Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD Ministri Hoxhaj ta shfuqizoj vendimin për ndalimin e shamisë

    PD Ministri Hoxhaj ta shfuqizoj vendimin për ndalimin e shamisë

    PD: "Udhëzimi Administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla është e pakuptueshme për vendin tonë".

    Partia e Drejtësisë sërish ka ngritur zërin e saj kundër ndalimit të bartjes së shamisë në shkollat e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Abdullah Klinaku, në një konferencë për media ka deklarua se Partia e Drejtësisë, duke respektuar Kushtetutën e vendit, Konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, Ligjin kundër diskriminimit, qëndrimet zyrtare të Avokatit të Popullit, vendimin e gjykatës së Qarkut të Gjilanit, si dhe duke qenë vigjilente për reagimet e shumta publike dhe pakënaqësitë e mëdha që po shkakton ndalesa e bartjes së mbulesës si shprehje esenciale e identitetit dhe obligimit fetar në shkollat publike rikërkon me ngulmë nga Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ztr. Enver Hoxhaj që gjatë javës me vendim të veçantë të shfuqizoj paragrafin e 13-të të nenit të IV të Udhëzimit Administrativ 7/2009 që e kodifikon këtë ndalesë të pakuptueshme për vendin tonë, veçanërisht nga aspekti kulturor. Sekretari Klinaku tha se me këtë do të eliminohet edhe baza juridike për nxjerrjen e Rregullores së Kuvendit komunal të Prishtinës që tenton të sanksionojë të njëjtën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

    Më tej gjatë konferencës për media, z.Klinaku deklaroi se Partia e Drejtësisë me shqetësim të veçantë është duke përcjellur situatën në veriun e vendit duke vlerësuar provokimet e shumta të grupeve kriminele serbe si përpjekje të orkestruara të shtetit serb për eskalimin e situatës që do të shërbente si dëshmi për Gjykatën Ndërkombëtare në Hag se pavarësia e Kosovës nuk ka rezultuar me stabilitet në rajon por përkundrazi me rritje të tensioneve ndëretnike. PD kërkon nga qeveria e Kosovës, ICO dhe EULEX përkushtim serioz për qytetarët Shqiptarë në veriun e vendit dhe plotësimin e nevojave të tyre veçanërisht në ofrimin e sigurisë së plotë për ta.

    Partia e Drejtësisë mirëpret vendimin për emërimin e nënkryetarit të saj, Mr. sci. Amir Ahmeti në postin e zëvendës ministrit në Ministrin e Administratës Publike. Partia e Drejtësisë e konsideron këtë arritje si vlerësim të kontributit të deritanishëm të PD-së në proceset e shtetëndërtimit të vendit si dhe shprehje të besimit në potencialet e saja politike për të ardhmen. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po me hyn ne huj hoxha me kete vendim nese e ka marr,megjith te keqijat qe ka bravo enver mos lejo qe shkolla te behet arena fetare,kush do shami le ta mbaj ne shpi shkolla ka rregulla

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po me hyn ne huj hoxha me kete vendim nese e ka marr,megjith te keqijat qe ka bravo enver mos lejo qe shkolla te behet arena fetare,kush do shami le ta mbaj ne shpi shkolla ka rregulla
    Dhe ato rregulla janë anti-kushtetuese.

    P.S Enver Hoxhaj nuk e ka marrë vendimin per ndalimin e shamisë mirpo një udhëzim administrativ i drejtorisë komunale për arsim, ndërsa PD-ja po kerkon direkt nga Enver Hoxhaj që të ndikon në këtë gjë si personi ma autoritativ
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Unë për vete do isha për heqjen e të gjithë simboleve fetare nëpër zyra shtetërore, shkolla, e vende publike. As kryqa nëpër qafë, as perçe në fytyrë. Ama, simbolet fetare janë të fundit në listën e gjërave që na e neverisin jetën. Hajt të miratojnë një ligj që, fytyrat e çdo politikani (lexo=hajduti) mos ta nxirren më nëpër televizione a gazeta se na e kanë pështirosur edhe shijen e bukës. U prishka punë ferexheja atyre. Pa të shohim sa punë u prish kur u vijnë nga vendet arabe si nga Arabia Saudite e Kuvajti, që financojnë rrugë, shkolla, parqe, aeroporte. Po atyre, a do t'u ndalojnë hyrjen në Kosovë me ferexhe a me rroba të tjera të kulturës së tyre? Shko more pirdhuni, legena! Fëlliqësira të shekullit!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hoxhaj: Kushtetuta qartëson çështjen e simboleve fetare

    Nga Express më 23.06.2010 në ora 19:57
    Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin e krijuar dy vjet më parë si “shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.

    Akti më i lartë ligjor i Kosovës, sipas ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk lë hapësirë për paqartësi lidhur me mbajtjen e simboleve fetare nëpër institucione arsimore e publike, sepse, siç thuhet, vë në pah laicitetin e sistemit shtetëror të vendit.

    “Në mënyrën se si është e formuluar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e qartëson jashtëzakonisht mirë çështjen e simboleve fetare në institucionet publike, edhe në shkolla, edhe në institucionet e shtetit”.

    “Meqë Ministria e Arsimit është institucion që e zbaton vetëm Kushtetutën, nëse ka qytetarë që mendojnë se zbatimi i Kushtetutës nuk është konform saj, për mendimin tonë do të duhej të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ta japë një opinion, sikur ndodh në çdo vend demokratik të botës”, shprehet ministri Hoxhaj.

    Në muajin maj të këtij viti, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.

    Udhëzimi ka nxitur pakënaqësi në radhët e përkrahësve të idesë për mbajtjen e shamive nëpër institucione publike, ndërsa çështja është riaktualizuar javën e kaluar, me protestën e organizuar kundër një rregulloreje të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me të cilën nxënësve u ndalohet “bartja e uniformave fetare në ambientet e shkollës”.

    Kryetari i Këshillit Organizativ të asaj proteste, Halil Kastrati, thotë se mbajtja e shamive nëpër institucione publike nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Vendimet e institucioneve kosovare për këtë çështje, Kastrati i quan ekstremiste.

    “Shteti ynë po tregon një lloj ekstremizmi karshi myslimanëve dhe jo vetëm në këtë pikë, kur është çështja për mbulesa, por edhe për gjëra të tjera, të cilat argumentojnë naivitetin e shtetit tonë”.

    “Kjo është një çështje që, me të vërtetë, i ka irrituar myslimanët”, thotë ai, për të shtuar se me ndalimin e mbajtjes së shamive nëpër institucione arsimore e publike, besimtarëve myslimanë u shkelen të drejtat e njeriut.

    Kastrati thotë se duhet të respektohet ligji për liritë fetare në Kosovë.

    Doktori i sociologjisë religjioze, Ismail Hasani, mendon se mungesa e rregullativës ligjore dhe e një debati të hapur ka krijuar paqartësi lidhur me atë se a do të duhej apo jo, që femrave kosovare t’u lejohej mbajtja e shamive nëpër institucione arsimore.

    Hasani thekson rëndësinë për respektimin e së drejtës së njeriut për ta parë figurën e njeriut tjetër, gjë të cilën, sipas tij, e pamundëson shamia.

    “Nuk ka rregullativë ligjore të precizuar në mënyrë strikte, që përkufizon lirinë ose të drejtën e individit - të mashkullit ose të femrës - për të dalë në vende publike i lakuriqësuar ose në forma të tjera, me të cilat zgjon asociacionet e të tjerëve”, shprehet Hasani.

    Por, si e shohin këtë çështje personat, të cilët ndoshta më së shumti ndikohen nga qëndrimet e ndryshme, lidhur me mbajtjen e uniformave fetare nëpër institucione arsimore e publike?

    Arbnora Avdiu, absolvente në Fakultetin e Gazetarisë në Prishtinë, ka tre vjet që mban shami. Ajo shprehet kundër ndalimit të shamive nëpër institucione publike dhe thotë se vendimet që mbështesin një gjë të tillë, asaj dhe femrave të tjera myslimane ua shkelin të drejtat njerëzore.

    “Shamia për mua është vendim personal, ndërsa ndalimi i saj për mua do të ishte një katastrofë. Kur e mendoj se nuk do të kemi asnjëherë mundësi për shkak të ligjeve që na ndalojnë këtë punë, paramendoni se sa vjet të mia shkollë do të shkonin huq”, thotë Avdiu.

    Krejt ndryshe mendon Pajtesa Kadriu, studente e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

    “Për shkollë të mesme, mendoj se nëse je e mbuluar dhe i përkushtohesh fesë, ekziston medreseja në Prishtinë. Shko atje dhe drejtohu për shkenca fetare”, shprehet ajo.

    Përveç kërkesave për lejimin e mbajtjes së uniformave fetare në institucione publike, një pjesë e besimtarëve myslimanë ka shpalosur së fundi edhe një kërkesë tjetër - atë të futjes së fesë si lëndë mësimore nëpër shkolla.

    Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me raportet fe - institucione, sipas sociologut Hasani, kërkojnë një debat të hapur publik.

    “As njëra e as tjetra palë, në këtë rast, nuk ka të drejtë. Debati duhet të zhvillohet deri në fund. Derisa shtetet normale vënë çështje të ndryshme në referendum, deri në instanca banale, për rregullimin e një parku ekologjik ose diçka tjetër, mbase edhe do të duhej të shqyrtohej ideja e referendumit për këtë çështje”, thekson Hasani.

    Bashkësia Islame, ndërkaq, duket se ka zgjedhur të mbetet jashtë këtij debati. Të kontaktuar disa herë brenda ditëve të fundit nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të kësaj bashkësie nuk kanë dashur ta komentojnë çështjen e mbajtjes së uniformave fetare nëpër institucione publike. /rel/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Çuditem se si këshilltari i tij në një emicion në Klan Kosova thotë se nuk e kemi ndaluar shaminë dhe se protesta është bërë pa nevojë, ndërsa një ditë më vonë del vet Ministri dhe i ndrron llafet, çka është kjo hipokrizi?!

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    “As njëra e as tjetra palë, në këtë rast, nuk ka të drejtë. Debati duhet të zhvillohet deri në fund. Derisa shtetet normale vënë çështje të ndryshme në referendum, deri në instanca banale, për rregullimin e një parku ekologjik ose diçka tjetër, mbase edhe do të duhej të shqyrtohej ideja e referendumit për këtë çështje”, thekson Hasani.
    Me pelqej ky mendimi dhe ka te drejt sepse per nje vendim kaq domthenes do duhej patjeter te organizohej nje debat publik dhe ne fund te organizohej nje referendum dhe tek ateher do merrej nje vendim.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Cfare te pritet kur shteti udhehiqet nga katunaret analfabet. Analfabet sepse asgje te re deri me sot nuk kan sjelle. E gjitha eshte kopjim nga njeri vend ose tjetri. Kjo kotille qe na ra hise, eshte me e zeze se zhuga. Kjo ka me lene vrrage ne shpirtat tone me te shemtuara se fruthi dhe lija e keqe. Dhashte zoti e po largohen pak ma shpejt. Po e thyejn qafen per mos me u kthye ma kurre. Fara e dreqit jan keta, komunist pra.

    Une shume shpresoj se populli nuk do ta beje gabimin qe te kaloj ne ekstremizem pasi qe ka shume te interesuar per kete gje. Qeshtja e shamive dhe gjerave te tjera duhet te rregullohet institucionalisht dhe jo rrugeve. Do te vije dita kur kjo semundje infektive qe ka kapluar tere Shqiperin, do te sherohet. Fatkeqesisht do te le pasoja pas vetes por do te sherohet.

    Vaj medet e vaj, kur apongat marojn ligje, populli del ne rruge.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Cfare te pritet kur shteti udhehiqet nga katunaret analfabet. Analfabet sepse asgje te re deri me sot nuk kan sjelle. E gjitha eshte kopjim nga njeri vend ose tjetri. Kjo kotille qe na ra hise, eshte me e zeze se zhuga. Kjo ka me lene vrrage ne shpirtat tone me te shemtuara se fruthi dhe lija e keqe. Dhashte zoti e po largohen pak ma shpejt. Po e thyejn qafen per mos me u kthye ma kurre. Fara e dreqit jan keta, komunist pra.
    dajok nga shuma...
    populli shqiptar e jo ju i ka zgjedh keta qe po na udheheqit tani
    qe dy her radhazi e kan me i zgjedh prap rri pa gaile
    e nuk eshte koh shum e largt qe 6 muej dit per se dyti i votoi
    e ti e kotilla e juaj
    mani ymyd ne sps-in e juaj e endrroni embel
    e kaniher shani e shfrynu se mos po kupni si thiu
    haaaaa
    mos kofsha ne lkuren e juaj se veshtir me te vertet veshtir e kini
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Domethëniet e një proteste

    SHKRUAN
    Xhavit Haliti

    Është fjala për një protestë, që në një njoftim fare të shkurtër, të kuadratuar në cepin e një faqeje gazete, mbante titullin: “Protesta për shaminë”. Nën këtë titull kumtohej se mijëra veta protestuan në Prishtinë kundër vendimit për ndalimin e mbajtjes së shamisë islamike në shkolla. Më tërhoqi vëmendjen kjo protestë, jo aq për përcjelljen mediatike të saj, sesa për problematikën e shtruar për zgjidhjen. Gjithsesi, çështja e së drejtës për të mbajtur apo për të mos mbajtur shami në shkolla publike është e diskutueshme. Por mendoj se jo më pak i diskutueshëm është edhe vendimi i qeverisë për të ndaluar mbajtjen e shamisë islamike në shkollat publike.

    “Protesta për shaminë” është rrjedhojë e besimit fetar, e përkatësisë etnike apo e koshiencës qytetare demokratike për të mbrojtur Kushtetutën. Janë këto tri mundësi motivimi, që kanë investuar dhe vjelin “kapitalet” e veta në këtë reagim.

    Besimi (ndërgjegjja) fetar e ka të vështirë të mos preket dhe të mos reagojë ndaj pengesave “ligjore e nënligjore” për shfaqjet e simboleve apo riteve të veta fetare. Kur përkatësia fetare përkon edhe me identitetin etnik, reagimi i besimtarëve të “disiplinuar” me një akt ligjor apo nënligjor është tërësisht i përligjur, sepse një gjë e tillë i prek besimtarët edhe në ndërgjegjen kombëtare. Prandaj, reagimi publik e paqësor i qytetarëve tanë në Prishtinë në mbrojtje të “shamisë” ishte tërësisht demokratik dhe në zbatim të Kap. II, “Të Drejtat dhe Liritë Themelore” të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që në Nenin 24 (Barazia para Ligjit), në paragrafin 2, sanksionon: “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë… të fesë…”.

    Në mbështetje e përforcim të citimit të mësipërm të Kushtetutës, po parashtrojmë për aq sa na duhet, paragrafin 3 të Nenit 38: “Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”.

    Kushtetuta jonë aktuale sanksionon vetëm një kufizim me ligj të lirisë së manifestimit të fesë, besimit dhe të ndërgjegjes në kushtet kur “është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit ose të të drejtave të personave të tjerë”. (Neni 38, paragrafi 4).

    Besoj se mbajtja e shamisë nuk dëmton as sigurinë dhe rendin publik, as shëndetin dhe as të drejtat e të tjerëve. Për rastin e shamisë islamike, referimi ndaj Kushtetutës mendoj se do t’u shërbejë për të reflektuar pozitivisht edhe “super” kundërshtarëve të vendimit “kundër shamive”. Ata, të prekur në ndjenjë nga një vendim i tillë, shfaqen kundërshtues e “të revoltuar” ndaj interpretimeve të ndonjë
    përfaqësuesi të pushtetit gjyqësor dhe ndaj Avokatit tonë të Popullit. Madje, në mbrojtje të kësaj ideje edhe deklarohen: “Franca e krishterë, për të ecur përpara, e ka ndarë fenë nga shteti që në vitin 1905”. Pa dashur të gjykoj saktësinë e përfundimit, dua të vë në dukje dy fakte: Franca është vendi që e ngriti në teori ateizmin. Dhe, Franca moderne pretendon që ka të evidencuar vetëm përkatësinë fetare të qytetarëve të vet myslimanë, që thuajse përgjithësisht janë me origjinë nga ish-kolonitë e saj të para 50-vjetëve.

    Për dallim nga Franca me të cilën bëhet krahasimi, Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe OSBE-së, nuk është ende e barasvlefshme në status me fqinjët e vet kufitarë, nuk ka akoma të drejtën të marrë në shqyrtim dhe të ratifikojë Konventën e OKB-së dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe, ca më pak, për minoritetet.

    Kosova, ndryshe nga Franca, historikisht dhe tradicionalisht është konsideruar dhe trajtuar myslimane. Por sa myslimane në besim është Kosova, kur këtë besim e ballafaqojmë me forcën e etnisë, mbetet një çështje për diskutim. Besoj dhe jam i bindur që shqiptarizmi sundon absolutisht edhe në ndjenjë, në mentalitet mbi përkatësinë fetare.

    Do t’i hiqemi ligjit, për t’iu afruar dhe për të pozuar realitetin. Në shkollë të rinjtë mund të shkojnë, në varësi të trevës, traditës, familjes, për mundësi, zakon apo për modë me veshje kombëtare, me veshjet e kohës (modës), me bizhu evropiane ose orientale, me varëse me simbole kristiane apo islame. Është fakt që ka edhe shkollarë, që mbajnë veshje ekstravagante, madje edhe provokuese. Nuk mendoj se kolektivin e klasës mund ta “dëmtojë”, më tepër në planin social dhe moral një “shami” koke te një femër myslimane, se sa një minifund anormal.

    Problemi i mbajtjes së shamisë nga femrat e besimit mysliman në shkolla e mjedise publike nuk shfaqet për herë të parë dhe nuk po shfaqet vetëm në Kosovë. Për të është diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutohet, sepse mendoj se një çështje e tillë në një vend demokratik, që e garanton lirinë e besimit dhe të fesë, nuk mund të zgjidhet me ligj apo akte nënligjore, pa rënë ndesh me Kushtetutën. Mendoj se problemi duhet parë e trajtuar në terrenet konkrete dhe, kur mendohet se krijon “shqetësime” t’i jepet zgjidhje sipas kushteve dhe rrethanave (fjala vjen, një shkollë e mesme mund të miratojë, në zbatim të procedurave, rregulloren që disiplinon dhe unifikon uniformën shkollore). Sidoqoftë, kur Ligji Themelor i Shtetit sanksionon, kur legjislativi, Parlamenti hesht, çdo akt nënligjor, që, me dëshirën e mirë, përpiqet “të zgjidhë një konflikt” është, në mos i dëmshëm, i padomosdoshëm!

    (Autori është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •