Close
Faqja 9 prej 29 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 287
  1. #81
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Bekim Fehmiu nė sytė e tė birit tė tij Uliksit





    Qė tė flas pėr babanė tim, Bekimin, sė pari do tė duhet tė flas pėr gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur mė 1892 nė Gjakovė, nė njė familje tregtare dhe arsimore.

    Shkollėn Normale dhe Medresenė e kishte kryer nė Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund tė tregohet edhe pėrmes emrave qė ua kishte lėnė fėmijėve tė vet, duke u pėrpjekur qė ata t’i kishin vetėm me kuptime shqiptare, e nė asnjė mėnyrė arabe ose turke.

    Vajza mė e madhe quhej Besa - fjalė e nderit, betim dhe njė lloj shenje mbrojtėse e shqiptarėve; Shpresa - shpresė nė ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar; Bashkim - djali i parė, nė kuptimin e bashkimit tė shqiptarėve; Arsim - arsimimi i popullit; Fatmir - fat i mirė pėr popullin; Bekim, babai im - donte tė thoshte bekimi i popullit; Afėrdita - agimi ėshtė afėr pėr popullin shqiptar dhe Luljeta - lulja e jetės.

    Ibrahim Fehmiu me pushkė dhe libėr ishte dora e djathtė e patriotit tė shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundėr pushtimit turk nė vitin 1912. Si njė ndėr mėsuesit e parė shqiptar, i kushtohet arsimimit tė popullit tė tij dhe hapjes sė shkollave nėpėr Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė shkak, pushteti serbo-malazez e dėnon me vdekje.

    Nė kohėn e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vėnė njė ēmim shumė tė lartė dukatėsh pėr kokėn e tij.

    Mė 1929 kapet dhe izolohet nė Valevė. Nė atė kohė familja e tij jetonte nė Gjakovė, kurse dy vite mė vonė tė gjithė sė bashku deportohen nė Sarajevė, ku, pėrveē tre fėmijėve tė lindur, nė botė vijnė edhe bijtė: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.

    Nė vitin 1939, pas okupimit tė Shqipėrisė nga Italia, ata shkojnė nė Shkodėr, ku gjyshi bėhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij mė e vogėl, Afėrdita.

    Pas rėnies sė Mbretėrisė Jugosllave mė 1941, familja kthehet nė Prizren, ku ai e vazhdon punėn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanėt.

    As nė kohėn e Jugosllavisė sė re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit tė montuar ai dėnohet. Pas daljes nga burgu nė vitin 1951 ai vdes.

    Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur nė Gjakovė mė 1908, e cila e kishte pėrcjellė vazhdimisht gjyshin nė rrugėn e vuajtjeve tė tij jetėsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalė tė mjaftueshme pėr t’i pėrshkruar tė gjitha vuajtjet e nėnės sė tij dhe tė familjes Fehmiu.

    Gjenerata e babait tim Bekimit, ėshtė gjenerata e parė nė historinė e Prizrenit qė shkollimin e plotė e kreu nė gjuhėn shqipe – nga shkolla fillore deri nė maturėn e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bėhet anėtar i dramės shqipe tė Teatrit Krahinor, si teatėr i vetėm profesional nė Kosovė.

    Akademinė Teatrore nė Beograd e regjistron nė vitin 1956, nė klasėn e profesorit tė njohur Mate Millosheviē. E kalon provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht qė tė mėsonte gjuhėn serbo-kroate.

    Teatri i Prishtinės ia ndan bursėn e studimeve, por mallkimin qė i kishin bėrė “zotat “ e politikės ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokėn e babait tim. Pas dy muajve i ndėrpritet bursa.

    Duke falėnderuar rektorin e Akademisė sė Poetėve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa pėr shkollim deri nė fund tė studimeve. Shpejt mėson serbokroatishten dhe gjatė vitit 1960 bėhet anėtar i rregullt i teatrit mė tė mirė tė vendit, Teatrit jugosllav tė Dramės.

    Deri nė ditėt e sotme, profesorėt e Akademisė e pėrmendin babanė tim si shembull i njė talenti tė jashtėzakonshėm dhe si njė student i vyeshėm, qė edhe unė, si student i tė njėjtit fakultet, i kam dėgjuar disa herė ato lėvdata qė i bėheshin babait tim.

    Deri nė vitin 1967, kur jep dorėheqje nga Teatri jugosllav i Dramės, pėr shkak tė trajtimit tė dobėt, ai kishte luajtur mbi 40 role tė llojllojshme teatrore, nga tė cilat kishte interpretuar role tė mesme dhe kryesore, duke hyrė kėtu edhe “Atelia 212”. Nė dy pjesė teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviē, pėr “Riēardin e tretė” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit.

    I realizon filmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj.

    Pas suksesit tė madh tė filmit “Mbledhėsit e puplave”, nė regjinė e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhė (filmi fiton dy shpėrblime nė Festivalin e Kanės-Francė 1967 dhe nominohet edhe pėr “Oskar”, nė vitin 1968), fillon karriera e tij internacionale, duke u bėrė ylli i parė botėror nga hapėsirat tona (rajoni ynė) dhe nėnshkruan njė kontratė disavjeēare me producentin Dino De Laurentis. Ai bėhet krenaria e ish-Jugosllavisė.

    Kryesisht xhironte nė Europė, SHBA, Amerikėn Jugore, Afrikė dhe Azi. Luajti nė gjuhėn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frėnge dhe italiane. Spektatorėt edhe sot i shikojnė filmat dhe teleseritė nė tė cilat luajti ai, siē janė: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin, “Aventurierėt”, ku luajti rolin kryesor tė Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riēard Krenėn, Rikardo Montalbanin, Ēak Konorsin, Vudi Stroudin etj. Nė “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin... nė “Libera dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen, nė “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe tė tjerė.

    Qė ta fitonte rolin me buxhet tė lartė nė filmin “Aventurierėt”, nė regjinė e Luis Xhilbertit, duhej qė ta zotėronte gjuhėn angleze nė njė afat vetėm prej 10 javėsh, gjė qė pati sukses. Rolin e fitoi nė vitin 1968, po atė vit kur u linda edhe unė.

    Qė t’u paraqitej tė ftuarve, si ylli i ri i filmit “Aventurierėt” me yjet mė tė mirė tė filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., pėr nder tė babait tim ishte organizuar njė pranim madhėshtor nė hotelin “Pjer” tė Nju Jorkut, nė tė cilin ishte paraqitur me veshje kombėtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, nė tė cilėt luante kryesisht role kryesore.

    Nė shenjė proteste, pėr shkak tė propagandės antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit tė tij, babai im mė 1987-n nė mėnyrė demonstrative e lėshon pjesėn teatrore “Madam Kolontajn”, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe pėrshėndetet publikisht me veprimtarinė artistike nė ish-Jugosllavi.

    Roli i fundit qė luajti pėr televizionin italian ishte Shėn Josifi nė filmin “Fėmija i emėruar Jezu” nė regjinė e Franko Rosit, i cili ėshtė shfaqur edhe nė televizionin amerikan.

    Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thėnė: “Bekim Fehmiu ėshtė i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi nė Perėndim gati njėzet vite, duke e depėrtuar nė perden e hekurt, deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rrėzimin e Murit tė Berlinit”.

    Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar nė vitin 1992 nė regjinė e Ken Anakinit dhe nė produksionin amerikano-italian.

    Pas Aleksandėr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im ėshtė aktori i parė internacional shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20.

    Rėnia e Jugosllavisė, lufta e tmerrshme vėllavrasėse, shkatėrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumėvjeēar i Sarajevės, lufta nė Kosovė, kanė bėrė qė babai im tė tėrhiqej edhe mė tepėr. Ėshtė ndarė nga fjalėt qė pėr aktorin janė mė tė fuqishmet dhe mjeti mė i mirė. Ėshtė ndarė prej tyre dhe i ka shndėrruar nė heshtje, nė protestė, me ē’rast Hamleti do tė thoshte... “Ka mbetur heshtja”.

    Nga gazetaexpress
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 17-06-2010 mė 03:40

  2. #82
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Zigzag Lexo Postimin
    Fare e keqe paskan qene keta mjekraxhinjte !

    Edhe ketu nuk rrini dot pa i fut mjekrrat e qelbura mo ?! Shkoni ore ngrini menderen nga pese here ne dite, ate beni...

    Derra !!

    Ju prehte shpirti ne paqe Bekim Fehmiut !
    mos ja vini re se jane kalamaj.

    rafmet paste

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    Amaneti i dyshimtė i Bekim Femiut!

    Gruaja Serbe e Bekim Femiut, Branka Petric ka thėnė se amaneti i aktorit ishte qė trupi i tij tė digjet.

    Ne kete menyre digjet lidhaj e fundit Shqiptaro Serbe! As zakon Serb as Shqiptar!
    Zakon Serbet e kane ti djegin ... te tjeret dhe memorjen e tyre!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anėtarėsuar
    17-01-2005
    Postime
    167

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Gruaja Serbe e Bekim Femiut, Branka Petric ka thėnė se amaneti i aktorit ishte qė trupi i tij tė digjet.

    Ne kete menyre digjet lidhaj e fundit Shqiptaro Serbe! As zakon Serb as Shqiptar!
    Zakon Serbet e kane ti djegin ... te tjeret dhe memorjen e tyre!
    Nje gje nuk arrij te kuptoj, pse duhet te behet kaq shume zhurme per deshiren e fundit te tij? Pse duhet politizuar gjithcka ne kete rast? Pse nuk mjafton te respektohet e nderohet vepra e kujtimi i tij? Mjaft me me keto se nuk kane vlere!

  5. #85
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Gruaja Serbe e Bekim Femiut, Branka Petric ka thėnė se amaneti i aktorit ishte qė trupi i tij tė digjet.

    Ne kete menyre digjet lidhaj e fundit Shqiptaro Serbe! As zakon Serb as Shqiptar!
    Zakon Serbet e kane ti djegin ... te tjeret dhe memorjen e tyre!
    Pse Bekimi te jetoi ne Serbi ? Sikur te kishte jetuar ne Kosove apo Shqiperi, sigurisht qe ky nuk do ishte amaneti i tij i fundit ! Tash mund ta djegin, mund ta ēveshin, mund ta coptojn, mund ta deformojn e mund ti bejn cfar te duan,... sepse ka len "amanet".

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Jemi popull i vogėl nuk kemi njerėz me humb as te gjallė as te vdekur. Bekim Fehmiu ishte do te mete artist i madh, ai ishte shqiptar dhe do te mbete shqiptar. As njė te keq nuk i ka ber populli te vete.
    E pėr disa qe shprehin mllefin pse ashtu e pse kėshtu pėr Bekimin, kėto pyetje drejtoni veti kush jeni ēka jeni ka bėni pėr vendin e juaj, sa po ta sheh hairin shpija jote , lagjja, rrethi ma i gjane dhe shteti ?

  7. #87
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Largohet nje prej figurave qe me bente krenar!!!!
    Zemra me dridhet dhe derdh lot nga mendimi se sa ka vuajtur per te merre nje vendim te tille: te tmerrshem!!
    Do te jem gjithje krenar si bashkekombes i Bekim Fehmiut!!
    Jarigas

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ca ****n u duhet njerezve se ca do te beje me trupin E TIJ nje tip qe as e njohin personalisht? Fondamentalizmi fetar/nacionalist po teprohet, me ngjan mua!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    U prefte ne paqe ky artist i madh!
    Jam ndjere gjithmone shume krenare qe eshte shqiptar. Fisnikeria dhe eleganca si aktor nuk ka te krahasuar. Me vjen keq qe Shqiperia zyrtare nuk beri asnje perpjekje per ta afruar dhe nderuar pas viteve 90. Nje neglizhence e pafalshme!

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ju lutem shume moderatoreve, hiqini komentet e debilave arabofile nga kjo teme!

Faqja 9 prej 29 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •