Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 109 prej 109
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    tasjani-ferizaj

    Citim Postuar mė parė nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    per sherr t albinit jon kon vra valla dy vet. duhet mu pergjegj dikush per ta. edhe kta t vendvendosjes po jan shum agresiv.
    shuma gresiv mendon ti

  2. #102

    OPINION: E vėrteta nuk do dėshmitarė

    E VĖRTETA NUK DO DĖSHMITARĖ

    *Kur anadollakėt mllefosen dhe nuk i kanė nė dorė frerėt e arsyes, zbrazen me dy tė shara e tyre karakteristike: e para ėshtė “sikanani”dhe e dyta “horospi evladi”.

    Nga Fadil Lushi

    *... ta filloj me kėto dy shprehje joshqipe, mė shtyri ngjarja a ndodhia qė bėri vaki para do kohėsh nė Prishtinė, kur me urdhėr tė ca derdimenėve evropianė, do rripa kaishi dhe do “burokratėve”, nė mėnyrėn mė spektakolare, nė mėnyrėn mė brutale dhe mė primitive u burgos Albin Kurti, tok me ditėlindjen gjegjėsisht me pesėvjetorin e Vetėvendosjes!

    .................................................. .......................................

    Kur anadollakėt mllefosen dhe nuk i kanė nė dorė frerėt e arsyes, zbrazen me dy tė shara e tyre karakteristike: e para ėshtė “sikanani”dhe e dyta “horospi evladi”. Ndonėse janė shprehje fare tė ulėta e denigruese, ngandonjėherė, pasi i pėrdorin, anadollakėve sikur u bien nervat dhe u kthehen “binarėve tė arsyes sė tyre”. Pėr kėtė e shkaqe tė tjera dhe pėr respekt ndaj lexuesve tė mi tė vėmendshėm dhe tė paanshėm, sidomos ndaj njerėzve qė sadopak llafosin a komunikojnė nė gjuhėn turke, fillimisht u kėrkoj ndjesė pėr fjalėt e pahijshme qė hetohen nė kėtė opinion dhe, pėr kėtė, nuk do t’i pėrkthejmė nga osmanishtja nė shqip.

    Se ē’mė ngacmoi qė kėtė shkrim gazete ta filloj me kėto dy shprehje joshqipe, mė shtyri ngjarja a ndodhia qė bėri vaki para do kohėsh nė Prishtinė, kur me urdhėr tė ca derdimenėve evropianė, do rripa kaishi dhe do “burokratėve”, nė mėnyrėn mė spektakolare, nė mėnyrėn mė brutale dhe mė primitive u burgos Albin Kurti, tok me ditėlindjen gjegjėsisht me pesėvjetorin e Vetėvendosjes! U burgos njeriu qė kundėrshtoi vendimin idiotik dhe ēnjerėzor tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, ndaj denigrimit dhe nė instancė tė fundit, zhvleftėsimit tė Stemės sė Komunės sė Ymer Prizrenit, tė Lidhjes sė Abdylit, tė Kryefjalės sonė kombėtare!? U arrestua fjala e lirė, filozofia e politikėbėrjes dhe, sė fundi, u arrestua simboli dhe “simbolika e retorikės”. U ndalua Kampioni i politikės opozitare gjegjėsisht Albin Kurti, koeficienti i kundėrshtisė dhe tė inatosurit politik i tė cilit ėshtė goxha i lartė, u fut nė burg Martin Luter Kingu dhe Leh Valensa kosovar. U arrestua Albini, gjegjėsisht “skllavi i ndershėm i nderit” tė lėvizjes sė Vetėvendosjes! U arrestua dekurajuesi i dhunės sė demonstratave tė 10 shkurtit, ideali dhe fryma e shpresės sė tij, pra e mbyllėn njeriun i cili dikur nuk e njohu Gjykatėn serbe, qė edhe sot e kėsaj dite mėton tė mos e njohė edhe kėtė Gjykatėn e UNMIK-ut, tė EULEX-it, po edhe tė Martti Kalevi Ahtisarit, emra kėta qė Kosovės i “sollėn” njė pavarėsi tė kufizuar dhe tė gjymtuar. Ai, siē vazhdon tė veprojė, njėherė e pėrgjithmonė do ta njohė Gjykatėn e popullit dhe vetėm tė popullit. U burgos njeriu qė asnjėherė nuk mėtoi dhe nuk bėri pėrpjekje t’i turret pas pushtetit, t’i turret pasurisė materiale, kolltukut tė kryeminderit.

    Po pra, kėsisoj do tė arrestohet vullneti i lirė, vullneti i papėrkulur, i paepur dhe i patundur, do tė burgoset Historia e 175 mijė nėnshkrimeve tė grumbulluara tė shqiptarėve qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi e Luginė tė Preshevės. Me kėtė arrestim, njėherazi do tė anashkalohen, do tė shkelen, por edhe do tė sikterisen 175 mijė nėnshkrimet e shqiptarėve, nėnshkrime kėto qė duhej tė kundėrshtonin njė proces (tė planifikuar) tė montuar politik albinian. Do tė burgoset antikarrieristi dhe antikorrupsionisti Albin Kurti, respektivisht “Kushtetuta e ardhshme e Shqipėrisė natyrale”!?..., do tė burgoset “fenomeni i politikėbėrjes kosovare”. Pikėrisht atė ditė u arrestua radikalizmi i njė intelektuali tė vėrtetė, trashėgimtari i ideve tė Ukshin Hotit, Aganit dhe tė tjerėve si ai. Gojėkėqijtė dhe sherrxhinjtė veēanėrisht ata qė ia kanė inatin Kurtit, mund tė thonė se u prangos “katallani i polikėbėrjes ekstreme“.

    Nė ditėn e burgosjes sė Albin Kurtit u buros edhe mendimi filozofik i Monteskies, i cili dikur pat thėnė se: “LIGJI DUHET TĖ JETĖ SI VDEKJA, ASKUSH S’MUND T’I SHMANGET ATIJ! Sipas Albin Kurtit, kjo “logjikė” e Gjykatės sė UNMIK-ut apo edhe EULEX-it nuk pėrputhet me mendimin filozofik tė Monteskies, pasi qė korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe institucional edhe mė tej vazhdon ta sfidojė ligjin dhe njėherazi i shpėton ligjit gjegjėsisht vdekjes kėtu e gjetiu nė hapėsirat e mbikėqyrura tė Republikės sė Kosovės!? Ku ta dijė njeriu, unė nuk e di, Albini gjithsesi se e ka tė qartė.

    Kjo burgosje u bė pas paralajmėrimit se Lėvizja Vetėvendosja, ishte pėrcaktuar pėrfundimisht qė tė pėrfshihet nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo pėrfshirje, njėherė e pėrgjithmonė do t’ua prishte komoditetin dhe rehatinė tė gjitha partive politike, qofshin ato nė pushtet, ose jashtė tij.

    Prishtinasit, dėshmitarėt okularė do tė thonė se me 11 qershor u arrestua dhe u burgos Historia e njė njeriu, i cili gjithė ditėn e Perėndisė mėton tė ndėrtojė dhe tė krijojė identitete tė reja nė avllinė e politikės sė shtrembėruar kosovare. Burgosja e tij kishte pėr qėllim, qė ta shkėpusin nga e tashmja e tė bėrit inat. U burgos njė e vėrtetė, qė nuk ka nevojė pėr dėshmitarė, qofshin ata edhe dėshmitarė jallanė. Populli nuk mund tė jetė nė cilėsi tė dėshmitarit jallan.

    Dhe, sot tė thuash se u arrestua, po edhe u lirua, lideri i lėvizjes Vetėvendosja, nuk ėshtė kushedi ēfarė lajmi, por ama tė thuash se atij iu ngulfat frymėmarrja e politikėbėrjes si dhe frymėmarrja e politikės ekzistencialiste sartėriane, vėrtet ėshtė lajm i dorės sė parė. Kėshtu, si u bė burgosja e tij, vėrtet ėshtė njė punė dreqi, punė lesh arapi, ėshtė si puna e hamamxhiut, i cili nė vaktin e dovletit, hanėmeve tė sulltanit u siguronte ujė pėr tė larė paranicėn dhe prapanicėn. Kjo burgosje e Albinit u realizua nė njė pėrvjetor, “kur tė gjithė ne tok nuk jetojmė nė kohėrat e vlerave, po pėrkundrazi jetojmė nė kohėrat e plehrave”, siē do tė thoshte Ndoc Gjetja, poeti lirik nga Lezha.

    Njerėzit tė cilėt nuk pajtohen me opinionet e mia, plotėsisht kanė tė drejtė tė parashtrojnė pyetje, se a mos vallė, pėr hatėr tė autoritetit tė “paprekshėm” tė Albin Kurtit nė Republikėn e Kosovės nuk duhet tė sundojė ligji!? Pėrkundrazi, ligji vlen pėr tė gjithė, pavarėsisht se a bėhet fjalė pėr kryetarin e shtetit, kryeministrin, ministrat, pėr ushtarakun me paterica tė UĒK-sė, apo edhe pėr qytetarin e rėndomtė. Tekefundit, “PAFAJĖSIA E ĒDONJĖRIT DĖSHMOHET VETĖM NJĖ GJYQ E JO NĖPĖR NDEJA”. Pėr kėtė Albin Kurti, ėshtė i ndėrgjegjshėm, por ama ai kundėrshtinė e tij politike do ta mbėshtesė nė faktin se”Imuniteti i disave ndaj ligjit, tė qenit e disave mbi ligjin, ėshtė variant i paligjshmėrisė. Ligji ose vlen pėr tė gjithė, ose s’ėshtė pėrnjėmend ligj. Ligji nė Kosovė na ndan, sepse nuk jemi bashkė pėrfundi tij. Njerėzit nė Kosovė nuk janė tė barabartė para ligjit. Prandaj ligji nuk ėshtė referencė pėrbashkuese e shoqėrisė, por thikė qė e ndan shoqėrinė nė ata qė janė tė pambrojtur dhe nė ata qė janė tė paprekshėm”.

    Sipas Kurtit, tė pambrojtur janė qytetarėt, ndėrkaq tė paprekshėm janė pedofilėt ndėrkombėtarė, (tė cilėt pasi dhunojnė fėmijėt kosovarė, marrin udhė drejt vendlindjes sė tyre) krerėt e partive politike dhe institucioneve me klanet e tyre, strukturat paralele tė Serbisė, zyrtarėt e EULEX-it me familjet e tyre e tė tjera subjekte.

    Ky paragraf i lartpėrmendur qė ėshtė ndėrtuar nga vetė Albin Kurti, nuk do tė thotė se ai kėrkon qė objektivisht dhe subjektivisht tė jetė mbi ligjin, ai kėrkon respektimin e parimit tė barazisė sė ligjit. Ai, kėrkon rrugė qė tė ndėrtojė vlera morale. Kundėrshtarėt e politikės thonė se mirė do tė ishte qė lėvizja Vetėvendosja tė shndėrrohet a tė konvertohet nė parti politike, por me kusht qė Albin Kurti tė mos merret me politikė. Po tė shkonte ai kėsaj vije, atėherė nuk do tė ishte ai qė ėshtė sot, sepse politika do t’ia hante kokėn. Thjesht, do bėnte njė punė me zarar!?


    (Nga R.P.21 )
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Haj medet haj...unė ka kohė qė nuk po mund t'i lexoj shkrimet e disa forumistave tė cilat janė NĖN NIVEL! Thjeshtė po mė neverisin(gėrdinė po ma qojnė) mendimet e idetė e disa forumistave me nofka tė vjetra,pėr intelektin e tė cilėve kam pasė njė respekt pėr njė kohė tė gjatė(pa marr parasysh pikėpamjet politike) dhe pėrnjėherėsh,brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr u doli padituria totale politike,pėrnjėherėsh u doli nė pah diletantizmi total politik dhe ēka ėshtė mė e keqja kėtė padituri kėtė diletantizėm mundohen t'a mbulojnė me DALLAVERE me tė PAVĖRTETA gjė qė edhe mė shumė po e humbin respektin qė kam pas pėr ta.
    T'a them tė drejtėn,nuk po mė dhimbseni ju ,por po mė dhimset vetja,mozomakeq,qė po i humbi do jarana,me tė cilėt i ndrrojsha do llafe nganjiherė!

    Nejse,mos me ditė njeri e me i'a fut kot,"hahet diqysh",veē me rrejt e me ba dallavere kjo ėshtė NĖN NIVELIN njerzor ėshtė E G Ė R D I T SH M E...e neveritshme!
    Rrena e dallaverja janė tiparet mė tė ulta nė rracėn njerzore.

    Cilat janė rrenat edhe dallaveret qė po i dėgjojmė shpesh?

    RRENA NUMĖR NJĖ!

    "Albin Kurtin e burgosen menjėherė sapo e bėri tė ditur futjen e tij nė politikė"
    E shihni ēfar rrene e poshtėr,ēfar dallavere!
    Po kėta tjerėt qė e lexojnė njė rrenė tė tillė,pėr ēfar i llogaritė ai rrenci? I llogaritė se janė lopė...janė kafshė qė nuk e dinė se pėr Kurtin ėshtė shpallur njė urdhėrarrest ka kohė...dhe dihet se ka kohė qė ai fshihej i ikte daljes nė publik...dhe LOGJIKISHT dihej se ai do tė arrestohej qė nė rastin e parė kur do tė shfaqej.
    Pra hyri n politikė apo nuk hyri nė politikė kjo nuk qonte aspak peshė nė arrestimin e tij!!!


    RRENA NUMĖR DY!

    " E burgosėn Albin Kurtin sepse i'u tutėn qė hyri nė politikė"...shihni bre ēfar dallavere e poshtėr...qe as shkijet s'kanė ditė me ba kshtu...
    Edhe njėherė pėr lexuesit viktima tė rrencave, Kurti u arrestua sepse ka qenė i shpallur njė urdhėr arrest prej prokurorit,kjo e para.
    E dyta; Albinit nuk i tutet asnjė parti politike.Kėto tė mdhajat hiq se hiq po as ato ma t voglat. Pse nuk i tutet kush dhe pse "forca" politike e Albinit nuk e ka peshėn as edhe tė njė mize,e spjegojmė njėherė tjetėr.

    Po shihet qartė se metodat e mashtrimeve janė tė njejta me ato tė cilat janė pėrdorė gjatė gjithė atyre viteve tė pushtimit serb,gjithmonė nė emėr tė "republikės sė kaqanikut".Edhe atėherė tė gjitha kėto marifetllėqe janė bėrė prej serbofilėve,gjithnjė nė emėr tė Rugovės sė ngratė duke i denigruar e "shikanuar" tė gjithė patriotėt e atdhetarėt mė tė devotshėm qė ka pasė atdheu!
    Skena ėshtė e njejt sot.
    Nė shėnjestėr janė po tė njejtit atdhetarė,ata qė e bėnė Republikėn.
    Tė njejt janė edhe "shenjtarėt" ata qė baras me serbin e sulmuan ELITEN PATRIOTIKE atėherė.


    Atėherė kėto prapėsi i bėnin gjoja nė mbrojtje tė Rugovės e tani pasi qė ai nuk jeton mė e kanė gjetė njė tjetėr viktimė;Albinin!!!
    E nė fakt nuk u ka hanger leshi as pėr Rugoven atėherė e nuk u ha leshi as tash pėr Albinin...veē dallavere kan ba e bajnė si gjithmonė.Qėllimi i tyre ėshtė sulmi ndaj shqiptarėve patriotė.Edhe pikė.
    Kėto sulme janė qesharake,janė edhe tė budallme nė kėtė epokė qė po e jetojmė.Ėshtė kohė e internetit o njerz.Nuk ka mė kontroll tė publikut si nė kohėn e Serbisė,pėrmes BUJKUT nė Kosovė e kontroll dhe shpėrlarje truri tė njerzve nė diasporė,pėrmes Bota sot!!!

    Qeverinė e Kosovės po e udhėheqė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės,ata janė ulė kambkryq midis Prishtine bashk me Hashim Thaēin nė krye.Edhe ska turk shka as fark-*** qė i largon prej aty!!! Edhe PIKĖ!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    bravo te qoft llapi-pr mos shkruj ma se e ke permbush normen per ni vjet,pajtohem 200 % me ty

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Albin KURTI ne Rubikon

    Kshyrni Kryeministrin e ardhshem te Kosoves ne Rubikon:

    http://www.kohavision.net/web/index.php?koha=lexo&category=7&id=743

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pse duhej te vije Albini? PSE DUHET TI BESOJME ALBINIT? PSE ALBINI DO TE VEPROJE NDRYSHE NGA ATA QE JU PATEM BESUA?

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga llapi-pr Lexo Postimin
    Pse duhej te vije Albini? PSE DUHET TI BESOJME ALBINIT? PSE ALBINI DO TE VEPROJE NDRYSHE NGA ATA QE JU PATEM BESUA?

    Sepse me mire eshte ti besohet nje njeriu i cili mund te behet e nuk eshte hajn, se sa atije qe ishte dhe eshte hajn.

    Matematike e thjeshte eshte kjo.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    i vetmi komb ne evrop qe nuk kemi identitet dhe mundohemi te krijojm shtet,shtepia nuk ndertohet nga qatia por nga themeli.
    Ne akoma nuk kemi enciklopedi kombetare,ne duhet njeher e mire te dijm kush ishume kush jemi dhe te gjitha tabu temat te behen te hapura per debat.
    Psh feja sot nuk guxohet te debatohet,po e lem per koh me te mira,por kam frigen se gjerat po shkojn ne drejtim te pa deshirushem.
    Na duhet nje lider me opcione te qarta,se pari ti shpallim luft vetevehtes te sqarohemi me vetevehten sepse nuk ben keshtu dikush thot jam musliman dhe une dua te vendos se qfar rendi duhet te ket ne kosove te tjeret thirren ne krishterizem dhe sot ne vend qe te merremi kombin po merremi me shamia te rrospiave qe deri dje nuk kan len gje pa ber sot dojn shamia ne shkolla.
    Albini duhet te i trgoi ketij populli se nga do qe te shkoi do punoi per kombin shqipetar fet ti largoi sa me larg shtetit pra te ket qartesi,kush do fe le ta mbaj mbrenda pragut,ne institucione te perbashketa duhet respektu rregullat qe do te vlenin per te gjith.Rrjetin e al kaides ne kosove duhet asgjasu te terin.
    Shteti duhet ti rris tatimin per gjamiat dhe nese nuk pagujn te mbyllen,kesht permes tatimeve do ti detyronin te mbylleshin ato gjamia qe u ndertuan nga para te dyshimta,ka rrug te dilet nga kjo katrahur vetem duhet guxim dhe vendosmeri
    Ka pune per te ber por kam besimin ne rinin e kosoves se do dij ta zgjedh rrugen e drejt,kam frigen se miqet tan nderkombetar shume shpejt do na e kethejn shpinen sepse edhe taliban edhe miq me amerikan po me duket si nuk shkojn bashk
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drenicaku : 19-06-2010 mė 12:33

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Albin Kurti: Si do ta bashkojmė Kosovėn me Shqipėrinė
    Madhesia e germave: Bisedoi: Ardit Bido 21/06/2010 09:44:00

    Drejtuesi i lėvizjes “Vetėvendosje”, tashmė pjesė e skenės politike tė Kosovės, flet pėr “standard” nė lidhje me arrestimin e tij



    Berisha dhe Rama “po shpenzojnė shumė kohė dhe energji nė beteja tė imėta tė brendshme me njėri-tjetrin”, pėr drejtuesin e lėvizjes “Vetėvendosje”, z. Albin Kurti, duke lėnė mėnjanė ēėshtjet jetike tė kombit. Duke folur pėr gazetėn, ai shprehet se bashkimi kombėtar ėshtė njė detyrė dhe ėshtė nė interesin dhe dėshirėn e tė gjithė shqiptarėve, e pėr kėtė arsye, tė gjithė aktorėt politikė shqiptarė duhet tė nisin njėsimin e kuadrit ligjor dhe tė koherencės shoqėrore. Hyrja e “Vetėvendosjes” nė politikė nuk ėshtė pėr tė njė njohje e sovranitetit tė munguar tė Kosovės, siē jemi mėsuar ta dėgjojmė shpesh nga goja e z. Kurti, porse thjesht njė mjet mė shumė pėr tė mundėsuar qėllimin final, bashkimin kombėtar.

    Duke e nisur intervistėn me njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: Sa shanse ka qė tė mund tė kandidoni nė zgjedhje tashmė qė jeni dėnuar nga gjykata?

    Ende jemi duke e analizuar kėtė ēėshtje. Nuk ėshtė fare e qartė kjo situatė. Komiteti pėr Politikė dhe Ēėshtje Juridike i Lėvizjes sonė po e shtjellon kėtė punė. Ekspertė tė ndryshėm qė u prononcuan publikisht kėto ditė kanė qėndrime tė ndryshme. Nė njėrėn anė, pika (q) e nenit 29 tė ligjit pėr zgjedhjet thotė qė njė kandidat nuk mund tė kandidojė pėr zgjedhje nėse ėshtė “i shpallur fajtor pėr vepėr penale me njė vendim pėrfundimtar tė gjykatės nė tre vitet e fundit”. Nė anėn tjetėr, Kushtetuta thotė qė duhet tė ketė ndonjė vendim eksplicit tė gjykatės, i cili ndalon votimin apo kandidimin e dikujt. E gjithė kjo bėhet edhe mė e ndėrlikuar, kur kihet parasysh qė Kosova ėshtė shtet i ri me praktikė tė shkurtėr juridike dhe, pėr pasojė, nuk ka aq shembuj tė cilėve njeriu mund t’iu referohet.

    A mendoni se dėnimi juaj ka lidhje pikėrisht me nisjen e aktivitetit nė politikėn aktive?

    Ka mundėsi tė ketė qenė njė motiv shtesė pėr dėnimin tim ky. Por, nuk mendoj qė mė dėnuan ekskluzivisht pėr kėtė arsye. Para sė gjithash, EULEX-i dėshironte qė ta justifikonte persekutimin e UNMIK-ut. Mbi dhjetė muaj kisha qėndruar nė paraburgim e nė arrest shtėpiak nė vitin 2007 dhe tash dėnimi prej nėntė muajve ėshtė orvatje pėr t’i rregulluar librat e brendshėm tė UNMIK-ut, pėr ta justifikuar legalisht atė. Kolonizatorėt e ndihmojnė njėri-tjetrin, apo jo?

    Pse u pėrdor dhunė gjatė arrestimit tuaj, a ka njė simbolikė tė veēantė?

    Nuk intervenoi policia e thjeshtė dhe as, thjesht, njėsia speciale e policisė. Duket qė i kishin pėrzgjedhur pjesėtarėt e njėsisė speciale, pėr tė cilėt e kanė ditur qė na urrejnė dhe nuk do ta kursejnė dhunėn kundėr nesh. Meqenėse shumica e policėve nuk kanė pasur vullnet qė tė mė arrestojnė pėrgjatė kėtyre muajve, eprorė tė caktuar kanė planifikuar njė kėso ekspedite mizore policore pėr t’iu dėshmuar EULEX-it.

    Keni deklaruar hyrjen tuaj nė politikė. A nuk ėshtė njė legjitimim i pavarėsisė pa sovranitet, siē deklaroni, tė Kosovės, fakti qė ju bėheni pjesė e kėtij sistemi politik?

    Nuk po bėhemi ne pjesė e sistemit, por ne po i bėjmė mjetet e sistemit pjesė tė strategjisė sonė. Nuk do t’i zėvendėsojmė metodat nė kuptimin qė nė vend tė tubimeve publike, aksioneve protestuese e demonstratave tash do t’i konsiderojmė vetėm mėnyrat brenda-institucionale. Tė parave vetėm sa po ua shtojmė tė dytėn. Ndryshimi i strategjisė konsiston nė rritje tė pėrmbajtjes sė saj. Pasi qė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk u parapri nga e drejta pėr vetėvendosje e popullit, kjo shpallje nuk u pasua nga sovraniteti. Tashmė jemi nė vitin e tretė tė pavarėsisė formale pa sovranitet. Nėse pėr njė a dy vitet e ardhshme kėsaj pavarėsie formale nuk ia bashkėngjitim sovranitetin, atėherė asaj do t’i rrjedhė edhe formaliteti. Kosova do tė bėhet njė Bosnje e vogėl. Pėrgatitjet pėr bisedimet e reja me Serbinė janė dėshmi pėr kėtė. Pikėrisht kjo arsye ndikoi qė ne tė vendosim qė mėnyrave tė deritanishme t’ua shtojmė edhe ato institucionale, gjithnjė pėr qėllimin e njėjtė dhe brenda konceptit tė njėjtė.

    Ndėrkohė qė lėvizja qė drejtoni ka karakter kombėtar, ajo ka veprimtari lokale, pra vetėm nė Kosovė. Pse nuk ėshtė zgjeruar aktiviteti i saj nė mbarė trevat shqiptare?

    Nuk jemi vetėm nė Kosovė. Kemi aktivistė nėpėr tė gjitha trojet shqiptare, por nuk i kemi formalizuar si Qendra tė “Vetėvendosje!”-s nė IRJM, Luginė tė Preshevės e Mal tė Zi meqė, nė atė rast, regjimet shtypėse atje do t’i arrestonin menjėherė kėta aktivistė. Nė Universitetin e Tiranės po ashtu ekziston Qendra e “Vetėvendosje!”-s. Ne formojmė qendra vetėm nėpėr vendet ku duket qė nuk ka ndonjė organizatė ekzistuese tė frymės emancipuese kombėtare e shoqėrore dhe aty ku na vijnė kėrkesa nga qytetarėt pėr tė formuar qendra. Gjithashtu, i kemi nėntė Qendra tė “Vetėvendosje!”-s nė diasporė. Nuk i quajmė degė por qendra, edhe pėr shkak se emėrtimi Qendra tė “Vetėvendosje!”-s pėr nga kuptimi ndodhet nė opozitė me togfjalėshin e njohur - qendrat e vendosjes (ndėrkombėtare).

    Keni deklaruar se do tė kėrkoni bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn. Si mund tė bashkohet Shqipėria me Kosovėn; nė ēfarė modalitetesh me ēfarė mjetesh?

    Ne duam qė Kosova t’i bashkohet Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim duhet qė pushtetet nė Tiranė dhe Prishtinė t’i harmonizojnė ligjet dhe veprimet politike e strategjike. E gjithė kjo nė mėnyrė qė njė ditė, sa mė parė aq mė mirė, tė organizojmė paralelisht referendume nė Shqipėri e Kosovė pėr bashkim. Qysh tash nuk kemi dyshim se cili do tė ishte rezultati i kėtyre dy referendumeve. Vullneti dhe interesi i shqiptarėve janė pėr bashkim. Njėkohėsisht, duhet ndihmuar dhe pėrkrahur pa rezerva shqiptarėt edhe nė IRJM, Luginė tė Preshevės dhe Mal tė Zi. Ata janė popullsi autoktone qė diskriminohet dhe ėshtė e nėnpėrfaqėsuar.

    Sa i rėndėsishėm ėshtė faktori ndėrkombėtar nė njė proces tė tillė?

    Nė njėrėn anė, faktorėt ndėrkombėtarė vazhdojnė tė pėrcaktojė shumėēka nė politikėn shqiptare. Mirėpo, nė anėn tjetėr, faktorėt ndėrkombėtarė lėvizin varėsisht nga ne, varėsisht se si lėvizim ne. Kur kemi qenė kėmbėngulės dhe seriozė, ata gjithmonė i kanė ndryshuar qėndrimet.

    Sa e mundshme do tė ishte pavarėsia e Kosovės pa ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar?

    Faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė e pėrkrahėn pavarėsinė e Kosovės atėherė kur e panė vendosmėrinė tonė. Dhe, tė mos harrojmė, qė ata e bėnė kėtė pėr interes tė vetė atyre. E pėrkrahėn shpalljen e pavarėsisė dhe e njohėn atė vetėm atėherė kur e panė qė nuk ka gjasa pėr kurrfarė stabiliteti rajonal pa e lejuar e mbėshtetur kėtė gjė.

    Ju jeni njė kritik i ashpėr i elitės politike shqiptare. Pse mendoni se kjo elitė bėn koncesione nė ēėshtjet kombėtare?

    Ėshtė pasuruar tepėr shumė, tepėr shpejt. Pėr pasojė, ajo nė masė tė konsiderueshme ėshtė e shantazhuar.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr politikėn nė Shqipėri, pėr rolin e z. Berisha dhe z. Rama?

    Po shpenzojnė shumė kohė dhe energji nė beteja tė imėta tė brendshme me njėri-tjetrin. Prej tyre nuk presin vetėm tre milionė e gjysmė shqiptarė nė Republikėn e Shqipėrisė, por edhe po aq shqiptarė e Ballkan e mbase sė paku po aq edhe nė diasporėn tonė.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr tė ardhmen e Maqedonisė dhe statusit tė shqiptarėve aty?

    Partitė politike shqiptare nė IRJM duhet ta pėrcaktojnė atė qė ėshtė e pėrbashkėt dhe e padiskutueshme ndėrmjet tyre. Nuk mund tė jetė ēėshtja kombėtare temė fushatash elektorale. Ka nevojė pėr riorganizim dhe rimobilizim tė tė gjithė shqiptarėve nė IRJM. Pėr kėtė ėshtė e domosdoshme mbėshtetja e Shqipėrisė dhe Kosovės.

    U takuat me kryetarin e PDU-sė, z. Shpėtim Idrizi. Sa familjarė jeni me ēėshtjen ēame dhe si mendoni zgjidhjen e saj?

    Duke iu falėnderuar PDU-sė dhe shoqatave tė ndryshme ēame jam njoftuar shumė mė nė hollėsi pėr Ēamėrinė dhe ēamėt nė kėto vitet e fundit. Jam shumė dakord me PDU-nė qė ēėshtja ēame nuk ėshtė vetėm ēėshtje e sė drejtės mbi pronat dhe e lirisė sė lėvizjes, por edhe e genocidit qė forcat greke kanė kryer mbi popullsinė shqiptare autoktone atje.

    Ndėrkaq duket se ka probleme me regjistrimin e popullsisė nė tė dyja vendet. Cilat janė nismat qė do tė ndėrmerrni mbi kėtė ēėshtje?

    Nuk mund tė themi tash konkretisht se ēfarė do tė bėjmė, por sigurisht qė nuk do tė qėndrojmė duarkryq. Manipulimet me identitetin tonė nuk mund dhe nuk duhet tė tolerohen. Nė Kosovė, kemi tendencėn qė nė vitin 2011 tė bėhet njė regjistrim i tillė qė, pėr pėrkatėsi kombėtare, inkurajon deklarimin e shqiptarėve si kosovarė apo edhe si myslimanė. E gjithė kjo me qėllim qė tė zvogėlohet popullsia shqiptare qė nė Kosovė, e cila pėrbėn 93% dhe, kėsisoj, tė duket ca mė i justifikueshėm projekti i multi-etnicitetit qė dėshiron qė Kosovėn ta paraqesė si shqiptaro-serbe.
    BAC, SU KRY

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •