Close
Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 196 prej 196
  1. #191
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    83. Mutafifin

    29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
    30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
    31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
    32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"

    33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
    34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
    35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
    36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)



    85. Buruxh



    4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
    5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,
    6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
    7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
    8. E nuk patën pse t'i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, Ngadhënjyesin, të Lavdëruarin,
    9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
    10. Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.

    19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
    20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t'i shpëtojnë)!
    21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur'an i famshëm.
    22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).



    86. Tarik



    13. Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
    14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
    15. Ata vërtet bëjnë kurtha.
    16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
    17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.


    Vazhdin inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #192
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    87. Ala


    9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
    10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
    11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
    12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
    13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.


    16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
    17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.




    88. Gashije


    1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
    2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
    3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
    4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
    5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
    6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
    7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.

    21. E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,
    22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
    23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,
    24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.
    25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
    26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.


    89. Fexhr


    6. A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in?
    7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
    8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
    9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
    10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
    11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
    12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
    13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
    14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).

    21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
    22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
    23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
    24. E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
    25. Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
    26. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #193
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    90. Beled

    19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
    20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.


    91. Shems

    10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
    11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.


    92. Lejl


    8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
    9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
    10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
    11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
    12. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
    13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
    14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
    15. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
    16. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #194
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    96. Alak

    13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
    14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

    15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
    16. Floku rrenacak, mëkatar.
    17. E ai le t'i thërret ata të vetët.
    18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.


    98. Bejine

    1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
    2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
    3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
    4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
    5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
    6. S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.


    100. Adijat

    6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
    7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).

    8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
    9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
    10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
    11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!


    101. Karia
    8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
    9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
    10. E ç'është ajo që të njoftoi se ç'është ai (Havije)?
    11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.



    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #195
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    102. Tekathur


    1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!
    2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
    3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
    4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
    5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
    6. Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.
    7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
    8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).



    104. Humeze


    1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
    2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
    3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
    4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
    5. E çka din ti se ç'është Hutame?
    6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
    7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
    8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
    9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.



    107. Maun


    1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
    2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
    3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
    4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
    5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
    6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
    7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).



    Vazhdon-inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #196
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    112. Ihlas

    112-1. " Thuaj: Ai, All-llahu është Një! "
    112-2. " All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë."
    112-3. " As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. "
    112-4. " Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. "


    Mbasi përfunduam me atë që premtuam të sjellim në lidhje me ata që e mohojnë librin e All-llahut dhe Muhammedin s.a.v.s., si i dërguari i Tij:

    I këshilloj ata që duan të këshillohen, se ata që janë mohues Librit të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, nuk kanë për me përfituar asgjë tjetër, përveçse vuajtje, si në këtë botë, por në botën tjetër edhe më keq, sepse atje janë në vuajtje të pafund, All-llahu na rruajt nga ai dënim i tmershëm. Unë jam i bindur se, nuk do të këshillohen të vobegëtit në dije, por ata që metëvërtetë e kanë mendjen të shëndoshë do të marrin mësim nga kjo që është postuar më sipër, sepse ata nuk janë fjalë të kushdo, por janë fjalët e Krijuesit të Gjithësisë, që ata fjalë lëkundin malet dhe captohen gurët nga frika e Tij s.v.t.!

    Por, për fat të keq që këtë gjë nuk mund ta kuptojnë mendjelehtët, përveçse kur do ti vijë: Koha e të Vërtetës, Koha e Ndodhisë, Koha e Krismës, Koha e Zemërimit, Koha e Shtang'jes, Koha e Ditës së Vështirë, Koha e Ditës së Madhe, Koha e Kijametit, Koha e Katastrofës, Koha e Ditës së Gjykimit! Si të doni quheni, por një gjë ta dini se do të jetë një Kohë shumë e tmershme për ata mohuesit që mohuan argumentet e Krijuesit, Zotit të Gjithësisë, All-llahut s.v.t.!

    Lusim All-llahun s.v.t., që të na udhëzojë në rrugën e Tij dhe të na bëjë prej të shpëtuarve, prej atyre që kanë përfundimin e mirë dhe të na bashkojë me ata që Ai ka zgjedhur. Amin.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu
    .
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •