Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 119
  1. #1
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642

    Shamia nė shkollat publike - e ligjshme apo e paligjshme?



    Shamia nė shkollat publike - e ligjshme apo e paligjshme?

    Nė Prishtinė debatohet me qėllim tė pėrafrimit tė qėndrimeve tė kundėrta nė mes tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe Ministrisė sė Arsimit.


    Besa Ismajli, njė 34 vjeēare nga Mitrovica mban shami prej dhjetė vjetėsh. Nė shikim tė parė ajo duket si njė grua e zakonshme, nėnė e mirė dhe bashkėshorte e pėrkushtuar, sė cilės asnjė i huaj nuk ia ka parė ngjyrėn e flokut as stolitė. Por, po tė gėrmosh mė thellė, do tė njohėsh njė magjistėr shkence, ligjėruese nė njė fakultet publik dhe nė njė kolegj privat, e cila punon edhe si pėrkthyese pranė Misionit Evropian pėr Polici dhe Gjyqėsi nė Kosovė.

    Nėse nė Kosovė ėshtė e lehtė apo e vėshtirė ndėrtimi i njė karriere tė tillė nga njė femėr e mbuluar, Besa e di mė sė miri. Ajo ka bindjen se ata qė vijnė nga perėndimi kanė mė shumė respekt pėr diversitetet e ndryshme.

    "Pikėrisht kėtu shoh mangėsinė e Kosovės dhe pyes: Nėse ne nuk i pranojmė njerėzit tanė qė mendojnė ndryshe, po atė ditė qė tė bėhemi pjesė e familjes sė madhe evropiane, si pretendojmė tė pranojmė njerėz nga shtete tė ndryshme?” Unė jam njėqind per qind e Kosovės dhe pėr Kosovėn dhe nuk ekziston arsye qė dikush t“mundohet t“mė pėrjashtojė nė ēfarėdo mėnyre”.

    Protesta e Bashkėsisė Islame

    Pasueset e Besės nuk do tė kenė mundėsi tė shkollohen tė mbuluara, sepse rruga e tyre ndėrpritet me tė kaluar pragun e shkollės sė mesme. Kėshtu tė paktėn bėhet e ditur nė njė Udhėzim Administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. “Shkelje kjo drastike e tė drejtave tė njeriut”-thonė nga Bashkėsia Islame, e cila e kundėrshton fuqishėm pėrjashtimin e nxėnėsve nga shkolla pėr shkak tė shamisė.

    “Shamia nuk ėshtė sikurse kryqi te krishterėt apo gjysmėhėna te myslimanėt. Shamia ėshtė njė parim Islam i pėrcaktuar me dispozitat fetare dhe pėr kėtė arsye ėshtė pjesė e pandashme e besimit tė njė femre myslimane", thotė Kryeimami i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Sabri Efendi Bajgora.

    “Ne jemi kundėr kėtij Udhėzimi Administrativ se pikė sė pari, pėrpjekja pėr tė minimizuar tė drejtat elementare tė njė femre myslimane nė shoqėri nuk pėrkon me etikėn e njė shteti demokratik”, thekson Efendi Bajgora.

    "Edhe me Kushtetutėn e Kosovės ėshtė e garantuar liria fetare. Vajzat me shami nuk dėshirojnė tė bėhen hoxhanica apo profesoresha tė teologjisė, por ato janė mjeke, juriste, ekonomiste...Dhe, prandaj ne shohim nė kėtė rast njė cenim drastik tė tė drejtave mė elementare tė njė qenieje njerėzore”.

    "Udhėzimi Administrativ ka pėr qėllim tė pėrcaktojė tė drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmėrinė nė mėsim dhe masat e procedurat disiplinore si dhe zbatimin e tyre ndaj nxėnėsve, tė cilėt i shkelin rregullat e Kodit tė Mirėsjelljes“. Kėshtu shpjegohet qėllimi i Udhėzimit Administrativ 7/2009, „Kodi i mirėsjelljes dhe masat disiplinore pėr nxėnės tė shkollave tė mesme tė larta“, tė Ministrisė sė Arsimit. Nė nenin 4, ndėr "Veprimet e Ndaluara" radhitet edhe "Ndalimi i Bartjes se Uniformės Fetare".

    Ēfarė mendojnė qytetarėt e Kosovės lidhur me mbulimin e femrės?

    “Jo, shamia nuk mė pengon aspak. Pėrkundrazi, mua mė pėlqen shumė njė femėr e mbuluar”-thotė Bekim Kastrati, nga Malisheva.

    “Po t“mė mbulonte bashkėshorti im, do tė isha ndarė saora. Sepse, kur ke karakter dhe moral, shamia nuk ėshtė e domosdoshme”-mendon Drita Krasniqi, nga Prizreni.

    “Mua s“do t“me pengonte tė martohesha me njė femėr tė mbuluar. Pėrkundrazi, do ta respektoja edhe mė shumė nėse njė femėr e mbuluar do t“mė pranonte tė tillė si jam. Dhe, unė mendoj se pikėrisht pse ne synojmė tė arrimė disa standarde, s“duhet ngritur barriera tė tilla e tė fusim pėrēarje nė shoqėri”-thotė Iliri, nga Deēani.

    Pėrjashtimet e nxėnėseve me shamia nga shkollat, Drejtoratet Komunale i arsyetojnė me aplikimin e kėtij Udhezimi Administrativ. Por, krahas kėrkesės sė parashtruar me kohė dhe insistimit pėr tė pasur edhe qėndrimin e Ministrisė sė Arsimit, askush nuk u pronocua pėr Deutsche Welle lidhur me kėtė problem. Takimi i premtuar nga shefja e Zyrės sė Informimit nuk u realizua dhe u arsyetua me probleme tė natyrės private, si edhe dhėnien e numrit pa qasje nė rrjet.

    Protesta qytetare

    Qytetarėt ngritėn zėrin me anė tė protestave duke kundėrshtuar pėrjashtimin e njė vajze nga shkolla e mesme nė Ferizaj, pėr shkak tė shamisė; pėrvojė kjo e pėrsėritur kohe pas kohe, nė disa qendra tė Kosovės. Protestat mė tė fundit nė Ferizaj edhe nė Prishtinė ishin spontane, nga nxėnės dhe tė rinj tė shoqatave tė ndryshme rinore.

    Kryeimami i Bashkėsise Islame tė Kosovės, Sabri Efendi Bajgora paralajmėron: “Nėse Ministria e Arsimit nuk tėrhiqet nga kėto vendime, ne do tė marrim masa jo pėr tė radikalizuar situatėn, por do tė kėrkojmė me ngulm pėrkrahjen e popullit pėr kėto tė drejta tė garantuara qoftė me Kushtetutėn e Kosovės, qoftė me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Liritė dhe tė Drejtat Fetare”. /DW/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642


    Ēka po ndodh nė KK tė Prishtinės dhe nė banana-republikėn tonė?

    Shkruan: Avni Xhemajli - Skėnderaj

    Ka kohė qė nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės dhe nė banana-republikėn tonė po aplikohen standarde tė dyfishta ndaj qytetarėve. Nė kohen kur katedralja me pėrmasa gjigante ēdo ditė e mė shumė po e merr formėn e vet nė qendėr tė qytetit, ndėrtimi i sė cilės ishte legjitimuar vite mė parė nga KK i Prishtinės, po i njėjti kuvend sė fundi ka marrė iniciativėn me qėllim pėr nxjerrjen e njė vendimi pėr ndalimin e shkollimit tė nxėnėseve tė mbuluara nga shkollat fillore dhe tė mesme publike nė kėtė komunė.

    Po kėshtu, kjo klasė politike edhe mė herėt kishte marrė vendimin pėr ndalimin e ndėrtimit tė Qendrės Islame nė Prishtinė, megjithėse ishte dhenė leja dhe pati filluar ndėrtimi i saj. Prej kohės sė anulimit tė ndėrtimit tė Qendrės Islame, Komuna e Prishtinės ende nuk e lejon dhe nuk e ofron hapėsirėn pėr ndėrtimin e saj, kurse tani po bėn pėrpjekje pėr ndalimin e vajzave tė mbuluara nga shkollat publike.

    Ėshtė shumė paradoksale tė ndalohet mbulesa nė shkollat publike, sikur edhe moslejimi i ndėrtimit tė Qendrės Islame nė emėr tė laicizmit, por qė nė anėn tjetėr, duke aplikuar standarde tė tjera tė lejohet ndėrtimi i katedrales nė mes tė Prishtinės, kurse qytetarėt serb tė Kosovės nė enklavat e tyre vazhdojnė tė aplikojnė orėn mėsim-besimit pa u penguar fare nga institucionet e banana-republikės. Ēfarė mund tė thotė dhe si mund t’i quaj njeriu qė ka mendje dhe logjikė tė shėndoshė kėto veprime? Kurrsesi ndryshe, veēse si standarde tė dyfishta.

    Prandaj iniciativa pėr vendime tilla nga komunarėt e Prishtinės nė dėm tė besimtarėve islam janė tė papranueshme, sepse janė tė padrejta, dhe pėrveē qė janė tė padrejta janė edhe diskriminuese, sepse tė gjithė duhet tė trajtohen njėsoj. Si tė tilla, kėto veprime janė qartazi provokime dhe aplikim i standardeve tė dyfishta. Ose nėse nuk janė tė tilla, atėherė ēfarė vallė tjetėr janė?!

    Mund tė themi lirisht se muslimanėt nė Kosovė edhe pse e pėrbejnė shumicėn e popullatės, si pasojė e heshtjes me vite me radhė pėr kėrkimin e tė drejtave tė tyre legjitime, sot janė kategoria shoqėrore mė e diskriminuar, mė e shkelur dhe mė dėmtuar nė kėtė farė banana-republikėn tonė.

    Por si duket, kjo iniciativė e padrejtė dhe diskriminuese e ka zgjuar e vetėdijesuar pėrfundimisht edhe Bashkėsinė Islame tė Kosovės, e cila pėrmes imamėve tė xhamive tė saj nė xhumanė e fundit reagoi ndaj iniciativės sė Kuvendit Komunal tė Prishtinės nė lidhje me pėrpjekjet pėr ndalimin e nxėnėseve nga shkollat fillore dhe tė mesme publike, vetėm pse mbajnė mbulesė. Gjithashtu u bė me dije se nuk do tė heshtet mė siē ėshtė heshtur deri tani nė shkeljen e tė drejtave dhe lirive tė besimtarėve nė Kosovė dhe se do tė fillojė angazhimi pėr mbrojtjen dhe jetėsimin e tė drejtave tė tyre.

    Ēėshtja ėshtė se, nėse Kuvendi Komunal i Prishtinės arrin tė ndalojė vajzat e mbuluara nga shkollat publike, Bashkėsia Islame e Kosovės dhe besimtarėt islam qė pėrbejnė shumicėn nė Kosovė, lirisht mund tė pėrshėndeten dhe tė harrojnė se Qendra Islame do tė ndėrtohet ndonjėherė nė Prishtinė.

    Ja pėrse. Kur, njė gjė qė ėshtė kaq e thjeshtė dhe gjė elementare si e drejta e njė vajze pėr t’u shkolluar nė njė shkollė publike nuk lejohet nga KK i Prishtinės, atėherė si do tė mund tė vijė nė shprehje dhėnia e hapėsirės dhe lejimi i ndėrtimit tė njė Qendre Islame, e cila pėr nga pėrmasa e saj nuk do tė jetė aspak mė e vogėl se sa katedralja qė gjendet sot nė qendėr tė Prishtinės?!

    Por me gjasė, duket se kjo edhe ėshtė prapavija e vendimit tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės pėr ndalimin e shkollimit tė vajzave me mbulesa nga shkollat publike, qė apriori do tė zhvlerėsojė edhe kėrkesėn e BIK-ut pėr ndėrtimin Qendrės Islame nė kryeqytet, por edhe kėrkesėn pėr aprovimin e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike. Tendenca e komunarėve tė Prishtinės nė kėtė rast ėshtė mė sė e qartė: Tė zmbrapsen tė gjitha kėrkesat dhe iniciativat e tilla me njė anė.

    Prandaj kėtu nuk ėshtė nė pyetje vetėm e drejta e shkollimit dhe dinjiteti i vajzave tė mbuluara, por nė pyetje ėshtė edhe e ardhmja se ēfarė nė tė vėrtetė do tė ndodhė me Qendrėn Islame nė Prishtinė, se a do tė lejohet apo do tė ndalohet pėrfundimisht ndėrtimi i saj. Dhe po ashtu, pėrmes kėtij vendimi tė KK tė Prishtinės, do tė pėsojė edhe kėrkesa e BIK-ut dhe PD-sė pėr futjen e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike.

    Prandaj mbrojtja e tė drejtės sė shkollimit tė vajzave tė mbuluara, si pėr BIK-un ashtu edhe pėr besimtarėt islam nė pėrgjithėsi, ka njė peshė tė madhe, sepse nė kėtė kauzė tė drejtė, pėrveē rrezikimit tė humbjes sė drejtės sė shkollimit tė atyre vajzave, tani po rrezikohen seriozisht edhe dy projekte madhore: E para, projekti pėr ndėrtimin e Qendrės Islame nė Prishtinė dhe e dyta, pėrpjekja tash e sa kohė e BIK-ut, PD-sė dhe e besimtarėve islam pėr aprovimin e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike.

    Nėse humbet e drejta e vajzave pėr shkollim si pasojė e kėtij vendimi tė KK tė Prishtinės, atėherė do tė humbė edhe sensi i kėrkesės pėr ndėrtimi e Qendrės Islame nė kryeqendėr dhe po ashtu do tė pėsojė goditje tė fortė edhe iniciativa e deritanishme pėr futjen e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike. Nė atė rast, humbjet do tė jenė tė pallogaritshme. Shoqėria jonė do tė vazhdojė tė degradohet edhe mė shumė.

    Prandaj BIK-u duhet tė vazhdojė me iniciativėn qė edhe nė xhumatė e ardhshme tė njoftojnė dhe tė sensibilizojė nėpėr xhamitė e Kosovės tė gjithė besimtarėt islam me problematikat nė fjalė, qė kanė tė bėjnė me tė drejtat elementare tė tyre, derisa ato tė mos cenohen dhe tė realizohen nė tėrėsi. Gjithashtu ėshtė koha qė seriozisht tė mendohet edhe pėr protesta paqėsore masive, para sė tė merret ndonjė blic-vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinės.

    Kėtyre provokimeve duhet t’i dalin tė gjithė qytetarėt pėrballė, nė mėnyrė qė tė ndėrpriten fushatat agresive dhe diskriminuese ndaj muslimanėve nė Kosovė. Sepse nė pyetje ėshtė edhe dinjiteti ynė si njerėz dhe shumėēka tjetėr nė pyetje. Nė tė kundėrt, jeta nė kėtė farė banana-republikėn tonė tė dashur do tė bėhet edhe mė ngushtė dhe do tė rendohet edhe mė shumė.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  3. #3
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Shamia nė shkollat publike - e ligjshme apo e paligjshme?
    Kjo e ligjshme apo jo, nuk mund te merret per baze sepse ligjin e bejne dhe e ē bejne njerzit
    Sikur te thoje e drejte apo jo do te kishte me teper logjike...!
    Personalishte edhe pse nuk perkas asnje formati fetare ,nuk me pelqejne sankcione te tilla,te cilat duhet imponuar dikujt te veje apo te heqe shamine...,kjo eshte ēeshtje personale qe i perket individit ,nese duhet te veje apo jo shamine...,dhe ketu s,ka te drejte te nderhyje askush ne jeten dhe intimitetin personal te individit...Aq me pak do shpurdhjake politikanesh qe nuk njohin parimet baze te nje shoqrie te lire dhe demokratike...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 09-06-2010 mė 19:52

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    teme e shtypit te dites?sma mer mendja se shtypi i dites meret me te tilla budallalleqe.secili le te vishet si te doje dhe ku te doje veē vendeve ku nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #5
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga skampin Lexo Postimin
    teme e shtypit te dites?sma mer mendja se shtypi i dites meret me te tilla budallalleqe.secili le te vishet si te doje dhe ku te doje veē vendeve ku nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj.
    Ke tė drejtė, realisht nuk do tė duhej tė merremi me tė tilla gjėra por ja qė jetojmė nė njė vend ku normat themelore demokratike nuk respektohen, besoj se e kuptuat edhe nga lajmi por po u citoj se Kuvendi Komunal i Prishtinės me datė 20 Maj 2010 ka marr njė vendim qė bartja e shamisė nėpėr shkollat e mesme dhe fillore tė ndalohet me mundėsi qė gjatė njė muaji tė bėhėt njė debat publik ku do tė shihen qendrimet e qytetarėve karshi kėsaj ēėshtjeje.
    Kuvendi Komunal i Prishtinės nuk ka treguar se cilin shtet evropian e merr shembull nė miratimin e kėtij ligji, por thjesht ka nxjerr njė ligj i cili krijon konfuzion brenda shoqėrisė, i cili del nė kundėrshtim tė plotė me kushtetutėn e vendit dhe i cili cėnon liritė themelore tė njė individi.
    Me keto iniciativa qė kanė filluar nė Prishtinė synohet amandamentimi i ligjit nė fjal dhe i heqjes sė paragrafit tė "uniformes fetare" (term ky i padefinuar).
    Absurditeti mė i madh nė gjithė kėtė ligj ėshtė se "uniforma" fetare paraqitet tek pjesa e dukurive negative!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Me ligj edhe mund ta ndalojn por nese ligji e ndalon nje gje te till nuk dmth qe ai ligj eshte i dreit . Tem qe tas ma osht konsumu shumm edhe po i vie era *** ksaj teme ! Disa ligjvenes ne Kosove mendojn se me futjen e keti ligji Amerika do te na perkrah me shum , por "nuk e din" ose edhe e dine , se po e humbin ni vler shum shum shum te madhe te kombit Shqiptar , ni vler qe as nje komb ne bot nuk e ka , tolerancen fetare !
    Nga cila do ane ta shikosh ky ligj do te bije ndesh me parimet kryesore te dreitave te njeriut
    We are all Aliens

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Pershendetje.


    Me siguri qe ndonje deputet i kuvendit komunal te prishtines i fut hundet ne forum dhe e lexon kete lajm.

    Dua te jap edhe un mendimin tim duke u bazuar ne dicka.

    Cėshtja e shamis nuk duhėt debatuar ne asnje vend ne botė !

    Pse do t'me pyetni, por thjesht, ajo eshte nje obligim fetar qe i drejtohet besimtarėve ! E nese dikujt ja mohon te drejten e mbulesės, mjekrrės apo agjerimit sic ka qen ne kohen e komunizmit, atėhere ti ne te vertet je duke ja mohuar BESIMIN, e ne kete rast, ISLAMIN !

    Un i bej apel mendjes se ndrecuar te ketyre laperave, qe dikur i keni dhen leje ndertimi katedrales katolike edhe pse ne Prishtin, %-ndja e tyre nuk e arrin as 1%, dhe kete e keni ber pa e pyetur kend fare ! Bile as anket publike nuk ka pasur nga ana juaj, nga kjo, ajo katedrale gjithmon do te jet ILEGALE !

    Tjetra,... Kosova eshte nje shtet me popullsi muslimane ! E aty ku ka musliman, jan muslimanet ata qe e bejn ligjin e jo kaurrat e Francės e te Polonis !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Kjo eshte tmerr ne shekullin XXI me fol per shami kjo eshte tmerr,kete punen e shamive kaher ka qen dashte te kryhet,per derisa vendet evropiane i lejojne vajzat me shamia ne shkoll,ketu ne Kosove ndodhe e kundertea,a shtet i poshter....


    Mos rrnoni ma si hije,mos rrine ma pa diit,mos fleni mos i leni,hi syve me ju qit.
    Mos leni ma me ndodhe,qysh ka ndodhe deri tash,mos fleni mos i leni,se koha nuk kthehet mrapsht....(Troja)
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Po mire thot Troja more,e na po dojm me u kthy ne ferexhe.
    Pse a ka me ma ruajt moralin shamia a?
    Jo do ti theme lakuriqesis,por edhe ferexhes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e panjohura : 10-06-2010 mė 04:29

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    TROJA ,nuk e ka pas fjalen per shami,por per politikan te flliqure,nuk e paskse kuptuar mesazhin e trojes.



    Mos rrnoni ma si hije,mos rrine ma pa diit,mos fleni mos i leni,hi syve me ju qit.
    Mos leni ma me ndodhe,qysh ka ndodhe deri tash,mos fleni mos i leni,se koha nuk kthehet mrapsht....(Troja)
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •