Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    PD Ministri Hoxhaj ta shfuqizoj vendimin për ndalimin e shamisë

    PD: "Udhëzimi Administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla është e pakuptueshme për vendin tonë".


    Partia e Drejtësisë sërish ka ngritur zërin e saj kundër ndalimit të bartjes së shamisë në shkollat e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Abdullah Klinaku, në një konferencë për media ka deklarua se Partia e Drejtësisë, duke respektuar Kushtetutën e vendit, Konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, Ligjin kundër diskriminimit, qëndrimet zyrtare të Avokatit të Popullit, vendimin e gjykatës së Qarkut të Gjilanit, si dhe duke qenë vigjilente për reagimet e shumta publike dhe pakënaqësitë e mëdha që po shkakton ndalesa e bartjes së mbulesës si shprehje esenciale e identitetit dhe obligimit fetar në shkollat publike rikërkon me ngulmë nga Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ztr. Enver Hoxhaj që gjatë javës me vendim të veçantë të shfuqizoj paragrafin e 13-të të nenit të IV të Udhëzimit Administrativ 7/2009 që e kodifikon këtë ndalesë të pakuptueshme për vendin tonë, veçanërisht nga aspekti kulturor. Sekretari Klinaku tha se me këtë do të eliminohet edhe baza juridike për nxjerrjen e Rregullores së Kuvendit komunal të Prishtinës që tenton të sanksionojë të njëjtën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

    Më tej gjatë konferencës për media, z.Klinaku deklaroi se Partia e Drejtësisë me shqetësim të veçantë është duke përcjellur situatën në veriun e vendit duke vlerësuar provokimet e shumta të grupeve kriminele serbe si përpjekje të orkestruara të shtetit serb për eskalimin e situatës që do të shërbente si dëshmi për Gjykatën Ndërkombëtare në Hag se pavarësia e Kosovës nuk ka rezultuar me stabilitet në rajon por përkundrazi me rritje të tensioneve ndëretnike. PD kërkon nga qeveria e Kosovës, ICO dhe EULEX përkushtim serioz për qytetarët Shqiptarë në veriun e vendit dhe plotësimin e nevojave të tyre veçanërisht në ofrimin e sigurisë së plotë për ta.

    Partia e Drejtësisë mirëpret vendimin për emërimin e nënkryetarit të saj, Mr. sci. Amir Ahmeti në postin e zëvendës ministrit në Ministrin e Administratës Publike. Partia e Drejtësisë e konsideron këtë arritje si vlerësim të kontributit të deritanishëm të PD-së në proceset e shtetëndërtimit të vendit si dhe shprehje të besimit në potencialet e saja politike për të ardhmen. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2006
    Postime
    32
    Hixhabi është thirje për mbulim
    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka then se : "Çdo femër e cila e heq mbulesën në ndonjë shtëpi tjetër përveç shtëpisë së burrit të saj, e ka shkyrë mburojën mes saj dhe All-llahut.” (transmeton Ahmedi, shejh Albani e ka bërë të vërtetë)
    Ajo, që është kujdesur për hixhabin e saj, ka shpëtuar me mburojën e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër do të jetë nga banorët e Xhennetit, i cili është vendbanim i mbrojtjes.


    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:ka then se “Dy grupe nga banorët e Xhehennemit ende s’i kam parë. Dhe ndër to përmendi: Gra të veshura por të xhveshura, kokat e tyre i kanë sikur gunga në shpinën e deves. Ato nuk do të hynë në xhennet e as do t'ia ndijnë erën e tij (e era e tij ndihet shum largë).” (transmeton Muslimi)
    Ajo çka e ka veshur hixhabin ajo e ka larguar vehten e saj nga dënimi i All-llahut të Madhëruar.




    Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ne nje ajet kuranor ka thenë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu i fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. [El-Ahzab, 59]


    PRA EKEMI OBLIGIM TE DALIM TE GJITH ATA QE SHKOJMI NE XHAMIA TE GJITH ATA QE
    I BIEM ALL-LLAHUT NE SEXHDE PER AT QE I THEMI VETES MUSLIMAN PER TA MBROJT
    NDERIN E MBULESE EDHE TE MOTRAVE TONA KU DO QE JAN SE SOD NDALOHET NJE SHAMI
    NESER NA I MBYLLIN XHAMIAT TA NDALOJN EDHE NE RRUG ME DAL VETEM E VETEM PSE
    JEMI MUSLIMAN

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •