Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Nje gje po me intereson te dij nese dikush nga ju miqe e dine se sa eshte kapaciteti i burgjeve ne Kosove ?

  2. #12
    Veq po dyshoj kurkush spo arrestohet pom doket veq jan ka bojn hajgare

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Arrestohen tre persona për mashtrim, falsifikim dhe kontrabandim
    Premte, 11 Qrshor 2010 18:00
    Ekonomisti
    Policia ka arrestuar tre persona në Ferizaj dhe Prizren nën dyshimin për përdorim të paautorizuar të firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve”, “falsifikim” si dhe kontrabandim me mallra.

    Si rezultat i hetimeve sot, duke filluar nga ora 10:00 DHKEK (Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) se bashku me Inspektorët Komunal të Ferizajit, Inspektorin sanitar të Republikës së Kosovës që vepron në kuadër të Agjensionit për Ushqim dhe Veterinë të përkrahur nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt dhe Ndërmarrja Publike Pastërtia ne Ferizaj, pas mbledhjes së provave se NTSH F-1 dhe NTP FATOSI janë duke falsifikuar shamponin KOSIL, ka ndërmarrë një aksion ku ka bërë asgjësimin e një sasie të shamponit KOSIL dhe KOSILIS , në sasi të përgjithshme prej 16 mijë e 736 copë te prodhimit te gatshem. Me Urdhëresë te Gjykatës Komunale të Ferizajt,me datë 07 maj kishte filluar hetimet lidhur me rastin “Përdorim i paautorizuar i firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve” si dhe “falsifikim”. Në NTP FATOSI që gjendet në fshatin Greme të Ferizajt janë asgjësuar 4332 copë të peshes 550 ml të prodhimit KOSILIS por qe ka pamje të njëjtë të ambalazhit me KOSIL dhe 3072 copë te peshes 180ml te te njëjtit prodhim. Ndërsa në NTSH F-1 që gjendet në fshatin Dubravë të Ferizajt gjithashtu janë asgjësuar 2868 copë të peshës 550 ml të prodhimit KOSIL , 3740 copë të peshës 180 ml të të njëjtit prodhim si dhe 180 copë te peshës 180 ml të prodhimit KOSIL me mbishkrim të falsifikuar të EXTRA DELIKATES. Ky asgjësim është bërë duke u bazuar në mungesë të dokumentacionit për prodhim duke perfshirë: mungesën e licences, mungesën e teknologut si dhe mungesën e analizave. Ky mall ka dalë në treg si para dhe pas prodhimit pa asnjë llojë analize. Gjithashtu edhe nga tregu sasia më e madhe e këtyre produkteve është terhjekur. Vendimi për asgjësim është bërë nga Inspektorët sanitar.Hetimet janë duke u kryer nga DHKEK-Rajoni i Ferizajt për veprat penale “Përdorim i paautorizuar i firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve” si dhe “falsifikim”. Ndaj të dyshuarit A. F. pronar i NTSH F-1 është dërguar Kallëzimi Penal ne PPK-Ferizaj ndersa ndaj të dyshuarit I. S. është duke u përgaditur kallëzimi penal. Po ashtu policia në Rajonin e Prizrenit ka arrestuar një person të dyshuar për Kontrabandim të mallrave, Prodhim dhe vënie në qarkullim të produkteve të dëmshme mjekësore. i arrestuari është M. Bajraktari, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale, kontrabandim i mallrave nga neni 273 dhe Prodhimi dhe vënia në qarkullim të produkteve të dëmshme mjekësore nga neni 223 i KPPK-se . Sot gjatë një kontrolli nga zyrtarët doganor është hasur e fshehur një sasi prej 1000 kg produkte farmaceutike të paketuara ne qese najloni të mbuluara me paketa letre. Sipas mbishkrimit lloji i këtyre produkteve është PARACETAMOL 625kg, CAFFEINE ANHYDROUS 400kg, LINDOCAINE 25kg, MANITOL 25 kg dhe dy bidona pa mbishkrim nga 20 litra për të cilët nuk dihet lloji dhe qëllimi i këtij produkti.I dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion për prejardhjen e këtyre produkteve si dhe dokumentacionin përkatës për transportimin e këtyre produkteve. Produktet e dyshuar janë konfiskuara dhe Policia është duke hetuar rastin për gjetjen e vendit të destinimit të këtij malli. Vlera e mallit të konfiskuar dyshohet të jetë rreth 50 000 Euro dhe se rasti është ne procedure hetimore.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Apaqi" futë 5 në pranga Enjte, 20 Maj 2010 15:07
    Ekonomist
    Drejtoria Kundër krimit të Organizuar e PK-së, me ndihmën e njësiteve të tjera të specializuara ka arrestuar sot në Ferizaj pesë persona të dyshuar për krim të organizuar, shantazh dhe detyrim

    Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, muaj më herët kishte filluar procedurën hetimore ndaj një grupi personash të dyshuar për krim të organizuar, vrasje në tentativë, shantazh dhe detyrim. Me urdhëresë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, sot është realizuar kontrolli në pesë lokacione të ndryshme në Ferizaj. Ky kontroll kishte për qëllim arrestimin e personave të dyshuar si dhe konfiskimin e sendeve që do të mund të përdoren si dëshmi gjatë procedurës penale të mëtutjeshme. Operacioni policor i koduar me emrin “Apaqi” ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar që ishin të përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues, Njësiti Special Operativ, Forensika e teknologjisë informative etj. Gjatë kontrollimit njësitet policore kanë konfiskuar një granatë dore, Revole, një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm, dy predha, tre karikator të revoles, një sasi të municionit, mjete komunikuese,maska, dylbi për pushkë të gjatë, pajisje kompjuteri,thika ushtarake, dy vetura, katër telefona , dokumente të ndryshme etj. Policia për veprat penale të cekura më lart ka arrestuar pesë të dyshuar që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, Genc S, Fatmir G, Sefedin K, Hysen K dhe Imer H. Personave të arrestuar u është caktuar fillimisht masa e ndalimit policor deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

  5. #15

    Thumbs up Korrupsioni është luftë e humbur për ju, z. Kryeministër!

    Sot kryeministri i vendit na u drejtua neve qytetarëve me një flamur që e ka ngritur lart tash e sa ditë – flamurin e luftës kundër korrupsionit. Por ç’i ndodhi kryeministrit që ta shpallë veten prijatar të luftës kundër korrupsionit, vetëm pak ditë që nga paraqitja publike në RTK kur e akuzoi EULEX-in, të njëjtin mekanizëm që sot e uron dhe e mbështet në këtë luftë, se po e linçon një ministër – njeriun e dytë në partinë e tij. Atë ditë aksioni i EULEX-it ndaj ministrit të Ministrisë më të përfolur për korrupsion ishte interpretuar si “përpjekje për linçim”. Përfundimisht, sonte kryeministri e ndërroi plotësisht pllakën.
    Kjo paraqitje e kryeministrit u pasua nga disa paraqitje të tjera publike të kryeparlamentarit dhe të kryetarit të shtetit që shkuan në të njëjtën vijë me paraqitjet e kryetarit të Qeverisë.
    Kryeministri Thaçi nuhati diçka që po duket sheshazi. Çekani antikorrupsion do të godasë në krye të kabinetit të tij. Duke e pasur të qartë këtë nga takimet e mbyllura që mbajti ditëve të fundit me krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, kryeministri po e bën një përpjekje të çastit të fundit që të shkëputet nga darët e dyshimeve të mëdha për korrupsion.
    Por a mund ta bëjë këtë vetëm me një paraqitje 10 – 15-minutëshe në televizion? A mund ta zhdukë një paraqitje disaminutëshe në opinion atë që është ngulitur fort në bindjet e qytetarëve të përditshëm të Kosovës tani e disa vjet me radhë?
    Kryeministri e di mirë që këtë nuk mund ta arrijë, por kur është në pyetje humbja e madhe e besimit të qytetarëve në të dhe në politikën e tij, ia vlen gjithsesi të bësh një provë. Një tentim që qoftë edhe simbolikisht tregon se ja edhe kryeministri e ka seriozisht në luftën kundër korrupsionit.
    Por, paraqitja e sotme e kryeministrit na detyron t’ia themi troç disa fjalë. Kjo betejë është e humbur për Ju, z. kryeministër! Le të hetohen 100, 200 a 2.000 zyrtarë institucionalë nga cilado periudhë e pasluftës qoftë. Do të mbetet e shënuar në analet e historisë se në periudhën e mandatit tuaj institucionet e këtij populli u vërshuan nga hetuesit policorë të EULEX-it. Sado politike që tentoni t’i paraqisni këto bastisje (dhe pa dyshim se do të shfrytëzohen nga qarqe ndërkombëtare edhe për arritjen e objektivave të veta politike) është e vërtetë e pakontestueshme se dyshimi për keqpërdorime të pakufi i pushtetit politik për përfitime të paligjshme pasurore nga anëtarët e kabinetit Tuaj ishte magneti që solli autoblindat e EULEX-it para dyerve të institucioneve të shtetit.
    Populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton që institucionet që do të duhej të mbronin interesat e tij të shndërrohen në caqe policore dhe gjyqësore të institucioneve të huaja të drejtësisë; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shpërdorimin që po i bëhet sot djersës, mundit dhe gjakut të tij; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shkatërrimin e shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo po ndodh tani. Dhe kjo ju bën humbës, z. kryeministër.

    (Sekretar për Marrëdhënie me Publikun i Lëvizjes për Bashkim)

    Faleminderit për rekomandiminShkruan: Driton Avdiu
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Te Lumte Driton Avdiu
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Arrestohet edhe një të dyshimtë për rastin Selimaj

    Pejë, 13 qershor

    M. I., 33-vjeçar nga Podujeva, është personi i dytë i arrestuar si i dyshimt për vrasjen e Demë Selimajt nga fshati Lluga e Osdrimit, më 13 maj të këtij viti. Për këtë të arrestuar thuhet se se është nga Podujeva, dhe besohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e Selimajt bashkë me të arrestuarin e parë, J. H. nga Klina, i cili 3 ditë pas kësaj vrasjeje kishte rënë në prangat e policisë dhe prej atëherë mbahet në paraburgim. Arrestimi i podujevasit M. I. si i dyshimtë për këtë vrasje është bërë në vendlindjen e tij, në Podujevë, ditën e shtunë. Këtë e ka konfirmuar zyrtari për shtyp i Policisë në Pejë, Zeqir Kelmendi, të dielën paradite. “Me kërkesë të Drejtorisë së Policisë së Pejës Drejtoria e Policisë në Podujevë ka arrestuar të dyshimtin M. I. 33-vjeçar. Prej dje pasdite ky i dyshuar me urdhër të prokurorit është në paraburgim”, ka thënë Kelmendi. Vrasja e Demë Selimajt (46) kishte ndodhur më 13 maj në Pejë, në afërsi të “Peja City”, lokal hotelier midis Stacionit të Autobusëve dhe atij të trenit. Bashkë me të ndjerin Selimaj, sipas policisë, ishin edhe 3 persona të tjerë të cilët kishin shpëtuar nga breshëria e plumbave të drejtuar në veturën e tij. Demë Selimaj që nga paslufta thuhet se ka rënë disa herë në prita personash që tentonin ta vrisnin. Në një rast në drejtim të veturës së tij të shtënat nga automatiku kishin lënë të vdekur bashkudhëtarët e Selimajt, gruan e axhës dhe një kushëririn e tij. Deri tashti policia nuk ka arritur ta zbardhë këtë rast, ndërkohë që thuhet se bëhet fjalë për qërim hesapesh të grupeve rivale të luftës së fundit./b.s.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    ta dhasht allahi more EULEX se ken kah na mysin kta qena. niqi kta qena se ishin kan ma t kqi se shkjet. hajnat e flliqt bre zoti i marroft.

  9. #19
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton që institucionet që do të duhej të mbronin interesat e tij të shndërrohen në caqe policore dhe gjyqësore të institucioneve të huaja të drejtësisë; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shpërdorimin që po i bëhet sot djersës, mundit dhe gjakut të tij; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shkatërrimin e shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo po ndodh tani.
    Populli YNË i trashë dhe primitiv, me sistem akoma fisnoro-klanor, i pashkolluar, dhe dembel që tërë ditën e lume rri duke pështyrë herë në një rrugë e herë në një sokak - meriton çdo gjë është duke i ndodhur.

    Njëherë na kishte faj YU, pastaj Serbia, pastaj UNMIKU, UN, ZZJH, KWBCT, THSHDH, XXXXx_(y^2 ), Michael Jackson, Ban KI Mooni e Zelanda e Re, kutitë, tani EULEXI, tash Kryeministri e Ministrat, neser ngohja globale e vrima në ozon – njerëz, fajet i kemi NE dhe natyra jonë e degjeneruar, (jo)kultura jonë familjare e kombëtare, e kaluara jonë, historia jonë. Kryeministri e Ministrat janë vetëm disa nga shumë Shqipëtarët e tjerë pa pikë “fytyrë”. As të parët tonë nuk paten ‘fytyrë e nder” e ç’na duhet tani neve të aktrojmë nderin?

    Kosova promiskuoze nuk ka ndërgjegje, ajo e ka “shitur” shpirtin e trupin si dhe turpin saj ofertës së parë, jashtëzakonisht të ulët, nëse ka pasur “shpirt” ndonjëherë. Kosova është vrimë ku secili vendos haletin e tij dhe nxjerr kënaqësi për vete, ndërsa Kosovës, siç duket, i pëlqen një gjë e tillë. Ajo, tashmë e rregjur dhe më përvojë nëpër motele të ndyra meriton disa centrimetra më shumë dhe më gjatë, që shkakton më shumë dhimbje të ëmbël. Kosova krejt çka di të bëjë tash është të mbaj këmbët e hapura lart – rendi për hyrje-dalje i pafund pret radhë.

    Jo rastësisht Kosova është emer i gjinisë femrore.

    Andaj, mos u ankoni – askush nuk na solli të ligat, ato i kultivuam vetë. Prandaj mos u veni të ligave emer si Limaj, Thaq e Haradinaj, Kup e Kurt, jo ky bëri kështu e ai ashtu, jo ai vodhi 30 milionë nga shqipet e mjera e të pafajshme, jo pse rruga u prish prapë pas 1 muaji!!!

    Po shkoi ai që vodhi 80 milionë, do vie ai që do vjedh 70. Nuk bëhët ndryshe – sipas VENIT bëhet edhe KUVENDI – nuk ka alternative tjetër.

    Si ta luftojë dikush korrpucionin kur ai, ajo, ju, NE jemi personifikim i korrupcionit?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin

    Ani a ja fusim flaken he burr,se nuk i paske len shteg askund

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •