Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 196
  1. #171
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    73. Muzemil


    10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
    11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
    12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
    13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.

    17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?
    18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
    19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #172
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    74. Mudethir

    10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
    11. Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
    12. Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
    13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
    14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
    15. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër.
    16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
    17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
    18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur'anin).
    19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
    20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
    21. Ai sërish thellohej në mendime.
    22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
    23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
    24. E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
    25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
    26. E Unë atë do ta hedh në Sekar!
    27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
    28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
    29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.

    30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
    31. E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Çka dashti All-llahu me këtë si shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
    32. Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
    33. Edhe natën kur tërhiqet!
    34. Edhe agimin kur agon!
    35. S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
    36. Është vërejtje për njerëz!
    37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
    38. Secili njeri është peng i veprës së vet.
    39. Përveç atyre të djathtëve.
    40. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
    41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
    42. "Çka u solli juve në Sekar?"
    43. Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
    44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
    45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
    46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
    47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!"
    48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
    49. Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur'anit)?
    50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
    51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
    52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t'i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
    53. E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
    54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
    55. E kush do, këshillohet me të.
    56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!


    Vazhdon insAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #173
    Citim Postuar më parë nga aska_peja Lexo Postimin
    ooo mas pari pershendet shqip o kali e jo arabisht, e ta muhoft allahi trunin ty,e syt, bo boll mo me kto sende o njeri i pa pjekum, ka ardh koha mi hap syt, e me pas dashuri per njoni tjetrin e jo me kto sende, se para treqin vjetve je kon i krishter, ndoshta edeh kish kini pas, e tash tka bo turku me thik ne fyt musliman, edhe po krenohesh me ket pun, edhe vet jom musliman, ama me vjen turp me tregu, PO LEJ KTO SENDE O NJERI e hapi syt se shekulli 21 ka ardh he tardht era vner tardht
    Vner po vjell ! Habitem se si ky predikuesi me posht te flet per dashuri, per rrespekt, e per egoizëm dhe pertej kesaj,.. te ben edhe te ngjashem me Krishtin !

    A me te vertet Krishti (zot per te krishteret) mban fjalime te ngjashme si ask-pejoni a ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  4. #174
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga aska_peja Lexo Postimin
    ooo mas pari pershendet shqip o kali e jo arabisht, e ta muhoft allahi trunin ty,e syt, bo boll mo me kto sende o njeri i pa pjekum, ka ardh koha mi hap syt, e me pas dashuri per njoni tjetrin e jo me kto sende, se para treqin vjetve je kon i krishter, ndoshta edeh kish kini pas, e tash tka bo turku me thik ne fyt musliman, edhe po krenohesh me ket pun, edhe vet jom musliman, ama me vjen turp me tregu, PO LEJ KTO SENDE O NJERI e hapi syt se shekulli 21 ka ardh he tardht era vner tardht
    Ka shum ashti si ti aska_peja, që vehten e quajnë musliman, por nuk i din ende gjërst themelore të Islamit dhe mos folim ma andej, por të mjafton një ajet Kur'anor, ku All-llahu s.v.t., thotë:

    " Mjerë për secilin që ofendon e përqesh "( Humeze, ajeti 1 ).

    Do ishte më mirë për ty të lexoje me vëmendje ajetet Kur'anore që i kam sjellur më sipër, se do mireshe me përshëndetjen time. Se unë si dua vetë përshëndes, dhe për ata që e ndjejnë vehten si musliman, e dinë se si duhet përshëndetur.

    Por ti si duket ende je ne errësirë, për këtë të këshilloj që të mos flasësh me injorancë, por mere dhe studio Fenë Islame që të dalësh pak në dritë, o miskin.

    Në ke diçka në lidhje me temën urdhëro, përndryshe hape nji temë për atë që pohon ti se ke të drejtë dhe flasim prap.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #175
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Destinimi i këtij nënforumi:
    Vetëm Besimtarët myslimanë shqiptarë mblidhen në këtë forum për të diskutuar dhe ndarë me njëri-tjetrin mësimet fetare dhe eksperiencat e tyre të jetës.
    Te tjeret nuk lejohen te diskutojn ne temat e ketij nenforumi qe iu dedikohet eksluzivisht besimtareve musliman.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kush don me shperla trurin po mjaftojka veq me ja leshu nje sy ketij forumi,une ika se nuk koka per mu ketu,vazhdoni e genjeni njeri tjetrin por mua nuk mundeni,une jam shqipetar perdor gjuhen shqipe,jetoj sipas traditave shqiptare kam flamur shqipe dhe kam gjak shqipetar,miku im eshte amerika kurse vendet arabe zoti i ka denu dhe e kan te kote

  7. #177
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Po i beni njerezit kamikaze e po i detyroni te vrisni aleatet e tyre qe u ndihmuan te clirohen. Sukses po u duket

  8. #178
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Kush don me shperla trurin po mjaftojka veq me ja leshu nje sy ketij forumi,une ika se nuk koka per mu ketu,vazhdoni e genjeni njeri tjetrin por mua nuk mundeni,une jam shqipetar perdor gjuhen shqipe,jetoj sipas traditave shqiptare kam flamur shqipe dhe kam gjak shqipetar,miku im eshte amerika kurse vendet arabe zoti i ka denu dhe e kan te kote
    Drenicaku, asnjëri nuk të kërkoi ti mendimin tënd, dhe atë mbaje për vehti,s ene nuk na intereson aspak se ti çfarë je dhe çfarë mendon. Ti mbaje shejtanin tand për mik dhe as mës u mërzit për ata që e duan Zotin dhe e urrejnë shejtanin.

    Ne na mjafton Zoti jonë dhe Zoti i juaj, dhe Atë e kemi mbrojtës, si në këtë dunja, por edhe në Ahiret, ku nuk do ketë asnji ndihmës tjetër përveç Tij.

    Dhe mirë the që ke vendosur me ik, dhe unë të the,m ik sa më larg prej këtu se je tu la namin.


    Asnjiherë nuk jemi nevojtarë për devijuesit dhe injorantët.


    Zoti se kë do ta dënon atë e shohim kur do të vijë kpoha e dënimit, prisni se edhe ne jemi duke pritur.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #179
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po i beni njerezit kamikaze e po i detyroni te vrisni aleatet e tyre qe u ndihmuan te clirohen. Sukses po u duket
    Ata që i bëjnë njerëzit kamikazë jeni ju dhe aleatët e juaj. Kurse Islami e urren atë gjest të ndaluar.

    Dhe ju lutem mos ndërhyni në temë si ata krimbat duke e shprehur atë mllefin e juaj kundër Islamit dhe Muslimanëve nga xhelozija e juaj fanatike.

    Dhe mos ja ngjitni nji gjë Islamit, që ai atë se posedon. Ju të Krishterët e keni urrejtjen ndaj Islamit në zemër dhe për këtë ne jemi të sigurtë. Dhe kjo është argument nga Zoti ynë dhe Zoti juaj, kur thotë:

    " Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin"! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre. " ( 3-119 )

    Për këtë ne na mjafton Ai që i dije se çka fshihni në zemrat e juaja.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #180
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    75. Kijame


    1. Betohem në ditën e kijametit;
    2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
    3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
    4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
    5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
    6. Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
    7. E, kur të merren sytë (të parët)?
    8. E të zëhet hëna (errësohet),
    9. Dhe të bashkohen dielli e hëna.
    10. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"
    11. Jo, nuk ka strehim!

    12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
    13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
    14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
    15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.

    24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
    25. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
    26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
    27. Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
    28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
    29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).

    30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
    31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
    32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
    33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
    34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
    35. Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!


    36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).

    37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
    38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
    39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
    40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •