Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    "Refugjatet" e Amerikes

    Kete shkrim ma kane derguar sot e kam qesh me lote....
    Autorit nuk i dihet emri i vertete (nuk na intereson), pervec nickut "Dejavu", dhe shkrimi eshte shkruar ne nje forum tjeter.
    Kuptohet qe eshte xheloz qe s'ia jep njeri vizen per Amerike, lol, po gjithsesi shkrimi eshte funny.

    Dejavu - 6 Qer 2010 - 11:40am
    Refugjatet e Amerikes vertet qe se si duken kur vijne ketej, si te humbur.
    Te krijohet pershtypja sikur andej jetojne vetem me kompjuterin. Dhe ata te Ameriks dallohen direkt. E para:

    1. Ulesh ne nje lokal lagjeje, nga ato me karrige plastike te vjetra, nga ato qe gjithe jeten kane ofruar per klientet vetem kafe, raki, konjak, birre me krikell, uje me gaz, pije me gaz me limon ose me portokall, dhe mjedisin brenda e kane pa asgje te vecante. Emigrantet\refugjatet e Amerikes, pothuajse te gjithe, sapo ulen, pasi e shohin kamerierin nga koka te kembet, sikur prisnin ndonje garson francez me papjon, te zhgnjyer i thone cunit te nurijes qe po punon kamerier te lokali i dajes vetem per kete vere, sa te filloje shkolla:
    -Me jep nje meny, te lutem.
    Kamerieri zgurdullon syte, dhe pasi sheh qe ka veshur nje T-shirt si nga ato qe te gabi i gjen me 500 leke te vjetra, pantallona te shkurtra 500 lekshe e kepuce\sandale nga ato qe shqiptaret i veshin vetem po t'ia falin e po te mos kene c'te hane, menjehere kupton qe ky tipi paska ardhur nga Amerika, dhe i thote shkurt:
    -Jemi bar... kemi vetem pije te nxehta ekspresi, pije alkoolike e pije te ftohta jo alkoolike.
    Refugjati amerikan psheretin i deshperuar e tund koken ne pike te hallit, sikur s'ka ardhur per te pire nje gje cfaredo e te beje dy pare muhabet, por sikur po porosit pjaten e fundit para ekzekutimit me vdekje. Kamerieri e sheh me padurim, se s'ia ka ngene. Zakonisht shoqeruesi shqiptar i amerikanit, perpiqet ta zgjidhe situaten duke thene: "Cuno, sillme nje kafe mua... (pastaj i kthehet amerikanit te humbur ne mendime) merr ndonje birre... fanta me limon, portokall... Refugjati amerikan kembengul nga kamerieri:
    -Cfare llojesh birrash keni?
    -Tirona, Korca, Amstel, Stela....

    Amerikani s'eshte i kenaqur dhe se nga gjen nje emer birre qe s'e njeh njeri:
    -Po birre "gfgdffdfdfdfdfdf" nuk keni?
    -Jo, vetem keto kemi. - thote kamerieri dhe ben nje hap gati per te ikur.
    Amerikani pyet per llojet e pijeve freskuese, per marken, pyet per llojet e pijeve te nxehta (vetem kafe jo) pyet se si i bejne dhe ne fund leshon nje:
    -Po gatime, embelsira...
    -Jo. - i thote prere kamerieri, mbase gati per t'i rene me tabaka kokes.
    Ne fund, refugjati amerikan, tund koken sikur "jo, ky vend s'behet me" dhe thote i lodhur:

    -Me sill nje c'te duash. - dhe e leviz doren sikur s'ka piken e rendesise pija, edhe pse sapo beri inventarin e lokalit me imtesi. Kamerieri i bezdisur sugjeron nje pije freskuese me limon, fanta me limon, bie fjala. Amerikanit i shpeton nje "whatever" qe shoqerohet me nje tundje koke e tipit "vari lesht." Kamerieri, cuni i nurijes, ia sjell dhe nga inati as ia hap tapen, i sjell ndonje gote te shemtuar e ia plas aty. Para se te filloje biseden, amerikani merr shishen e pijes freskuese, shikon etiketen, shikon tapen, shikon ****** e shishes, e peshon nje here ne dore shishen dhe pastaj porosit akull, tejet i ofenduar qe s'kishte akull. Pasi vjen akulli, e pi me dyshim, sikur s'ka porositur nje pije per te bere muhabet ne tavoline, por sikur sapo ka investuar gjithe pasurine te nje firme. Pastaj shpjegon, mundesisht me ze te larte, qe ta degjojne dhe te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai... (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.

    2.

    Kur ecin rrugeve e cojne koken sa majtas-djathtas, sa lart-poshte si Liza ne Boten e Cudirave, dhe ne kryqezime shohin shqiptaret kembesore qe kalojne trotuarin me semafor te kuq duke tundur koken me "ky vend s'behet me" dhe pret aty ne trotuar, edhe pse s'ka kokerr makine rrotull. Shoqeruesi shqiptar e kupton qe ai ka te drejte per kete, sepse rregulli eshte rregull, megjithate i hane kembet te kaloje, kur sheh gjithe njerezit e tjere ne trotuarin matane tashme. Refugjati amerikan nuk harron te ankohet, a thua se para se te ikte ne Amerike, shqiperia mbahej si vendi qe kishte shpikur semaforet dhe rregulloren e qarkullimit ne bote. Por me bukur eshte kur futen te kalojne kur semafori i kembesoreve eshte jeshil, por papritur behet i kuq dhe i kap ne mes te rruges. Semafori i kuq sikur u leshon nje komande ne koke me bluetooth, qe i paralizon ne mes te rruges. Ndalojne te tromaksur, shqyejne syte nga makinat majtas e djathtas, gati per t'u nisur, dhe hapin krahet si ata akrobatet e cirkut qe ecin mbi litar. Shoqeruesi shqiptar ne keto raste eshte shume i dobishem, pasi e kap prej krahu dhe e con shendoshe e mire ne trotuarin matane, ku refugjati amerikan duket sikur eshte gati te ulet ne gjunje e te puthe trotuarin si odiseja kur zbriti ne toke. Ketu, refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.

    3.

    Kalon ne nje dyqan kepucesh andej nga medreseja, ku shitesi mund te jete nje tip qe pellet "hajde kepuce te mira te lira" dhe ne sfond mund te degjosh ndonje gabele "hajdeni zonja, breke e sytjena ketu, erdhi malli ri, u hap thesi... urdheroni."
    Refugjati amerikan merr nje atlete, dhe s'di pse kthehet nga shoqeruesi shqiptar dhe e pyet sikur shitesi te jete manekin: "sa mund te jene keto?" Shitesi, si duket nga frika se mos e marrin vertet per manekin, pergjigjet para shoqeruesit "12 mije leke, shoku... merri provoji. Jane mall i forte, mall i ri, sa kane ardhur."
    Refugjati amerikan i shqyrton me kujdes deri perbrenda, dhe me nje fytyre qe besoj se e ka perdorur edhe ai qe thirri i pari "Eureka," thote me bindje: "Jo, jo, jo... keto nuk jane origjinale" dhe pastaj i tund ne dore atletet...
    Shitesi dhe shoqeruesi e shohin si per t'i thene: "Po normale qe s'jane origjinale. Origjinaleve 12 mije leke (12 dollare) s'u bejne as lidheset." Shitesi e kupton qe ky pale se nga vjen, dhe i duket e udhes t'ia fuse sa krahu, ndaj merr nje atlete tjeter, nga ato me shkronja kineze, dhe i thote: "Shiko, keto jane origjinale. 50 mije leke, t'i marresh."
    Edhe ketu, shoqeruesi shqiptar eshte shume i dobishem dhe e terheq prej krahu duke e larguar qe aty. Refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Pėr syzet e diellit nuk paska then gjė? lol

    Pėr vit te ri kur po shkonim ne Kosove me avion, kishte edhe ca shqiptar amerikan, ne 11 mije metra lartėsi nxori njeri syzet e diellit i vendosi dhe nuk i hoqi me. Sa here me kujtohet kjo me bėn te qesh.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga ChuChu Lexo Postimin

    HAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAH AHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAH HAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAH AHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHA HHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAH AHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHA HAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAH AHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHA HAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAH AHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHA HHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAH HAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHA HAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHA HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHA HAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHA HAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHH A
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2006
    Postime
    77
    Po birre "gfgdffdfdfdfdfdf" nuk keni?

    hahahahaahahaa.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga strange Lexo Postimin
    Pėr syzet e diellit nuk paska then gjė? lol

    Pėr vit te ri kur po shkonim ne Kosove me avion, kishte edhe ca shqiptar amerikan, ne 11 mije metra lartėsi nxori njeri syzet e diellit i vendosi dhe nuk i hoqi me. Sa here me kujtohet kjo me bėn te qesh. :-)
    Sorry, po s'marr vesh perse qenka gajasur avioni. Ne maje te avionit ka shume diell... apo jo andej nga Kosova juaj?
    Une gjithmone ul perdet ne avion se me vret dielli syrat, por ka dhe ca qe mbajne syze.
    Mos na shani per cdo gje ne refugjateve tashi.

    Hajde se o kemi ne historira per andej nga Shqiperia, o s'ka njeri.

    Nejse, ky Dejavu marrte dhe nga vitet e Sales ishalla se une qesh me lot sa here e lexoj kete shkrim.

  6. #6
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    un per vete nuk cuditem qe njerezit ne shqiperi pine kafe dhe raki si ne kohen e komunizmit, veshin rroba te mbledhura neper kishat gjermane, perdorin makina te viteve 80, hane molle maqedonase ne vend te asaj shqiptare, shikojne telenovela jevgo-latino etj, etj
    kot nuk i thone albaneze

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2006
    Postime
    77
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    un per vete nuk cuditem qe njerezit ne shqiperi pine kafe dhe raki si ne kohen e komunizmit, veshin rroba te mbledhura neper kishat gjermane, perdorin makina te viteve 80, hane molle maqedonase ne vend te asaj shqiptare, shikojne telenovela jevgo-latino etj, etj
    kot nuk i thone albaneze
    Skrapari, edhe ti me duket qenke refugjat Amerikan hahaa..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ju qe talleni me kte me cudisni me shume.Mendoni se jeta ne amerik eshte e njejte me ate ne shqiperi?!Mund te jet me mire, ose me keq, po shenjen e barazimit s'besoj se e vini dot!!.Birre glkgdbka ka ne amerik!!! hahaha
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Shkrimi eshte shume i bukur dhe si refugjat i Amerikes qe kam deshire te shkoj ne Shqiperi ne Gusht nese jo, ne Dhjetor me siguri, do ti kem parasysh keto gjera. Dikujt qe nuk i dridhet pena duhet te shkruaj dicka per refugjatet Shqiptare apo edhe ata akoma aty qe pashe para disa ditesh nje klip ku disa ngjiteshin ne krah te kundert te shkalleve levizese lol.
    Si ne qe emigruam si ata qe lame mbrampa nga nje burme dolem dhe kur ke brume te prishur edhe petullat dalin te shtrembra thote populli, po te pakten qeshim me dobesite tona.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar mė parė nga ChuChu Lexo Postimin
    Sorry, po s'marr vesh perse qenka gajasur avioni. Ne maje te avionit ka shume diell... apo jo andej nga Kosova juaj?
    Une gjithmone ul perdet ne avion se me vret dielli syrat, por ka dhe ca qe mbajne syze.
    Mos na shani per cdo gje ne refugjateve tashi.

    Hajde se o kemi ne historira per andej nga Shqiperia, o s'ka njeri.

    Nejse, ky Dejavu marrte dhe nga vitet e Sales ishalla se une qesh me lot sa here e lexoj kete shkrim.
    "Nga Kosova jone" dielli pėr vite te ri rralle del, e ikėn me herėt se ne orėn 7 te mbrėmjes hahahahahah. Kjo ishte interesantja, mbrėmje dhe dimėr, nuk ishte nxehte sa pėr syze te diellit, nuk e di si ishte koha andej nga kanė ardh ata por [qe ne Amerike ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.] tek ne ftoftė ishte.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •