Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 196
  1. #111
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    ZUMER

    39-1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
    39-2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
    39-3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.

    39-7. Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t'ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
    39-8. E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"
    39-9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.

    39-15. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.

    39-24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
    39-25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
    39-26. All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
    39-27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
    39-28. Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.

    Vazhdon inshAllah...

  2. #112
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    39-32. E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur'ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?

    39-36. A nuk AlPo atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!l-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij.
    39-37. Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
    39-38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit".
    39-39. Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
    39-40. se cilit do t'i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
    39-41. Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
    39-42. All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
    39-43. A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
    39-44. Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
    39-45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
    39-46. Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin".
    39-47. E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë.
    39-48. Dhe do t'u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.

    Vazhdon inshAllah...

  3. #113
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    39-50. Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
    39-51. Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t'i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t'i shpëtojnë asaj (goditjeje).
    39-52. A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.

    39-56. Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
    39-57. Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
    39-58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
    39-59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
    39-60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?

    39-64. Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
    39-65. Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
    39-66. Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"

    39-70. Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan.
    39-71. E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t'ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t'ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?" Po, (na kanë ardhur...) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
    39-72. U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"

    Vazhdon inshAllah...

  4. #114
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    40. Gafir


    40-1. Ha, Mim.
    40-2. Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
    40-3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
    40-4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.

    40-6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.

    40-10. S'ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t'u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
    40-11. Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"

    40-16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
    40-17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
    40-18. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
    40-19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
    40-20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
    40-21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
    40-22. E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.

    40-32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
    40-33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.

    Vazhdon inshAllah...

  5. #115
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    40-35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #116
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    " 40-43. Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s'ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit."
    " 40-44. Juve do t'ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"

    " 40-47. Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
    40-48. Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
    40-49. Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
    40-50. Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"

    " 40-52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq."

    40-56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
    40-57. S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
    40-58. Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
    40-59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
    40-60. Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
    40-61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
    40-62. Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
    40-63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.



    Vazhdon inshAllah...

  7. #117
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    41. Fusilet



    41-1. Ha, Mim.
    41-2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    41-3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
    41-4. Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
    41-5. Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
    41-6. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
    41-7. të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.

    41-19. E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
    41-20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
    41-21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".
    41-22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
    41-23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.
    41-24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë.
    41-25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
    41-26. Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"
    41-27. E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t'u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t'i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
    41-28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.
    41-29. Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"

    41-40. Ata që i sulmojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hidhet në zjarr, apo ai që në ditën e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
    41-41. Ata që e mohuan Kur'anin kur u erdhi, janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
    41-42. Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.

    41-52. Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
    41-53. Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?

    Vazhdon inshAllah...

  8. #118
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    42. ESH-SHURA

    42-10. " Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem."

    42-14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar, do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit, Tevrat e Inxhil).
    42-15. E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre dhe thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh e jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi!"
    42-16. " Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë."

    42-18. " Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë."

    42-24. " A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di ç'ka në zemra."

    42-31. "E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës."

    Vazhdon inshAllah...

  9. #119
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    42-35. " Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit)."

    42-44." Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?"
    42-45." Do t'i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
    42-46." Ata nuk kanë mbrojtës që t'u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
    42-47." Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t'i mohoni (mëkatet).
    42-48." Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës."

    Vazhdon inshAllah...

  10. #120
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    43. Zuhruf
    43-36. " Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. "
    43-37. " E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar. "
    43-38. " E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!" "
    43-39. " Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja. "
    43-40. " A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë? "
    43-41. " E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmirremi atyre. "
    43-42. " Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre. "
    43-43. " Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. "

    43-63. " Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua! "
    43-64. " S'ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!"
    43-65. " Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme. "
    43-66. " Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare. "
    43-67. " Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. "

    43-74. " Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit. "
    43-75. " Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar. "
    43-76. " Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra. "
    43-77. " Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
    43-78. " Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës. "
    43-79. " A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë). "
    43-80. " A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë. "
    43-81. " Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
    43-82. " Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë. "
    43-83. " Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar. "

    43-87. " Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën? "
    43-88. " (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
    43-89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"

    Vazhdon inshAllah...

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •