Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Jozefina Topalli shkel Kushtetutën, ndryshon stemën e Republikës

    Jozefina Topalli shkel Kushtetutën, ndryshon stemën e Republikës

    Kuvendi i Shqipërisë "bëhet" blu.

    Nuk bëhet fjalë thjesht për emërimin e administratës sipas preferencave partiake, proces ky që ka mbaruar me kohë, por edhe për faqen zyrtare të këtij institucioni, e cila prej ditës së djeshme ka ndryshuar pamje dhe ku natyrisht simbolet kombëtare në pjesën më të madhe janë zhdukur, ndërsa ato që kanë mbetur janë mbivendosur në një fushë blu.

    Kështu, tashmë, nëse do të klikosh në faqen zyrtare të Kuvendit me adresë www.parlament.al, nuk dalin më simbolet kombëtare, pra flamuri kuqe e zi me shqiponjën dykrenare, por do të hasësh një hapësirë virtuale me ngjyrën e flamurit të PD-së dhe diku në sfond shihet vetëm një cep i flamurit kombëtar, i cili nëse nuk je i vëmendshëm nuk e dallon dot. Por, sipas burimeve pranë Kuvendit, ndryshimi ngjyrës nga e kuqe në të blu nuk ka lidhje me preferencat apo simbolet partiake, por me ngjyrën e flamurit të BE-së, ku vendi ynë kërkon të anëtarësohet.

    Gjithashtu, për tu përshtatur me ndyrën blu që ka faqja, Kuvendi është detyruar të ndryshojë edhe stemën e Republikës së Shqipërisë dhe ngjyra e zezë e shqiponjës, si dhe ngjyra e artë e përkrenares së Skënderbeut, janë bërë të bardha. Një ndryshim ky që bie në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit shqiptar, Kushtetutën. Neni 13, pika 3 e Kushtetutës përcakton: "Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut".


    Një detyrim ky që nga sa vihet re në faqen e Kuvendit është marrë në konsideratë nga drejtuesit e këtij institucioni, të cilët kanë dhënë dhe pëlqimin për gjitha të ndryshimet që i janë bërë faqes zyrtare të Kuvendit, përfshi këtu edhe simbolet kombëtare të Shqipërisë. Faktikisht, faqja zyrtare e Kuvendit në internet, ishte "kalaja" e fundit që i kishte mbetur kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, pa marrë, pasi më parë ajo ndryshoi ngjyrën e rregullores, ndryshoi dy sallat e konferencave të shtypit, ku sërish ngjyra e kuqe u bë blu.


    Madje, në rastin e njërës prej zyrave të shtypit ajo shpenzoi jo pak para për ta ndryshuar, megjithëse ajo ishte rikonstruktuar vetëm në vitin e fundit të drejtimit të Kuvendit nga ana e socialistit Servet Pëllumbi. Gjithashtu, gjatë katërvjeçarit të parë të qeverisjes së të djathtëve u ndryshua edhe kopertina e Kushtetutës, e cila gjithashtu u bë blu. Ndërkohë, me faqen e re të internetit, tashmë bëhet e mundur që seancat plenare të shihen drejtpërdrejtë.

    Shekulli

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Jozefina Topalli shkel Kushtetutën, ndryshon stemën e Republikës

    Kuvendi i Shqipërisë "bëhet" blu.

    Nuk bëhet fjalë thjesht për emërimin e administratës sipas preferencave partiake, proces ky që ka mbaruar me kohë, por edhe për faqen zyrtare të këtij institucioni, e cila prej ditës së djeshme ka ndryshuar pamje dhe ku natyrisht simbolet kombëtare në pjesën më të madhe janë zhdukur, ndërsa ato që kanë mbetur janë mbivendosur në një fushë blu.

    Kështu, tashmë, nëse do të klikosh në faqen zyrtare të Kuvendit me adresë www.parlament.al, nuk dalin më simbolet kombëtare, pra flamuri kuqe e zi me shqiponjën dykrenare, por do të hasësh një hapësirë virtuale me ngjyrën e flamurit të PD-së dhe diku në sfond shihet vetëm një cep i flamurit kombëtar, i cili nëse nuk je i vëmendshëm nuk e dallon dot. Por, sipas burimeve pranë Kuvendit, ndryshimi ngjyrës nga e kuqe në të blu nuk ka lidhje me preferencat apo simbolet partiake, por me ngjyrën e flamurit të BE-së, ku vendi ynë kërkon të anëtarësohet.
    As qe do te me kishte rene ne sy kjo gje.
    Ky interpretim nga gazeta Shekulli me duket i tepruar shume.
    Turp per nje gazete te gjej kohe qe te lodhe veten dhe pastaj lexuesin me keso "hulumtime".

    Reagimi im ndaj Shekullit:
    Mendon se une si lexues jam aq budalla qe te kem interes ne leximin e paranojave tua?

  3. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Trajtimi është totalisht absurd, siç i ka për hije mediave shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 13-06-2010 më 05:45
    relata refero

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    por.dhe ne uje

    por.dha e rradhes e gazetes shekulli..nuk ka me se merret tashme ko.qja e kokedhimes dhe na e paska kape mat jozefinen..nuk e paska mesuar mire dashnori i tij qe fle ne peze..dhe ky budalla hygjym gjoja spo them...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ja dhe ndryshimi i ngjyres:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    haaaaaaa bravo keshtu sic e kane nis dhe skenderbeun do e luajne blu

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    A s'mund të ndërhyjnë dot këta që janë kundër, tek parlamenti?Se edhe mund ta ndryshojnë po të marrin ndonjë mendim konkret!

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ja dhe flamuri shqiptar ne 2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    O Edvin83!Do te t'kap per zhelesh e te te nxjerr jashte...

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Jozefina Topalli shkel Kushtetutën, ndryshon stemën e Republikës

    Kuvendi i Shqipërisë "bëhet" blu.
    Nuk na ke thene asgje te re, Jozefina me Saliun nuk ka dite qe mos ta shkelin Kushtetuten.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •