-
Masakra e Sebrenicës një gazetar grek akuzohet për shpifje
Masakra e Sebrenicës një gazetar grek akuzohet për shpifje
GREQI- Një gazetar grek do të dalë në gjyq nën akuzën e shpifjes lidhur me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje. Sipas padisë, reporteri grek Takis Mihas ka shkruar në librin e tij “Aleanca e gabuar: Greqia dhe Serbia e Milloshevic”, se forcat vullnetare greke janë bashkuar me paraushtarakët serbë dhe kanë marrë pjesë në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe të rinjve në Serbrenicë. Shkrimet e gazetarit janë mohuar nga autoritetet dhe për rrjedhojë Miha sdo të dalë para trupit gjykues në 29 shtator.
Në libër Mihas e vë theksin tek ajo të cilën ai e cilëson mbështetjen e madhe të shtetit grek ndaj ish presidentit serb Milloshevic. Padia për shpifje ishte ngritur në korrik të vitit të kaluar nga Stafros Vitalis zëdhënës i Partisë Ultranacionaliste Panhelenike “Fronti Maqedonas”. Vitalis është edhe një nga vullnetarët grekë të cilët kanë pranuar të marrin pjesë në luftën e Bosnjes, në anën e forcave serbe. Sipas Vitalis trilimi qendron në faktin se gazetari ka cilësuar vullnetarët grekë si paraushtarakë që kanë marrë pjesë në masakrën e e Srebrenicës, ku sipas tij qëllimi i tyre në Bosnje ishte për të ndihmuar popullin, domethënë serbët. Vitalis thotë se vullnetarët grekë kanë qënë në marrëdhënie të mira me ushtrinë serbe, duke luftuar nën komandën e gjeneralit Mlladic.
Masakra e Srebrenicës e cila cilësohet si një nga krimet më të tmerrshme që pas Luftës së Dytë Botërore u zhvilua në korrik të vitit 1995.
(m.a/News24/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt