Tribunë Islame në mbrojtje të shamisë
Tribunë Islame në mbrojtje të shamisë e mbajtur me datën 2 Qershor 2010 me fytyra të njohura nga jeta politike, teatrale, muzikore dhe në përgjithësi artistike, duke synuar që ma anë të kësaj tribune të vetëdijësohet populli shqiptar i Kosovës dhe të mobilizohet para çdo lloj sfide që mund të na pres, e njëra ndër to është edhe udhëzimi administrativ 7/2009 i cili ndalon "uniformat" fetare (term i padefinuar) me anë të së cilës synohet ndalimi i shamisë në shkollat e mesme të Prishtinës, udhëzim ky që në të ardhmen të shtrihet edhe në komunat tjera. Ky udhëzim bie ndesh me kushtetuten e republikës së Kosovës, karten evropiane, konventen ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe është kundershtuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, Ombudspersoni, Avokati i Popullit (Sami Kurteshi), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) si dhe nga shoqëria civile.
Pjesëmarrës ishin:
Dr. Milazim Krasniqi - Analist politik
Dr. Naser Rugova - Deputet në Parlamentin e Kosovës nga rradhët e LDD-së
Ibrahim Makolli - Deputet në Parlamentin e Kosovës nga rradhët e AKR-së si dhe njohës i të drejtave të njeriut
Adem Mikollovci - Aktor
Grupi muzikor "Aurora"
Agim Gerguri - Këngëtar si dhe anëtar i Institutit për Mbrojtjën e Monumenteve të Kosovës
Fadil Maloku - Profesor i Sociologjisë në Departamentin e shkencave shoqërore në Universitetin e Prishtinës si dhe anëtar i AKR-së
Dr. Shefqet Krasniqi - Profesor në fakulltetin e shkencave dhe studimeve Islame në Prishtinë, poashtu Imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Si dhe figura tjera nga jeta politike dhe shoqërore
Krijoni Kontakt