23-73. Ç'është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
23-74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
23-75. Edhe sikur t'i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t'ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
23-76. Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
23-77. Deri sa t'ua hapim një derë dënimi të ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
23-81. Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.
23-82. Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
23-83. Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
23-84. Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?"
23-85. Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?"
23-86. Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"
23-87. Ata do të thonë: "All-llahu!" Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
23-88. Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"
23-89. Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
23-90. Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
23-96. Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
23-97. Dhe thuaj: "O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"
23-98. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"
23-99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,
23-100. që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.
23-104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
23-105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju, nuk i besuat ato?
23-106. Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
23-107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet, jemi mizor!"
23-108. Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
Vazhdon inshAllah...
Krijoni Kontakt