Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 196
  1. #121
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    44. Duhan


    44-1. Ha, Mim.
    44-2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
    44-3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
    44-4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
    44-5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
    44-6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
    44-7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
    44-8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
    44-9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
    44-10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
    44-11. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
    44-12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
    44-13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
    44-14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".
    44-15. Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.
    44-16. (Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.

    44-40. S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
    44-41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
    44-42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.
    44-43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
    44-44. do të jetë ushqim i mëkatarëve.
    44-45. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet.
    44-46. Ashtu si vlon uji i valë.
    44-47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit.
    44-48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.
    44-49. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
    44-50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.

    44-59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.

    Vazhdon inshAllah...

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    agim ti e ke humbur rugen , jezusi eshte vetem rob e i derguar i zotit i lindur nga marija.
    e nese mendon se "zoti" mundet te gozhdohet nga krijesat e tija i dobet eshte ai "zoti" jote e i pafuqishem.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Shpresa eshte vetem Jezusi,Zoti dhe Shpetimtari qe Ati i ka dhene çdo gje ne dore.

    Po cmeduri a kjo fjali qe ka thene ky Agimi.vetem ndaluni edhe analizono niher ky vet more qenka qe nuk e pranon Jezusin per Zote por per bir te Zotit dhe thote se ati ia dha atij cdo gje ne dore....ta analizojm pak keteo te dha dikush dickah a do te thot se ti je me i fort se ai??? Sikur te ta fal dikush kur e din qe mundet te te rah??per cdohere do te jesh ma i dobet ne cdo pikpamje derisa pret prej dikuj tet te jape dickah.....e All-llahu xh.sh.nuk ka nevoj qe dikush ti jape dishka.ai vete jep e kurr nuk merr prej askujt se ska nevoj se vetem ai eshet 1...po ju bre agim dhe te tjeret qe jane si ky kuptoni nje here e per gjithmon se Isa a.s.(Jezusi)eshte vetem rob dhe i dergumi i Zotit per Beni Israelet

  4. #124
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

    O vëllezër mos u mirni me atë të devijuar se ai s'ka punë tjetër vetëm se bla-bla-bla po na bën dhe vetë ai se din se çka flet se shejtani i ka hyrë në bark.

    All-llahu s.v.t. thotë në Kur'anin Famëlartë:

    " O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! "

    Dhe nuk na thotë se duhet bërë shirk Atij, apo të jemi të ndonji feje tjetër dhe të devijojmë nga rruga e drejtë. Për të devijuarit nuk do të ketë shpëtim.

    Selam alejkum.

  5. #125
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    45. Xhathije


    45-1. Ha, Mim.
    45-2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
    45-3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
    45-4. Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
    45-5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
    45-6. Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
    45-7. Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
    45-8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
    45-9. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
    45-10. Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
    45-11. Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
    45-12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
    45-13. Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
    45-14. Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
    45-15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.

    45-20. Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
    45-21. A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?

    45-23. A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
    45-24. Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.
    45-25. E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"
    45-26. Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".

    45-31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
    45-32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!"
    45-33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
    45-34. E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
    45-35. Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
    45-36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!
    45-37. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #126
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kam vetem nje pyetje , a e mohon Muhamedin a.s nje musliman qe beson Kur'anin dhe jo hadithin ???

  7. #127
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Kam vetem nje pyetje , a e mohon Muhamedin a.s nje musliman qe beson Kur'anin dhe jo hadithin ???

    Po nji person që nuk i beson hadithet ka mohuar Muhamedin edhe All-llahun, sepse ka kundërshtuar urdhërin e Tij.

    All-llahu s.v.t. thotë:

    " Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. "

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Kam vetem nje pyetje , a e mohon Muhamedin a.s nje musliman qe beson Kur'anin dhe jo hadithin ???
    Xhamia, lexoj keto hadithe qe flasin per te ardhmen.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129979

    Kur të thuhet një hadith i imi,"do të thonë Resulullahu nuk ka thënë kështu,prandaj shihni Kur`anin! "do të më bëjnë gënjeshtar".(Ebu Ja`la)."


    Suhejbi
    Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 05-11-2010 më 14:12
    Burri 1 X flet !

  9. #129
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    46. Ahkaf


    46-1. Ha, Mim.
    46-2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.

    46-11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".

    46-20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues".

    46-27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
    46-28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.

    46-34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"

    Vazhdon inshAllah...

  10. #130
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Kam vetem nje pyetje , a e mohon Muhamedin a.s nje musliman qe beson Kur'anin dhe jo hadithin ???
    Pershendetje Xhamia,

    ndoshta nuk jam personi i duhur per t'u pergjigjur pyetjes sate, por megjithate po e jap mendimin tim.

    Po ta lexojme Kuranin me kujdes, do ta kuptojme se i vetmi burim feje, nga i cili duhet te nxjerrim mesim eshte Kurani, dhe cdo burim tjeter qe marrim si burim feje perpos Kuranit, nenkupton mosbesim ndaj Kuranit, mosbesim ndaj fjales se Krijuesit Suprem.

    [6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm? Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.

    Cfare mund te kuptojme nga ky ajet? Nuk kemi nevoje te kerkojme ndihme nga "dijetaret" per ajete aq te kjarta sikurse ky. Nese Allahu thote se ua kam shpallur kete liber (Kuranin) krejtesisht te hollesishem, ateher duhet edhe te besojme se vertete eshte teresisht i hollesishem, gje qe shumica e muslimaneve sot nuk e bejne.

    Kurani deklaron që Kurani është i plotë, i përkryer, dhe krejtësisht i hollësishëm (6:19, 38, 114, 115; 50:45), dhe rregullat fetare që nuk gjenden në Kuran, përbëjnë një fe tjetër pos Islamit, d.m.th., pos Nënshtrimit (42:21, 17:46). Besimtarët e vërtetë i përmbahen Kuranit, tërë Kuranit, dhe asgjë përveç Kuranit.

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •