
Postuar mė parė nga
maratonomak
pershendetje te vecanta prej meje .
ju jap pershendetje te vecanta . pasi shoh ne kete postimin tuaj , nje llogjike te sakte dhe te qarte , me nje nivel te mire dialogimi .
nuk dua te te kundershtoj per keto qe ke thene pasi nuk dua te bej debat , por dua vetem te shtoj , madje edhe te sugjeroj dicka rreth temes ne fjale .
ne radhe te pare do doja te isha mirenjohes shtetit grek dhe popullit grek per ndihmen qe na ka dhene gjithe keto vite , ndihme , nese mund ta quajme te tille , pasi ndihme nuk ka qene , kur shohim shfrytezimin e emigranteve jo vetem shqiptare por edhe te huaj nga ligjet e lejeqendrimeve .
ne krahasim me shtet e tjera europiane greqia nuk i permbush sic duhet ligjet dhe te drejtat ligjore te emigranteve .
nejse , i kemi thene e sterthene keto shume here dhe bien ne vesh te shurdhet . por per sa i perket nenes shqiperi dua te them dicka ;
cfare eshte shqiperia , kush e ben shqiperine, ne radhe te pare e bejne prinderit tane , e me pas fisi , kusherinjte e shoqeria e mandej shteti me adminitraten e tij , e ben historia , tradita , doket e zakonet e shume me pa feja .
nena shqiperi pra, eshte aty ku eshte per shakun e prinderve te mi dhe te tute dhe gjithe shqiptareve .
nuk mund ta quaj shqiperine te ulet nga ana kulturore vetem se nuk debuam diktaturen dhe nuk kerkuam aq sa duhej lirine , apo se u detyruam te vrisnim njeri tjetrin ne 1997 duke nxitur vella vrasje te nxitur nga idealet politike dhe zhgenjimi i lekeve te humbura , apo se ushqyem krimin , vjedhjen , prostitucionin ngado qe vinim , jo , mendoj jo.
ne vertet jemi popull i pandreqshem dhe kemi ende per te bere shume , por nuk mund te mburesh njerken dhe te tjere per nivel te larte kulturor , pasi ne nuk krahasohemi me popullin grek apo serb , pasi une nuk di qe shqiptari te kete ndjekur , vrare dhe perdhunuar popuj te tjere, te ndjeke nje politike persekutimi dhe genocidi per cdo jo grek apo jo serb.
nuk di ore mik c'te te them .
keq ketej e keq andej .
kur shqiptaret shkuan ne greqi moren me qafe edhe veten e tyre po edhe femijet e tyre pasi kur te riten keto breza femijesh do quhen cdo gje tjeter pervcese jo shqiptar . sepse kane turp nga mema shqiperi pasi eshte leckosur e drobolitur .
shqiperia dhe shqiptaret more djale jo me europen po edhe me vete Zotin te bashkohen , nuk i shpeton dot nga urejtja serbo greke dhe paqja ne ballkan eshte e pamundur jo vec per keto 10 vjet po edhe per shume vjet te tera.
une e dua paqen dhe shqiptaret e duan , se e duan paqen po behen greka e latina e turq , por te tjere nuk e duan paqen o zotni.
nuk mund ta besoj se si nje popull kaq i lashte dhe kaq i madh ne ballkan te katandiset keshtu xhanem ?
shqiperia ore mik eshte si ai dashi pa brire ,dhe ka kohe shume qe ia hoqen ato brire , dhe ti e di mire se ku e kam fjalen une , me kupton mua ti .
keshtu o kryq i paqes , qe cdo gje tjeter mund te jete ai kryq po vec kryq paqe jo , e ne dash pranoje e ne dash mos e prano .
une i besoj vec nje kryqi atij te veteflijimit e jo kryqit latin e ortodokse apo protestant e e te tjera pjella te cmendura kristianizmit te modifikuar , keqinterpretuar dhe mashtruar prej klerikeve barkmedhenj .
e thashe kete se e di qe je ortodoks prandaj .
hajde mos debato me Endri uck -ne se edhe atij te shkretit i ka vajt thika ne eshter nga padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar , pa flet keshtu ai .
Zoti paste meshire per ballkanasit koke trashe dhe le ta bekoje Zoti i drejte me drejtesi dhe begati.
Krijoni Kontakt