Close
Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 287
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    adin ndo kush te tregoj se kur ishte per her te fundit bekim fehmiu ne kosove dhe qka ka ber ky per kosoven
    Bekim Fehmiu ka be per kosoven aq sa mundet nje aktor,ne gjdo vend ku aj ka shkua ka tregua se esht shqiptar,ka prezentu ty mua dhe te gjith ata qe ekan kuptua boten e tij prej aktorit,Bekimi ka be aq sa ka be per kombin nena terez.
    A nuk ka mjaftuar qe Bekimi femit etij i ka emrua me emra ilir!? apo ne nje prezantim esht veshur me tesha kombetare,a nuk te duket kjo e mjaftushme ty dhe te gjithve neve?.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Interviste e Bekim Fehmiut dhene gazetes "Vreme" me 2001:
    "Vreme": Librin e kujtimeve e keni perfunduar ne vitin 1985 , pse po e botoni mu ne kohen e tanishme?
    BEKIM FEHMIU: Te gjitha kubezat tash jane renditur. Ne nuk jemi gjithmone sundimtare te gjithckafes. Pse ju keni lindur mu ne nje dite te caktuar, prej prinderve te caktuar ne nje vend te caktuar?
    "Vreme": Haptas jeni pershendetur nga aktrimi si shenje e protestes kunder propagandes antishqiptare. Cka keni arritur me kete?
    Te gjitha ato telefonata prej Trigllavit deri ne Gjevgjeli pas intervistes lamtimirese ne gazeten "Politika"ne prill te v. 1987, falenderimet per trimeri, urimet e ndryshme asgje nuk me jane dukur mua. Parandjenja ime, paralajmrimet e mia, sidomos me kengen e Dushan Vasilijeviqit "Njeriu kendon pas luftes" i cili thot: "Une kam shkelur mbi gjak deri ne gjunj dhe nuk kam me enderra..." kurse mbaron me " O me jepni mua vetem nje grusht fryme, dhe pak vese te bardhe te mengjesit, te tjerat te mbesin ne nderin e juaj", asgje nuk u arrit. Kam arritur sukses ne zero, nje zero absolute ne atmosferen e kaloresit te apokalipses, duke kaluar ne nje vuajtje te madhe shpirterore. Kam arritur ate si Stevan Cvajgu ne "Boten e djeshme": izolimin, vetmine. Kjo me ka nxitur te pershkruaj kujtimet e metutjeshme.
    Vreme" Cka mendoni qe te jete shkaku i mospajtimeve te popullit shqiptar dhe serb?
    BEKIM FEHMIU: Une nuk jam shkencetar. Ne shkrimet e Dimitrije Tucoviqit i cili i ka shkruar qysh me 1912 thot se shqiptaret jane miqte me te medhenj te serbve. Ne librat e shkelqyera te profesorit te sociologjise dhe filozofise Jasmine Udovicki nga Bostoni (SHBA) "Kosova-politika e konfrontimeve" dhe "Serbet e shqiptaret gjate shekujve" te profesor Petrit Imamit, ne botimet me te reja mund te gjeni pergjigje ne keto pyetje.
    "Vreme": Ne fund te librit te juaj " Shkelqim dhe tmerr" biri juaj Uliks Fehmiu per juve ka shkruar se edhe ju keni perjetuar pameshirshmeri nga politikanet ndaj familjes se juaj Fehmiu, e cila se pari ka rene mbi babain e juaj , njeri nder njerzit e pare te kryengritjes shqiptare kunder turqve ne v. 1912, qe prej atehere asnje qeveri nuk ia ka falur punen qe ai beri per popullin shqiptar. Ne te vertete juve, me vendim politik ne fillim te karrieres se juaj u eshte marre bursa nge Teatri i Prishtines. Me vone , sipas asaj si ju paraqet botuesi, per shkak te suksesit te arritur ne boten e jashtme, jeni bere krenari e shtetit. Ju lutem na pershkruani pervojen e juaj mbi raportin e individit ndaj shtetit .
    BEKIM FEHMIU: Kurre vullneti dhe forca e politikaneve nuk kane mundur te me thyejne me qellim te arritjeve te qellimeve te errta te tyre, sepse po te kishte qene ashtu ata do te me jepnin ndonje cmim, se paku ate te Tetorit.
    Vreme: Ju, nga ekrani dhe skena ashtu si thuhet zajonisht, i keni pervetesuar zemrat e vajzave. Sa ndikon pamja fizike e aktorit ne karrieren e nje artisti?
    BEKIM FEHMIU: Pamja fizike mund te ndikoj vetem pjeserisht Ajo qe ndikon thelbesisht eshte pasuria e mbrendshme e aktorit, ajo shpirterorja, shpirterorja dhe intelektualja. A thua se aktori Dastin Hofman eshte i bukur? Po cfar bukurie shperthen nga kreacioni i tij!
    "Vreme" Cka per ju do te thot besa?
    BEKIM FEHMIU: Jo vetem per mua, por per te gjithe shqiptaret besa ka qene vlera me e madhe njerezore dhe morale. Besa ka qene me e forte se cdo marreveshje tjeter. Per shkak te kesaj bese gjate historise populli shqiptar e ka paguar me koken e vet per shkak te mashtrimeve . Kjo eshte ajo qe me se shumeti e ka krenuar dhe zbukuruar popullin shqiptar ne rrethim ndaj botes tjeter. Nje bese te tille e ka pasur edhe profesori im dr. Millosh GJuriq, i cili tere jeten ka qene shembull i etikes.
    ...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neptun : 20-06-2010 mė 13:03

  3. #153

  4. #154
    Bekim Fehmiu: Kur qortonte veten se s'kishte interpretuar shqip

    » Dėrguar mė: 20/06/2010 - 12:27

    Kozeta Zavalani

    Pas 31 vjetėsh ėshtė kthyer nė Shqipėri aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, shumė i njohur nė skenėn dhe ekranet ndėrkombėtare, partner i aktoreve tė shquara si Ava Gardner, Klaudia Kardinale apo Irene Papas. I ftuar nga zonja Vera Grabocka pėr tė nderuar spektaklin "Dua mė shumė Shqipėrinė", ai shoqėrohej nga bashkėshortja e tij zonja Branka Petriē - Fehmiu edhe ajo aktore, qė shkelte pėr herėn e parė tokėn, aq shumė tė dėshiruar tė burrit dhe djemve tė saj. Mbas 56 vjet karrierė artistike tė suksesshme, ai falėnderon publikun shqiptar pėr emocionet e kėndshme qė i kanė sjellė artistit, qė pėr vite tė tėra u ka shkaktuar emocione tė fuqishme tė tjerėve, fatkeqėsisht nė gjuhė tė huaj dhe asnjėherė nė gjuhėn shqipe. Dhe pėr kėtė, ai guxon tė qortojė vetveten, duke folur gjuhėn e nėnės sė tij, qė ai e vlerėson shumė. Nga skena e spektaklit tė Pallatit tė Kongreseve ai ka vlerėsuar shumė femrėn shqiptare, tė personifikuar tek zonja Vera Grabocka duke e pėrcaktuar atė si "njė fuqi tė madhe kulturore, botėrore". Kjo mė shqyti pėr ta takuar menjėherė pas koncertit, sė bashku me tė shoqen, qė ishte e mrekulluar nga mikpritja shqiptare.

    Zoti Bekim, si ndjeheni nė Shqipėri?

    Unė ju them se, ku ka shkelur kėmba ime, ka qenė Shqipėri. "S'ka gjė mė tė fuqishme se dashuria" ka thėnė Bethoveni i madh. Ndaj, edhe unė me dashurinė pėr Shqipėrinė nė zemėr e nė shpirt kam qenė nė ēdo hap e nė ēdo vend ku kam shkuar. Kudo kam dashur tė lė gjurmėt e mia si shqiptar, qė edhe kur tė mos jem nė jetė tė ketė mbetur vepra ime. Dhe pėr kėtė, sė pari duhet tė falėnderoj nėnėn time.

    Kur keni qenė pėr herė tė parė nė Shqipėri?

    Me sa duket fati im ka qenė qė ēdo 30-31 vjet tė jem nė Shqipėri. Pėr herė tė parė kam qenė nė vitin 1939 sė bashku me familjen time, dhe pas 10 vjetėve mė 1949 jam kthyer nė shtėpinė time nė Kosovė. Nė vitin 1972 kam qenė i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimitėr Anagnosti si mysafir nė Kinostudion "Shqipėria e re". Falėnderoj gjithashtu edhe Ramadan Sokolin, qė mė ka falur njė kasetė magnetofoni me incizime tė interpretimeve tė Aleksandėr Moisiut dhe tė librit "16 shekuj", qė fillon me kapitullin "Njihe vetveten". Dhe unė e njoha vetveten nėpėr botė duke filluar nga shekulli III me inxhinierin e parė nė historinė e Evropės, fotografia e tė cilit gjendet nė monedhėn 20 shilinga austriake, deri tek mjeshtrit qė kanė ngritur Pjacėn San Marko nė Venedik apo Taxhmahallė. Por, ēfarė kemi bėrė pėr veten tonė kėtu nė Shqipėri? Mos e keni dėgjuar Bekim Fehmiun nė ndonjė nga filmat e tij tė flasė shqip? Jo. Unė tani po pėrsėris nė shqip poezinė e flamurit; "O flamur gjak, o flamur shkabė
    O vend, o vatėr, o nėnė e babė. Lagur me lot, djegur me flakė Flamur i madh pėr vegjėli".

    Sa e kini ndjerė peshėn e faktit qė keni interpretuar gjithmonė nė gjuhė tė huaj, kur nė dejet tuaja rrjedh gjak shqiptar?

    Pikė sė pari Bekim Fehmiu ėshtė shqiptar dhe ai, dashje pa dashje kėtė emėr e merr me vete, kudo. E kam pas njė babė tė menēur qė mė ka dhėnė dy kėshilla; E para: "Nuk ekzistojnė popuj tė mirė e tė kėqij, religjione tė mira e tė kėqija, por ekzistojnė vetėm njerėz tė mirė e tė kėqij". Dhe e dyta: "Nė qoftė se nuk e do popullin tėnd nga i cili rrjedh, me tė gjitha tė metat, marrėzirat apo tė mirat qė ai ka, nuk mundesh me dashtė askėnd.

    Po, si ia ka mbėrritur Bekim Fehmiu tė fitojė kėtė famė e sukses nė kinematografinė e huaj?

    Nuk ka qenė aspak e lehtė. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga tė gjitha shtetet lindore, komuniste, qė nuk kam pranuar ta ndėrroj emrin tim shqiptar. Kam qenė nė Romė pėr xhirimet e filmit "Aventurierėt", pas pesė javėsh xhirimi mė thėrrasin dhe mė urdhėrojnė tė ndėrroj emrin. "Jo, - u them prerė, - ky ėshtė emri im dhe unė vetėm me kėtė emėr do tė punoj, nė qoftė se nuk pranoni ju, unė e prish kontratėn e filmit me ju..." Atėherė pata ndėrhyrje e presione nga mė tė ndryshmet, pasi u shkaktoja shumė dėme financiare po tė largohesha nga xhirimi, sepse ishim nė mes tė filmit dhe ai duhet tė pėrfundonte sa mė parė. Kėshtu, ata u detyruan tė mė imponohen me emrin tim shqiptar.

    Ēfarė do tė veēonit nga karakteristikat e shqiptarit, cilat janė ato qė ju i vlerėsoni mė shumė?

    Krenarinė, vendosmėrinė dhe shpirtin e paepur. Po ju tregoj njė shembull nga jeta ime artistike. Kam qenė me xhirime nė Itali dhe isha vendosur nė "Grand Hotel" nė Romė. Aty ishte edhe i madhi Ēarli Blludon, qė shėtiste ēdo natė me yjet e kinematografisė. I kishte bėrė pėrshtypje mungesa ime dhe mė kishte kėrkuar, por unė atėherė nė kohėn e lirė studioja gjuhėn angleze dhe nuk kisha kohė, megjithatė, pėr kėmbėnguljen e tij i lė takim nė orėn 16:30. Jam shumė korrekt nė orar dhe shkova pak minuta para orarit, dhe e prita nė holl. Kaluan 10, 30 minuta, kaloi njė orė, dy orė dhe unė mė nė fund nuk durova. I shkrova njė letėr ku i thosha se, koha ime e lirė kishte kaluar dhe unė nuk kisha mė tepėr se dy orė kohė pėr tė. Tė nesėrmen ai mė kėrkon tė falur dhe mė lutet pėr ta pritur nė njė tjetėr ditė, por unė, siē iu thashė, nuk kisha mė kohė e iu pėrgjigja: "Unė ju respektoj, por ajo ishte dita ime e vetme e lirė". Doja qė gjithkush tė respektonte vendimet pėr lirinė time, pėr jetėn time. Kėshtu qė u desh tė kalonin shumė muaj deri nė Krishtlindjet, kur unė, sė bashku me gruan time Branka isha nė Bogota, dhe zoti Ēarli organizoi njė pritje madhėshtore pėr ne, ku na mbuluan me peshqeshe. Dhe gjithēka ia dedikoj krenarisė sime dhe punės sė palodhur e cilėsore, qė u ka imponuar tė gjithėve respekt.

    gazeta shqiptare

  5. #155
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E kam pas njė babė tė menēur qė mė ka dhėnė dy kėshilla;

    Dhe e dyta: "Nė qoftė se nuk e do popullin tėnd nga i cili rrjedh, me tė gjitha tė metat, marrėzirat apo tė mirat qė ai ka, nuk mundesh me dashtė askėnd".
    Shkurt e shqip dhe shume e vertete! Ama topi s'e lun! Cili popull mund te duhet me lehte dhe aq lirshem sa populli shqiptar - pa asnje njolle te zeze ne histori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 20-06-2010 mė 17:30

  6. #156
    Bekim Fehmiu, midis Shkodrės, Kosovės, ish Jugosllavisė dhe Perėndimit

    Nga Besi BEKTESHI

    Nė ditėn e lajmit tė vdekjes sė aktorit mė tė madh shqiptar Bekim Fehmiu, unė sapo kisha dalė sė dhėni mėsim nga shkolla qė trashėgon shkollėn "Hadrej" sot "Skėnderbeg" qė ėshtė fillimi i shkollave tė lagjes “Rus” nė Shkodėr. Patjetėr qė tronditja ishte e madhe, sepse normalisht kishte vdekur aktori mė i njohur shqiptar nė botė. E kam fjalėn aktor shqiptar, qė nuk ėshtė lindur dhe edukuar nė Perėndim, sepse pėr fat tė madh kemi James Belushin tė gjallė e tė fortė, qė i bėn nder talentit shqiptar. Por ndėrsa Belushi ka lidhje me Korēėn, Fehmiu ka lidhje tė madhe me Shkodrėn. I ati, ka qenė njė nga patriotėt shqiptarė dhe lindja e Bekim Fehmiut ėshtė vendosur nė Sarajevė tė vitit 1936, por ama dihet shumė mirė se klasėn e parė e ka filluar nė shkollėn Hadrej tė Rusit nė qytetin e Shkodrės. Nė takim me Fadil Krajėn ose mė mirė tė them "dramaturgun e madh shqiptar" mė shpjegon se me Bashkim Fehmiun ose vėllain mė tė madh tė Bekimit, ka qenė nė njė bankė. Sė bashku me Osman Krajėn, tė tre kanė pasur mėsues tė tyre, njeriun e madh tė shkollės shkodrane dhe shqiptare Masar Bushatin. Bashkim Fehmiu ėshtė bėrė mė vonė kryearkitekti i Prishtinės, thotė zoti Kraja, dhe mė sqaron se kur ata kanė qenė nė klasė tė tretė, Bekimi ka nisur klasėn e parė nė "Hadrej". Tė gjitha kėto, janė tė shkruara nė historinė pedagogjike "Fletėt e Jetės", tė studiuesit Fiqeret Hoxha. Familja e Fehmiut, ka banuar nė Shkodėr pėr disa kohė dhe edukimi i tij i parė dhe i vėrtetė ėshtė nė qytetin tradicional e kulturor tė veriut tė Shqipėrisė. Nė Shkodėr, e dinė se ku ka banuar familja e aktorit mė famė botėrore, dhe vetė ai nė vitin 1972, pikėrisht nė pranverėn e kėtij viti, ka qenė nė Shqipėri, por nė mėnyrė tė veēantė ka qėndruar nė Shkodėr. Fehmiun nė atė kohė e shoqėruan kamerat e politikės zyrtare shqiptare, e cila i bėri karshillėk jugosllavėve, por Fehmiu nė takim me njerėzit nė Shkodėr ėshtė pėrlotur nė mėnyrė tė veēantė. Ai ka shkuar si nė teatrin "Migjeni", por edhe nė lagjet e Shkodrės, nė shtėpinė ku ka banuar familja e tij, dhe ėshtė interesuar edhe nė gjendjen civile. Zyrtarisht vendlindja e tij ėshtė shpallur Sarajeva, por ama nė momentet e vitit 1972, Bekim Fehmiu ėshtė interesuar direkt pėr datėn e lindjes nė regjistrat e Shkodrės pėr 1 qershorin dhe vitin 1936, dhe ēdo tė dhėnė tjetėr, duke nisur kėshtu edhe dyshimin e madh pėr vendlindjen e tij tė vėrtetė, e cila nė shumė drejtime nė qytetin e madh verior deklarohet pikėrisht, Shkodra. Propaganda komuniste e asaj kohe u kujdes ti bėnte "furore" vizitės sė aktorit tė madh shqiptar edhe pse nė ish Jugosllavi, por nuk lėshoi asnjėherė dokumente dhe materiale tė cilat hedhin dritė mbi vendlindjen e tij edhe pse ai ka dashur gjithmonė tė konsiderohej shkodran...!! Fehmiu ka pasur lidhje tė forta me Kosovėn, sepse ėshtė njė familje kosovare dhe gjaku i tij ėshtė gjak shqiptari, i cili ėshtė rebeluar ashpėr nė vitin 1981 dhe sidomos nė vitin 1987, kur Kosova u linēua rėndė nga regjimi serbomadh i asaj kohe. Ai nuk ka dashur mė tė teatrojė pėr kėtė vend. Nė atė kohė ai ishte njė legjendė e madhe aktoriale, sepse kishte luajtur disa filma tė lartė, por ama kulmi i tij ishte "Oissea" e Franco Rossi-t ku luante rolin kryesor, atė tė Uliksit me tė cilin ėshtė rritur edhe brezi im. Me Fehmiun, serbėt krenoheshin duke e shpallur si gjithmonė njė aktor tė Jugosllavisė, pa i dhėnė shumė rėndėsi qėnies shqiptar dhe kosovar tė kėsaj figure, e cila ka luajtur me Irenne Papas, Ava Gardner, Claudia Cardinale, Charles Aznavour. Olivia de Havilland, Robert Shaė. Kur pėr herė tė parė e kam parė me Claudia Cardinale nė "Libera amore mio" jam habitur nė mėnyrė tė veēantė dhe nė vend qė me miqtė e mi kur dolėm nga kinema "Republika" nė Tiranė tė bisedonim pėr "rrėzimin e Liberas nė urė" u tėrhoqėm mė shumė nga i emri Bekim Fehmiut nė film. Ai ka luajtur shkėlqyeshėm nė katėr gjuhė tė cilat ishin italishtja dhe anglishtja, por edhe frengjisht dhe serbokroatisht. Njė nga dėshirat e paplotėsuara e lėshuar edhe fort nė kontekstin e kohės nė Shkodėr ka qenė roli i "Skėnderbeut" dhe kjo ėshtė thėnė disi nė mėnyrė tė tėrthortė edhe nė "Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė" tė asaj kohe. Normalisht qė ka pasur edhe fjalė tė thėna nė atė kohė vizite se rolin e "Skėnderbeut" nuk mund ta luante njė artist qė nė fund tė fundit vinte nga Beogradi...!! Por gjithsesi, asnjėherė, nuk u bė e mundur njė model i ri i filmit pėr heroin e madh shqiptar, dhe arsyet gjithmonė kanė qenė politike. Kurse dėshira e madhe e Fehmiut mbas lojės sė madhe pėr "ODISE-nė" ishte pėr tė luajtur pikėrisht "Gjergj Kastriotin". Bekim Fehmiu, ka jetuar nė mėnyrė tragjike botėn midis ish Jugosllavisė dhe Kosovės, midis Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, midis Perėndimit dhe aktrimit tė madh, por edhe shkaqeve politike dhe kombėtare qė nuk e lejonin tė ishte i qetė. Ai ka njė biografi tė jashtėzakonshme tė mbushur me filma dhe role nė teatėr.
    Nuk mund tė pėrmend rolet nė teatėr, por filmat qė ka luajtur po i rendis mė poshtė: Il cuore e la spada (1998) Film balkan island (1997) Disperatamente Giulia (1989) Miniserie TV Poslednja prica (1987) Film TV Un bambino di nome Gesł (1987) Miniserie TV Crveni i crni (1985) La vocazione di Suor Teresa (1982) Pavilon seliem (1982) Sarab (1982) Siroko je lisce (1981) I veēhi e i giovani (1979) Miniserie TV Partizanska eskadrila (1979) Stici pre svitanja (1978) Specijalno vaspitanje (1977) Black Sunday (1977) Disposta a tutto (1977) Salon Kitty (1976) C.I.A. Criminal International Agency sezione sterminio (1975) Libera, amore mio... (1975) Pavle Pavlovic (1975) Kosava (1974) Il testimone deve tacere (1974) Deps (1974) l gioco della verita (1974) Cagliostro (1974) L'ultima neve di primavera (1973) Paljenje rajhstaga (1972) Film TV La spina dorsale del diavolo (1971) Klopka za generala (1971) The Adventurers (1969) L'odissea (1968) Miniserie TV Prljave ruke (1968) Film TV Uzrok smrti ne pominjati (1968) Ho incontrato anche zingari felici (1967) Protest (1967) Tople godine (1966) Vreme ljubavi (1966) Morgan matto da legare (1966) (jo i akredituar) Roj (1966) Devojka (1965) Klakson (1965) Ko puca otvorice mu se (1965) (me emrin Bekim Fehmiu) Neprijatelj (1965) Pod isto nebo (1964) Sasa (1962).
    Nderimi pėr kėtė aktor tė madh shqiptar, duhet tė jetė jashtė modelit refuzues tė njė kohe tė zezė. Bekim Fehmiu ėshtė figura e lartė e kinemasė botėrore me njeriun shqiptar brenda. Ai do tė jetė krenaria jonė pėr shumė kohė, dhe normalisht nostalgjia e kinemasė botėrore me aktorin shqiptar brenda. Pėr Bekim Fehmiun kanė folur qindra aktorė qė e kanė njohur dhe po ashtu shumė aktor shqiptarė. Por unė po shtoj kėtu, njė aktor tė njohur nė botė me origjinė serbe dhe tė natyralizuar kroat qė ėshtė Rade Serbedzija, njė yll nė Holliwood. Aktori me famė botėrore Rade Serbedzija, pavarėsisht se ka luajtur pranė aktorėve mė tė mėdhenj tė Hollywoodit, ėshtė shprehur se aktori i cili vėrtet i kanė lėnė mbresa, ėshtė legjenda shqiptare e aktrimit, Bekim Fehmiu. Serbedzija i cili ka luajtur nė filma tė tillė si “Polish Wedding”, “The Saint” etj., i pyetur gjatė njė interviste pėr karrierėn e aktorėve tė ish-Jugosllavisė tė cilėt kanė bėrė disa filma nė Hollyėood, mirėpo nuk kanė mundur ta arrijnė atė qė e ka arritur ai, aktori kroat me prejardhje serbe ėshtė shprehur se askush prej aktorėve nuk ėshtė i nivelit tė Bekim Fehmiut. “Aktorėt kanė nevojė pėr kohė. Gjithēka mund tė ndodhė nėse ata kanė talent dhe shumė fat. Dėshiroj tė them se askush nga ne qė jemi nė botėn e filmit, nuk jemi nė nivelin nė tė cilin ka qenė Bekim Fehmiu nė kohen e tij”, ėshtė shprehur Serbedzija. Mendoj se kjo ėshtė e mjaftė pėr tė kuptuar edhe lartėsinė e Bekim Fehmiut.

    gazeta sot

  7. #157
    Hiri i Bekim Fehmiut hidhet nė Lumbardh tė Prizrenit

    Sunday, 20 June 2010 12:34


    Hiri i aktorit tė madh shqiptar, Bekim Fehmiu, ėshtė hedhur nė Lumbardh tė Prizrenit. Kėrkesa e fundit e aktorit tė ndjerė ėshtė realizuar nė prani tė familjes sė ngushtė, raporton KTV.

    Bekim Fehmiu, 74 vjeēar, ka bėrė vetėvrasje tė martėn e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famė botėrore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhėsit e puplave".

    Gjatė viteve '80, ai tėrhiqet nga aktrimi nė shenjė tė protestės kundėr propagandės antishqiptare.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Nuk ka ndonje Foto apo Video gjate hedhjes se hirit ne Lumbardhe?, dhe ishin aty djemte e tij?

  9. #159
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    “Bekimi u tėrhoq pėr shkak tė Kosovės”

    Nga Express mė 20.06.2010 nė ora 12:42

    “Bekim Fehmiu, prej viteve ‘89-’90, ishte te grevat e minatorėve, ėshtė solidarizuar, ka qenė nė Prishtinė, nė kafenetė e Pallatit tė Rinisė... Nga skena ėshtė tėrhequr pėr shkak tė ēėshtjes sė popullit tė vet, qė po torturohej”, thotė miku i tij, Milazim Salihu, xhirues filmik.

    RADIO EVROPA E LIRĖ: Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin pėr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?
    MILAZIM SALIHU: Rėndė, pabesueshėm… Isha nė Kinemanė ABC, para se tė ik nė shtėpi, dėgjova nga mediat, mu duk si ėndėrr dhe menjėherė mora nė telefon familjarėt nė Prishtinė, familjarėt dhe profesorin Fatmir Fehmiu. Bisedoj me tė, ai nuk dinte asgjė dhe e pyes “a je dėgjuar me Bekimin”, se zakonsiht nė qershor tė gjithė e prisnim, si ne nė Kinemanė ABC, si familjarėt.
    Mė 1 qershor ka pasur ditėlindjen, 74 vjeē, jemi dėgjuar, ai s’ka dashur urime kurrė, por jemi pėrkujtuar… Ai (Fatmiri) tha qė janė dėgjuar dje dhe si zakonisht e presim kėto ditė, por nuk tregon ditėn kur…
    Unė e mbylla telefonin dhe insistoj ta marr nė Beograd. Nė Beograd lidhja e zėnė dhe pas 3-4 minutave lirohet dhe paraqitet bashkėshortja, Branka Petriq, nė vaj: “Milazim, na la Bekimi”.
    Unė i thashė - si ėshtė e mundur, askush nuk di asgjė... Unė dėgjova nga lajmet, por ajo tha se ėshtė e vėrtetė dhe se para 40 minutash ka bėrė vetėvrasje. Pata fuqinė ta lus qė t’i lajmėrojė familjarėt nė Prishtinė, sepse nuk dinė asgjė.
    Pas 10-15 minutave u pėrhap lajmi, edhe familjarėt e kuptuan se Bekimi na la. Vėshtirė, por zgjidhja ka qenė e tij. Si gjithmonė, pėr ēdo gjė qė ka zgjedhur Bekimi, pėr jetėn e vet, pėr aktrimet, pėr rolet, edhe kėtė e ka bėrė nė suaza tė rolit jetėsor.

    REL: Ju jeni drejtor i Kompanisė “Genci”, e cila menaxhon Kinemanė ABC nė Prishtinė. Pak mė herėt thatė se viteve tė fundit, gjatė muajve tė verės, aktori Fehmiu ka qėndruar nė Kosovė dhe kryesisht takimet me miqtė i ka zhvilluar nė kėtė kinema. Si i pėrkujtoni ato ditė?
    MILAZIM SALIHU: Bekimi s’ishte vetėm te kinemaja. Bekimi, prej viteve 89-90 ishte te grevat e minatorėve, ėshtė solidarizuar; ka qenė nė Prishtinė, nė qendėr, nė ato kafenetė e Pallatit tė Rinisė, nė ėmbėltorėn “Elida”, takime, biseda…pas tėrheqjes sė tij tė fundit, mė ’87, kur ėshtė tėrhequr definitivisht, pėr shkak tė arsyeve tė bėra publike, pėr shkak tė ēėshtjes sė popullit tė vet qė po torturohej.
    Prejse ėshtė tėrhequr nga skena teatrore, mė shumė ka ardhur nė Prishtinė dhe prej atėherė jemi takuar ēdo vit gjatė verės, sepse nė kėto vitet e fundit zakonisht vinte nė qershor e deri nė fund tė gushtit. Pushimet i pėrfundonte nė Prishtinė me miq e me dashamirė.
    Gjatė kėtyre dhjetė vjetėve, me renovimin e Kinemasė ABC ka qenė ēdo vit pjesė e kėsaj kinemaje. Tė gjitha takimet, tė gjitha bisedat, gjithė kohėn e lirė e ka kaluar nė Kinemanė ABC.
    Bekimi ka qenė tepėr i madh, tepėr i paarritshėm pėr kėtė komunitet, si artistik, si politik… Koha do ta tregojė se Bekimi ėshtė i pavdekshėm.

    REL: Ju keni qenė edhe mik me Bekim Fehmiun. A keni biseduar me tė lidhur me vitet e vonshme tė jetės sė tij dhe a ka qenė i hapur nė kėtė drejtim?
    MILAZIM SALIHU: Bekimi ka qenė i hapur prej lindjes e deri nė ditėn e fundit tė jetės me ēdonjėrin. Ēdonjėrit, pėr ēka ka dashur tė bisedojė e ta pyesė, ai i ka dhėnė pėrgjigje. Ka qenė i hapur edhe pėr problemet e viteve ’70, viteve ’80, me kineastėt, me Teatrin e Kosovės...
    Tė gjitha ato i ka treguar, ua ka treguar miqve, atyre qė kanė qenė tė interesuar tė dinė se pse Bekim Fehmiu nuk ėshtė prezent nė teatrin tonė, pse nuk ėshtė prezent nė filmat tanė.
    Tė gjithė ata qė kanė biseduar me tė e dinė se Bekim Fehmiu ka qenė i gatshėm tė punojė, por tė punojė ashtu siē punohet nė botėn e civilizuar, me marrėveshje, me kontrata, me profesionalizėm. E kėtu nuk e ka gjetur atė bashkėpunim.
    Nė vitet e vonshme, pas tėrheqjes, nuk ka dashur mė. Ka pasur lloj-lloj ofertash edhe prej Shqipėrisė. Bekimi ėshtė zhgėnjyer nė njerėzit tanė e fajtorė janė njerėzit tanė. Koha do tė tregojė se njerėzit tanė dhe kineastėt tanė janė fajtorė, sepse nuk kanė qenė pėrgjegjės pėr punėn qė kanė dashur tė bėjnė me Bekimin.

    REL: A ėshtė kjo arsye pėr tė cilėn Bekim Fehmiu nuk ka xhiruar asnjė film nė gjuhėn shqipe?
    MILAZIM SALIHU: Janė shumė arsye. Profesionalizmi ka munguar te njerėzit tanė. Edhe nė ’79-ėn, edhe nė ’80-ėn, nė akademi kur ka ardhur, njėqind herė ėshtė zhgėnjyer nė njerėzit tanė qė kanė udhėhequr atė akademi.
    Njerėzit janė gjallė, mund tė pyeten, pse, qysh, kur…
    Edhe nė Shqipėri njėjtė, Kujtim Ēashku… me tė gjitha intervenimet e miqve tė Kujtim Ēashkut, deri te i ndjeri Ibrahim Rugova, kanė insistuar qė ta marrė njė rol nė filmin e Kujtim Ēashkut Bekim Fehmiu. Ēashku e pranon dhe thotė se s’ka pasur mundėsi ta ndryshojė atė qė ka kėrkuar Bekimi...
    Pėr atė, Bekimi s’ka mundur, sepse ai e ka dashur profesionalizmin, i ka dashur rregullat e botės sė civilizuar. Pėr atė ėshtė Bekim, pėr atė ka luajtur nė Hollivud, nė Itali dhe gjithkund, sepse i ėshtė ēmuar profesionalizmi dhe niveli.
    Te ne nuk e ka gjetur; njerėzit tanė janė ata qė nuk kanė mundur ta ofrojnė Bekimin. Viteve ’90 u shkatėrrua Televizioni i Prishtinės, unė isha atje, humbėm kohėn dhe le tė bėjmė tani diēka... E kam lutur Bekimin: Bekim a do tė kishe ardhur me mua tė bėjmė diēka pėr njerėzit tanė tė artit, se tė politikės nuk na interesojnė, por tė punojmė se jemi pa televizion…
    Po, tha, gjithkund, por me ty. Kemi shkuar nė Lugano, te varri i Aleksandėr Mojsiut, me disa miq jemi ulur, kemi biseduar. Nė atė kohė ishte “bos i madh” i ashtuquajtur Hajdin Sejdia. Po, tha, unė do ta financoj filmin pėr Aleksandėr Mojsiun.
    E kemi marrė pėrsipėr, kemi ardhur nė Kosovė, kemi biseduar me disa regjisorė, mos t’i cek tashti emrat, dhe asnjėri nuk ka mundur ta kryejė atė punė pėr tė cilėn jemi marrė vesh.
    Edhe Bekimi tha: A u vėrtetove se nuk mund tė punoj kėtu nė Kosovė; a isha i gatshėm – po... Kėto janė tė vėrteta tė gjalla, janė njerėzit gjallė.
    E gjithė Kosova kanė qenė miq tė tij; kush ka dashur, ka mundur tė pijė kafe me tė, tė dialogojė, tė bisedojė, tė interesohet pėr jetėn e tij. Ka qenė i hapur si me fėmijėn, si me artistin mė tė madh tė Kosovės, si me studentin e akademisė…

    REL: Jo rrallė nga njerėzit nė Kosovė ėshtė shtruar pyetja se pse Bekim Fehmiu nuk ka ardhur tė jetojė nė Kosovė. A keni diskutuar ndonjėherė lidhur me kėtė ēėshtje me mikun tuaj Bekimin?
    MILAZIM SALIHU: Po, kemi biseduar. Thoshte se jeton edhe nė Kosovė, familja ėshtė nė Kosovė, prindėrit janė tė varrosur nė Prizren, njė pjesė e familjes ėshtė nė Prizren, njė pjesė nė Prishtinė. Ai ēdo vit ishte kėtu.
    Unė, thoshte ai, i pėrkas edhe Kosovės, edhe Shqipėrisė, edhe gjithė rruzullit tokėsor. Familja e tij e ngushtė, dy djemtė i ka nė Amerikė; bashkėshortja, qė ėshtė aktore, ėshtė ende nė Beograd.
    Adresė ka pasur nė Beograd, por ka jetuar edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri, edhe nė Evropė. Ku ka qenė e nevojshme, Bekimi ka qenė prezent.

    REL: A ka ndonjė episod me aktorin Fehmiu qė juve ju mbetet nė kujtesė si diēka e pashlyeshme?
    MILAZIM SALIHU: Po, ishte tranzicioni nė Kosovė, Kosova e shkatėrruar, fillimi i luftėrave nė Bosnjė, Shqipėria e dalė nga njė sistem… por, nuk kishim shtet.
    Kam pasur rast dhe fat nė njė udhėtim nė Itali, nė Aeroportin e Milanos, na prisnin disa miq pėr disa takime me punė nė Zvicėr, por ishim nė udhėtim nga Italia…
    Bekimi e dha pasaportėn, policia e detyroi tė heqė kapelėn, ai e hoqi kapelėn dhe u ngritėn policia, dogana, u bllokua Aeroporti i Milanos pėr gjysmė ore pėr tė pirė kafe doganierėt, policėt me Bekim Fehmiun.
    Unė, pėr herė tė parė, pėrjetova diēka tė papėrjetueshme. Unė, si shqiptar i vogėl, pas Bekimit, e pyes se ēfarė po ndodh, a ėshtė e mundur… Unė e dija se kush ėshtė Bekim Fehmiu, por se e njeh polici, doganieri dhe ēmohet aq shumė, kurse ne e injorojmė njeriun tonė – aty e kuptova. Kjo ėshtė e vėrteta pėr mikun tim dhe tė tė gjithė shqiptarėve – Bekim Fehmiun.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ngushllime familjes se Bekimit.
    Per mendimin tim Bekim Fehmiu dhe Abdurrahman Shala jane dhe do te mbeten aktoret me te medhenj shqiptar,pavaresisht qe disa ketu deshirojne te shesin patriotizem fals.Le te njihemi te gjithe ne bote ashtu siq u njohen keta dhe te gjithe ne kemi dhene provimin e atdhetarit.
    Nuk mund te jemi atdhetar nese shkruajme fjale te mdhaja neper forume,jemi atdhetar nese bejme vepra te mdhaja qe lejne shenja ne histori,e keto shenja nuk i lejme ne duke shkruar neper forume por i kane lene keta dy qe kane mbetur ne histori.
    Abdurrahman Shala filmin e fundit qe ka luajtur,ka luajtur nen regjine e nje regjisori maqedonas,film i cili mori shperblime edhe ne festovalin e Vnecias dhe ne festivalet tjera te Evropes.I ngrati aktor nuk e priti montazhin e filmit ne te cilin luajti njerin nder rolet kryesore dhe vdiq pa e pare filmin e tij.E kush e permendi nga shqiptaret kete gje?
    Askush,ose mua sme ka rene ta degjoj nje gje te tille.

    Bekim Fehmiu ishte aktor i klasit boteror,dhe jo aktor i klasit provincial dhe aktor i pseudoserialeve qe jane ne mode ne dhjetevjeqarin e fundit.

Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •