Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Përkujtohet 66-vjetori i masakrës çame



    Përkujtohet 66-vjetori i masakrës çame

    Tiranë, 26 qershor - U mbushën 66-të vjet nga masakra në Çamëri. Me ceremoni te veçanta sot Komuniteti shqiptar Çam në Shqipëri, kujtoi masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhëhequra nga Napolon Zerva.
    Në orët e pasditës shumë persona nga komuniteti Çam nisën në një marshim nga Varrezat e Kllogjerit në Sarandë deri në Qafë Botë. Organizimi i kesaj ceremonie behet nga komuniteti Çam, vecanerisht PDU, (Partia per Drejtesi dhe Unitet) që përfaqëson këtë komunitet tashmë dhe ne Parlamentin shqiptar. Vetë kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi për News 24, se populli çam nuk do të ndalet deri sa drejtësia të vendoset në vend. Sipas tij, kthimi i pronave, njohja e kësaj masakre nga shteti grek, janë edhe pikat kyçe të çështjes çame
    “Nuk ka forcë në botë që na mbante të mos vinim këtu sot. Ne sigurisht i kemi sot sytë të përlotur por unë jam i bindur që lotët tanë do të bëhen lapidar në betejën tonë, do të bëhen forcë në betejën tonë për të dhënë drejtësi për çështjen çame, për t’i thënë të gjithëve këtyre që prehen këtu, që në jemi bijat tuaj dhe së bashku do ta çojmë amanetin tonë deri në fund. Ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë, nuk ka forcë në botë të na bëjë që të harrojmë. Ju betohem para këtyre varreve që Çamëria është e jona!”, u shpreh Idrizi.
    Idrizi shprehu angazhimin e tij të plotë dhe të forcës politike që ai drejton se vitin tjetër kësaj varreze ku prehen çamët, do të ngrihet një lapidar i denjë, me emrat e gjithë atyre që kanë dhënë jetën
    Ndërkohë, nesër do te jetë Shoqata "Çamëria" qe do te kryeje te njejtin marshim qe pritet te nise ne oren 08:00 te paradites. Marshimi nis pikërisht nga ky vend, nga Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona që vdiqën rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur çame që ikte për t’i shpëtuar gjenocidit dhe dhunës greke.
    Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre shekullore, nga trupat e rregullta greke.
    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në 25 qershor 1944, (datë, në të cilën komuniteti çam kujton viktimat e genocidit) forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore. Bëhet fjalë për një genocid, të pa dënuar akoma nga shteti Grek.
    Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin Çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërisht në shtëpitë e tyre.

    Këtij komuniteti i mohoet ende e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    66 vjetori i nje tragjedie kombetare

    Ky Pervjetor i dhimbshem do te perkujtohet edhe nga shoqatat atdhetare shqiptare ne Chicago,
    neser mbrema me 6:00 PM, ne lokalin e Bashkise se qytetit Addison.
    Adresa : Addison Village Hall,1 Friendship Plaza,Addison ,IL 60101 ( per ata ne Illinois)

    Do te kete nje program kulturo-artistik per te perkujtuar kete pervjetor tragjik qe na la pasoje shume viktima, vrraga jete nga masakrat cnjerezore, dhe na la nje cope toke shkret pa camet tane,nje toke te mohuar na la amanet.
    Motoja eshte " Te bashkuar rreth Camerise", bashkohuni pra sot ketu kush eshte ne rrethin e Illinoisit dhe nje dite te shpresojme jo edhe aq te larget te kemi takime ne Camerine e ringjallur shqiptare.
    Chicago eshte edhe qyteti i jetes se nje Cami te njohur, ketu ka leshuar driten dhe shpirtin poeti yne i dashur Bilall Xhaferri , ja dy vargje te miat qe ta pershendes poetin qe s'eshte me fizikisht por ti them se edhe pas lamtumires ka tungjatjeta Cameri !

    Te tha loti, te tha gjaku lamtumire Cameri!
    Pak pika gjak qe mbeten,gjak i ri u ripertri.
    Nga gjithe bota sot te thoneungjatjeta Cameri .
    Je e jona je ne zemer, je nje cope Shqiperi.
    Te gezofshim brez paz brezi camet e tu te ri.

    Cameria nuk eshte c'bere dhe camet anekend botes jane ringjallur se gjaku uje nuk behet ,se jo kurre nuk shuhet Cameria shqiptare, do te lulezoje dhe do te ringjallet si nje peme qe eshte thyer dhe dalin plot filiza per ta ripertri.

    Kur perkujtojme kete pervjetor tragjik, le te jemi te bashkuar rreth te pervuajtures Cameri, le te jete ne mendimet dhe veprimet perkrahese tek mendjet dhe zemrat e te gjithe shqiptareve.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-06-2010 më 22:00
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja çfare ben sali mashtruesi, perseri ne favor te shovinizmit grek ... ne pervjetorin e masakres se Çameve, ne vend qe te krijoje nje komision per Çamerine, shkon e ngre nje komision per masakren e Tivarit ... qe ta denoje shokin ramiz per kafe ... ashtu si nexhin ...

    ja pra si i luan lodrat i nxirosuri salis ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •