Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 196
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    pra prit per qka i fut keto shkrime ketu ne forum. ndoshte ke frig ha.
    Po kam frikë vetëm Allahun s.v.t., dhe jo injorantët si ti! Dhe të lutem mos ndërhy në temë, por të këshilloj që të lexosh se kjo është fjala e Krijuesit të Gjithësisë dhe jo siç thue ti arabomaxhupave, thirna si të don se nuk na bëhet vonë ,por mos ndërhy aty ku nuk të takon.

    Lexim të këndshëm........

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-106. Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pasbesimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuanie pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besojshit!"

    3-108. Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëz.
    3-109. Të All-llahu janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.

    Vazhdon inshAllah...

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-116. S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre.Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.

    3-118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
    3-119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:"Ne kemi besuar!" e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin!" All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.

    Vazhdon inshAllah...

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
    3-132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.
    3-133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.

    Vazhdon inshAllah...

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.

    3-144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
    3-145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-151. Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.

    3-160. Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
    3-161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
    3-162. A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
    3-163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
    3-164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.

    3-175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.
    3-176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
    3-177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
    3-178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.

    Vazhdon inshAllah...

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
    3-181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: " All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuane mundimin e djegies së zjarrit.
    3-182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve.
    3-83. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
    3-184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
    3-185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
    3-186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
    3-187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
    3-188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.

    Vazhdon inshAllah...

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    3-191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
    3-192. Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
    3-193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
    3-194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!"
    3-195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.
    3-196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
    3-197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi.
    3-198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
    3-199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
    3-200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.

    Vazhdon inshAllah...

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    4-14. Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.

    4-18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.

    4-30. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
    4-31. Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.

    4-37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
    4-38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
    4-39. Dhe çka do t'i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që i dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
    4-40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
    4-41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?
    4-42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
    4-48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
    4-49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
    4-50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.

    4-52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.

    Vazhdon inshAllah...

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    4-55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
    4-56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.

    Vazhdon inshAllah...

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •