiptare, dhe në këto faqe kemi tema dhe tema, të cilat shpesh na qesin në një pozitë të palakmueshme, nga se vet niveli i temave nuk iu përshtatet nivelit, ngritjes, formimit shoqëror, intelektual, kulturor, arsimor etj. Kur i ceku gjithë këto karakteristika, nuk harroj fare se, ne kemi njerëz me tituj doktorësh, akademikesh, magjistrash, profesor të te gjitha profileve, që kur i marrim në numër, habitemi se si mund të jemi në një gjendje që jemi sot. Unë shpesh lexoj se ne i kemi punët shumë mirë si shtet, tani më i njohur ndërkombëtarisht, dhe askush nga këta të lartpërmendurit nuk e ngre zërin për t’i vu gjërat që po e shkatërrojnë shoqërinë shqiptare (kosovare) në vend.
Ne akoma pa u zhvilluar në aspektin kombëtar, shoqëror, ekonomik, arsimor etj, merremi me gjërat sipërfaqësore që nuk janë fare të rëndësishme për ne si komb. Njëra ndër temat është edhe feja, simbolet e saja, përdorimi i tyre dhe praktikumi në tërësi. Kur lexojmë kësi lloj reagimesh apo ligjëratash, siç është edhe kjo ligjëratë që mbanë Dr. Shefqet Krasniqi, na japin të kuptojmë, sikur çështja kombëtare është krejt në rregull, dhe tani na ka mbetur çështja e fesë një problem i “madh”. Unë nuk e kam fare problem kur lexoj apo dëgjoj lloj lloj prezantimesh në tribuna, seminare apo edhe mbledhim të llojeve të ndryshme ( me interes apo pa). Çka më preokupon më tepër është se, të gjithë këta persona me tituj të lartë shkencor, vet prezantimi i tyre në praktik shihet qartë se edhe pse kanë tituj, ata nuk e kanë të formuar vetën në at nivel, nga se janë shkolluar, edukuar dhe kanë punuar në mentalitetin ballkanik ose më qartë at shqiptar, që njohin vetëm sjelljet, gjuhën, kulturën dhe formimin personal lokal. Për këtë edhe i kemi punët siç i kemi, se kur klasa “intelektuale” ta them në thojza, me tituj astronomik, por në sjellje dhe prezantime shumë të ulët sillen kështu dhe prezantohen në këtë formë, atëherë çka të bën i gjori popull, i cili është mbështet kurse në këta far “zotëri” dhe “zonja” me tituj si Dr. Mr. Akad. etj.
Unë z. Dr. Shefqet Krasniqin nuk e njohë fare, por pasi e ka këtë titull të lartë, e pyes, se çka mendon për kombin e vet ( duke u bazuar në mbiemrin Krasniqi që ka). A i kemi kryer detyrat ne që i thuamë vetës “Intelektual” dhe që ia kemi borxh këtij populli. Se prezantimi i juaj, me rastin e kësaj ligjërate që e dëgjova këtu, edhe për një njeri krejt të thjeshtë, shihet si një THIRRJE PËR LUFTË, kundër atyre të pa fe, kundër atyre që nuk e duan shaminë apo nuk i praktikojnë veshjet myslimane. Vet ngritja e zërit para mikrofonit, na jep me kuptuar, se ju, jo vetëm që nuk keni kulturë të një folësi para mikrofonit, por nuk keni aspak etik të një intelektuali me titull Dr.
E dini ju se, po të ju dëgjoj kush nga vendet përparimtare, se me çfarë TONI flisni, kuptojnë se ky njeri paska probleme psikike, sepse kështu bërtitet vetëm për apele të atyre që sot në emër të fesë myslimane mbysin dhe vrasin njerëz të pafajshëm në objektet fetare ku falet namazi, dhe at fatkeqësisht në qendër të myslimanizmit në shtete të ndryshme arabe. Dhe ju kërkoni që ta bëni shtetin e Kosovës fetarë, JO more zotëri, kurrë jo. Se ne jemi shqiptar, dhe den baba den kemi luftuar mu kundra këtyre që na imponuan fenë, qofshin at katolike apo myslimane. Dhe ne sot si shqiptar, normal që këto fe që ekzistojnë, do ti praktikojmë ashtu siç na përket neve si komb, por jo me e myslimanizuar apo katolikizuar kombin, se atëherë e humbin gjenezën e gjyshërve, stërgjyshërve tanë që me nderë, me gjak e mbrojtën me shekuj dhe na e dorëzuan neve si shqiptar ta vazhdojmë, e jo ta asimilojmë e të bëhemi arab apo latin. Askush nuk e mohon fenë veç e veç që kemi në Kosovë apo më gjerë në trojet shqiptare, se një fe e ka secili popull në botë, por ama, në momentin kur feja ndërhynë në thelbin e kombit për ta shkatërruar, atëherë duhet ndërhyrë, ashtu siç ndërhyri edhe Kemal Ataturku, i cili e shpëtoj Turqinë nga të huajt, por ama së pari duke e luftuar klerin fetar brenda, siç ishin sulltanët, vezirët etj. Fal këtij shqiptari të madh, sot Turqia ekziston si shtet. Prandaj, mirë kishte me qenë që ju që keni studiuar shkencat fetare, të jeni së pari shqiptar, dhe pastaj të iu ligjëroni popullit fenë pa i ikur çështjes kombëtare, dhe feja ta zënë vendin e vet si në çdo vend përparimtar, sepse ato që kërkoni ju, nuk janë veshje shqiptare, ato ju takojnë vendeve arabe.
Nuk dua të zgjas më tepër, dhe shpresoj se do të keni mirëkuptim, dhe se nuk do të ketë reagime për këtë që shkrova, se nuk ishte qëllimi për ta luftuar të mirën, por dëshira ime është që populli ynë të shkollohet barabar me femrën, që edhe femra shqiptare të ec njëjtë me burrin, se një nënë e shkolluar e cila do ta edukonte brezin e ri më mirë se një e pa shkolluar.
Duke e përfunduar, ju përshëndes gjithë shqiptarët pa dallim feje, si shqiptar.
Me respekt
Genc Kastrati
Krijoni Kontakt