Kete shkrim ma kane derguar sot e kam qesh me lote....
Autorit nuk i dihet emri i vertete (nuk na intereson), pervec nickut "Dejavu", dhe shkrimi eshte shkruar ne nje forum tjeter.
Kuptohet qe eshte xheloz qe s'ia jep njeri vizen per Amerike, lol, po gjithsesi shkrimi eshte funny.
Dejavu - 6 Qer 2010 - 11:40am
Refugjatet e Amerikes vertet qe se si duken kur vijne ketej, si te humbur.
Te krijohet pershtypja sikur andej jetojne vetem me kompjuterin. Dhe ata te Ameriks dallohen direkt. E para:
1. Ulesh ne nje lokal lagjeje, nga ato me karrige plastike te vjetra, nga ato qe gjithe jeten kane ofruar per klientet vetem kafe, raki, konjak, birre me krikell, uje me gaz, pije me gaz me limon ose me portokall, dhe mjedisin brenda e kane pa asgje te vecante. Emigrantet\refugjatet e Amerikes, pothuajse te gjithe, sapo ulen, pasi e shohin kamerierin nga koka te kembet, sikur prisnin ndonje garson francez me papjon, te zhgnjyer i thone cunit te nurijes qe po punon kamerier te lokali i dajes vetem per kete vere, sa te filloje shkolla:
-Me jep nje meny, te lutem.
Kamerieri zgurdullon syte, dhe pasi sheh qe ka veshur nje T-shirt si nga ato qe te gabi i gjen me 500 leke te vjetra, pantallona te shkurtra 500 lekshe e kepuce\sandale nga ato qe shqiptaret i veshin vetem po t'ia falin e po te mos kene c'te hane, menjehere kupton qe ky tipi paska ardhur nga Amerika, dhe i thote shkurt:
-Jemi bar... kemi vetem pije te nxehta ekspresi, pije alkoolike e pije te ftohta jo alkoolike.
Refugjati amerikan psheretin i deshperuar e tund koken ne pike te hallit, sikur s'ka ardhur per te pire nje gje cfaredo e te beje dy pare muhabet, por sikur po porosit pjaten e fundit para ekzekutimit me vdekje. Kamerieri e sheh me padurim, se s'ia ka ngene. Zakonisht shoqeruesi shqiptar i amerikanit, perpiqet ta zgjidhe situaten duke thene: "Cuno, sillme nje kafe mua... (pastaj i kthehet amerikanit te humbur ne mendime) merr ndonje birre... fanta me limon, portokall... Refugjati amerikan kembengul nga kamerieri:
-Cfare llojesh birrash keni?
-Tirona, Korca, Amstel, Stela....
Amerikani s'eshte i kenaqur dhe se nga gjen nje emer birre qe s'e njeh njeri:
-Po birre "gfgdffdfdfdfdfdf" nuk keni?
-Jo, vetem keto kemi. - thote kamerieri dhe ben nje hap gati per te ikur.
Amerikani pyet per llojet e pijeve freskuese, per marken, pyet per llojet e pijeve te nxehta (vetem kafe jo) pyet se si i bejne dhe ne fund leshon nje:
-Po gatime, embelsira...
-Jo. - i thote prere kamerieri, mbase gati per t'i rene me tabaka kokes.
Ne fund, refugjati amerikan, tund koken sikur "jo, ky vend s'behet me" dhe thote i lodhur:
-Me sill nje c'te duash. - dhe e leviz doren sikur s'ka piken e rendesise pija, edhe pse sapo beri inventarin e lokalit me imtesi. Kamerieri i bezdisur sugjeron nje pije freskuese me limon, fanta me limon, bie fjala. Amerikanit i shpeton nje "whatever" qe shoqerohet me nje tundje koke e tipit "vari lesht." Kamerieri, cuni i nurijes, ia sjell dhe nga inati as ia hap tapen, i sjell ndonje gote te shemtuar e ia plas aty. Para se te filloje biseden, amerikani merr shishen e pijes freskuese, shikon etiketen, shikon tapen, shikon ****** e shishes, e peshon nje here ne dore shishen dhe pastaj porosit akull, tejet i ofenduar qe s'kishte akull. Pasi vjen akulli, e pi me dyshim, sikur s'ka porositur nje pije per te bere muhabet ne tavoline, por sikur sapo ka investuar gjithe pasurine te nje firme. Pastaj shpjegon, mundesisht me ze te larte, qe ta degjojne dhe te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai... (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.
2.
Kur ecin rrugeve e cojne koken sa majtas-djathtas, sa lart-poshte si Liza ne Boten e Cudirave, dhe ne kryqezime shohin shqiptaret kembesore qe kalojne trotuarin me semafor te kuq duke tundur koken me "ky vend s'behet me" dhe pret aty ne trotuar, edhe pse s'ka kokerr makine rrotull. Shoqeruesi shqiptar e kupton qe ai ka te drejte per kete, sepse rregulli eshte rregull, megjithate i hane kembet te kaloje, kur sheh gjithe njerezit e tjere ne trotuarin matane tashme. Refugjati amerikan nuk harron te ankohet, a thua se para se te ikte ne Amerike, shqiperia mbahej si vendi qe kishte shpikur semaforet dhe rregulloren e qarkullimit ne bote. Por me bukur eshte kur futen te kalojne kur semafori i kembesoreve eshte jeshil, por papritur behet i kuq dhe i kap ne mes te rruges. Semafori i kuq sikur u leshon nje komande ne koke me bluetooth, qe i paralizon ne mes te rruges. Ndalojne te tromaksur, shqyejne syte nga makinat majtas e djathtas, gati per t'u nisur, dhe hapin krahet si ata akrobatet e cirkut qe ecin mbi litar. Shoqeruesi shqiptar ne keto raste eshte shume i dobishem, pasi e kap prej krahu dhe e con shendoshe e mire ne trotuarin matane, ku refugjati amerikan duket sikur eshte gati te ulet ne gjunje e te puthe trotuarin si odiseja kur zbriti ne toke. Ketu, refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.
3.
Kalon ne nje dyqan kepucesh andej nga medreseja, ku shitesi mund te jete nje tip qe pellet "hajde kepuce te mira te lira" dhe ne sfond mund te degjosh ndonje gabele "hajdeni zonja, breke e sytjena ketu, erdhi malli ri, u hap thesi... urdheroni."
Refugjati amerikan merr nje atlete, dhe s'di pse kthehet nga shoqeruesi shqiptar dhe e pyet sikur shitesi te jete manekin: "sa mund te jene keto?" Shitesi, si duket nga frika se mos e marrin vertet per manekin, pergjigjet para shoqeruesit "12 mije leke, shoku... merri provoji. Jane mall i forte, mall i ri, sa kane ardhur."
Refugjati amerikan i shqyrton me kujdes deri perbrenda, dhe me nje fytyre qe besoj se e ka perdorur edhe ai qe thirri i pari "Eureka," thote me bindje: "Jo, jo, jo... keto nuk jane origjinale" dhe pastaj i tund ne dore atletet...
Shitesi dhe shoqeruesi e shohin si per t'i thene: "Po normale qe s'jane origjinale. Origjinaleve 12 mije leke (12 dollare) s'u bejne as lidheset." Shitesi e kupton qe ky pale se nga vjen, dhe i duket e udhes t'ia fuse sa krahu, ndaj merr nje atlete tjeter, nga ato me shkronja kineze, dhe i thote: "Shiko, keto jane origjinale. 50 mije leke, t'i marresh."
Edhe ketu, shoqeruesi shqiptar eshte shume i dobishem dhe e terheq prej krahu duke e larguar qe aty. Refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.
Krijoni Kontakt