Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 196
  1. #41
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    7-182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do t'i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
    7-183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.

    7-186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.

    7-193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.

    7-198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
    7-199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.

    7-204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.

    Vazhdon inshAllah...

  2. #42
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    8-22. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë.
    8-23. Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t'i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.

    8-36. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem.
    8-37. (Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njëri mbi tjetrin, t'i bëjë grumbull të gjithë e t'i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpruarit.
    8-38. Thuaju atyre që nuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do t'ju zë).

    8-48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.

    8-55. Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë;

    8-59. Dhe, ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (zotin) që i ndjek.

    8-73. Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.

    Vazhdon inshAllah...

  3. #43
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    9-9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
    9-10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues.

    9-32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
    9-33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.

    9-55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.

    9-61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë beismtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhëmbshëm.

    9-63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi madh.
    9-64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerr në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
    9-65. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
    9-66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
    9-67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
    9-68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
    9-69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.


    Vazhdon inshAllah...

  4. #44
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    9-79. Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
    9-80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.

    9-82. Le të qeshin pak (në dynja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.

    9-84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.

    9-113. Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
    9-114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.

    9-126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.

    9-129. Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jamë mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"

    Vazhdon inshAllah...



  5. #45
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    10-4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin.

    10-7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve tona.
    10-8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.


    10-13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
    10-14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
    10-15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!" Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndrushojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës të madhe.
    10-16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
    10-17. A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgenjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.


    10-21. E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni ju.

    10-27. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.

    10-31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk frikësoheni?" (dënimit).
    10-32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
    10-33. Kështu është pra, vendimi i zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.

    10-37. Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #46
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    10-39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.

    10-44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.

    10-55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
    10-56. Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
    10-57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.

    10-69. Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar".

    Vazhdon inshAllah...

  7. #47
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    10-70. Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.

    10-82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.

    10-95. Dhe mos u bë prej atyre që përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
    10-96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë,
    10-97. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.

    10-101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka në (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një popull që nuk beson.
    10-102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"

    Vazhdon inshAllah...

  8. #48
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Prezent! Me thirret?
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Prezent! Me thirret?

    Gabim shtypi.
    Burri 1 X flet !

  10. #50
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    11-18. E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
    11-19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
    11-20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
    11-21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
    11-22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.

    11-112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
    11-113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.

    11-121. E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
    11-122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç'do t'ju gjejë juve).



    Vazhdon inshAllah...

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •