Close
Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 287
  1. #131
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    A moj shqypni e mjera shqypni, kur do behemi njerez ne amon.



    Ngushellime familjes !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #132
    Qiri pėr nderė tė Bekim Fehmiut

    Komuniteti i artistėve e ka quajtur Fehmiun si udhėrrėfyes pėr artistėt. Aktori Enver Petrovci i papėrmbajtur nga emocionet ka thėnė se lajmi pėr vdekjen e artistit tė madh Bekim Fehmiu ėshtė lajmi mė tragjik qė atij i ėshtė kumtuar ndonjėherė.




    Nė orėt e mbrėmjes komuniteti i artistėve ka ndezur qirinj pėr tė nderuar jetėn dhe veprėn e ikonės sė filmit Bekim Fehmiu. 74 qirinj janė ndezur para Teatrit Kombėtar tė Kosovės nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e ikonės sė filmit Bekim Fehmiu, i cili ka ndėrruar jetė tragjikisht.

    Komuniteti i artistėve e ka quajtur Fehmiun si udhėrrėfyes pėr artistėt. Aktori Enver Petrovci i papėrmbajtur nga emocionet ka thėnė se lajmi pėr vdekjen e artistit tė madh Bekim Fehmiu ėshtė lajmi mė tragjik qė atij i ėshtė kumtuar ndonjėherė.

    Ndėrkaq regjisorėt Fadil Hysaj dhe Burbuqe Berisha kanė thėnė se vdekja e njė ikone nė kėtė mėnyrė shihet si shenjė proteste dhe ėshtė tėrheqje e vėrejtjes pėr kujdes mė tė madh ndaj artistėve tė mėdhenj qė janė gjallė.

    Hysaj madje ka thėnė se ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė artist kaq i madh sikurse Bekim Fehmiu nuk ka arritur asnjėherė tė flasė nė gjuhėn shqipe nė ndonjė film nė Kosovė, apo Shqipėri.

    Nė nderim tė tė ndjerit Fehmiu para Teatrit Kombėtar ėshtė hapur edhe libri i zisė. Njė nga aktorėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė tė gjitha kohėve, Fehmiu u vetėvra nė Beograd, nė moshėn 74 vjeēare.




    Presidenti Sejdiu ngushėlloi familjen Fehmiu


    Prishtinė. Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu i dėrgoi njė telegram ngushėllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta tė mė tė dashurit tė tyre, aktorit me renome ndėrkombėtare, Bekim Fehmiu.

    “E nderuara familje Fehmiu, Pranoni ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta tė mė tė dashurit tuaj, Bekim Fehmiu, aktor me renome ndėrkombėtare. Lajmi pėr shuarjen e Bekimit na ka prekur rėndė tė gjithėve. Mirėpo, nami i emrit tė tij, vepra kolosale
    kinematografike qė la ai pas vetes na bėn tė jemi tė bindur se Ju do tė gjeni forcė pėr ta pėrballuar dhembjen e madhe”, theksohet nė telegramin e ngushėllimit dėrguar nga Presidenti Sejdiu familjes sė tė ndjerit, Bekim Fehmiu.

    Sejdiu u shpreh se “Bekim Fehmiu ėshtė sinonim i artit filmik nė kėtė pjesė tė Evropės, ndėrsa vlera e veprės sė tij ėshtė universale. Ai jetoi, punoi dhe iku si njė artist i kėtyre pėrmasave”.

    Bekim Fehmiu dje u shpall i vdekur pasi u gjet i vetėvrarė nė banesėn e tij nė njė lagje tė Beogradit.

    yllpress.com

  3. #133
    Vlerėsimet e aktorėve serbė dhe kroatė

    Media serbe citon se vdekja tragjike e aktorit tė famshėm Bekim Fehmiu nė moshėn 74-vjeēare nuk la askėnd indiferent.

    Ajo e cilėson aktorin e ndjerė si figurė tė pazakontė, tė papėrsėritshme, yll tė Ballkanit dhe si njėrin nga artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė shekullit XX.

    Presidenti serb, Boris Tadiē i dėrgoi njė letėr ngushėllimi famljes sė aktorit.

    Aktori kroat Relja Bashiē tha se Bekim Fehmiun e mban nė mend si njė njeri jashtėzakonisht tė talentuar dhe mjaft modest.

    "Kam marrė pjesė nė fillimin e karrierės sė tij kur ka filluar tė punojė jashtė vendit, me producentėt italianė dhe mė vonė me ata amerikanė. Gjithmonė mbeti shumė modest dhe mendoj se kjo ėshtė humbje e madhe pėr botėn tonė artistike", tha Bashiē.

    Kritiku serb i filmit, Milan Vljaēiē vlerėson se Bekim Fehmiu ishte njėri nga aktorėt mė tė mėdhenj tė gjeneratės sė tij, por qė nuk u shfrytėzua si duhet.

    Regjisori i njohur serb, Goran Markoviē tha se ''ai ishte yll i madh, unė kam qenė askush dhe asgjė''.

    "Bekim Fehmiu ishte aktor i madh dhe njeri i madh, lidhje e madhe midis serbėve dhe shqiptarėve", tha Markoviē.

    "Bekimi ka luajtur nė filmin tim tė parė dhe ka bėrė njė gjest tė cilin asnjėherė nuk e kam harruar", ka thėnė Markoviē.

    Bėhet fjalė pėr filmin "Edukimi special" i vitit 1977.

    "Atė kohė ai ishte yll i madh, unė kam qenė askush dhe asgjė, ai ka pranuar ta luajė rolin kryesor pa shpėrblim dhe luajti sikur tė luante nė njė megaprojekt hollivudian", shton Markoviē.

    "Mendoj se nė kėtė moment ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se Bekimi ka qenė njė lidhje e fuqishme mes serbėve dhe shqiptarėve, ka qenė aktor i madh dhe njeri i madh", shton ai.

    Regjisori i famshėm, Purisha Xhorxheviē thotė se ''ai ishte shumė i bukur dhe i talentuar pėr kėtė botė''.

    ''Bekimi ka pasur filma qė e ēuan nė majėn e botės. Kana ka duartrokitur pėr filmin "Mbledhėsi i puplave". Ishte shumė i bukur dhe i talentuar pėr kėtė botė", thotė Xhorxheviē.

  4. #134
    Bekim Fehmiu, aroma shqiptare e kinematografisė botėrore

    In Memoriam

    Aktori i vetėm shqiptar i pėrmasave botėrore, i veēantė nė jetė dhe aktrim, mbeti i veēantė edhe nė vdekje edhe nė amanet. Kishte kėrkuar qė trupi i tij tė digjet.

    Shkup 16 qershor, ATSH-MIA - Bekim Fehmiu i dha fund jetės sė tij. Aktori i vetėm shqiptar i pėrmasave botėrore, i veēantė nė jetė dhe aktrim, mbeti i veēantė edhe nė vdekje edhe nė amanet. Kishte kėrkuar qė trupi i tij tė digjet.


    Prishtinė - Qirinj pėr nder tė Bekim Fehmiut

    Nė orėt e mbrėmjes komuniteti i artistėve ndezi qirinj pėr tė nderuar jetėn dhe veprėn e ikonės sė filmit Bekim Fehmiu.

    Shtatėdhjetė e katėr qirinj u ndezėn para Teatrit Kombėtar tė Kosovės nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e ikonės sė filmit Bekim Fehmiu, i cili ka vdiq tragjikisht.

    Komuniteti i artistėve e quajti Fehmiun udhėrrėfyes pėr artistėt. Aktori Enver Petrovci tha se lajmi pėr vdekjen e artistit tė madh ishte lajmi mė tragjik kishte marrė ndonjėherė nė jetėn e tij.

    Ndėrkaq regjisorėt Fadil Hysaj dhe Burbuqe Berisha thanė se vdekja e njė ikone nė kėtė mėnyrė shihet si shenjė proteste dhe ėshtė tėrheqje e vėmendjes pėr kujdes mė tė madh ndaj artistėve tė mėdhenj qė janė gjallė.

    Hysaj theksoi se ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė artist kaq i madh si Bekim Fehmiu nuk ka arritur asnjėherė tė flasė nė gjuhėn shqipe nė ndonjė film nė Kosovė apo Shqipėri.

    Nė nderim tė tė ndjerit Fehmiu para Teatrit Kombėtar ėshtė hapur edhe libri i zisė. Njė nga aktorėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė tė gjitha kohėve, Fehmiu u vetėvra nė Beograd, nė moshėn 74 vjeēare.

    Aktori kosovar, Selman Jusufi tha se “Fehmiu ishte aktori mė i mirė nė Evropė, me prejardhje shqiptare, ėshtė njė aktor qė unė kisha fatin ta njoh jo vetėm si aktor, por edhe duke e pasur profesor pėr njė kohė tė shkurtėr, ėshtė njė personalitet qė artit shqiptar nuk mund t’i pėrsėritet”.

    Isa Qosja, njė tjetėr aktor, tha se e konsideroj humbje jashtėzakonisht tė madhe, shumė e madhe, paskajshmėrisht e madhe, ishte njė aktor i madh jo vetėm shqiptar, aktor qė mund ta krahasoj me figurat mė tė rėndėsishme qė kanė qenė protagonistėt e kinematografisė nė botė.

    Ndėrkohė, Jeton Neziraj tha se ''si zakonisht artistėt e mėdhenj ikin kėshtu nė heshtje dhe pas vdekjes natyrisht na mbetet neve tė ndajmė mirėnjohje, shpėrblime, dekorata dhe kjo mendoj ėshtė e zakonshme nė kėto treva, artistėt e mėdhenj ikin pa minimumin e mirėnjohjes qė e meritojnė''.

  5. #135
    Aktori Timo Flloko me njė profil tė Bekim Fehmiut, nga takimi i parė nė vitet '70, te i fundit nė Kosovė.


    Mendimet e tij pėr suksesin, aktorėt shqiptarė, artin realist.


    Flloko uron qė sė paku lexuesi ynė tė ketė nė dorė autobiografinė e Fehmiut, njė vepėr brilante pėr njeriun, historinė, politikėn dhe kombin


    Los Anxhelesi ėshtė pothuajse nė anėn tjetėr tė botės, nėntė orė larg Shqipėrisė dhe... atje lind dielli kur perėndon nė Kaliforni! Mėngjesin e sė martės - shpesh tė kėqijat ngjasin tė martave, sipas mendėsisė bestyte - dita qe e mugėt dhe kishte diēka brerėse nė heshtjen dhe ngathtėsinė e ritualit tim tė fillimditės! Hapa internetin.


    O Zot, e mora ē'pritej dhe mė keq se aq: "Bekim Fehmiu passed away!" "Aktori i famshėm Bekim Fehmiu (74) kryeu vetėvrasje ditėn e martė rreth orės 15 e 30 nė apartamentin e vet nė Rrugėn Stanislav Smrecevic nr. 5 nė, lagjen Zvezdar nė Beograd - thuhej nė informacion - i ka shtirė vetes me pistoletė... se cila ėshtė arsyeja qė e bėri heroin e filmit kult "Mbledhėsi i puplave" t'i shtinte vetes, tani pėr tani nuk dihet."


    Kishte kryer vetėvrasje, pasi kishte shkuar nė dhomėn e vet dhe u kishte dhėnė lamtumirėn e heshtur, tė pathėnė, bashkėshortes Branka dhe njėrit prej djemve qė ndodhej me tė nė Beograd, Hedonit. Kishte kaluar njė atak cerebral para disa muajsh - siē shkruanin gazetat, dhe ndoshta i kishte humbur shpresat pėr jetė, njė sėmundje fatale, cfilitėse dhe depresive.


    Pėr fatin tim tė keq, pėrherė e shtyva telefonatėn nė Beograd, tė cilėn njė zė i brendshėm mė nxiste t'ia bėja si ēdo herė tjetėr. Por s'qe e thėnė. Ishte si njė dėnim pėr ta ndjerė mė tepėr peshėn e dhembjes, ndjesinė e fajit tė shkujdesjes njerėzore. Lajmet nė largėsi kanė peshė tė shumėfishtė. Pėr ta lehtėsuar dhembjen i shkrova mikut tim Mevlan Shanajt nė Tiranė, por nė kėtė rast s'ishte biseda jonė e zakonshme dhe ndėr tė tjera i thoja:


    "Vetėvrasja tregon se nuk ėshtė pajtuar me arrogancėn dhe pushtetin e vdekjes, dhe si njeri me karakter tė fortė, i ka bėrė sfidė asaj, duke i dhėnė fund jetės papritur qė ajo t'ia mbyllte perden!"


    E kam njohur nga afėr dhe e kisha mik; ia njihja jetėn nė hollėsi; kam qėndruar shpesh me tė nė Beograd; i shkoja nė shtėpi dhe rrinim me orė tė tėra duke biseduar pėr gjithēka nė kafenenė e Teatrit Dramatik Jugosllav ku ai shkonte ēdo ditė.


    Artist i madh, mė internacionali jo vetėm midis shqiptarėve, por ndoshta i vetmi nė trojet ballkanike, me mbi pesėdhjetė role kryesorė, nė nėntė gjuhė, nė Evropė, Amerikė, Afrikė, Azi, etj. Shkėlqeu qė nė rolin e tij tė parė te "Mbledhėsi i puplave", njė rol cigani i pėrkryer, me tė cilin fitoi disa trofe dhe u bė i njohur nga kineastėt dhe publiku gjithandej.


    U nominua pėr Palmėn e Artė nė Festivalin e Kanės, por ia zhvatėn nga duart nė ēastet e fundit. Pas suksesit nė Kanė, luajti Odiseun, heroin e Homerit dhe me kėtė rol fama e tij u pėrhap rrufeshėm.


    Luajti role kryesorė nė Amerikė, me Xhon Hjustonin, Eva Gardnerin, Irenė Papas, Klaudia Kardinalen dhe shume yje tė tjerė tė kinemasė botėrore. Pėr rolet e tij, mund tė shkruhet pa fund, por nuk ėshtė ky qėllimi i kėtij shkrimi.


    Nuk e gjen nė Ballkan dhe ndoshta mė gjerė, njė yll me shkėlqimin e Bekim Fehmiut. Si njeri ishte sa i thjeshtė dhe shpirtmadh; intelektual me dije nė shumė fusha dhe me inteligjencė tė mprehtė (fliste nė mėnyrė fluente disa gjuhė).


    Nga pamja: model i mashkullit mesdhetar, gjė qė e bėri aq tė kėrkuar nga studiot e filmit nė Evrope, Shtetet e Bashkuara, etj. Nga ana tjetėr, njė shqiptar njėqind karat, i pakompromis dhe krenar deri nė skaj, me dinjitet tė rrallė.


    I kishte refuzuar Paramount Pictures, njėrės prej shtėpive mė tė mėdha filmike tė botės, ndėrrimin e emrit apo vėnien e njė emri artistik, aq tė natyrshėm nė botėn e yjeve tė kinemasė nė Amerikė! "Jo", kishte thėnė atėhere, "emrit tim s'mund t'i hiqni asnjė shkronjė, ndryshe unė nuk luaj nė film, dhe i kishte mundur." "Njerėzve tė mėdhenj ėshtė gabim t'iu gjykosh vendimet." Mė pėrgjigjet Mevlani, duke shtuar ndėrkohė "se ishte unikale ikja e tij, siē ka qenė e gjithė jeta e atij artisti tė rrallė."


    Vitet rendin, rinia ikėn dhe sa shpejt!
    Pėr herė tė parė e pashė kur erdhi nė Shqipėri, nė fillim tė viteve 70-tė, nė kulmin e famės pas rolit tė Uliksit.


    E kisha ėndėrr t'i afrohesha dhe tė bisedoja me tė si shumė artistė tė rinj shqiptarė qė s'kishin fatin tė shihnin ndonjė shpresė pėr t'u bėre dikushi pėrtej horizontit tė izolimit shqiptar, dhe ndėrkaq, e ndjenin veten tė plotėsuar nė qenien e atij personi - model i ėndrrės pėr tė qenė artist i vėrtetė.


    Ai vinte si nga qielli, si simbol i madhėshtisė dhe lirisė njėherėsh, njė "Odise" emancipues pėr artistėt shqiptarė.
    E takova, pasi i kishte zgjuar interesin njė kinonovelė e Pirro Milkanit, "Meēoja", ku unė luaja rolin kryesor.


    E takova sė bashku me Verėn - ishim nė dashuri atėhere - tė shoqėruar me njė shpurė personalitetesh, drejtorė, regjisorė dhe ndonjė artist. Kur mė takoi mė tha: "Ta kam parė filmin, tė uroj pėr lojėn e thjeshtė. Kam njė mik, Omar Sherif, artist mė i madh nga unė, por lojėn tėnde do ta kishte zili.


    Duhet tė eksportohesh, provat i ke dhėnė tashmė nė Shqipėri..." Sigurisht, ishte njė kompliment qė nė fakt, bėri pėrshtypje kur u shkrua nė gazeta; nuk e mora si tė vėrtetė, sepse ishte i pabesueshėm, por ai, si artist i madh, kishte dėshirėn tė inkurajonte tė rinjtė me talent dhe e kuptonte realitetin dhe brishtėsinė e artistit.


    Ai foli me vlerėsim dhe pėr Rikard Ljarjėn, Llazi Serbon, Tinka Kurtin nė filmat qė pa. Po aq u entusiazmua me Agim Qirjaqin te "Ylli pa emėr" nė Akademinė e Arteve.


    Pas njė shfaqjeje tė versionit pėr kinema tė "Odiseut", nė njė nga intervistat, deklaroi se donte tė luante rolin e Skėnderbeut, gjė qė s'u bė kurrė realitet. Ai ishte atėhere 36 vjeē, shtatlartė, i pashėm dhe mbi tė gjitha njė aktor i pėrsosur pėr Skėnderbeun. Por gjėrat e rralla ndodhin ose s'ndodhin; kur ndodhin ndodh mrekullia.


    Nė vitin 1991 shkova nė Kosovė pėr herė tė parė. Kishin kaluar njėzet vjet. Ēdo verė ai e kalonte te vėllai dhe motra nė Prishtinė; nė Beograd dimėronte. Karrierėn e kishte braktisur pėr arsye politike qysh mė 1987, publikisht.


    E takuam me Verėn dhe ai kujtoi me mall rrugėtimin e tij tė parė nė Shqipėri dhe kujtimet e ēmuara tė asaj vizite. Ishte i lumtur pėr ardhjen e demokracisė dhe pėr hapjen e Shqipėrisė drejt botės dhe e konsideronte fat edhe pėr Kosovėn.


    Atė ditė shkuam nė shtėpinė e Agim Ēavderbashės, skulptorit tė shquar kosovar sė bashku me Arbėr Xhaferin, poetin Eqerem Basha, linguistin Rexhep Ismajli dhe bashkėshortet e tyre.


    Ishte njė ditė e rrallė, u bė njė "fli" kosovare dhe u ndjemė tė gjithė sė bashku si nė njė sofėr zemre. Aty folėm edhe pėr projektin e lėnė tė Skėnderbeut. Bekimi ishte tashmė 52 vjeē dhe e kishte kaluar shtegun e rinisė.


    Filmi mbeti ėndėrr nė sirtar, pėr arsye tė njohura midis dy vendeve nė armiqėsi. Atėhere shkrova pėr atė takim nė revistėn e kinemasė njė shkrim me titull "Skėnderbeu i pafan", ku flisja pėr zhgėnjimin e "Skėnderbeut", pėr mosrealizimin e ėndrrės sė Bekim Fehmiut dhe ndoshta e ėndrrės sė shqiptarėve pėr njė hero tė dimensionit tė tij!

    Sa herė flisnim me orė tė zgjatura pėr ēėshtje tė ndryshme, jo vetėm pėr aktrimin, qė ishte veēse njė nga temat e diskutimit dhe ndoshta jo mė e rėndėsishmja. Njohuritė e tij ishin tė shumanshme, nė letėrsi, arkitekturė, histori botėrore dhe shqiptare.


    Bekimi shquhej pėr memorie tė jashtėzakonshme, kishte aftėsinė pėr tė mbajtur mend detaje, data, emra, ēdo gjė deri nė pėrkryerje. Fliste edhe pėr politikė, por nuk ishte i njėanshėm dhe subjektiv, kishte parime tė pavarura intelektuale.


    Mė tregoi ndėr tė tjera se si i kishte dhėnė fund karrierės artistike nė ish Jugosllavi nė vitin 1987, si protestė ndaj politikės serbe nė Kosovė, duke lėnė nė mes shfaqjen "Madame Kolontaj" ku luante dy role, atė tė Leninit dhe tė Stalinit, nė Teatrin Dramatik Jugosllav.


    Qysh atėhere, nuk luajti mė nė asnjė vend tė ish Jugosllavisė, vetėm nė Angli, Itali, Azi. Roli i tij i fundit ishte ai i Jozefit te "Fėmija me emrin Jezus", njė produksion italian.

    Ndonjė rol shqiptar? Nė gjuhėn shqipe? Diēka simbolike nė njė film kosovar dhe aq. Tė kishte ndonjė handikap?, mund tė hamendet. Gjuha? Bekimi fliste njė shqipe tė pasur dhe pa gabime edhe pse krahinore, nuk pėrdorte huazime kurrė. Ishte fanatik dhe xheloz pėr gjuhėn (librin e parė tė autobiografisė sė tij e ka shkruar nė serbo-kroatisht dhe nė shqip).


    Kalibri i tij artistik - edhe pse ai pranoi ndonjė ofertė me Teatrin dhe Filmin Kosovar dhe bėri ēdo pėrpjekje tė kryhej - dhe angazhimi nė projekte ndėrkombėtare, e kufizuan mundėsinė pėr tė luajtur nė shqip dhe role shqiptare.

    Pėrpjekje bėnė nė ndonjė rast dhe regjisorėt shqiptarė, siē ishte rasti i Kujtim Ēashkut pėr "Kolonel Bunker", por nuk u finalizua pėr kėrkesa dhe pikvėshtrime tė ndryshme mbi skenarin, rolin, perfeksionizmin profesional, ndoshta dhe tė njė droje a prove tė vėshtirė tė herės sė parė. Kushedi!


    E kishte dhimbje dhe njė ndjesi tė pathėnė "faji", atė qė s'kishte ndonjė vulė si aktor qoftė dhe nė njė personazh shqipfolės. Por Bekimi fliste me dashamirėsi sa herė dhe me entusiazėm pėr aktorė tė tjerė, tė huaj dhe shqiptarė.


    Mė ka thėnė konsideratat mė tė larta kur e kam pyetur pėr Enver Petrovcin, si aktor qė ua kalonte - sipas bindjes sė tij - aktorėve mė tė mirė tė teatrove tė Beogradit. I ēmonte aktorėt shqiptarė pėr ato pak filma qė kishte parė dhe i njihte me emėr edhe pse s'i kishte takuar ndonjėherė, si Ndrek Lucėn, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Rikard Ljarjen, Llazi Serbon, etj.


    Njė nga filmat pas viteve 90-tė qė pėlqente ishte "Parullat" dhe mė fliste me vlerėsim pėr tė. Nė fakt, nuk kishte njohje tė plotė pėr kinemanė shqiptare, kishte parė vetėm disa filma nė kohė tė hershme.


    Si profesionist i niveleve tė epėrme, ai pėlqente dhe ēmonte realizmin nė paraqitjen e ngjarjeve nė film, nė regji dhe nė lojėn aktoriale dhe e quante tė kaluar kohe patetizmin qė kinemaja shqiptare e kishte sa nga ideologjia e kohės po aq dhe nga emancipimi i vet gradual.

    Nė vitin 2002 pas disa telefonatash dhe bisedash intensive, Vera mbėrriti ta bindte qė tė vinte i ftuar nderi nė edicionin "Dua mė shumė Shqipėrinė". Disa herė kishte refuzuar ofertat si president jurie nė aktivitete artistike televizive, filmike nė Shqipėri; nė Kosovė, zor tė ketė ndonjė dalje nė mediat publike.


    E prita nė Han tė Hotit, sė bashku me tė shoqen Branka Petric, aktore (kroate nga i ati) me tė cilėn e kaloi jetėn dhe kishte dy djem Uliksin - me emrin e heroit tė filmit qė i solli famėn, i cili lindi nė atė kohė, aktor me talent dhe ky, por qė e braktisi Jugosllavinė herėt dhe banon prej vitesh nė Nju Jork - dhe Hedonin, djalin e dytė - edhe ai banues nė SHBA. Ato ditė mbetėn tė paharrueshme.


    Takime, intervista, shėtitje, vizita nė muzeun e Krujės etj., dhe mė nė fund spektakli! Emocione si prej fėmije para daljes nė skenė dhe tek ngjitet nė tė, shtatlartė dhe i drejtė, elegant, me zė tė thellė dhe tė bukur pėrshėndet spektatorin. E gjithė salla e nderon duke u ngritur nė kėmbė.


    Pas duartrokitjesh tė gjata ai i drejtohet sallės: "Pėrse ngriheni nė kėmbė, pėrse mė nderoni, unė nuk e meritoj, nuk kam bėrė asgjė pėr ju!" Dhe hapjen e bėn me vargjet e Himnit tė flamurit. Pason njė intervistė e gjatė nga dėshira pėr tė thėnė sa mė shume.


    Si artist i pėrgjegjshėm para publikut tė vet, ai pati kurajėn qytetare pėr tė kėrkuar "falje" publike, duke ulur kryet me pėrulėsi para gjithė shqiptarėve, tė cilėve, edhe pse nuk u kishte falur personazhe, u kishte dhėnė krenarinė pėr t'u mburrur me artistin me famė botėrorė.


    Nė provat e mėngjesit para natės se spektaklit ndodhi njė episod i pazakontė: Bekimi recitoi nga kreu nė fund poemthin "Korbi" tė Edgar Poes! Ishte befasi dhe fat pėr ata qė u ndodhėn nė sallė dhe e ndoqėn me kėrshėri. Porsa mbaroi, renda tė pyes teknikun e zėrit, Edi Dingu, nėse e kishte regjistruar.


    Ai mė shkeli syrin nė mėnyrė aprovimi. Besoj se ai do tė gjejė rastin pėr ta treguar atė material si njė gjė me vlerė, njė performancė nė shqip, sado modeste nga aktori i madh Bekim Fehmiu.

    Ato ditė Bekimi mė dhuroi librin e parė tė autobiografisė sė tij "Blistavo i Strasno" ("Shkėlqim dhe tmerr"), njė nga biografitė mė tė vėrteta dhe tronditėse tė shkruara ndonjėherė nga njė aktor, njė bestseller, qė kishte dėshirė ta botonte nė Shqipėri, nė variantin e shkruar nė shqip po prej tij. Herėt a vonė, do tė jetė nė duart e lexuesit shqiptar.


    Aty ėshtė shkruar historia dramatike e jetės sė njė familjeje shqiptare nė Kosove nėn trysninė e egėr tė politikės antishqiptare serbe, e parė me syrin e njė fėmije, Bekimit, artistit tė ardhshėm qė ėshtė si njė simbiozė e gjithė dramės sė Kosovės. I ati kishte qenė njė mėsues patriot, i pėrndjekur dhe burgosur nga UDB-ja jugosllave, pėr veprimtari politike kundėr diskriminimit, poshtėrimit dhe eliminimit qė iu bėhej shqiptarėve tė Kosovės.


    Nė vizitėn e parė nė Shqipėri, nė muzeun e Gjirokastrės, Bekimi kishte parė midis patriotėve tė shquar tė kombit edhe emrin e tė atit, Ibrahim Fehmiu. "Kam ndjerė krenari kur kam pa fotografinė e babės, Ibrahim Fehmiu nė muzeun e Gjirokastrės!", mė ka pohuar njėherė.


    Atėhere kėrkoi qė tė bėnte njė shkollė model nė Shqipėri me dėshirėn qė t'i vihej emri i tė atit tė tij, por shteti komunist i asaj kohe nuk e pranoi kėrkesėn e tij! Me frymėn e patriotizmit dhe dashurisė pėr kombin dhe kulturėn kombėtare u rrit Bekimi, vėllezėrit, motrat, djemtė e tij.


    Pėr fat, ai e ka pėrfunduar dhe librin e dytė tė autobiografisė i cili, siē mė ka thėnė, flet pėr karrierėn si artist, gjithė sa arriti pėrmes pėrpjekjesh tė mėdha, talentit dhe vullnetit titanik, nė ekranin e kinemasė. E kreu si duket, misionin dhe obligimin moral ndaj kombit tė vet dhe e la kėtė botė me pėrmasėn qė lėnė pas gjigantėt!

    E nderoj thellė dhe i pėrulem me admirim dhe respekt, aktorit dhe njeriut tė madh, mikut tė paharruar, me dhembjen nė zemėr pėr kėtė ikje.


    Lexova qė ka lėnė njė letėr ku i tregon tė shoqes arsyet e vetėvrasjes dhe jep lamtumirėn e fundit!


    Nuk duhej tė kishte ikur kaq shpejt, por ai zgjodhi qė ta mbyllė rolin e jetės sė vet pėr tė mos parė bota ligėshtimin qė i shkakton natyra njeriut. E kundėrshtoi fatin e zotave si Uliksi! Jetoi madhėrishėm dhe kohėn e vdekjes dhe vdekjen e zgjodhi vetė ai. "Njerėzve tė mėdhenj, ndonjėhere, ėshtė gabim t'u gjykosh vendimet!"

    gazeta shekulli

  6. #136
    Takimi i fundit me maestron

    Publikuar: E enjte, mė 17 qershor 2010


    Prishtinė, 17 qershor – Njė kafe, njė gotė me ujė dhe njė pako cigare ishin vendosur qysh nė mėngjesin e sė mėrkurės, nė njėrėn nga tavolinat e Kinemasė ABC nė Prishtinė. Kjo ka qenė porosia e zakonshme e aktorit Bekim Fehmiu. Ato janė vėnė nė tavolinėn nė ballė tė foajesė sė Kinemasė ABC, ku aktori me nam ulej zakonisht. Kinemaja, siē thotė Milazim Salihu, drejtor i ABC-sė, njėherėsh mik shumė i afėrt i Fehmiut, ishte “shtėpia e tij” nė Prishtinė.
    “Kush do mund tė ulet nė ulėsen pranė tij dhe tė pijė njė kafe me Bekimin - pa Bekimin”, shprehet Milazim Salihu, pėr tė shtuar se kėtė mund ta bėjnė njėsoj siē kanė mundur tė bėjnė ēdo qershor kur Fehmiu vizitonte Kosovėn.
    “Bekimi ka qenė i dashur me tė gjithė, kush ka dashur ka mundur tė ulej e tė bisedonte me tė”, kujton Salihu.
    Shtatė ditė, ēdo mėngjes do tė ketė kafe pėr Bekimin nė tavolinėn e Kino ABC-sė, ndėrsa tė gjithė ata qė ulen pėr tė “biseduar me Bekimin” do tė mund tė shkruajnė pėrshtypjet e tyre nė librin e zisė tė vendosur mbi tavolinė.
    Por Salihu dhe shumė tė tjerė kujtojnė takimin e fundit me ikonėn e filmit.
    Verėn e kaluar Salihu ishte takuar pėr tė fundit herė me mikun e tij. Nė ditėn e parė tė kėtij muaji nė ditėlindjen e 74-t tė aktorit tė madh ia kishte dėgjuar zėrin pėr herė tė fundit. Atė ditė me shokėt e tij nė Prishtinė, kishin ngritur dolli pėr mikun e tyre tė pėrbashkėt, aktorin e madh Bekim Fehmiu.
    “Kemi marrė njė letėr falėnderimi nga ai pėr kėtė”, ka thėnė Salihu.
    Nė kujtesė Salihut do t’i mbetet edhe njė moment. Vizita nė Lugano, tek varri i aktorit tjetėr shqiptar me famė botėrore Aleksandėr Moisiu, qė kishte ndodhur me kėrkesėn e vetė Salihut, 20 vjet mė parė.
    “Nė vitet ‘90 e kam bindur qė tė shkonim nė Lugano te varri i Aleksandėr Moisiut dhe tė bėnim filmin dokumentar pėr Moisiun. Pėr tė gjitha ka qenė i gatshėm, por kėto nuk bėhen vetėm me vullnetin e njė individi”, kujton Salihu. “Njerėzit kėtu iu kanė frikuar profesionalizmit tė tij, sepse kėtu amatorizmi ka marrė hov nė tė gjitha sferat”, ka shtuar ai.
    Njė tjetėr mik tė tij, aktorin Ibrahim Krajkova-Leci, Bekim Fehmiu do ta takonte sa herė qė do tė vinte nė Prishtinė. Tė mėrkurėn, Krajkova po jetonte ditėn e dytė pas daljes nga njė intervenim kirurgjik nė kokė.
    “Nuk e di sa nga kishte dėgjuar qė jam i sėmurė, vetėm pak ditė para se tė hyja nė operacion mė thirri dhe mė tha ‘ti nuk je i sėmurė dhe je i fortė’”, kujton Krajkova.
    “Gjithė jetėn kam qenė intimisht i lidhur me tė”, ka thėnė Krajkova, i cili djalin e tij e ka pagėzuar me emrin Bekim, pikėrisht pėr nder tė aktorit me famė botėrore.
    Krajkova mbėrthehet nga vaji, e nuk mund tė flasė asnjė fjalė mė shumė, e as tė zbardhė takimin e fundit me maestron e madh.
    Jo vetėm Krajkova, pėr nder tė Bekim Fehmiut, do tė pagėzonte birin e tij me emrin Bekim. Babai i regjisorit Bekim Lumi, nė vitin 1966, koha kur Fehmiu do tė shkėlqente nė artin e shtatė me rolin e Uliksit, nė “Odissea”, i frymėzuar nga ai, e ka pagėzuar birin e porsalindur me emrin Bekim.
    “Ky emėr, ēuditėrisht, nė njė farė mėnyre, e ka paracaktuar edhe orientimin tim profesional. Nganjėherė koincidencat e kėsaj natyre i gjejnė pikėtakimet e veta”, ka thėnė Bekim Lumi. Ai kishte takuar Fehmiun nė njė ditė vere nė foajeun e Kino ABC-sė.
    “Ka qenė njė insert i shkurtėr, gjatė tė cilit unė i jam prezantuar atij shkurt si ‘Bekimi’. Ka reaguar me njė buzėqeshje tė lehtė”, kujton Lumi, pėr tė cilin njerėzit e formatit artistik botėror si Bekim Fehmiu, duket se e kanė tė paracaktuar qė ta pėrmbyllin jetėn e tyre nė mėnyrė teatrale.
    “Fund jashtėzakonisht tragjik, i rėndė dhe teatral pėr njė aktor tė madh. Por, me sa duket, ky fund, i cili na prek kaq shumė, ėshtė njė fund tė cilin e ka konceptuar kėsisoj memoria dhe shpirti krijues e rebelues i njė artisti tė madh", ka thėnė Lumi, duke shtuar se Bekim Fehmiu, me artin e tij, ėshtė pjesė e trinomit astral tė artit tė shtatė: Aleksandėr Moisiu, John Belushi, Bekim Fehmiu.
    Ish-studenti i Bekim Fehmiut, aktori shqiptar nga Maqedonia, Bajrush Mjaku, do ta takonte pėr herė tė fundit profesorin e tij mė 5 dhjetor tė vitit tė kaluar nė klubin e Teatrit tė Dramės nė Beograd, pas premierės “Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur”, prodhim i teatrit tė Shkupit me regji tė Dino Mustafiqit. Mjaku, njė ditė pas vdekjes sė Fehmiut, ka zbuluar detaje tė takimit tė fundit.
    “Ai erdhi njė orė para shfaqjes nė teatėr, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Branka. I entuziazmuar nga ajo qė ne servuam, pas shfaqjes mbetėm deri nė orėn 03:00 tė mėngjesit dhe, sikur ata tė klubit tė mos kėrkonin nga ne qė tė ndėrronim lokal, me siguri do tė mbeteshim aty deri nė mėngjes”, kujton Mjaku. “Ishte njė natė e paharruar, e tash po kthej filmin e po them mos ajo paska qenė e shkruar tė jetė nata e fundit, qė ai tė gjendet nė mesin e njė ansambli shqiptar nė Beograd”, ka thėnė Mjaku.

    koha ditore

  7. #137
    Mesazhi (i koduar) i njė vetvrasjeje!

    Editorial

    E premte, 18 Qershor 2010 16:48

    (INFOSOT) - Njerėzit e mėdhenj edhe kur ikin, lėnė mesazhe tė fuqishme tė cilat nxisin emocione, por edhe reflektime tė thella pėr ēėshtje esenciale pėr njerėzit.

    Nga Fadil Lepaja

    Kėto ditė, nė mėnyrėn e vet, me pak teatėr, me pak patetikė por me shumė dhimbje dhe pafuqi pėr me i ndryshue rrethanat, i dha fund jetės sė tij njėri ndėr aktorėt mė tė njohur tė Ballkanit, njeriu i cili luajti nė filma tė njohur pėrkrah aktorėve me famė botėrore tė kohės sė tij. Njeriu i cili na bėri tė ndihemi krenarė, tė veēantė dhe tė mirė.

    Nė njė letėr amaneti, Aktori i madh, kėrkoi tė pėrcillej me njė ceremoni modeste, me tingujt e “Odė gėzimit” tė Bethovenit. Pas kėsaj, dėshira e tij ishte qė hiri tė shpėrndahej nė ujėrat e lumit Lumėbardh nė qytetin e dashur pėr tė, tė Prizerenit.

    Nė varrimin e tij, sipas agjencioneve serbe tė lajmeve, vėrshuan spontanisht lumenjtė e njerėzve, pėr tė shprehur respektin e fundit pėr njeriun i cili erdhi nga dikah tjetėr dhe u bė pjesė e pandarė edhe e kulturės sė tyre, e krenarisė sė tyre.

    Krejt kjo ndodhė kėto ditė nė Beograd. Njė shqiptar nga Kosova, njė aktorė i cili mė nuk i pėrkiste vetėm kulturės shqiptare po varrosej me nderime tė veēanta dhe po nxirrte lot pikėllimi edhe nga sytė e njerėzve, tė cilėt nuk kishin reflektuar gjithnjė butėsi pėr popullin e tij tė origjinės.

    Presidenti serb Tadic, ministri i mbrojtjes Shutanovac, e sidomos shumė aktorė dhe artistė morėn pjesė nė kėtė ceremoni e cila nuk flet vetėm pėr aktorin e madh por edhe pėr njė relacion e pjesėmarrėsve me prejardhjen e tij, njė dėshirė pėr tė shprehur njė ҫasje tė re ndaj njė populli dhe ndaj njė kulture tė njė populli fqinjė i cili ėshtė pjesė e pandarė e kulturės evropiane, dhe botėrore me njerėzit e mėdhenj, tė gjallė e tė vdekur tė kulturės dhe humanizmit si Nėna Terezė, Ismail Kadare, Bekim Fehmiu, Enver Petrovci e shume personalitete tė cilat gėzojnė njė respekt pėr shkak tė mesazheve tė tyre universale pėrmes artit apo bamirėsisė.

    Mesazhi ėshtė i fuqishėm, i ngjeshur nė shumė shtresa tė cilat kur tė shpalosen , nxjerrin krejt pėrjetimin e artistit gjatė tė decenieve tė shkuara, pėrjetimin e njė njeriu me njė sistem universal tė vlerave tė zėnė rob nė vorbullėn e madhe tė urrejtjes dhe destruksionit paraqytetar .

    Krejt kjo, besohet ta ketė bėrė aktorin e madh, qė dekadat e fundit tė mos pranoi role , tė mos jetė pjesė e mbizotėrimit nė art tė ideologjisė pėrjashtuese tė nacionalizmit dhe urrejtjes, tė shprehur nė pjesėn mė tė madhe tė segmenteve tė jetės politike, kulturore dhe institucionale tė vendit ku jetonte.

    Tė jeshė i pafuqishėm , tė jesh rob, nuk dmth tė jesh detyrimisht i pafuqishėm me marė vendime dhe me dėrgue porosi. A ishte kjo njė porosi nė shishe e hedhur nė detin medial, i cili nga mėnyra e shpalosjes do tė humbet nė zhurmėn dhe emocionet e pėrgjithshme, apo do tė jetė njė mesazh i lexuar dhe i pranuar pėr pjestarėt e dy komuniteteve , kjo i mbetet kohės tė vlerėsoi.

    Sidoqoftė, nė prag tė bisedave mes dy komuniteteve , tė pėrfaqėsuar me personalitete politike dhe institucionale, njė mesazh i njė njeriu tė madh, me sinqeritetin e njė qenie qė po jepte shpirtė, na obligon tė reflektojmė pėr kuptimin e jetės, vlerave tė sajė universale dhe nė veēanti pėr butėsinė e ndjenjės sė pėrkatėsisė e cila do tė duhej tė ishte vetėm dashuri dhe kurrsesi urrejtje dhe pėrjashtim.

    Tė jeshė vetvetja dhe tė jetosh diku tjetėr, nė Londėr, Uashington, Stamboll , apo Beograd, ėshtė e mundur, si ėshtė e mundur qė tė fitosh edhe respektin dhe dashurinė e tė tjerėve duke pėrcjellur mesazhe universale. Se kjo ėshtė e mundur na dėshmuan edhe shumė njerėz nga kėto hapėsira tė cilėt nuk gjetėn mjaftė hapėsirė pėr tė shpalosur gjeninė e tyre nė lagjen e vet, sepse universi i tyre kishte pėrmasa tjera.

    Duke u pėrshėndetur me ne , pėrmes tingujve tė Bethovenit, aktori i madh na rikujtoi pėrkatėsinė evropiane tė kulturave tona,dhe duke shpėrndarė hirin e tij mbi ujėrat e Lumbarėdhit nė Prizeren do tė meditojmė se si jemi pjesė e natyrės dhe se kufijtė politik nuk i ndalin lumenjtė e as lėvizjet humaniste .

    Zoti mė faltė nėse i kam lexuar mesazhet vetėm nė mėnyrėn time, por gjithsesi lutem qė shpirti i madh i aktorit tė gjej prehje nė universin e pafund tė mirėsisė qiellore.

    Ndėrkohė, lutja ime mbėshtjell nė vete edhe njė shpresė se shoqėria serbe me vetėdije po hynė njė katarsis tė thellė, dhe po e shpalos para vetes dhe para botės e sidomos para nesh ndjenjėn e vėrtetė tė keqardhjes pėr ato qė u bėnė nė emėr tė tyre nga regjimi komunist , dhe ai nacional-socialist qė e pasoi, dhe do tė krijohen rrethana tė reja dhe relacione tė reja nė mes dy popujve tė cilėt nė shumėēka janė tė ngjashėm , si nė tė mirė ashtu edhe nė tė keq.

    Ndėrkaq, katarsisi ynė, varet po ashtu prej fuqisė tonė morale me e shpalosė vetveten dhe me ofrue pjesėn tonė tė mirė pėr njė perspektivė tė pėrbashkėt Europiane.

    Tė pėrcjellim me mendje tingujt e Bethovenit, lumin e njerėzve tė cilėt e pėrcollėn njeriun e gjakut tonė (njeriun e tyre pėrmes artit) nėpėr rrugėt e Beogradit.

    Tė pėrcjellim nė mendje rrugėtimin e tij qiellor pėrmes Lumbardhit, nė Dri, nėpėr Shqipėri, Adriatik ...!

    Njė ditė vere kur tė bjerė ndonjė shi qė freskon, do tė dimė tė gjithė ne, se edhe kjo ėshtė njė pjesė e mesazhit tė njeriut tė madh, tė aktorit tė madh qė sapo na la.

    infosoft

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anėtarėsuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Citim Postuar mė parė nga daja shneq Lexo Postimin
    po per at eshte forumi te politizohet te diskutohet te qohet pluhur,ne rast se nuk te pelqen mos u fut ne kete forum,bekimi e ka prish qe nuk ka len amanet te voroset ne Kosov
    Pergjigjen ta kane dhene anetaret e tjere me postimet e tyre, prandaj edhe i kam cituar ketu me poshte. Per ate tjetren te futem apo jo ne forum, nuk ke asnje te drejte te flasesh ne menyre urdherore, cdokush eshte i lire te hyje ne forum e te diskutoje.

    Citim Postuar mė parė nga Sovrani Lexo Postimin
    Ja cfare ben, nje aktor aq i madh kerkon qe pluhuri i tij te hudhet ne Lumbardhin e Prizrenit, qytet i Kosoves, kjo tregon se sa mall ka pasur ai per Kosoven.

    C'fare beri Kosova per aktorin ?
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Daja sheq a mujte a u lodhe
    Po pse ku e dim ne se qfar amaneti ka len bekimi,ndoshta ti e din por une se di,perse ne dyshoim ne patriotizmin e tij?
    Po te kish jetu bekimi ne kosove kurr nuk kish arrit suksesin qe ka arrit.Eshte e njejta gje pershembull nje sportist sa do qe eshte i talentuar nuk mund te jet i sukeseseshem nese luan ne kosove kapirash.
    Ne te kunderten nuk ka asnje rendesi se ku vorroset si vorrose kjo eshte qeshtej individuale.
    Ne asnjeher nuk bejm pyetje se sa i kemi dhen hapsir bekimit ne kosove dhe mos pretendo as ti as une dhe as kush qe ne jemi me patriot se bekim,sepse ne perveq qe shkarravitemi neper forume as perafersisht nuk kemi imazhin e nje njeriu me emer dhe mbiemer shqipetar qe edhe armiku yn e kishte zili.
    Sido qe te jet deshiroi qe kosova te kete sa me shume bekim fehmi dhe nuk ka aspak rendesi se ku do jetonte ne beograd ne tokio apo ne prishtin me rendesi eshte qe kultures shqiptare i ka dhen shume per ata qe kuptoin.
    Tung
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Jemi popull i vogėl nuk kemi njerėz me humb as te gjallė as te vdekur. Bekim Fehmiu ishte do te mete artist i madh, ai ishte shqiptar dhe do te mbete shqiptar. As njė te keq nuk i ka ber populli te vete.
    E pėr disa qe shprehin mllefin pse ashtu e pse kėshtu pėr Bekimin, kėto pyetje drejtoni veti kush jeni ēka jeni ka bėni pėr vendin e juaj, sa po ta sheh hairin shpija jote , lagjja, rrethi ma i gjane dhe shteti ?

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    qE kOSOVA TE KET ME tEPER beKIM fEMIT! TRAJEDIA!

    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Daja sheq a mujte a u lodhe
    Po pse ku e dim ne se qfar amaneti ka len bekimi,ndoshta ti e din por une se di,perse ne dyshoim ne patriotizmin e tij?
    Po te kish jetu bekimi ne kosove kurr nuk kish arrit suksesin qe ka arrit.Eshte e njejta gje pershembull nje sportist sa do qe eshte i talentuar nuk mund te jet i sukeseseshem nese luan ne kosove kapirash.
    Ne te kunderten nuk ka asnje rendesi se ku vorroset si vorrose kjo eshte qeshtej individuale.
    Ne asnjeher nuk bejm pyetje se sa i kemi dhen hapsir bekimit ne kosove dhe mos pretendo as ti as une dhe as kush qe ne jemi me patriot se bekim,sepse ne perveq qe shkarravitemi neper forume as perafersisht nuk kemi imazhin e nje njeriu me emer dhe mbiemer shqipetar qe edhe armiku yn e kishte zili.
    Sido qe te jet deshiroi qe kosova te kete sa me shume bekim fehmi dhe nuk ka aspak rendesi se ku do jetonte ne beograd ne tokio apo ne prishtin me rendesi eshte qe kultures shqiptare i ka dhen shume per ata qe kuptoin.
    Tung
    Po te kishte me Shume te tille Kosova do na kishte dale nai Millosevic Shqiptar qe do tja arrite endrren e Milloshit ma mire se Shqiptari i din piket tona te dobta me mire se Serbi! Vetem te punojne per Shqiperi kur te kene munsi edhe mos harrojne, edhe mos e tradhtojne! ne vited 90-98 cdo Shqiptar qe jetoj ne Serbi i beri tradheti te larte vendit te tije! Ashtu sikurse edhe BEkim FEmiu!

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    ne kohe veshtira shihet shoku, nga miku, nga tradhtari!

    Citim Postuar mė parė nga Ardi-1 Lexo Postimin
    Me gjithė respektin pėr punėn dhe veprėn e tij si artist, ai nė fund pėr gabimin jetėsorė e pagoi me jetė, as mė shumė dhe as mė pak.

    Vėrtetė Bekimi lindi dhe u rrit nė njė familje tė ngritur atdhetare, nė damarėt e tij trupor jepte jetė gjaku shqipėtar, frymonte shqip, por dashuronte shkinisht dhe rronte shkinisht mu nė Beograd, nga atje ku popullit shqiptar i pėrgatitej lufta, persekutimi dhe vdekja individuale apo gjenocidi kombėtar.

    Tė jetosh me djersėn tėnde dhe me bukė e dashuri shkine, s' mund tė quhet patriotizėm.
    Ndoshta me kėtė postim timin po bėjė pėrjashtim nga "doket dhe zakonet" kur ndaj tė vdekurit gjithnjė ka fjalė tė mira, mirėpo realiteti ėshtė ky qė ėshtė nudo dhe i hidhur.

    Sikur tė shfrytėzonte pjesėn mė tė bukur tė jetės sė tij nė trojet shqiptare, tė jetonte shqip dhe tė dashuronte shqip, sot do kishte pėrkuljen e studentve, miqve dhe popullit shqiptar, mbase dhe nuk do kishte kohė tė bjerė nė depresion tė thellė nga vetmija dhe... tė bėnte "vetėvrasje" pėr tė hikur mė pastaj nė drejtim tė panjohur...

    Ngushllime djemve tė tij, dhe familjarve nė Kosovė!

    Bravo: Bekimi Jetoi ne Beograd ne vitet kur Shqiptareve po ju pergatitej gjenocidi nga Serbt! Mire se o me familje, a e dini ju se car bone Serbet me familje ne Bosnje bashkeshorteve? Car i bone?! I sollen shoket edhe e perdhunun, ose thjesht e lane atere kur munden para se te plaste lufta!

Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •