sipas KJ-se..
HIDHET NGA BALLKONI NGA FRIKA E POLICISE
Tirane - Ėshte futur ne godinen e vajzave per te kaluar momente gezimi per diten e "Shen Valentini", por hidhet nga kati i trete nga frika e policise. Ardian Delia, 22 vjec, ka menduar te kaloje momente kenaqesie me te dashuren e tij me rastin e dites se te dashuarve ne nje prej godinave ne afersi te 21 dhjetorit, por perfundon me fraktura te renda ne kembe. Kur pjesa me e madhe e te rinjve gezonin pa u fshehur, 22 vjecari nga qyteti i Pukes ka menduar te kaloje momente kenaqesie ne "ilegalitet". Per kete ai ka shkuar ne godinen e vajzave, per ti bere nje surprize te dashures. Por, gjithsesi pa e kuptuar se "dhurata" perfundimtare e gezimit per diten e "Shen Valentinit" do te ishte nje frakture ne kembe. Qe nga ai moment ai ndodhet ne Spitalin Ushtarak. Mbreme mjeket thane se gjendja e tij shendetesore eshte ne permiresim dhe jashte rrezikut per jeten. Ndersa dashuria ndermjet te rinjve, eshte mbyllur si ne tragjedine "Romeo e Zhulieta", por kesaj radhe pa pasoje ekstreme por me nje kembe te thyer.
Ngjarja
Kur ora po shenonte kater e mengjesit te djeshem, prania e tij ne godinen e vajzave eshte vene re nga punojes roje te drejtorise se konvikteve. Ata jane alarmuar dhe per kete kane vene ne dijeni uniformat blu. Kaq ka mjaftuar qe te nisen per te kapur "jaranet" qe ishin futur ne menyre te jashteligjshme. Kontrolli i tyre eshte bere dhome me dhoe e kat me kat, per te gjetur djemte te cilet ishin futur fshehurazi. Uniformat blu dhe punojes roje te godinave te vajzave kane kontrolluar ne te gjithe dhomat e kateve te para te dyta, por nuk kane vene re pranine e personave te tjere. Gjithsesi "preha" e tyre ndohej ne katin e trete, kur kane trokitur ne nje nga dhomat e saj, Delia eshte ndjere i befasuar. Per te mbeten vetem dy mundesi: ose te dorezohej vete ose te largohej. Si "rrugezgjidhje" i riu nga qyteti i Pukes ka menduar te "fluturoje" nga lartesia, pa marre parasysh rrezikun. Nga kati i trete ai ka rene perdhe duke shkatuar frakturen e kembes se tij dhe shembje dhe gerrvishtje ne tere trupin. Gjithsesi, punojesit e policise dhe te drejtorise se qendrave studentore kane kryer "ritin" si kontrollore. Pasi kane hapur deren jane befasuar kur aty nuk pane njeri ashtu sikurse ishin informuar me pare. Por, dyshimet per pranine e ndonje personi kane lindur kur kane vene re dritaren e dhomes gjysem te hapur. Kureshtja e punonjesve te policise ka cuar qe te shohin poshte. Aty kane dalluar nje te ri i cili po perpelitej ne vend nga fraktura e kembes. Gjithsesi, 22 vjecarin Delia e kane nisur menjehere urgjentisht ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku i eshte allciosur kemba. Sipas mjekeve, gjendja e tij shendetesore aktualisht eshte e mire. Ndersa "Shen Valentini" per te eshte kthyer nga dite gezimi ne vuajtje.
sipas balkanwebit..
Hidhet nga kati i tretė se e la e dashura nė Shėn Valentin
Lajmi i ores 5:30 PM
TIRANE (15 Shkurt) - Njė i ri 20 vjeēar ėshtė hedhur nga kati i tretė, pėr t'i dhėnė fund jetės. Ngjarja ka ndodhur dje nė ditėn e Shėn Valentinit. Studenti me iniciale A.D., ka zgjedhur tė vetėsakrifikohet nė ditėn e Shėn Valentinit, pasi pikėrisht nė ditėn e tė dashuruarve, ėshtė braktisur nga e dashura e tij. Ka mjaftuar kjo, qė djali tė dalė nė dritaren e dhomės nė katin e tretė tė godinės dhe tė hidhet poshtė, me qėllimin pėr t'i dhėnė fund jetės. Fatmirėsisht djali ka shpėtuar duke mbetur me njė kėmbė tė thyer. Ai ėshtė nė spital jashtė rreikut pėr jetėn.
anjo/mr (BalkanWeb)
Kujt ti besosh???
Krijoni Kontakt