Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ky i nderuar ne libi ka shku per te kerku njohjen nga ky vend siq ka kerku edhe nga shum vende tjera pasi qe politikanat ton po flejn bashksia islame eshte e detyruar te bej punen e ministris se jashtme te kosoves
    Jo, Abedin, Bashkësia Islame e Kosovës nuk është e detyruar ta bëjë punën e ministrisë së jashtme të Kosovës, por duke e parë se kjo ministri ka dështuar plotësisht në lobim për pavarësinë e Kosovës tek vendet arabe-islame, myftiu N. Tërnava, nisur nga dëshirat e tij që t'i ndihmojë qeverisë së Kosovës për zgjerimin e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur, shfrytëzon çdo takim dhe tubim rajonal ndërkombëtar që të njoftoi liderët dhe përfaqësuesit e vendeve ku marrin pjesë, për nevojën dhe arsyeshmërinë pse ato duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Takimin e tij me Gadafin duhet shikuar në këtë aspekt, dhe unë mendoj se vetë Gadafi pas këtij takimi me myftiun Tërnava do ta ndryshojë dukshëm qëndrimin e tij ndaj Kosovës. Sepse, jam i sigurtë se ai ka qenë midis dy zjarreve; atij shqiptar dhe atij serb, sepse siç është deklaruar në këtë takim, del qartë se ai e njeh mirë realitetin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Lexoje dhe njëherë se çka i ka thënë myftiut Tërnava për vuajtjet dhe qëndrimin e shqiptarëve...!
    Gadafi është një hero i popullit libias, është një proafrikan i madh i cili ka një biografi të veçantë, dhe ai nuk është i tillë siç e portretizojnë gabimisht disa amatorë politikë shqiptarë.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Njeri i komplikuar asht GADAFI , po inshalla do ZOTI dhe ja mbush mendjen keti njei dhe na pranon si shtet.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin

    Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, në krye të një delegacioni të gjerë kosovar, u prit sot në rezidencën e tij nga lideri i Libisë, Muammer el Gadafi, njofton shërbimi për informim i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në atë pritje ishin edhe liderët fetarë të rajonit.

    Myftiu i Republikës së Kosovës me rastin e përshëndetjes së liderit libian përcolli përshëndetjet e ngrohta të popullit të Kosovës, duke i dhënë një pasqyre të historikut kosovar, vuajtjeve tona në të kaluarën, shkatërrimin e trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë nga barbaria serbe, nevojën e bashkëpunimit mes bashkësive fetare të rajonit, në avancimin e vlerave dhe ruajtjen e krenarisë dhe identitetit islam në rajon, si dhe angazhimit të ruajtjes së paqes e tolerancës tradicionale fetare ne ato vende. Myftiu i bëri me dije liderit libian se Xhamia e parë në Kosovë u ndërtua më 1389 pas Betejës së Kosovës dhe tash Kosova ka mbi 700 xhami.

    Në fund të fjalës, Myftiu i Kosovës i dhuroi liderit Libian një punim dore me hartë të Kosovës të punuar nga xehet e çmuara të Trepçës dhe një monografi te xhamive dhe objekteve fetare islame të shkatërruara nga agresioni serb gjatë luftës së vitit 98|99.

    Përveç anëtarëve të delegacionit nga BIRK, në delegacion ishin edhe z.Shemsi Ajvazi, bija e tij znj. Nexhla Ajvazi, e cila i tha Gadafit se është e lindur në Tripoli, dhe i dha një dhuratë modeste liderit libian, dhe Muamer Ibrahimi i cili për nder që bart emrin e njëjtë me liderin Libian përshëndeti atë dhe i tha se disa të rinj nga Kosova bartin këtë emër.

    Lideri libian u ndie shumë i kënaqur që ka ndodhur ky takim me delegacionin e Kosovës, duke thënë se "Zemrat tona na çaheshin nga dhembja për ju, kur ju kalonit nëpër vuajtjet, masakrimet dhe dëbimet masive nga trojet tuaja nga kriminelët." - tha Muamer el Gadafi. Tani më ajo kohë ka kaluar dhe ju duhet të këmbëngulni që të jetoni të lirë dhe me dinjitet në vatrat tuaja. Jeni evropianë autoktonë dhe çdo ditë kontribuoni në përparimin e vendit tuaj.

    Në fund të bisedës Gadafi tha se "dera jonë është e hapur për vizita dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm sa herë që ju dëshironi" Takimi u realizua në një nga rezidencat e tij të improvizuara, në oborrin e shtëpisë së tij, me ç'rast delegacionet bëjnë prezantimin e aktiviteteve te tyre.
    Koka shku te jarani i millosheviqit a,ani se po dojka me na njoft menjeher e kuku per kosoven qka e ka gjet,turlifar legeni merret me kosoven

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Libia sot bashkpunon me SHBA dhe të gjitha vendet perendimore,ne nuk mund ta ndrroim regjimin në libi,neve na duhet njohja nga libia dhe secili vend i botes,myftiu ka bërë mirë qe ka shku te gadafi,e sa i shkon fjala te gadafi ketë nuk e dijmë.

    Me gjet edhe ndonje komunistë e me dergu msit në kubë te fidel kastro,po qa me ba këta komunistet tanë po thon nuk jemi e as kurrë nuk kemi qenë komunista.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Libia sot bashkpunon me SHBA dhe të gjitha vendet perendimore,ne nuk mund ta ndrroim regjimin në libi,neve na duhet njohja nga libia dhe secili vend i botes,myftiu ka bërë mirë qe ka shku te gadafi,e sa i shkon fjala te gadafi ketë nuk e dijmë.

    Me gjet edhe ndonje komunistë e me dergu msit në kubë te fidel kastro,po qa me ba këta komunistet tanë po thon nuk jemi e as kurrë nuk kemi qenë komunista.

    Hahahahahahah, aiiiiiiiiiiiiiiii drenice qka ke than qitash. Po qysh me gjet bre vlla? Po 90% e Drenices komunista jan, qysh se shkojne mas Thaqit dhe Xhavit Halitit. E sa per ate anen tjeter te Bjeshkeve te nemuna, mos vet hiq. Atje me se pakut gjysma komunist b. e kry jan.

    Qy komunist. Veq mos lyp diqka tjeter, se komunista kan shqiptart ma shume se Kina e Kuba bashk.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Koka shku te jarani i millosheviqit a,ani se po dojka me na njoft menjeher e kuku per kosoven qka e ka gjet,turlifar legeni merret me kosoven
    jooo gabim, jarani i millosheviqet eshte DOM ZAGAR KQIRA

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •