Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Historia e Kishes Katolike Shqiptare në Kosovë

    Kishës katolike shqiptare në Dradani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme),
    është themeluar që në shekullin e parë, pas Krishtit!


    Kishës katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325 ku në Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë “Dacus Dardaniae”.

    vazhdim -

    Një e vertetë historike që s'mund të mohohet


    Rrënjët që nga Illyricum-i...

    Ky fakt dëshmon se organizimi kishtar i metropolites së Dardanisë ishte i mirë, duke pasur metropolitin dhe ipeshkvijtë e saj e në anën tjetër, mund të thuhet se në këto pjesë të Evropës krishterimi të ketë pasur zanafillën e vet qysh në shekujt e parë, me gjasë si në rivierat e Adriatikut shqiptar në shkekullin e parë.

    Shën Pali u shkruante me një rast romakëve se e kishte përhapur krishterimin deri në Illiricum (Rom 15, 19).

    Nga një relacion i ipeshkvijve që ia drejtojnë Papës Gjelasit (Gelasio 492) nënshkruhen gjashtë ipeshkvi nga këto anë. Kjo periudhë e Kishës me të drejtë mund të quhet si periudhë e artë. Selia e Prizrenit ishte tashmë e themeluar në shek. V dhe në atë epokë ishte sufragane e Durrësit. Ky pohim vërtetohet edhe nga një fragment i një relacioni të ipeshkvijve të provincave ilire apo të Ilirisë, ku e hasim emrin e ipeshkvit të Prizrenit “Paulus Prinatensis” Pas shkatërrimit të Justinianës së dytë (“Justiniana Secunda”) që ishte më parë Ulpiana (7.5 km. në juglindje të Prishtinës) nga transmigrimet e barbarëve dhe me ardhjen e sllavëve, me gjasë selia ipeshkvore dhe titullarët e saj transferohen në Prizren. Ashtu si edhe qëndrat e tjera të krishterimit në Evropë, edhe në Kishën e vendit në fjalë i kemi shenjtërit e parë martirë që kanë dhënë jetë për dëshminë e Krishtit, si Shën Flori e Shën Lauri me shokët e tyre (“plures socii”). Në “Acta Santorum” përmendet edhe atdheu i tyre Dardania dhe vendi i martirizimit Ulpiana, kah gjysma e shekullit të dytë ose edhe më vonë, kah fundi i të njëjtit shekull. Kjo dëshmi e këtyre martirëve na lejon të përfundojmë se krishterimi në rajonet tona qe përhapur me gjasë në shekullin e parë.

    Organizimi kishtar që lulëzonte në këtë periudhë shpeshherë shkatërrohej nga popujt apo fiset e ndryshme të hunëve, gotëve, avarëve e, sidomos të sllavëve, por edhe nga fatkeqësitë natyrore, që në fakt kishte ndodhur një dridhje (tërmet) e tokës (518) dhe kishte rrënuar jo vetëm Shkupin, por edhe 24 qytete të Dardanisë.


    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-06-2010 më 19:24
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kishës katolike shqiptare në Dradani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme),
    është themeluar që në shekullin e parë, pas Krishtit!


    Kishës katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325 ku në Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë “Dacus Dardaniae”.

    vazhdim -
    Një e vertetë historike që s'mund të mohohet!



    Tragjeditë që filluan me dyndjen e sllavëve!

    Me pushtimet e avarëve dhe dyndjet e sllavëve krishterimi në këto rajone ilire-shqiptare kishte pësuar tragjeditë të mëdha. Ç’është e vërteta, organizimi kishtar duket të ketë qenë krejtësisht i shkatërruar dhe për disa shekuj dioqezat (ipeshkvitë) e këtyre anëve dardane nuk do të figurojnë më. Vetëm atëherë kur këta popuj pushtues do të fillojnë ta përqafonin krishterimin, duke jetuar në zonat më të afërta me grekë e nën ndikimin e kulturës bizantine duket se këta të kenë qenë orientuar më shumë kah Konstandinopoja, edhe pse në kuptimin juridik vareshin nga Selia e Shenjtë. Në vitin 732 perandori Leoni III Isaourico e bëri ndarjet e këtyre rajoneve nga Roma (Selia Apostolike) dhe i nënshtroi patrikanës së Konstandinopojës, por populli shqiptar mbetet megjithatë besnik ndaj patrikanës së Romës (Selisë së Shenjtë).

    Periudha e dytë e kësaj Kishe apo e krishterimit në Ipeshkvinë e Prizrenit e karakterizon padyshim gjendja e pasigurt dhe e shkatërrimeve, kështu që iu nënshtrohet dëshirave të mbretërve të ndryshëm e të huaj, veçanërisht atyre bullgarë e serb, do të thotë varësisht se kush kishte më shumë fat nëpër luftëra. Në këtë periudhë të errësirës mesjetare përmenden megjithatë ipeshkvijtë e Shkupit, Ohrit, Manastirit, Strumicës, Lipjanit, e Prizrenit. Duket se ipeshkvijtë e këtyre qendrave kishtare të kenë qenë më tepër nën ndikimin bizantin të Konstandinopojës.

    Për arsye të hapsirës në vazhdim do ta kemi në shqyrtim vetëm këtë (selinë) të fundit (Prizrenit). Në Bullën e Bazilit (1020) përmendet dioqeza e Prizrenit, që në atë epokë ishte në juridiksionin e Ohrit (Ochrida), dhe të dhënat tjera mbi titullarët e kësaj selie na mungojnë deri më sot. Në këtë shekull nuk kishte ende ndarje definitive mes Romës e Konstadinopojës, kështu që s’mund të flitet për një provizion të dyfishtë. Gjatë periudhës së bashkimit (unionit) të mbretit Kolojan me Selinë e Shenjtë përmendet ipeshkvi i Shkupit Marini (1204), mandej selia e ipeshkvive mbetej e zbrazët për disa shekuj.

    Kah fundi i shek. XII dhe në fillim të shek. XIII (1197 – 1207) bizantinët e kishin marrë Shkupin, Tivarin e Prizrenin dhe në këtë rast përmendet ipeshkëvi i kësaj dioqeze të fundit (Prizrenit) me emër Abrahami, i cili me ipeshkvijtë tjerë të provincës ia kishin drejtuar një letër Papës Inocentit III dhe nënshkruhej si “humilis episcopus Sannctissimi epicopatus Prisdini Abrahami”. Nuk dihet se sa do t’i ketë zgjatur misioni i tij kanonik dhe se çfarë do të ketë ndodhur me të, por dihet sigurisht se Prizreni bie në duart e okupuesve (pushtuesve) serbë definitivisht më 1214 / 16. Nga burimet e tjera mund të kapet se ipeshkvi i Ohrit, Dhimitër Hamatiani, në vitin 1220 ia kishte dërguar një letër protestuese ipeshkvit serb Savës, sepse ky prelat serb e kishte larguar ipeshkvin e Prizrenit, edhe pse ishte zgjedhur sipas normave të parapara kanonike (supozohet të ketë qenë me prejardhje greke) dhe zëvendësohet me një tjetër serb. Prandaj që nga atëherë selia e Ipeshkvisë së Prizrenit duket të ketë mbetur e zbrazët për dy shekuj, e deri më tash as që kemi ndonjë burim tjetër që do të fliste mbi titullarët e të njëjtes seli.

    Këto janë, ndër të tjera edhe arsyet që serbët shpeshherë territorin e Kosovës e mbajnë si “djep i Serbisë së vjetër” e kohën e fundit barazohej edhe me Tokën e shenjtë – si “Jeruzalemi serb”..., por e vërteta qëndron krejt ndryshe, sepse të dhënat historike, arkeologjike ... flasin në favor të popullit autokton shqiptar. Të shohim në vijim pse Kosova s’mund të mbahet si dheu i serbëve?


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kishës katolike shqiptare në Dradani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme),
    është themeluar që në shekullin e parë, pas Krishtit!


    Kishës katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325 ku në Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë “Dacus Dardaniae”.

    vazhdim -
    Një e vertetë historike që s'mund të mohohet!


    Kishat e para serbët i ndërtuan në territorin e Rashkës!

    Në fakt, Kosovën ata do ta pushtojnë për shumë vite dhe do ta nënshtrojnë dy shekuj, duke filluar nga viti 1216 e deri më 1450. Më parë Kosova ishte nën sundimin bullgar nga viti 850 e deri në fillim të shek. XI, ndërsa perandorët bizantinë dominojnë mbi këtë territor të Kosovës deri kah mbarimi i shek. XII, do të thotë derisa nuk paraqitet në skenë familja sunduese (pushtuese) serbe e Rashkës, që do të sundojnë për dy shekuj, e nga kjo familje sunduesi i parë qe Stefan Nemanja, i cili do të arrijë ta zgjerojë territorin e vet në të gjitha drejtimet, si në Diokle e në Shqipërinë Veriore, madje edhe në verilindje në Nish dhe në vitin 1184/85 edhe disa rajone të Kosovës. Vetëm në fillim të shek. XIII (1208) do ta okupojë Kosovën Përendimore, por jo edhe zonat e Prizrenit. Më 1216 e pushtojnë edhe Prizrenin dhe tashmë i tërë teritori i Kosovës bënte pjesë në botën e mbretërisë serbe.

    Duhet të thuhet se kishat e para serbe (që i kanë propaganduar) aq shumë deri më sot) do të ndërtohen në territorin e Rashkës (në veri të Kosovës). Kështu p.sh., e kemi kishën e Studenicës (Studenica) që ndërtohet nga Stefan Nemanja (ekziston edhe sot), mandej manastiri “Sv Djordje” afër Novi Pazarit, manastiri i Zhicës (Zica), afër Kralevës (Kraljevo) në Serbinë qendrore që ishte ndërtuar nga sveti Sava si qendër e Kishës ortodokse serbe. Vetëm atëherë kur në shek. XIII Zhica (Zica) shkatërrohet nga zjarri i një ofensive të tartarëve e të kumanëve, atëherë selia e patriarkanës do të transferohet në Pejë në pjesën e Kosovës Perëndimore. Edhe manastiri i Milishevës (Milisevo) që ka një rëndësi të veçantë për Kishën serbe apo për serbët, menjëherë pas kësaj të Zhicës, do ta ndërtojë Stefan I “Prvovençani”, afër zonës me kufirin e Bosnjës.

    Me këto kisha e manastire serbe na imponohet një ide e qartë dhe e saktë se djepi (e zemra) e Kishës ortodokse serbe gjendet, jo siç thuhet pa argumente shkencore në territorin e Kosovës së sotme, por pikërisht ajo e ka zanafillën e vet në territorin e Serbisë. Do të ishte e drejtë sikur të thuhej se Patriarkana e Kishës serbe zhvendoset në Kosovë për një kohë, madje le të thuhet edhe për një kohë të gjatë, por burimi i saj mbetet gjithëmonë mbrenda Serbisë.

    Me invazionin e pushtumin turk të provincave shqiptare në shek. XV, popullata e krishterë (katolike) pësoi tragjedinë më të errët në historinë e sajë fetare e kombëtare që zvarritet deri në fillim të këtij shekulli e që ka lënë pasoja të thella apo labile për krishterim: imponim i islamizimit të dhunshëm (duke përfshirë edhe formën tjetër sipërfaqësore të islamizmit – laramanizmin) në dy të tretat e popullatës shqiptare që dikur lulëzonte; rrënimin e tërësishëm të mbi 30 ipeshkvive,mandej të shumë abacive të kuvendeve të famshme benediktine, domenikane, baziliane, e françeskane (vetëm këta të fundit disi do të mbijetojnë), duke lënë pas veti vetëm dëshmi arkeologjike të gërmadhave madhështore të një vitaliteti katolik në Mesjetë.

    Jo vetëm ipeshkvitë e manastirët do të rrënohen, por edhe shumë qytete e fshatra do të shkretërohen, ndërsa popullata do t’i nënshtrohet robërisë së gjatë osmane. Kush ia doli të mbijetojë (nëse nuk iu ka nënshtruar konvertimit në islamizëm) pushtimet osmane detyrohet ta marrin udhën e mërgimit, në Venedik, Sicili, Dalmaci, e më kompakt në Mbretërinë e Napolit, ose do t’i rreken shkrepave të larta malore, larg prej çdo qytetërimit, por më të lirë në ruajtjen e fesë dhe kombit.

    Me shtypjet e forta e të dhunshme që i bënin turqit mbi popullatën e pambrojtur shqiptare, lindi edhe një fenomen i rrallë në botë – dukuria e laramanizmit që edhe sot ka mbetur gjallë. Pra, në periudhën e shtypjeve të rënda osmane gjatë islamizmit ndër shqiptarë vërehen që nga fillimi fenomene të huaja të sinkretizmit religjioz ose dukuria e laramanizmit (kriptokristianizmit) ose edhe në shqipe shprehja simptomatike e laramanëve të krishterë (katolikë e ortodoks) e që ka mbetur ende në jetë.

    Nga shumë burime të botuara e në dorëshkrime, veçanërisht relacionet e redaktuara nga (argj)ipeshkvijtë e misionarët, hedhin dritë të mjaftueshme mbi gjendjen e gjithmbarshme religjioze e morale të shqiptarëve gjatë pushtimit turk të provincave kishtare. Mund të thuhet se shqiptarët e krishterë ishin të shtyrë ta fshihnin jetën e tyre të jashtme të krishterë, mirëpo, ndërkohë, filloi degjenerimi i zakoneve, dokeve, bindjes fetare... Ndërgjegja e tyre për shtrirje (simulim) u shua pothuajse krejtësisht dhe lajmërohet për herë të parë fenomeni i apostazisë, ndërsa më vonë edhe ai i skizmës, që po zvarritet me shekuj tek ne. Me fjalë të tjera, jo vetëm që ishte në rrezik krishterimi të zhduket përgjithmonë nga dheu shqiptar, por rrezikohej edhe gjuha, doket, kostumet... nga një relacion e vitit 1584 që ruhet në Romë përmenden edhe qendrat e katolicizmit që kishin mbijetuar shkatërrimet dhe dhunën osmane dhe ato ishin: Shkupi, Prishtina, Krushevci. Montenegro di Scopia, Trepça, ndërsa nga burimet tjera duhet të shtohen edhe Prizreni, Peja dhe ndonjë vend tjetër më i vogël.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Historia e Kishes Katolike Shqiptare në Kosovë

    Kishës katolike shqiptare në Dradani, pra Kosovën e sotme (që është teritor qendrorë i Dardanisë së dikurshme),
    është themeluar që në shekullin e parë, pas Krishtit!


    Kishës katolike shqiptare në Kosovë ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirë, madje mjaft mirë. Në kontekst me këtë duhet të përmendim edhe vitin 325 ku në Konçilin e Nicesë, ku morën pjesë, përveç delegatëve të Papës së Romës, edhe përfaqësuesit e Kishës së Dardanisë (Kosovës). Dhe në mesin e nënshkrimeve të delegatëve të Papës, hasim edhe nënshkrimin e ipshkvit të Dardanisë “Dacus Dardaniae”.

    vazhdim -
    Një e vertetë historike që s'mund të mohohet!


    Njohja e vetvetes në mijëvjeqarin e ri!

    Periudha e tretë fillon kur themelohet Kongregata për Ungjillizimin e Popujve në Romë (Propaganda Fide – 1622). Në fakt nga kjo kohë e tutje e kemi një përkujdesje të veçantë që i kushtohet diasporës dhe vendeve misionare, në mesin e të cilave bënte pjesë Shqipëria etnike (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Dioqeza e Tivarit). Papa Pali (Paulus – 1605 – 1621) e kishte emëruar tashmë një ipeshkv me emër Pjetër Katiq (1618) në selinë e Ipeshkvisë së Prizrenit dhe më 1624 do të emërohet ipeshkëv në të njëjten seli Pjetër Mazareku, por vetëm për tre muaj, sepse do të emërohet argjipeshkëv i Tivarit. Si ipeshkëv i Prizrenit mbahet në mend një “fra Giovanni da Poseggha Bosnense”, që me 1642 emërohet ipeshkëv, por nuk kemi të dhëna se a do të ketë qenë shuguruar ipeshkëv meqenëse supozohet të ketë qenë i vrarë nga turqit. Më 1650 Papa Inocenti X (1644 – 1665) do të emërojë një ipeshkëv tjetër në Prizren, e ky ishte Franjo Sojmiroviq, ndërsa një vit më vonë, më 1651 Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve (Propaganda Fide) e emëron Andre Bogdanin argjipeshkv në Ohër, mirëpo së shpejti do ta marrë selinë argjipeshkvore të Shkupit, ndërsa Franjo Sojmiroviqi vendoset në selinë e Ohrit. Juridiksioni i Andre Bogdanit në atë periudhë shtrihej në territorin e Tivarit dhe në të gjitha rajonet e Serbisë. Në këtë kohë selia e Ipeshkvisë së Prizrenit shuhet, ashtu që nuk kemi titullarë të saj, por me emërimin e Pjetër Bogdanit si argjipeshkv të Shkupit është bërë një bashkim i dy ipeshkvive me një territor kishtar. Deri në vitin 1914 Ipeshkvia Scopiensis nuk i ngjitet Ipeshkvisë (katolike) të Beogradit. E njejta seli më 1969 (me dekretin 2 tetor nr. CXXXIII/n. 53) riorganizohet në këto rajone dhe denominohet Scopiensis – Prisrianensis (Shkup – Prizren) duke u shtrirë në Kosovë, Maqedoni dhe në Sanxhakun verior (në Serbi), por në anën tjetër territori i Sanxhakut jugor i jepet Argjipeshkvisë së Tivarit (Bari – Mali i Zi).

    Dhe së fundi mund të thuhet se Kisha Katolike te shqiptarët në Kosovë e kishte vazhdimsinë e saj historike, edhe përkundër ca ndërprerjeve të shkurtëra apo të gjata në vazhdën e shekujve të krishterimit dhe ajo na mëson se prania e shqiptarëve në Kosovë ka qenë gjithmonë e përhershme, ndërsa Kisha ortodokse serbe dhunshëm (zh)vendoset nga Serbia në Kosovë, pikërisht siq nguliten më vonë edhe turqit me xhamitë e tyre që, së bashku me serbët, rrënuan e përvetësuan kishat tona shekullore.

    Njerëzimi sikur të ishte më i urtë dhe më i mençur, historia jonë nuk do të kishte qenë një kronikë e zezë dhe e gjatë e krimeve. Nga ajo mësohet për të ardhmen, por pa hakmarrje. “Tempora mutantur et nos inillis” (kohërat ndryshojnë e ne me to). (Ri)njohja e vetvetes në mijëvjeqarin e ri, mendoj se do të ishte e ardhmja e shqiptarëve.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Postime
    78
    Gjendja e popullatës katolike shqiptare të Kosovës gjatë shekujve



    Nga Behxhet Dibrani



    Gjendja e popullatës katolike shqiptare duke filluar nga sundimi i Samuilit, kur Ohri qe shpallur Kishë e pavarur mitropolive nuk ishte e mirë.[1]

    Edhe më vonë në vitin 1303 me kërkesën e arqipeshkvit të Tivarit Marinit, Benedikti XI ia dha të drejtën t’i emëroj dhe ndërroj udhëheqësit e kishave në Bërskovë, Rudnik, Rrogoznë, Trepçë e Graqanicë, krejt kjo bëhej për arsye se ipeshkvijtë e këtyre anëve nuk e respektonin dhe praktikonin ritin e kishës së Romës.[2]

    -Pra kjo ishte një tregues i qartë se qysh në shek. XIV involvimin e kishës lindore e cila tentonte t’i përvetësonte dhe njëkohësisht të mos i respektonte parimet që lidheshin me kishën perëndimore. Ndërsa sa i përket popullatës vendase ata vazhdonin t’i qëndronin besnik Papatit në shumicën e vendeve të lartpërmendura.

    Por çrregullimet ndodhnin si rezultat i mos disiplinës të udhëheqësve zyrtarë fetare të cilët ndikoheshin nga kisha lindore dhe krejt kjo ndikonte negativisht te popullata vendase .

    -Edhe në kohën e Stefan Dushanit (1331-1355), nuk ka lajme të mira sa i përket sjelljes së tij me popullatën vendase katolike shqiptare, raportet flasin që sjelljet e tij ishin mjaft të vrazhda ,të cilat nuk mund të ishin të pranueshme për Papatin, një rast i tillë ndodhi kur u rrahën të dërguarit e Papës, në përgjithësi përshkruhet një situate e mjerë e popullatës vendase.[3]

    Edhe pse kur Stefan Dushani e dërgoi e ipeshkvin katolik Marku nga Shkodra për të treguar kalimin nën autoritetin e Romës, prapë se prapë me kodin e shpallur më 1349 situata reale në teren tregonte për një gjendje të vështirë të besimtarëve katolik vendas. Mjafton të përmendim disa nga dispozitat e kodit; ku katolicizmi shpallej si herezi latine, kur prifti katolik dënohej nëse kthente ndonjë ortodoks në katolik si dhe ndaloheshin martesat e përziera.[4]

    Roli i klerit katolik shqiptarë në proceset e gjithëmbarshme politiko-shoqërore ishte i madh, në këtë kontekst vlen të përmendim Formulën e Pagëzimit më 1462 si dhe Marin Barletin me shkrimet e tij për Skënderbeun, për të cilat u njoh opinioni i atëhershëm evropian me aktivitetet dhe luftërat e popullit shqiptar. Me këto shkrime Barleti ngriti Gjergj Kastriotin në piedestalin më të lartë.[5]

    Edhe gjatë shek. XVI -XVII, Ballkani qe i kapluar nga lëvizje dhe përndjekje të rrymave politiko-fetare të cilat vepruan edhe në Kosovë. Kongregata duke parë këtë situate më 1634 dërguan grupin e parë të misionarëve françeskan në viset shqiptare më 1636 grupin e dytë, të cilët do të fillonin ndërtimin e kishave dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare dhe hapjen e shkollave fetare. Një nga këto qe edhe Kisha e Zymit. Për kuvendin franqeskan në Zym flasin edhe relatorë të ndryshëm të cilët thonë që deri më 1701 Zymi ka qenë rezidencë e prefekturës françeskane[6].

    Me prishjen e rendit françeskan më 1688 në Zym famullitar ishte Pjetër Zoganji, me të cilin fillon rendi i ri dioqezian dominikan, të cilën famulli e mbajnë gjatë gjithë shek. XVIII. Gjatë luftërave austro-osmane kjo kishë së bashku me atë të Janjevës shpëtuan dhe këtu vlen të përmendet që gjetën strehim krye ipeshkvi i Ipeshkvisë Shkup-Prizren Pjetër Karagiqi etj

    Kjo famulli sipas relatorëve i takonte juridiksionit të Ipeshkvisë së Prizrenit. Pas luftërave austro-osmane fusha e veprimit të klerit katolik u keqësua shumë, zyrtarët osman filluan t’i ndiqnin duke pare si rrezik aktivitetin e tyre dhe e ndërlidhin atë me aktivitet politik, kështu kleri katolik mbi kurrizin e vet përjetoi dhunë fizike e morale deri në ekzekutim, në këtë mënyre përfunduan një plejadë e tërë ne po i përmendim disa prej tyre si;Pjetër Budi, Dom Andre Kalimashi, Pjetër Mazreku, Pjetër Bogdani, Anton Pavloviqi misionar apostolik i Trepçës Vushtrrisë dhe Prishtinës kontributi i tyre i tejkalonte përmasat fetare dhe ishte i ndërlidhur edhe organizimin e luftës çlirimtare kundër pushtetit osman.[7]

    Pushteti osman nuk u ndal me kaq raportet flasin për plaçkitje të kishës së Janjevës tri here radhazi gjatë vitit 1688, forma tjera të presionit nga nëpunësit osman në këtë kohë përmenden kur klerikët mbingarkoheshin me pagesa dhe fshatra të tëra iu nënshtroheshin grabitjeve të organizuara nga qeveritarët osman, kishte raste kur osmanët nuk pranonin as para por vepronin në mënyra të liga duke përdhunuar gra dhe djegur shtëpi të shqiptarëve katolik.[8] Një rast i tillë ndodhi nga Sanxhakbeu i Dukagjinit.

    Mjafton të përmendim rastin kur Pjetër Bogdani gjatë një vizite pune në Novo Bërd u arrestua dhe u dënua pas shumë lutjeve dhe pagesave të majme u lirua, por prapë në vitin 1689 forcat ushtarake osmane ia dogjën shtëpinë dhe të zhveshur lakuriq e shëtitën nëpër Prizren dhe u rrah deri për vdekje, zyrtarët osmane nuk u ndalën vetëm me kaq, pas disa ditësh të vdekjes së tij trupi i tij u zhvarros dhe iu hodh qenve për të ngrënë, raportet e kohës flasin për një realitet të tillë me të cilin u ballafaquan popullata vendase e ritit katolik si dhe udhëheqësit e tyre në fillimet e shek. XVIII.

    Si rezultat i presioneve nga më të ndryshmet dhe vëshëtërsimit të jetës së popullatës katolike vendase kemi edhe fillimin e një procesi të vështirë dhe mjaftë të komplikuar të Kriptokristianizmit (laramanisë) i cili proces i komplikoi mjafte raportet e klerit vendas me Romën.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •