Prizren, përurohet monumenti i NATO-s
PRIZREN- Përurohet sot Monumenti i NATO-s me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Monumenti është ndërtuar në shenjë falënderimi për Aleancën Veri-atlantike dhe kontributin e saj për çlirimin, paqen dhe stabilitetin e Kosovës.
Ceremonia mbahet në hyrje të qytetit dhe ne te merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri Sali Berisha kujtoi dje 11-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin përfundimtar të Kosovës, dhe vlerësoi se "Kosova është shndërruar në një nga vendet më të sigurta në rajon dhe më gjerë, që prodhon paqe, stabilitet dhe bashkëpunim".
Krijoni Kontakt