@ Soni
Ta lesh një pacient me sklerozë multiple ne stadin e fundit për 2-3 ditë(aq sa do duhej që të vdiste pa ushqim) edhe pa e mjekuar, do të thotë ta çosh në 'ferr' para vdekjes, vazhdoj ta përsëris, se dhembja që ndjejnë këta persona nuk e koncepton dot ti! Ti je në karrige tani, shkon në disko edhe vrapon edhe merresh me sport sa të doj qejfi. Këta persona shpesh as nuk arrijnë dot ti lëvizin muskujt e buzëve, pra as nuk arrijnë dot të flasin. Por i duhen pajisje teknologjike shumë të shtrenjta që të shprehin mendimet e tyre. Këta janë adult edhe kanë të drejtë të zgjedhin mes 'ferrit'(jetës në këtë rast) apo 'paqes'(vdekjes në këtë rast).
Disa gjëra që ti nuk di edhe po gabon pa u informuar:
"Eutanazia" nuk është vrasje! Por çlirim! E vendos vetë personi që e përjeton ferrin çdo ditë mbi veten e tij.
Eutanazia nuk ka dhembje fare! Thjesht personi shuhet në pak çaste, pa dhembje fare!
-
Ndërsa të bësh siç thua ti, ta lesh të vdesë pa ushqim edhe pa mjekim i bie torturë e qëllimshme edhe e pafalshme!
Të paktën çastet e fundit të jetës së poshtër që ju shfaq atyre njerëzve i duhet lejuar ti përjetojnë pa dhembje. Edhe jo edhe ato çaste të fundit ti kalojne me sadizëm!
Prandaj informohu mirë!
Eutanazia nuk është helmim me ilaç mizash, por shuarje e qehtë!
Ajo që thua ti "lere pa ushqim edhe pa mjekim" është kanibalizëm, sesi të del nga goja ty nuk e kuptoj dot. Por nuk mendoj se e bën qëllimisht, thjesht mendoj se e ke nga pa njohuria mbi këtë çështje!
-
@ Besimtarët
Mos na çani tr@pin në çdo cep të forumit me fenë, është një nën forum për fenë, shkoni aty.
-
@ Moderatorët
Nuk jam shumë i sigurtë, por mendoj se ka rregulla që i detyrojnë forumistët të postojnë me shkrim normal, edhe jo me shkrim gjigand me ngjyra edhe të nxirë.
Krijoni Kontakt