-Hamis 27 Xhumad el Thani 1431 / 10 06 2010

Princi saudit Turki bin Abdul Aziz Al Saud ia ka tërheq vërejtjen familjes mbretërore që të zbresin nga pushteti dhe që të ikën para se një grushtet ushtarak apo kryengritja e popullit ti rrezoj ata.



Në një letër të publikuar prej agjencionit Wagze të martën, princi i bazuar në Kajro ua tërheq vërejtjen familjes sunduese të Arabisë Saudite për një fat të ngjashëm me atë të ekzekutuarit Sadam Huesinit dhe të Reza Pahlavit të Iranit, duke ju bërë thirrje atyre që të ikën para se populli “të na preje kokat tona nëpër rrugë.”



Ai tërheq vërejtjen se familja Saude mbretërore nuk ka mundësi më që ta imponoj vetën e tyre ndaj popullit, duke u argumentuar se devijimi në zbatimin e koncepteve fetare dhe që janë bazë të qeveris saudite “kanë dalë prej dore,” pra opozita i sheh aktet tona si “përzierje në jetën private të njerëzve dhe në kufizimin e lirisë së tyre.”



“Nëse ne jemi të mençur, ne duhet tua lëmë këtë vend popullit, ku urrejtja e tyre ndaj neve çdoherë e më shumë po rritet,” tha princi duke i këshilluar zyrtarët Saudit që të ikën me familjet e tyre.



“Bëni këtë sot para së nesërmes, përderisa parat që i kemi janë të mjaftueshme që të jetojmë kudo në botë; prej Zvicrës deri te Kanada dhe Australia... ne nuk duhet të kthehemi më përderisa mos të jemi të sigurt që të dalim jashtë, ne duhet ti marrim familjet tona dhe të tërhiqemi shpejtë,” u shpreh ai me dëshirë të fortë.



“Mos e mashtroni vetën tuaj duke u mbështetur në Amerikën apo Britaninë e Madhe apo Izraelin, për arsye se ato nuk do ta mbijetojnë humbjen; tani e vetmja derë është dera e daljes pa kthim. Le të shkojmë para se ajo të mbyllet.”



Ai përfundimisht u tërheq vërejtjen ndaj grushtetit ushtarak kundër familjes sunduese, duke thënë “askush nuk do të na sulmoj prej së jashtmi por forcat tona të armatosura do të na sulmojnë neve.”

ansar1.info