Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Myftiu i Kosovës, Tërnava u prit nga lideri i Libisë, Gadafi


    Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, në krye të një delegacioni të gjerë kosovar, u prit sot në rezidencën e tij nga lideri i Libisë, Muammer el Gadafi, njofton shërbimi për informim i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në atë pritje ishin edhe liderët fetarë të rajonit.

    Myftiu i Republikës së Kosovës me rastin e përshëndetjes së liderit libian përcolli përshëndetjet e ngrohta të popullit të Kosovës, duke i dhënë një pasqyre të historikut kosovar, vuajtjeve tona në të kaluarën, shkatërrimin e trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë nga barbaria serbe, nevojën e bashkëpunimit mes bashkësive fetare të rajonit, në avancimin e vlerave dhe ruajtjen e krenarisë dhe identitetit islam në rajon, si dhe angazhimit të ruajtjes së paqes e tolerancës tradicionale fetare ne ato vende. Myftiu i bëri me dije liderit libian se Xhamia e parë në Kosovë u ndërtua më 1389 pas Betejës së Kosovës dhe tash Kosova ka mbi 700 xhami.

    Në fund të fjalës, Myftiu i Kosovës i dhuroi liderit Libian një punim dore me hartë të Kosovës të punuar nga xehet e çmuara të Trepçës dhe një monografi te xhamive dhe objekteve fetare islame të shkatërruara nga agresioni serb gjatë luftës së vitit 98|99.

    Përveç anëtarëve të delegacionit nga BIRK, në delegacion ishin edhe z.Shemsi Ajvazi, bija e tij znj. Nexhla Ajvazi, e cila i tha Gadafit se është e lindur në Tripoli, dhe i dha një dhuratë modeste liderit libian, dhe Muamer Ibrahimi i cili për nder që bart emrin e njëjtë me liderin Libian përshëndeti atë dhe i tha se disa të rinj nga Kosova bartin këtë emër.

    Lideri libian u ndie shumë i kënaqur që ka ndodhur ky takim me delegacionin e Kosovës, duke thënë se "Zemrat tona na çaheshin nga dhembja për ju, kur ju kalonit nëpër vuajtjet, masakrimet dhe dëbimet masive nga trojet tuaja nga kriminelët." - tha Muamer el Gadafi. Tani më ajo kohë ka kaluar dhe ju duhet të këmbëngulni që të jetoni të lirë dhe me dinjitet në vatrat tuaja. Jeni evropianë autoktonë dhe çdo ditë kontribuoni në përparimin e vendit tuaj.

    Në fund të bisedës Gadafi tha se "dera jonë është e hapur për vizita dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm sa herë që ju dëshironi" Takimi u realizua në një nga rezidencat e tij të improvizuara, në oborrin e shtëpisë së tij, me ç'rast delegacionet bëjnë prezantimin e aktiviteteve te tyre.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Lideri libian u ndie shumë i kënaqur që ka ndodhur ky takim me delegacionin e Kosovës, duke thënë se "Zemrat tona na çaheshin nga dhembja për ju, kur ju kalonit nëpër vuajtjet, masakrimet dhe dëbimet masive nga trojet tuaja nga kriminelët." - tha Muamer el Gadafi. Tani më ajo kohë ka kaluar dhe ju duhet të këmbëngulni që të jetoni të lirë dhe me dinjitet në vatrat tuaja. Jeni evropianë autoktonë dhe çdo ditë kontribuoni në përparimin e vendit tuaj.
    Hm ,sikur te pranoje Pamvarsine e Kosoves, atehere do te provonte se fjalet e tija ,nuk jane nje demagogji e rradhes...

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ja kerkoi njohjen e Pamvarsise ky imami apo vajti thjesht per ti mare doren Gadafit?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    sigurisht per te paren .,

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Ja kerkoi njohjen e Pamvarsise ky imami apo vajti thjesht per ti mare doren Gadafit?
    ky i nderuar ne libi ka shku per te kerku njohjen nga ky vend siq ka kerku edhe nga shum vende tjera pasi qe politikanat ton po flejn bashksia islame eshte e detyruar te bej punen e ministris se jashtme te kosoves
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Ja kerkoi njohjen e Pamvarsise ky imami apo vajti thjesht per ti mare doren Gadafit?
    Jo, e beri sa per t'u be VIP ketu ne forum lol.



    Ky Gadafi shume bajat eshte.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Gadafi din me fol edhe serbisht e mo mendu shqip ,po po me duket se akoma i dhemb koka prej Reges.


    Sa ju desh atij ta kuptoi se sa gjami u rrenuan ,po zemrat e atyre qe u ndoqen e u persekutuan a nuk ishin edhe nji gure pas shpine kure Muamer Gadafi jua propozonte ta ken beligradin ende kryeqytet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 06-06-2010 më 17:41

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Ky eshte shume anti-amerikan dhe pro-rus, nuk besoj qe do na pranojne Kosoven te panvarur.

  9. #9
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Krye imami i kosoves beri mire ,qe vajti ne Libi , por veshtir te ia mbushesh mendjen ketij gomari ,qe i ka lidhjet shume te forta me Serbine...,i cili gjithmone ka ndek nje polike prosllave...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 06-06-2010 më 17:54

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Eshte idiot dhe injorant, Kadafi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •