44. Duhan
44-1. Ha, Mim.
44-2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44-3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44-4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44-5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44-6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44-7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44-8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
44-9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
44-10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
44-11. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
44-12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
44-13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
44-14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".
44-15. Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.
44-16. (Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.
44-40. S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
44-41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
44-42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.
44-43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
44-44. do të jetë ushqim i mëkatarëve.
44-45. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet.
44-46. Ashtu si vlon uji i valë.
44-47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit.
44-48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.
44-49. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
44-50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
44-59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.
Vazhdon inshAllah...
Krijoni Kontakt