Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 196
  1. #161
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    60. Mumtehine



    60-2. " Nëse ata ia dalin t'ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit. "

    60-5. " Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti. "


    Vazhdon inshAll-llah...

  2. #162
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    60-8. " All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. "



    60-13. "O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër). "
    Vazhdon inshAll-llah...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 01-01-2011 më 13:09

  3. #163
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    61. Saf

    60-6. " Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". "
    60-7. " E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar. "
    60-8. " Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. "
    60-9. " Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. "

    Vazhdon inshAll-llah...

  4. #164
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    62. Xhuma


    62-8. " Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". "


    63. Munafikun


    63-4. " E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta! "

    63-6. " Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant. "

    63-11. " Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni. "



    64. Tegabun


    64-1. " Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send. "

    64-5. " A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët."
    64-6. " Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu."
    64-7. " Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"

    64-10. " E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq. "



    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #165
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    65. Talak

    65-8. " Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm. "
    65-9. " Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi. "
    65-10. " All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur'anin). "

    66. Tahrim

    66-7. " O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar. "

    66-10. " Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"

    Vazhdon inshAll-llah..
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #166
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    67. Mulk
    67-5. " Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. "
    67-6. " Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai! "
    67-7. " Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon."
    67-8. " Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
    67-9. " Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!"
    67-10. " Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit"."
    67-11. " Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës. "

    67-27. Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!"


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #167
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    68. Kalem

    2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
    3. Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
    4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
    5. Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.
    6. Se cili prej jush është i çmendur?
    7. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
    8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
    9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
    10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
    11. Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
    12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
    13. Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
    14. (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
    15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
    16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
    17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim.
    18. E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall-llahu!"
    19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
    20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.
    21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
    22. Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t'i vilni!
    23. Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).
    24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
    25. Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.
    26. E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
    27. Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
    28. Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
    29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
    30. Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
    31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
    32. Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
    33. Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #168
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    68-42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
    68-43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
    68-44. Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
    68-45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.


    68-51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
    68-52. Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).


    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #169
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    70. Mearixh

    1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
    2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
    3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).

    11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
    12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. 13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
    14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
    15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehennemit).
    16. Është që heq kapakët e kokës.

    19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
    20. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
    21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.

    36. Ç'është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?


    42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
    43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
    44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.

    Vazhdin inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #170
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    72. Xhin

    14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
    15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
    16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
    17. për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.

    22. Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
    23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
    24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
    25. Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"



    Vazhdon inshAll-llah...
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •