A janë më të zhurmëtit ata që më së paku e përjetuan ”diktaturën”?
Shkrimi im i parafundit nga politika.
Me ”plotikë” jam marrë nga zori, në një kohë kur atdheut duhej bërë një ”argat” edhe nga ky lëm. Nuk kam kryer shkollë për poltikë, ndaj e di se jam shumë i magët në këtë aspekt. E them këtë, sepse mënyra si e kam zgjedhur unë rrugën për të bërë politikë nuk përkon me zanatin e politikës. Edhe të bësh poltikë edhe ta thuash të vërtetën kjo nuk shkon. Prandaj nuk i them vetes poltikan derisa sa shkrim që kam bërë këtu e kam thënë me sinqeritetin më të madh dhe me vërtetësinë aq sa ka qenë diapazoni im i njohurive.
Jam duke u munduar për ta gjetur fillin e së keqes shqiptare, por ende po më nevojitet edhe një fakt. Sa ta gjej edhe këtë fakt, do të dal me konstatimin tim. Këtë parafakt po më nevojitet të ma thoni ju, meqë unë e kam të fiksuar se nëse kjo është e vërtetë, atëherë shkaktari kryesor që s’po na ecën puna si duhet janë këta persona.
Pra: A janë më të zhurmëtit ata që më së paku e përjetuan ”diktaturër”?
Nëse edhe ju mendoni se kjo është e saktë, ilustrojeni me ndonjë shembull.
Respekt për ju,
P.S. Tema kryesisht ka të bëjë me shqiptarët e Shqipërisë, por ka përgjasime shumë të mëdha edhe në Kosovë, prandaj mund të shkruhet edhe për politikën në Kosovë.
Krijoni Kontakt