7-182. Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do t'i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.
7-183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.
7-186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
7-193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.
7-198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
7-199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
7-204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
Vazhdon inshAllah...
Krijoni Kontakt