Close
Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 287
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bekim Fehmiu do tė prehet nė Prizren

    Merkure, 16 Qrshor 2010 16:08
    Ekonomisti
    Aktori Bekim Fehmiu do tė prehet nė Kosovė. Miku i tij Milazim Salihu konfirmoi pėr Top Channel, se trupi i aktorit tė madh do tė digjet siē ai e ka lėne amanet, dhe hiri do tė sillet nė Prizren nga dy djemtė dhe bashkėshortja e tij. Ai kishte kėrkuar qė banesa e tij e fundit tė ishte nė qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur ne Sarajeve ne nje familje me origjine gjakovare, por fėmijėrinė dhe rinine e kaloi ne Prizren. Miku i tij i tha pėr TCH, se Fehmiu e ka lėnė amanet nė letrėn e tij para vdekjes qė trupi i tij tė prehej ne Kosovė. Sipas tij, ceremonia do tė jetė familjare dhe modeste ashtu siē ka kėrkuar i ndjeri. Ne te do te marre pjese e shoqja serbe Branka Petric dhe dy djemte. Ndėrkohė nė Prishtinė do tė organizohen ceremonitė shteterore pėrkujtimore. Nė anėn tjetėr, nė Teatrin e Prishtinės dhe nė kinemanė e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohėn mė tė madhe gjatė pushimeve 3 mujore nė Prishtinė janė hapur librat e zisė

  2. #62
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    MERHABA !

    A jeni si jeni?

    Cka me thane per Bekimin, ni aktor i madh, ni shqiptar i madh, qe kurre nuk e mohoi qe asht shqiptar dhe emni e tij kurre nuk u sllavizue. U prehte ne paqe, qe na nderoi kudo me emnin e tij shqiptar.

    P.S. Tema asht per aktorin Bekim Femiun dhe vdekjen e tij, e jo per patriotizmin fallso ketu, dhe luftimin gjoja te barbarizmave, nen petkun e fanatikave fetare. Bekimi sigurisht se asht me patriot dhe me shqiptar se ta.

    P.P.S. Jemi lodhe prej ketyren fanatikave fetare, te maskuar me patriotizem fallso! Edhe Bekim Fehmiun ju doli radha ta sulmoni per barbarizma apo ku e di une cfare ju sillet ne koke juve, kur flitet per nje shqiptar te Kosove, nje person dhe figure internacionale, kozmopolite, ne fund te fundit i martuar me nje sllavo-ortodokse! ncncncncncn

    Ma shume me respektue shkiet se ju !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 16-06-2010 mė 16:05

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Nuk e di pse po e beni kaq te madhe,po ai as nje filum shqiptar nuk ka luajture.pfff kurgju puna e t'i!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #64
    Citim Postuar mė parė nga strange Lexo Postimin
    Paska cof!
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Shtrohet pyetja: Kur te varroset, do varroset me flamur serb??

    Ky njeri ne Kosoven e lire nuk ka qen asnjeher, gruaja e tij ka qen jo shqiptare dhe fakti tjeter fama e tij me shum ka ndiku pozitivisht ne reputacionin serb se sa shqiptar.

    Dhe ne fund vdiq ne Beograd, ne vendin me armik te mundshem te shqiptareve!
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Shpirtin ma kputi, paj ktina kur nuk ju ka dhimt jeta e vet, ku pom dhimet mu!
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    E qe e paska marr veten ne qafe,e hajt,cnncncnc keq... shum... keq....
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    Largonu nga ky i marr si ky qe asht larguar nga ne,

    as nuk na ka njoft, as nuk e njoh,

    sado pak,

    Belushi vjen disa her ne shqiperi , dhe dekleron se asht Shqiptar, bile edhe ne gjuh Shqipe

    kurse ky njeri , e bajt me shendet , at qka e ka lyp dhe e ka gjet.
    Magjypve natyrisht qe su dhimbet nje shqiptar. Jeni e njejta race qe komentoni qe cdo teme duke mbrojtur fene qe te paret tuaj nga Afrika Veriore more. Deshironi te na beni edhe neve magjype per ate shani c'do gje Shqiptare (jo veten Nene Terezen,) po magjype keni lindur, nuk behesh.

  5. #65
    Shndritshėm dhe tmerrshėm: Bekim Fehmiu (1936-2010)


    Nė Kosovė, dikush do tė mund t’i pėrmendte afrimet dhe largimet me ngatėrresat e pėrhershme qė ai i ka pasur me regjisorėt dhe institucionet e Kosovės. Bekimi ka “dėshtuar” nė Kosovė, pėrkundėr vullnetit pėr bashkėpunim, ngase nuk ka mundur tė pėrshtatet me mentalitetin dhe kriteret mediokre e lokaliste.

    Nga Shkelzen Maliqi mė 16.06.2010 nė ora 12:12
    Me Bekim Fehmiun herėn e fundit jam takuar nga fundi i verės sė vitit tė kaluar, diku nė orėn pesė e gjysmė nė mėngjes, nė Taukbahēen e Prishtinės. Unė po ecja me ngadalė drejt Gėrmisė, kurse ai vinte nga drejtimi i kundėrt, duke vrapuar si njė djalosh i ri, me atė staturėn e tij prej atleti. Nėn hijen e drynave unė nuk e pata njohur, ndoshta pse e kishte njė bluzė me kapulaqe, por ai ndaloi dhe mė pėrshėndeti. Pastaj biseduam disa minuta pėr gjėrat e rėndomta, shėndetin dhe familjet. Nėna e Bekimit dhe gjyshja ime Tehvide kanė qenė kushėrira nga Prizreni, dhe vizitoheshin deri sa kanė qenė nė jetė.

    Arsyeja qė e pėrmendi kėtė episod ėshtė pėrshtypja qė kisha atė mėngjes pėr kondicionin e tij fantastik, dhe atė skalitjen e tij si prej njė heroi antik, tamam si tė Odiseut, apo Uliksit, rolin e tė cilit e kishte luajtur nė serialin italian tė viteve ’70, qė e kishte vulosur edhe mė shumė reputacionin e tij tė aktorit me famė botėrore.

    “Unė vrapoj ēdo mėngjes gjysmė ore, kudo qė jam” - mė pat thėnė Bekimi.

    Dhe unė atė mėngjes, kur u ndamė, pata menduar pėr vullnetin e tij qė tė mbetet i fortė dhe nė dukje i ri. Ndonėse i kishte 73 vjet mbi supe, ai i rezistonte dhe, siē thuhet, nuk i dorėzohej aspak plakjes. Por, megjithatė, dyshova se ndoshta ishte njė lloj poze, mbase paksa aktoreske. “Po e luan me sukses rolin e tij tė fundit”, mendova. Kjo ideja e rolit m’u ngjall sepse kujtova se me tė mbushur 70 vjet, Bekimi e shpalli publikisht se po e lė aktrimin. A mund ta braktisė vėrtet aktrimin njė aktor kaq i madh?

    Ideja tjetėr pėr pensionimin e tij nė atė kondicion prej djaloshit, ishte se ndoshta kishte ndėrmend t’i pėrkushtohej vazhdimit tė shkrimit tė biografisė, pas suksesit tė madh qė kishte arritur si shkrimtar me “Blistavo i strasno” (E shkėlqyer dhe e tmerrshme), librin e botuar nė gjuhėn serbe, nė vitin 2001.
    Bekimi e kishte bėrė zakon viteve tė fundit qė katėr muajt e verės t’i kalonte nė Prishtinė, dhe shpesh pinim kafe nė foajenė e Kino ABC.

    Disa kapituj tė biografisė sė tij, qė ka tė bėjė me vendlindjen e tij, Sarajevėn, si dhe Shkodrėn e Prizrenin, qytetet ku ai e ka shijuar fėmijėrinė, kam pasur rast t’i lexoj edhe para botimit, sepse si redaktor i shtėpisė botuese “Dukagjini”, negocionim me tė qė ky libėr tė pėrkthehej nė shqip. Ishte vėshtirė qė tė merreshim vesh; kishte kėrkesa tė jashtėzakonshme financiare, por edhe disa tė tjera, qė botuesit i dukeshin teprime. Mua kėrkesat e tij nuk mė dukeshin tė ēuditshme, i konsideroja me vend, sepse ato faqe qė lexova, si edhe mė vonė librin nė tėrėsi, kur e pat botuar B92, vėrtet ishin gjeniale, absolutisht fascinuese. Mendoj se nuk ka asnjė libėr - jo vetėm biografik tė njė autori kosovar, e mbase edhe nė pėrgjithėsi tė autorėve shqiptarė, i shkruar nė kėto 15 vitet e fundit (njė pėrjashtim nė Kosovė janė librat me poezi tė Arben Idrizit) - qė do t’i afrohej, pėr nga vlerat e shumta artistike dhe etnografiko-antropologjike dhe politike, librit tė Bekim Fehmiut “Blistavo i strasno”.

    Supozoj se me po kėtė vlerė janė edhe vazhdimet e shėnimeve tė tij, sepse libri i botuar pėrfundon me vitin 1954, kurse unė e di nga bisedat me Bekimin se rrėfimi vazhdon me vėllime tjera qė pėrfshijnė vitet e studimit tė aktrimit, sukseset dhe problemet me karrierėn si aktor jugosllav, dhe depėrtimi e ngecjet e tij nė kinematografinė botėrore.


    Pas vdekjes sė tij, besoj se shumica e shkrimeve dhe kujtimeve pėr Bekimin do tė lidhen me filmografinė e tij tė pasur dhe rolet e spikatura nė skenat teatrore jugosllave. Do tė ceket mbase edhe ngrysja relative e karrierės sė tij nė vitet ’80, kur filloi kriza jugosllave dhe fushata antishqiptare serbe, dhe ai, pėr dallim nga dy aktorėt tjerė me famė tė skenės dhe filmit jugosllav, Faruk Begollit dhe Enver Petrovcit, kishte vendosur qė ta vazhdojė jetėn nė Beograd.

    Nė Kosovė dikush do tė mund t’i pėrmendte edhe afrimet dhe largimet me ngatėrresat e pėrhershme qė i ka pasur Bekimi me regjisorėt dhe institucionet e Kosovės: projektet e lėna pėrgjysmė (Hamleti, etj…), filmat e parealizuar, mospėrputhja e karakterit dhe principialitetit tė tij, qė shpesh pėrjetohej si arrogancė e tepruar kur ndeshej me faktorėt provincialė dhe burokratikė.

    Sipas meje, Bekimi ka mundur tė bėhet aktor i formatit edhe mė tė madh dhe tė luante edhe nė mė shumė filma dhe seriale botėrore. Ndėrkaq, kur thuhet se ai “nuk i ka dhėnė gati asgjė filmit dhe teatrit tė Kosovės”, kjo nuk ėshtė diēka qė flet keq pėr tė, por ėshtė thjesht damkė e madhe pėr realitetin tonė. Flet pėr atė se ku jemi ne me sundimin e mediokritetit. Thjesht, Bekimi ka “dėshtuar” nė Kosovė pėrkundėr vullnetit pėr bashkėpunim, ngase nuk ka mundur tė pėrshtatet me mentalitetin dhe kriteret mediokre dhe lokaliste.

    Jam i bindur se nė shėnimet e tij ėshtė ndriēuar edhe ky mister i papėrputhshmėrisė sė tij me Kosovėn mediokre.

    Si njė koincidencė tė ēuditshme po e pėrmendi njė bisedė qė kisha dy ditė mė parė nė Strip-depot, me kolegėt Leonard Kėrquki dhe Shpend Limoni. Shpendi sapo kishte lexuar librin “Blistavo i strasno”, ishte mrekulluar me tė, por e shtroi njė pyetje, jo si dilemė tė veten, por qė shpesh mund tė dėgjohet nė kuluaret letrare: athua kush ėshtė “autori i vėrtetė” i kėtij libri, sepse paragjykohet se Bekimi ka qenė aktor i madh, ama ėshtė e pamundur qė tė jetė po aq i madh edhe si shkrimtar.

    Nė kėtė bisedė unė vura bast nė autenticitetin dhe gjenialitetin e Bekimit edhe si shkrimtar. Besoj se shkrimi i tij ėshtė roli dhe amaneti i tij i fundit, ku fshihen pėr amshim, shkėlqimet dhe tmerret e jetės sė tij dhe tė kohės sonė.

    (Shėnuar mė 15 qershor 2010, 18:30-19:50)

  6. #66
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Nuk e di pse po e beni kaq te madhe,po ai as nje filum shqiptar nuk ka luajture.pfff kurgju puna e t'i!
    Punė e madhe qė nuk paska kuajtur nė asnjė film shqiptar. Tokės shqiptare nuk i munguan kurrė shqiptarėt, mirėpo fqinjėt tanė na e kontestuan autoktoninė prore, pikėrisht pėr shkak tė "mungesės" sė dėshmive pėr ekzistencėn tonė. Bekimi nuk bėri gjė tjetėr pėr kombin e tij, veēse me njė kokėfortėsi tipike shqiptare dėshmoi kombėsinė e tij dhe Kosovėn shqiptare, ngado qė e ēoi jeta e tij artistike. Pra dėshmoi ekzistencėn e Kosovės shqiptare.

    Mos harroni qė nė fund tė viteve 60 edhe qytetari mesatar i ish-Jugosllavisė nga repulikat veriore nuk e kishte njė ide tė qartė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Ai poashtu dėshmoi edhe talentin dhe mundėsitė e jashtėzakonshme tė popullit tė tij, qė i shuheshin gjenitė qoftė tė shkencės qoftė tė artit pėr shkak tė pamundėsisė objektive pėr ta zhvilluar talentin.

    Mbaj mend ka qenė viti 1972 kur si nxėnės i klasės sė gjashtė tetėvjeēare u zura me njė fqiun tim serb pėr Bekimin: Ai thoshte qė ėshtė serb, ndėrsa unė i habitur me "budallakinė e tij" i thoja qė ėshtė shqiptar. U ndamė nga njėri-tjetri duke mbetur secili nė tė veten dhe nuk u shoqėruam mė kurrė.

    Bekimi ėshtė Nderi i Kombit, dhe dėm qė ky titull nuk iu dha pėr sė gjalli. Ai nė mėnyrėn mė shembullore lau borxhin ndaj kombit tė tij duk mos e mohuar kurrė, pėrkundrazi duke e afirmuar dhe lartėsuar kudo qė iu dha rasti. Ai lau borxhin e tij ndaj kombit edhe duke jetuar me dhimbjen e tij, duke ngritur zėrin e protestės, ndaj histerisė antishqiptare nė Serbinė e viteve 80 nė mėnyrėn e tij origjinale dhe tė pakundshoqe duke i rėnė vijė tė zezė paraqitjeve tė tij nė teatrot e Beogradit.

    E gjithė pjella e Ibrahim Fehmiut, kushdo qė pati rastin t'i njohė, cilindo prej tyre, pavarėsisht profesioneve qė ushtruan, sigurisht tė ndikuar nga edukata dhe formimi qė trashėguan nga prindėrit, patėn disa karakteristika tė pėrbashkėta: qenė prefekcionistė, me shpirt tė pakorruptueshėm dhe jo-konformistė.

    Tė gjithė atyre qė u mbetet merak qė Bekimi nuk u kthye pėrgjithmonė nė Kosovė, dhe tė bėhej pjesė e mediokritetit artistik tė Prishtinės, le ta kėqyrin Enver Petrovcin dhe prerjen qė iu bė kėtij aktori nė udhėn e tij artistike me kthimin e tij nė Prishtinė. kthimi nė Prishtinė i aktorit qė ishte studenti mė i suksesshėm i gjeneratės sė tij qė pati nisur njė karrierė brilante nė kryeqytetin e ish-RSFJ-sė, pėr nga mundėsitė e zhvillimit tė talentit tė tij ėshtė sikur ta nxjerrėsh njė balenė nga deti dhe ta fusish nė njė pishinė.

    E Bekimi, Bekimi qe balenė qė notoi nė oqean.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    E mrekullueshme dhe ironi e fatit qe dy shqiptere te lozin Odisen ....kame lexuar njehere nje interviste te tij ku thoshte qe gjate xhirimeve jame shkepur duke folur shqip me Irenen Papas (qe me duket nuk e pranon qe eshte me orgjine nga Korēa ....)
    po te jete e vertete ai me madheshtine e tij ja ka arritur qe zonja Iren te flasi shqip
    Ju katundaret e forumit qe shkruani budalleqe kursejeni bojen e komp,nuk kemi nevoj per patriotizem fshataresk ....Bota i ka te droguar e homo artistet dhe i kujton me nderim ,ne pse ka marre nje ortodokse sllave do ta bejme armik ....!!!!
    i paharruar qofte kujtimi i tij
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Amaneti i aktorit Bekim Fehmiu, trupi i tij tė digjet


    Prishtinė 16 qershor- Pas mė shumė se 7 dekadave jetė, aktori legjendar Bekim Fehmiu i dha fund vet jetės sė tij.

    Kėshtu sė paku kanė lajmėruar mediet serbe, tė cilat kanė cituar Ministrin e Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Ivica Dacic.

    Thuhet se Fehmiu ka bėrė vetėvrasje me pistoletėn e regjistruar nė emrin e tij.
    Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Milazim Salihu, drejtor i Kino ABC, i cili kishte biseduar me gruan e aktorit tė ndjerė.

    “Lajmin e hidhur e mora nga Branka Petric, aktorja e njohur e Beogradit dhe bashkėshortja e Bekimit. Nė shtėpi e kanė gjetur dhe ka bėrė vetėvrasje me revole”, tha Salihu pėr Express.

    Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Agon Fehmiu, djali vėllait tė Bekim Fehmiut.
    “Kam biseduar me djalin e tij dhe ai mė tha qė ndihma e parė ėshtė aty. Tashmė kanė mbetur tė dihen detajet, sepse ai ka lėnė njė amanet qė tė varroset nė njė mėnyrė mė specifike”, tha Agon Fehmiu pėr Express.

    Dy muajt e fundit, sipas Agon Fehmiut, aktori tashmė i ndjerė nuk ka qenė nė njė gjendje tė mirė shėndetėsore, pasi kishte pėsuar gjakderdhje nė tru.

    “Dy muaj e fundit ai ka qenė i sėmurė, ka pas gjakderdhje nė tru. Do tė thotė ka qenė nė rehabilitim e sipėr”, tha Agon Fehmiu pėr Express.
    .
    Korrespodenti Radio Televizionit tė Kosovės nė Beograd, Fahri Musliu nė njė bisedė me gruan e aktorit Fehmiu, Branka Petric ka thėnė se amaneti i aktorit ishte qė trupi i tij tė kremohet.

    “Bashkėshortja e Bekimit, Branka Petric njė aktore e njohur e Beogradit deklaroi se Bekimi ka bėrė vetėvrasje nė banesė rreth 14:00 – 15:00, derisa ajo ishte nė qytet dhe gjatė katėr muajve tė fundit ai ka qenė i vetizoluar dhe ka pasur disa probleme shėndetėsore dhe psikike”, raporton Musliu.

    “Ajo tha se kremimi i trupit tė tij do tė bėhet nė Beograd, por ende nuk ėshtė caktuar data. Kjo ka qenė dėshira e fundit e Bekimit tha Branka Petriq”, raporton Fahri Musliu, korrespodenti i RTK-sė nė Beograd.

    Fehmiu ėshtė lindur 74 vjet mė parė nė qytetin e Sarajevės, ndėrsa deri sot ėshtė konsideruar si “kremi” i aktrimit nė ish – Jugosllavi.

    Rrugėtimi i tij jetėsor lidhet mes Sarajevės, Shkodrės, Prizrenit, Prishtinės dhe Beogradit. Fehmiu gjatė karrierės sė tij ka luajtur 40 filma tė metrazhit tė gjatė si nė kinematografinė jugosllave atė evropiane, duke arritur madje edhe nė Hollywood.

    Ka bashkėpunuar ngushtė me emrat e njohur tė filmit, si: John Houston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale, Candice Bergen.
    Nė vitin 1987 Fehmiu nė shenje proteste kundėr propagandės antishqiptare dhe pėrhapjes sė urrejtjes ndaj shqiptarėve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin.

    Nė fillimin e vitit 2001, u botua autobiografia e aktorit Bekim Fehmiu, me titullin "Shkėlqim dhe frikė".

    Pėr njė kohė tė gjatė Fehmiu ka qenė i mbyllur sa i pėrket deklarimit nė media.
    Gazeta “Express” dy muaj mė parė pati publikuar njė shkrim rreth vizitės sė Fehmiut nė Shqipėri nė vitin 1972. Pėr shkak tė njė bllokade totale dhe tė hekurt sa i pėrket informimit dhe teknologjisė, duket se fytyra e Fehmiut vetėm se imagjinohej nga shqiptarėt e Shqipėrisė.

    Mbledhėsit e Puplave

    Film i xhiruar nė vitin 1967, i bazuar nė stilin e jetesės sė romėve nė veri tė Vojvodinės. Rrėfimi pėrfshin tema komplekse si dashuria, raportet ndėretnike dhe sociale.

    Mbledhėsit e Puplave konsiderohet si kryevepėr e kinematografisė jugosllave, kurse aktrimi i Fehmiut ėshtė cilėsuar brilant.

    Filmi ka qenė i nominuar pėr Ēmimin Oscar nė kategorinė e filmit mė tė mirė tė huaj, kurse e ka fituar Ēmimin Special tė Jurisė nė Festivalin e Cannes.

    Fehmiu ende ėshtė shqiptari i parė i cili ka luajtur rolin kryesor nė njė film tė nominuar pėr Oscar./Express / Zhurnal /
    What goes around,comes around.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Deklarata tė artistėve kosovarė pas vdekjes sė B. Fehmiut

    Selman Jusufi
    “Ishte aktori mė i mirė nė Evropė, me prejardhje shqiptare, ėshtė njė aktor qė unė kisha fatin ta njoh jo vetėm si aktor, por edhe duke e pasur edhe profesor njė kohė tė shkurtėr, ėshtė njė personalitet qė artit shqiptar nuk mund t’i pėrsėritet”.

    Isa Qosja
    Konsideroj qė ėshtė njė humbje jashtėzakonisht e madhe, shumė e madhe, paskajshmėrisht e madhe, ishte njė aktor i madh jo vetėm shqiptar, aktor qė mund ta krahasoj me figurat mė tė rėndėsishme qė kanė qenė protagonistėt e kinematografisė nė botė, e dyta ato qė i bėri ai nė disa filma sikur nė “Mbledhėsit e puplave” pastaj me “Kalimin mbi kurrizin e djallit”, pastaj “Edukimi special” dhe tjerė filma, mbeten si freska tė vėrteta, kėshtu qė Bekimi ishte njė aktor me fuqi vullkanike, humbje e madhe pėr komunitetin artistik, humbje e madhe pėr tė gjithė ne. Gjithnjė tash kthehem pas dhe them, pse askush prej nesh nuk bėri njė film dokumentar pėr tė, sė paku pėr tė. E di se tė gjithė ne kishim dėshirė ta kishim nė njė projekt tonin, nuk e di pse nuk ishte e mundur dhe s’ndodhi ajo, por se paku ta kishim pas njė film dokumentar pėr tė, njė rrėfim pėr jetėn e tij artistike, sa do tė kishte vlerė tash”.

    Jeton Neziraj
    “Konsideroj qė ėshtė e dhimbshme qė po largohet njėri prej artistėve mė tė njohur qė kemi pasur. Puna e parė qė bėra, natyrisht pasi mora vesh pėr lajmin, ishte tė provoja t’i rikujtoj edhe njė herė pjesėt qė i ka luajtur edhe konsideroj se mėnyra se si ka zgjedhur t’i japė fund jetės ėshtė po aq e dhimbshme dhe po aq ndoshta na bėn fajtor qė ndoshta s’e kemi bėrė krejt atė qė ai e ka kėrkuar nė kėtė moshė, mbas asaj karriere tė bujshme; e ka kėrkuar jo pse ai e ka dashur, por sepse ne konsideroj qė ia kemi pas borxh njė pėrkujdesje, njė pėrkushtim mė tė madh. Si zakonisht artistėt e mėdhenj ikin kėshtu nė heshtje dhe pas vdekjes natyrisht na mbetet neve tė ndajmė mirėnjohje, shpėrblime, dekorata dhe kjo mendoj ėshtė e zakonshme nė kėto treva, artistėt e mėdhenj ikin pa minimumin e mirėnjohjes qė e meritojnė”.
    What goes around,comes around.

  10. #70
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga BROZALINI Lexo Postimin
    Mund te kishte gjetur ndonje pershendetje tjeter shqip: "mire se ju gjej"" tungjatjeta" etj. e jo nje pershendetje ;barbarizem: turko-arabe: " haba" "Ozhgjelten" "Bujrum". Jemi shqiptar, kemi gjuhen tone te bukur e te paster. Ka qene ne Lidhjen e Shkrimtareve e Artisteve, jo ne "mejhane". E di fort mire se ka pasur shkolle, e ka kene artist i madh, po fjala e tij dhe e cilitdo artist mbetet ne kujtesen e pasardhesve. Ai qe s'na e do te miren, abuzon me pershendetjen e mesiperme. Them te kishte pershendetur "shqip" do te kishte kene ma me vlere. Masandej ka kene ne Shqipni, pershendetjen e ka ba ketu,jo ne Kosove ku shqipfolesit nje pjese te mire te leksikut e kane turko-arab ose shqipe "puke" te kohes se Buzukut...
    Te ka then njeri ty qe je vertet i cuditshem.
    Largohu pislliqeve te nacionalizmit e mundohu si pranosh e respektosh njerezit ne menyren sesi te prezantohen , e jo ne menyren sic i deshiron ti.

    E di qe jemi ne vitin 2010 , apo duhet ndonjeri te ta rikujtoj perhera?

Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •