Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Universiteti Prishtines

    15.02.2003 - Trepca.net



    ------
    “Do tė hajmė me lugė dukati” dhe Universiteti i Prishtinės

    Prishtinė, 14 shkurt 2003 / Shkruan: Dr. Enver HASANI*




    - Se Universioteti i Prishtinės ėshtė mė i politizuari nė rajon, kėtė e kanė pasur tė qartė edhe barinjėt qė nga qershori i vitit 1999.

    - Ajo qė u quajt reformė kėtu e dy-tri vite mė parė, me kalimin e kohės u pa se nuk ishte veēse fillim i rrėnimit sistematik tė parametrave kryesor matės qė mbajnė tė gjallė njė universitet vis-a-vis ambientit tė jashtėm.

    - Asnjėherė nė UP nuk ėshtė inicuar ose zhvilluar ndonjė debat serioz pėr gjendjen dramatike nė UP pėr sa i takon trendeve aktuale tė shkencės dhe tė arsimit nė botėn qė na rrethon. Ky neglizhim total i kėtij segmenti ka krijuar gjendjen paradoksale, tė cilėn nė formė pyetje ma shprehu pak kohė mė parė njė mik nga njė universitet mjaft prestigjioz jashtė Kosovės: “Si u bė qė pas Luftės nė Kosovė po bėhen kaq shumė doktorate, nė ndėrkohė qė asnjė bibliotekė shkencore e profesionale nuk funksionon”?! Sigurisht qė mbeta pa tekst.

    Prishtinė, 14 shkurt 2003 / Shkruan: Dr. Enver HASANI*


    Kolektivizimi i mendjes

    “Do tė hajmė me lugė dukati”?! Kėshtu u kishin thėnė komunistėt qytetarėve tanė para njė gjysėm shekulli e sa, me kuptim arritjen e shpejt nė njė kohė kur tė gjithė ne do tė duhej tė ndiheshim tė barabartė nė shfrytėzimin e mirėqenies komuniste qė po vinte. Ky sllogan mobilizues qė atė kohė kishte arritur aq fuqishėm tė komunikonte me turmat e paarsimuara tė qyetareve tė kėtij vendi u realizua por ndryshe nga qė ishte thėnė: tė gjithė u bėmė tė barabartė, por nė nė varfėri dhe izolim intelektual e shpirtėror kundrejt botės moderne qė po na rrethonte. Kolektivizimi i kėtill socio-politik, kulturor dhe tjėtėr pėr disa dekada arriti qė tė kolekivizojė edhe mendjen tonė, duke humbur kėshtu ēdo ndjenjė pėrgjėgjėsie individuale. Kur u shemb ky sistem u pa mė sė miri kjo humbje e sensit tė pėrgjegjėsisė pėr punėn e bėrė ose pėr mospunėn. “Tė gjithė kemi faj”, u tha nga qytetarėt tanė asaj kohe, duke shprehur kėshtu njė solidetritet kolektiv pėr proceset tė cilat nėntėdhjetė pėr qind e qyetarėve as qė i kishin kontrolluar dhe, rrjedhimisht, as pėrgjegjėsinė mė tė vogėl pėr to. Sikur me anėn e njė farė lloj reinkarnacioni, logjika e “lugės sė dukatit” po na pėrcjellė edhe sot si shoqėri, sado qė dhjetė vitet e luftės kundėr Millosheviqit kanė shftyruar shumė procese dhe elemente me tė cilat maten fenomenet e shoqrieve postkomuniste nė tranzicion. Sado qė forma e slloganit tė “lugės sė dukatit” ka ndyshuar, pėrmbajtja dhe mesazhi mbeten tė njejėt.


    Fushatat elektorale me “lugė dukati”

    Se ka humbur sensi pėr pėrgjegjėsi, mė sė miri shihet nė Universitetin tonė tė vetėm dhe gjendjen e mjerė nė tė cilėn ėshtė sjellur ky institucion publik i shkollimit tė lartė. Ata qė e kanė sjellė kėtė gjendje tani arrijnė paturpėsisht tė ankohen pėr po kėtė gjendje duke operuar me argumente klasore, ngjashėm si tė parėt tanė pas Luftės sė Dytė, pra pėr gjendjen e pagave tona nė Universitet, sikur tė kishin qenė qytetarė tė thjeshtė tė Kosovės pa asnjė pėrgjegjėsi pėr situatėn nė tė cilėn ėshtė sjellur UP. Synimi pėr tė hedhur nė lojė pagat turpėsishtė tė ulėta dhe premtimi eventual pėr rritjen e tyre ėshtė krejt legjitim kur bėhet gjatė njė fushate zgjedhore. Tani qė zgjedhjet kanė mbaruar, Universiteti nuk ka pse tė ngatėrrohet nė kėtė punė. Tek e fundit pagat e ulta nuk janė e vtemja gjė qė e cilėson si tė mjerė pozitėn tonė si punėtor universitar dhe vetė institucionin ku punojmė. Kjo lloji page qė sot ne marrin ėshtė pasojė e menaxhimit bashibuzukqe tė kėtij instuitucioni tė lartė arsimor gjatė kėtyre viteve tė fundit. Ky menaxhim kėsisoji ka pasur pėr rrjedhojė edhe izolimin total tė UP-sė karshi vendeve fqinje dhe mė gjėrė, ashtu qė diplomat e studentėve tanė mudnd tė pėrdoren vetėm atherė kur ka njė ndėrmjetėsim individual nė mes. Pėrndryshe, vetėm me diplomat tona, studentėt tanė mund tė trokasin kot mė kot nė dyert e universitetve tjera evro-atlantike ngaqė ėshtė njė ndėr univesitetet e rralla qė nuk posedon atė qė quhet “akreditim ndėrkombėtar”, nė ndėrkohė qė nė disa vende perėndimore stacionet e policisė nuk mund tė funksionojnė pa kėtė akreditim, lėre mė institucionet e arsimit tė lartė, sic janė universitetet.


    Reforma?!

    Ajo qė u quajt reformė kėtu e dy-tri vite mė parė, me kalimin e kohės u pa se nuk ishte veēse fillim i rrėnimit sistematik tė parametrave kryesor matės qė mbajnė tė gjallė njė universitet vis-a-vis ambientit tė jashtėm. Nė rend tė parė, pagesa e jonė u bė mė e ulėta nė tėrė hisorinė e kėtij institucioni. Krijimi i kėsaj situate ėshtė bėrė me qėllim detyrimin e punėtorėve universitar qė mos tė arrijnė tė merren nė mėnyrė kompetente me problemet zhvillimore dhe menaxhuese tė kėtij institucioni, duke krijuar te puntorėt e UP-sė ndjenjėn e pasigurisė. Kjo nuk don tė thotė se pasiguria te punėtorėt e UP-sė ėshėt krijuar vetėm si pasojė e rrėnimit tė sistemit tė pagesave tė punėtorėve univesritarė ngaqė janė shėnuar edhe raste tė shantazheve individuale me rastin e zgjedhjeve pėr organet e caktuara tė UP-sė.

    Parametri i dytė qė ėshtė rrėnuar nė mėnyrė sistematike ka tė bėjė me pėrcjelljen e trendeve tė shkencės e profesionit, pra tė litėratėurės shkencore e profesionale. Nė kohėn sa ka qenė shef i Departamentit tė Shkencave Politike dhe Admionistratės Publike, ky autor ka bėrė pėrpjekje serioze pėr tė gjetur njė hapsirė fizike pėr vendosjen e literaturės nga jashte qė duhej tė sillej, pėrfshirė edhe literaturėn nga Shteti shqiptar, por pa asnjė sukses. Asnjėherė nė UP nuk ėshtė inicuar ose zhvilluar ndonjė debat serioz pėr gjendjen dramatike nė UP pėr sa i takon trendeve aktuale tė shkencės dhe tė arsimit nė botėn qė na rrethon. Ky neglizhim total i kėtij segmenti ka krijuar gjendjen paradoksale, tė cilėn nė formė pyetje ma shprehu pak kohė mė parė njė mik nga njė universitet mjaft prestigjioz jashtė Kosovės: “Si u bė qė pas Luftės nė Kosovė po bėhen kaq shumė doktorate, nė ndėrkohė qė asnjė bibliotekė shkencore e profesionale nuk funksionon”?! Sigurisht qė mbeta pa tekst.


    Tėrmeti politk nė UP

    Se Universioteti i Prishtinės ėshtė mė i politizuari nė rajon, kėtė e kanė pasur tė qartė edhe barinjėt qė nga qershori i vitit 1999. Mirėpo, vetėm vitin e kaluar u pa se mė nuk mund tė fshihej fakti i ditur botėrisht se ky institucion ėshtė mė i politzuar se edhe vetė partitė politike. Kjo erdhi nė shprehje gjatė zgjedhjeve tė fundit nė UP. Me kėtė rast u pa se pėr tejkalimin e gjendjes ekzistuese nuk mjafton vetėm qė tė nxjerret njė ligj pėr arsimin e lartė. Nuk don mend se nxjerrja e ligjit nė fjalė ėshtė shumė e dobishme, por jo edhe e domosdoshme, pėr tė shpėtuar arsimin e lartė ekzistues nė Kosovė nga rrėnimi i tėrsishėm.

    Nuk ėshtė se nė UP ka mungėsė kuadrosh tė afta dhe konkurrente mė trendet botėrore tė shkencės dhe menaxhimit, siē dėshirohet nganjėherė tė paraqitet nga disa me qėllim tė keq, nė UP dhe jasht tij. Kjo tanimė dihet botėrisht dhe ėshtė dėshmuar vazhdimisht qė nga themelimi i kėtij institucioni. Kjo nuk ėshtė kontestuese aspak. Problemi me UP-nė ėshtė se nė te ka shumė politikė, tepėr shumė, dhe procesi i depolitizimit tė kėtij institucioni don arritjen e njė konsensusi tė veēantė politik. Kjo mund tė bėhėt nėse tre liderėt tanė politik dhe Qeveria lidhin njė pakt social me tė cilin do tė disiplinoheshin lojalėt e tyre partiak respektivė qė sot janė nė krye tė UP-sė dhe tė Ministrisė sė Arsimit, ashtu qė kjo e dyta do tė kujdesej pėr ligjshėmrinė e punės sė Universitetit, kurse vetė Universiteti do tė merrej me Iluminizėm dhe asgjė tjetėr. Edhe Unioni i Pavarur i Studentėve, UPS, do ta kishte mė lehtė pėr tė gjetur vendin e vet nė jetėn intelektuale e universitare tė Kosovės. Pėr kėtė lloj hapi politik ka nevojė Kosova sot dhe kėtė borgj Kosovės duhet t’ia lajnė tre liderėt e saj dhe Qeveria. Po nuk u bė kjo, fushatat e “lugėve tė dukatit” do tė jenė tė pafund, deri sat tė arrihet rrėnimi i tėrsishėm i kėtij institucioni kaq tė rėndėsishėm pėr interesin nacional tė Kosovės nė kohėn qė po vjen, nė kohėn kur duhet tė dialogojmė me Sėrbinė dhe botėn pėr fatin e kėtij vendi. Po nuk u bė kjo, atėherė nga Universiteti nuk mund tė kėrkohet tė luaj rolin qė i takon dhe qė ai e ka luajtur me dijnitet deri dje.

    __________

    *Autori ėshtė profesor nė UP dhe autor i librit “Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: the Case of Yugoslavia”, botuar kėtyre ditėve nė Vjenė nga Instituti pėr Paqe dhe Menaxhim tė Konflikteve

    Enver HASANI*
    ------------


    Dy fjale..

    Ju te Kosoves po ju pyes. Ky universiteti eshte bere prone private e LPRK-se apo eshte prone e Populiit te Kosoves?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    "MEDIKORITETI pjell MEDIOKRITET!", - ka thėnė i shquari prof. Eqrem Cabeu!
    Nėse Universiteti i Prishtinės do bjerė nė dorė tė mediokrave ideologjikė dhe tekniko - shkencorė, nuk do jetė e largėt dita kur tė pėrsėriten Demonstratat e Vitit 1981!!! Por me kahje tjetėr: Luftė kundėr ideologjive dhe mediokriteteve!
    Respektet e mija pėr prof. Enver Hasanin!
    Agimi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Nje nder shkaqet qe sollen deri te shperthimi i paknaqsise se studenteve ne vit.1981 ka qene edhe kjo qe thuhet me larte.Si sot me kujtohen thirrjet e studenteve"poshte borgjezia e kuqe" e qe u dedikohej mu ketyre tipave qe i repnin studentet duke u leshuar me qira (cmime astronomike) pallatet e tyre peskateshe te ndertuara me mjetet e fondit federativ per zhvillimin e Kosoves(nje pjese e vogel e plackes qe per ironi quhej "ndihme", qe u kthehej kosovareve nga ajo pjese qe plackitej nga Trepca,elektroekonomija dhe pasurite tjera nentoksore te Kosoves).

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk jane vetem doktoraturat, por ka disa qe jane bere akademik dhe nuk kane asnje veper te ribotueshme...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Nuk po sugjeroj se Universiteti i Prishtines eshte ne renie e siper por me duket se nuk e ka larg.
    Realisht, UP eshte politizuar tej mase e kjo vjen si pasoje e fatit te tij qe gjendet ne Kosove. Sepse, ne Kosove gjithqka eshte politizuar deri edhe te tregu i perditshem.
    Per fat te keq ne term te gjate humb populli kosovar. Se veq ka filluar te humbas ia vlen te besh nje bisede sado te vogel me nje "student kosovar" dhe e sheh se sa naiv qe eshte ne aspektin akademik.
    nak

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 14:52
  2. Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  4. Projektvizionet pėr qendrėn e Prishtinės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •