Close

Rezultati i Sondazhit: E drejta per te zgjedhur menyren e vdkejes?!

Votues
55. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jam pro dhenies se kesaj te drejte.

    28 50.91%
  • Jam kunder dhenies se kesaj te drejte.

    27 49.09%
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 128
  1. #101
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Uffff .......filloi fodulleku shqiptar prape

    Ok si thua ti eshte.

    Shpresoj mos te te ndodhi ty kjo gje ,sepse si i thone asaj fjale ''careful what u wish for'' .
    ok. Bye Bye

  2. #102
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Uffff .......filloi fodulleku shqiptar prape
    Foli anglo-saksoni per shqiptaret...

  3. #103
    Citim Postuar më parë nga Fieri89 Lexo Postimin
    Ore po askush nuk lejon eutanazinë vetëm se tu paralizuan duart apo se humbe të folurën.

    Këtu po flasim për persona që NUK kanë më shance të kurohen, për persona që ndiejnë dhembje fizike jashtë mase të mëdha, edhe ME VULLNETIN E TYRE do donin ti jepnin fund këtij ferri.

    E kanë apo nuk e kanë këtë të drejtë? NATYRALISHT PO, ASKUSH NUK KA TË DREJTË TI THOTË JO!
    Ne rast se nje person eshte aq koherent sa ta kuptoj qe per ate nuk ka shpetim, ai thjesht mund te refuzoj trajtimin mjekesor qe po i behet, do ta dergojne ne shtepi dhe aty nqs eshte ne aq dhimbje sa nuk mund te duroj dot kur t'i vij nga zoti vdekja, t'ja kepusi nje plumb vetes apo overdose ne dicka dhe ja iku. Po na e beni kete punen e vdekjes sikur qenka vetem doktori shpetimtari i ketij pacienti per te shkuar ne ferr.

    Tema nuk do te thote qe te qendroje ne vend numero se do ti, por mund te marri drejtime nga me te ndryshmet duke ju lene hapesire anetareve qe te diskutojne dhe per raste te ndryshme lidhur me ceshtjen ne fjale.

  4. #104
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    te mbashe nje person per 10 apo 20 vite me rradhe te lidhur pas nje aparati, kundra deshires se tij dhe te te gjithe familiareve, me duket e tmerrshme...
    do ishte me mire te hiqej spina. vuajtje me pak per te semurin dhe per ata qe e rrethojne...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #105
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Jaaaa me plaset po sa pa shpirt qenkene edhe plus po perzini ne punet e Zotit........;(
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  6. #106
    Administrator Maska e gen|us
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Vendndodhja
    Poroj
    Postime
    272
    Tashmë ajo është një plagë që po dhemb fort edhe në gjirin e shoqërisë sonë. Vetëvrasjet e njëpasnjëshme dhe të ngjashme me njëra-tjetrën tronditën me të drejtë jetën e brishtë "moderne" të këtij vendi.

    Prej shumë kohësh vetëvrasja ka qenë një problem shumë shqetësues që ka vënë në lëvizje psikologë e sociologë perëndimorë, duke bërë që të ngrihen organizma të ndryshme joqeveritare e shumë institucione shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi me përmasa të gjera. Këta studiues megjithëse konsiderohen mendjendritur, fatkeqësisht e kanë kuptuar shumë vonë ose nuk e kanë kuptuar akoma se rrugëzgjidhja e vetme e këtij problemi është besimi në një Zot.
    Muajin e fundit kjo dukuri ka copëtuar, katër herë brenda pesëmbëdhjetë ditëve, zemrën e lodhur të popullit tonë të shumëvuajtur. Katër raste të tilla në një kohë kaq të shkurtër janë shumë për një popull të vogël si ne, ku pothuajse të gjithë kemi lidhje farefisnore me njëri tjetrin. Por ajo që e bën akoma më shqetësues këtë fakt është se tre nga viktimat ishin minorenë. E ç'mund ta çojë një të mitur tek vetëvrasja. Ç'mund ta bëjë një person që nuk ka filluar akoma të provojë jetën, të mendojë t'i japë fund asaj. Ndoshta shoqëria jonë duhet të mendojë pak rreth kësaj.
    Duhet të mendojë rreth telenovelave, të cilat ulemi e i shohim bashkë me fëmijet pa marrë parasysh moshën e tyre. E këta të mitur shohin heronjtë e tyre se si ndahen, bashkohen, përdhunojnë apo vrasin veten.
    Apo rreth disa organizatave pseudofetare që nën petkun e besimit në Zot zhvillojnë aferat e tyre të pista dhe u ngatërrojnë mendimet njerëzve me lloj-lloj çmendurirash. E sigurisht që të parët që bien pre e përrallave të tyre, janë fëmijët.
    Lidhja që viktimat kishin me sektin e quajtur "Dëshmitarët e Jehovait," logjikisht bëri që shumë njerëz të dyshonin nëse predikohet ose stimulohet një akt i tillë nga ky sekt apo anëtarët e tij. Meqë ata njihen si përfaqësues të një mendimi fetar, vështrimi i dyshimit, qëllimisht ose jo i kaloi përmasat e ngjarjes duke i përgjithësuar të gjithë besimet fetare. Dikush tjetër pretendoi se është më mirë të mos besosh, ndërkohë që njohuria më minimale mbi fetë tradicionale në Shqipëri, të bën të konstatosh se ato e ndalojnë kategorikisht vetvrasjen.
    Emile Durkheim, i njohur edhe për studimet e tij kërkimore, në një kërkim të hollësishëm tregon se numri i vetvrasjeve në popullsitë e njohura si besimtare të besimeve hyjnore është shumë më i vogël se në popullsitë e tjera.
    Nëse këtë fenomen që ka munduar kaq shumë shtetet e zhvilluara të kohës sonë, Perëndimin dhe SHBA-në, do ta studiojmë tek anëtarët e besimit Islam, do të vërejmë se përhapja e vetëvrasjes në këtë popullsi, për të mos thënë fare, është në minimum.
    Islami e ndalon rreptësisht vetvrasjen. Për çfarëdo lloj arsye qoftë askush nuk ka të drejtë t'i japë fund jetës së vet, sepse ajo është amanet nga Zoti dhe askush nuk mund ta shpërdorojë atë. Në Islam (vet) vrasja konsiderohet sikurse vrasja e dikujt tjetër dhe është një prej mëkateve të mëdha.
    Në suren Maide, ajetin 22, shpjegohet se t'i shpëtosh dikujt jetën, është sikur t'i japësh jetë gjithë njerëzve dhe t'i marrësh jetën dikujt konsiderohesh fajtor sikur ke vrarë gjithë njerëzit. Ndërsa në suren Nisa, ajeti 29 ndalohet drejtpërdrejt vetëvrasja dhe thuhet "dhe mos e vrisni veten tuaj."
    Ndërsa Profeti Muhammed a.s. në një hadith që gjendet në shumë prej librave më të besueshëm të haditheve, të Buhariut, Muslimit, etj. e ndalon vetvrasjen duke sqaruar se ai që kryen një akt të tillë hyn në xhehennem.
    Vetvrasja ndodh në një situatë të vështirë psikologjike për personin, në atë moment logjika nuk funksionon, ndjenjat janë të turbullta dhe mendimet e kanë humbur komplet kthjelltësinë. Zbrazëtira që njeriu ndjen e shtyn drejt veprimeve të pamenduara. Stresi që ai ka, shumë herë mund ta çojë në këtë fund të hidhur. Në këtë gjendje njeriu preferon vetëvrasjen si zgjidhje, por nuk e kupton se ajo është zgjidhja më e keqe, madje nuk është aspak zgjidhje, është vetëm fillimi i problemeve që fillojnë pas saj.
    Fëmijët janë ata që duhen patur kujdes më shumë. Ngaqë nuk u janë pjekur akoma mendimet, ata mund të bien pre të vendimeve të çastit. Sot mund të ndikohen prej një mashtrimi të bërë në emër të fesë, por përvetësimi i lloj-lloj ideve, pamjeve vizive, shkrimeve, lojrave të fatit e sa e sa viruseve që brejnë ndërgjegjen njerëzore dhe e drejtojnë drejt degjenerimit, shkatërrimit të vlerave dhe të vetvetes, mund ta ndikojnë atë qenie të njomë pse jo më pas edhe drejt vetvrasjes. Vetvrasja e parë ndikoi tek e dyta, e dyta tek e treta e kështu me radhë. Viktima e mëpasme pa problemet e veta tek paraardhësja dhe ndodhi ajo që ndodhi. Në këtë kohë familjet duhet të tregohen më të kujdesshme me fëmijët e tyre. Të mos i lënë ata të paedukuar e të paarsimuar, por në të njëjtën kohë të jenë në dijeni të vendeve ku shkojnë, të shokëve që luajnë, të emisioneve dhe filmave që ndjekin, etj.
    Shumëkush mund të tregojë varfërinë, mentalitetin apo kushtet e jetesës si shkaktarë të vetëvrasjes. Megjithëse nuk mund të përjashtohen si shkaqe, evident është fakti se këta njerëz nuk janë të kënaqur nga jeta dhe nuk i besojnë dikujt që të mund t'u zgjidhë problemet e tyre, që t'u japë fund vuajtjeve shpirtërore dhe që t'i shpërblejë për durimin që bëjnë.
    Ndërkohë që besimi në një Zot i jep zgjidhje të gjithave. Sidoqë t'i ketë kushtet, në çfarëdo rrethanash të ndodhet dhe çfarëdo vështirësish që të ketë, njeriu që beson e di se është dikush që e mbikqyr. E mendon si një provim atë çast të vështirë dhe duron me mendimin se do ta marrë shpërblimin e durimit të tij. Ai që beson nuk ngelet kurrë vetëm, sepse edhe sikur ta braktisin të gjithë njerëzit është dikush që nuk e braktis kurrë. Në këtë mënyrë, me të tilla mendime njeriu merr kënaqësi edhe nga kjo botë dhe sigurisht shpërblehet shumë më tepër në atë tjetrën. Për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështje sikurse dhe shumë çështjeve të tjera muslimanët, kanë një rol sa të vështirë aq edhe të rëndësishëm. Teologu dhe shkrimtari i njohur amerikan Peter Craft, në një libër ku paraqet me statistika degjenerimin në fakultete të ndryshme të shoqërisë amerikane, shprehet se ringjallja e vlerave morale mund të bëhet vetëm me ndihmën e domosdoshme të muslimanëve.
    Kur'ani e ka thënë fjalën e vet, edhe Profeti a.s. po ashtu.
    Ajo që na ngelet ne, është që t'i zbatojmë ato dhe t'ua mësojmë edhe të tjerëve me mënyrën më të përshtatshme, me butësi e sinqeritet. Allahu nuk ka dërguar asnjë sëmundje pa ilaç, asnjë problem pa zgjidhje, asnjë shqetësim pa shpërblim, dhe asnjë jetë pa qëllim. Jeta pasqyron më qartë se çdo gjë emrat e Allahut. Ajo është e bukur. Është prej Tij. Askush tjetër nuk ka të drejtë t'i japë fund.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gen|us : 13-06-2010 më 18:48

  7. #107
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    te mbashe nje person per 10 apo 20 vite me rradhe te lidhur pas nje aparati, kundra deshires se tij dhe te te gjithe familiareve, me duket e tmerrshme...
    do ishte me mire te hiqej spina. vuajtje me pak per te semurin dhe per ata qe e rrethojne...
    imagjinoje per nje cast te hiqje dore nga stephen hawking ,e se ku dreqin do kishte ngel shkenca e sot e kesaj dite.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga gen|us Lexo Postimin

    Shume e gjate!,sidomos per ata qe duan te humbin jeten shpejt.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Nga e dime se sigurte ata po vdesin ??? Po sikur te sherohen ???
    Pra nese e leme natyrale nuk do duhej as te sherohen njerzit !!!

    Them me mire te mundohemi ti sherojme deri ne vdekje dhe te vdesin qe te jemi te sigurte qe kane vdekur.

  10. #110
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    imagjinoje per nje cast te hiqje dore nga stephen hawking ,e se ku dreqin do kishte ngel shkenca e sot e kesaj dite.
    nuk e di nese haking ka kerkuar ndonjehere te vdese. a e ka bere ndonje gje te tille???
    ky ne foto (welby) ka qene ne kete gjendje per 16 vite.
    ka qene nje mbeshtetes i flaket i eutanazise.
    ai vete dhe familiaret e tij kane kerkuar qe te hiqej spina deri sa nje doktor pas shume e shume vuajtjesh, e ka bere kete.
    ka pas thene:

    jete eshte gruaja qe te do, era neper floke, dielli ne fytyre, shetitjet gjate nates me nje shok. jete eshte edhe gruaja qe te le, nje dite me shi, nje shok qe te zhgenjen... fatekeqesisht ajo qe me ka mbetur nuk eshte me jete, eshte vetem nje vendim i pakuptimte dhe kokeforte per te me mbajtur aktive disa funksione biologjike...

    pse te mos i plotesohet deshira njerezve te tille???

    gjeja e turpshme eshte se e shoqja qe i ka qendruar prane per gjithe ate kohe, ka dashur ta varrose sipas ritit fetar katolik dhe kisha nuk e ka lejuar...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •