-
Kryqezata Mediatike Shqiptare
Kryqėzata mediatike shqiptare
Ėshtė i njohur fakti se shumė media shqiptare janė vėnė nė shėrbim pėr tė sulmuar tė gjitha vlerat fetare tė popullit tonė. Ato kanė njė anim tė heshtur ndaj katolicizmit dhe ortodoksizmit shqiptarė, ndėrsa sulmojnė me vrer gjithēka qė quhet islame.
Sulmet janė tė kohė paskohshme nga mediume tė ndryshme shqiptare nė Ballkan. Me vetėdije ose pa vetėdije edhe njė pjesė e madhe e mediumeve qė janė tė orientuara fetarisht kah shumica e popullit shqiptarė nuk lejojnė zhvillimin e debatit dhe dialogut me ato njerėz qė i pengon ekzistenca e Islamit nė mesin tonė.
Para disa javėsh u arrestuan pesė prizrenas mysliman me arsyen se na qenkan vehabi dhe rrezik pėr shtetin prej kartoni Kosovė. Duke mos pasur asnjė provė pėr akuzat e tyre ata u detyruan qė ti lirojnė kėto qytetar tė pafajshėm.
Mediat kosovare i mbushėn ballinat me lajmin e rrezikut islamik nė Kosovė. Ndėrsa, lėshimi nga burgu i kėtyre djelmoshave u kalua nė heshtje dhe pa asnjė gjurmė tė kėtyre mediave.
Nė Ferizaj nga shkolla largohet vajza me shami Arlinda Zeka dhe si rezultat i kėsaj bashkėqytetarėt e saj organizuan njė protestė paqėsore kundėr diskriminimit qė iu bėhet femrave me mbulesė. Pėr kėtė problematik paralajmėrohet edhe presidenti Sejdiu nė njė takim me studentėt kosovar nė Malajzi.
Ndėrsa, kryetari i metropolės sė vetme nė Kosovė sjell vendim pėr ndalimin e mbulesės nėpėr institucionet arsimore dhe publike.
Edhe pse bėhet padrejtėsi haptas, edhe pse nė prapa skenė pranohet se po bėhet padrejtėsi, nė kėtė rrugė vazhdohet me kėmbėngulje sikur e gjithė shoqėria jonė shqiptare ėshtė drejt zhdukjes sė tė gjitha gjurmėve islame nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni. Pėr dallim prej Kosovės ku Bashkėsia Islame e Kosovės nuk po guxon pėr arsye tė panjohura pėr opinionin ende tė pėrballet ligjėrisht me kėto dukuri diskriminuese nė Kosovė, nė Shqipėri pėrfundimisht u zgjua nga gjumi i thellė Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė si dhe Forumi Mysliman i Shqipėrisė. Fyerjet e Gazetės Sot dhe gazetarit tė saj Kastriot Myftaraj u paditėn nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptarė si dhe Forumit Mysliman tė Shqipėrisė.
Reagimet ishin tė shumta ndaj Kastriot Myftarajt, ndėrsa gazeta Sot botoi vetėm reagimin teologjik tė Justinian Topullit dhe atė historiko-diplomatik tė Hajrudin Mujės. Dhe mediat tjera shqiptare as qė morėn guximin tė botojnė ose publikojnė madje njė shkronjė kundėr thirrjeve raciste tė Kastriot Myftarajt dhe pronarėve tė tij.
Nė heshtje e kaluan rastin edhe disa mediume qė janė nė duar tė shumicės sė popullsisė shqiptare nė vend duke u frikėsuar, ose duke u arsyetuar se nuk duhet tė humbet kohė me tė sėmurė psikik. Ata nuk dhanė hapėsirė pėr publikimin e mendimit ndryshe, jo pse nuk duhet qė opinioni i gjerė tė pėrballet me kėto dukuri, porse kanė frikė nga nėntoka.
Duke pėrshkruar rrjedhat historike nė mesin e popullit shqiptarė, euriditi shqiptarė Sami Frashėri nė librin e tij Zėdhėnėsi i Lindjes, i botuar nga Logos-a, nė Shkup nė faqen 33 shkruan: Duke pėrfituar nga ndarja e copėtimi i Shqipėrisė, sllavėt e grekėt po pėrpiqen secili mė vete t`i shkombėtarizojnė shqiptarėt qė kanė pranė, madje t`u zhdukin edhe emrin si shqiptarė. Kėshtu, bullgarėt e serbėt nė anėn verilindore tė Shqipėrisė dhe grekėt nė Shqipėrinė jugore, po hapin nė ēdo qytet e fshat shkolla, tė parėt nė gjuhėn sllave, dhe tė dytėt nė gjuhėn greke, po dėrgojnė mėsues, priftėrinj e mjekė sllavė ose grekė, dhe nė kėtė mėnyrė po u ndryshojnė gjuhėn dhe kombėsinė shqiptarėve tė krishterė. Ata po krijojnė kėshtu njė gjendje tė tillė, ku shqiptarėt e krishterė tė kenė epėrsi nga kultura mbi bashkatdhetarėt e tyre myslimanė.
Tė bėsh thirrje sot pėr ndalimin e fesė islame nė Shqipėri, tė ndalosh nė Prishtinė mbulesėn, ti diskriminosh vajzat e mbuluara nė Shqipėri, tė mbyllėsh hoxhallarė tė pafajshėm nė burg, tė mbyllėsh xhami tė ndryshme nė Kosovė me pretekstin e terrorizmit islamik nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė sesa dhunimi i tė drejtės qytetare tė shumicės shqiptare nė kėto troje. Dhe sipas Sami Frashėrit kėto metoda janė nė dobi tė sllavėve dhe grekėve e aspak pėr ruajtjen e shqiptarizmės nga rreziku i terrorizmit islamik.
Kallėzimit penal tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė dhe Forumit Mysliman tė Shqipėrisė, Kastriot mutfaraj iu pėrgjigj me kallėzim penal duke kėrkuar qė tė shpallė tė jashtėligjshme fenė islame nė Shqipėri dhe qė tė dėnoj me burgim z.Selim Muēa dhe z.Fisnik Kruja
Na habit fakti se prokurorja Ina Rama deri tani nuk ka marr asnjė hap ndaj Kastriot Myftarajt edhe Gazetės Sot, edhe pse ka prova tė mjaftueshme se ky individ dhe ky medium kanė shkelur Kushtetutėn e Shqipėrisė.
Dr.Zakir Naik thotė: Nė sytė e vjedhėsit polici ėshtė terrorist, prandaj dėshmoj dhe deklaroj se ēdo mysliman ėshtė terrorist ndaj vjedhjes, keqpėrdorimit tė fjalės sė lirė, korrupsionit, padrejtėsisė...
-
-
Kjo eshte teme....qe mund te permblidhet me fjalet
e dyshosh mbi ato qe ke shkruar,eshte shénja e paré e inteligjences.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt