Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Mulla Hamit Sllovija i kalitur nė NDSH

    Prof. Dr. Muhamet Pirraku

    Mulla Hamit Sllovija i kalitur nė NDSH

    20 korrik 1919-18 maj 2000

    Mė 18 maj 2000 kaloi nė amshim, nė moshėn 81 vjeēare, veprimtari i orėve tė para tė Organizatės Nacionaldemokretike Shqiptare - NDSH, patrioti Mulla Hamit Sllovija. Ishte biri i Mulla Hajdinit, pėrkatėsisht nip i Mulla Sefės, imamė tė shquar tė xhamisė sė Manastirit(ish-Sllovija) tė Lypianit. Mėsimet fillestare i mbaroi nė shkollėn e Dobratinit, nė gjuhėn serbe, nė vitet 1928-1932. Nė tė njėjtėn kohė mėsoi pėr fe nė mejtepin e xhamisė sė Manastirit, tė mualimi(mėsuesi) Ismail Efendija i Prishtinės. Mėsimet e mesme, pėr hoxhė, i regjistroi mė 1938, nė Medresėn “Pirinaz” tė Prishtinės, tė myderrisi patriot e famėlartė pėr ēėshtjen shqiptare, Ahmet Efendi Mardoēi. Mė 1940 e morėn nė ushtrinė jugosllave, deri pas shpartallimit tė Jugosllavisė versajiste.

    Nga vjeshta e vitit 1941 Mulla Hamiti i vazhdoi mėsimet prapė nė Medresenė “Pirinaz”, ku mėsoi deri nga mesi i Nėntorit tė vitit 1944. Kėso kohe pėr tri vjet rresht, e ndoqi shkollėn shqipe tė natės, ku mėsoi shkrim-leximin shqip, histori dhe mėsime nga letėrsia e gjuha shqipe. Nė kėtė fazė tė rritės dhe tė shkollimit tė mesėm, Mulla Hamiti u rreshtua nė aktivitetin politik e luftarak kombetar.

    Realisht, derisa myderrizin e Tij, Mulla Ahmet Efendi Mardoēin e famshėm, e gjemė anėtar aktiv tė Ballit Kombėtar dhe tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, nxėnėsin e tij, Hamit Mulla Hajdinin, e gjejmė anėtar aktiv tė Organizatės sė Rinisė sė Ballit Kombėtar, tė rreshtuar me armė nė duar nė radhėt e djalėrisė luftarake tė Komitetit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit pėr Prefekturėn e Prishtinės, tė cilėt i komandonte agronomi Adem Selimi – Gllavica. Saktėsisht, si nxėnės i Medresesė, gjatė muajit gusht dhe shtator tė vitit 1944, gjithsej mbi dy muaj, Mulla Hamiti, ishte nė radhėt e Batalionin “Nazim Gafurri” dhe mori pjesė nė luftėrat e pėrgjakshme tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės nė vise tė Llapit e tė Gallapit, pikėrisht nė frontin nga Pėrpallaci deri nė Kikė, kundėr njėsive barbare kominterniste serbe e bullgare.

    Pas ripushtimit jugosllav tė Kosovės, nė nėntor 1944, Mulla Hamiti pėr disa muaj qėndroi nė njė gjysmė ilegaliteti, nė vendlindje dhe ndėr miq. Nė Natėn e 1/2 dhjetorit 1944, rastisi tė takohej me Mulla Idris Gjilanin nė Llabjan, pikėrisht nė Odėn e Odėn e Mehmet Halitit. Ishte kjo nata kur “Shtabi Suprem Suprem” i Rezistencės Shqiptare i Adem Gllavicės po marshonte nė drejtim tė Ferizajt, pėr t’i dėshmuar “Bllokut Antifashist Anglo-amerikan” se Jugosllavia Kominterniste Kosovėn po e okupon tė larė me gjakun e shqiptarėve etnikė.

    Mulla Hamiti kurrė nuk e harroi njė porosi amanet nga Mulla Idrisi: ”Ėshtė Urdhėr i Zotit qė Njeriu tė bėhet kurban i Vatanit...!” Ndonėse i ndrojtur, qė nė takimin e parė, mė 15 shtaror 1979, ma ka shqiptuar kėtė “Amanet tė Mulla Idrisit”. I forcuar edhe nga porosia e Tij, gjatė verės sė vitit 1945 Hamit Bytyēi pati disa kontakte, kryesisht informative reciproke me komandantin e Shtabit Suprem tė Ushtrisė Popullore tė Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare”, intelektualin e pėrcaktuar pėr piedestalin e Altarit tė martirėve tė kombit shqiptar, idealistin Adem Gllavica.

    Hamit Mulla Hajdin Bytyēi, ndonėse ende nuk ishte i diplomuar nė shkollė tė mesme, pėr kohėn, konsiderohej si “intelektual shqiptar”. Realisht, kėso kohe, qė sapo ishin tėrhoqur nga Kosova mėsuesit qė vinin nga Shqipėria Londineze, u ndi nevoja e madhe pėr mėsues tė shkollės fillore. Meqė Mulla Hamiti i plotėsonte “kushtet pėr mėsues” mė mirė se shumėkush, u pėrpoq tė punėsohej mėsues i shkollės shqipe. Mirėpo, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij nė radhėt e “Balilave” dhe tė “Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės”, nuk shikohej me sy tė mirė nga “pushtetarėt komunistė vendorė tė Lypjanit”, ndaj kėrkesa pėr “Mėsues” do t’i refuzohet.

    Mulla Hamiti, megjithatė, nuk do tė dorėzohet. Amanetin e Mulla Idrisit nuk e largonte nga qenia e tij shpirtėrore, ndaj sapo u bind se nuk do t’i lejohej tė nisej nė “rrugėn e mėsuesit”, shkoi nė Prizren pėr t’i pėrfunduar mėsimet pėr hoxhė nė “Medresenė e Bajraklisė”, tek myderrizi i famshėm pėr dije e patriotizėm, Hasan Efendi Nahi, i njohur me nofkėn “Xhehenemi”.

    Kėtu, pėrfundimisht Mulla Hamiti shkeli trasenė jetėsore mbi bazė tė “Amanetit tė Mulla Idrisit”. Realisht, deri nga vera e vitit 1945 organizata e Nacional Demokratike Shqiptare nė Prizren, si dhe nė mbarė Kosovėn, e pėrfshiu njė numėr tė konsiderueshėm tė hoxhallarėve dhe tė medresantėve. Madje falė lidhjeve tė hershme me juristin Ibrahim Lutfiu, patriot ekzemplar, tashti nė ilegalitet nė vise tė Therandės e tė Prizrenit, Organizata NDSH-re, i lidhi rreth vetės pjesėn mė e madhe e tė anėtarėve tė Kryesisė sė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit e gjetkė nė Dukagjinin Jug-Perėndimor. Nė kėtė aktivitet do tė pėrfshihet fuqimisht edhe Hamiti, i cili tashti gjendej para diplomimit.

    Patrioti Hamit Bytyēi do tė rreshtohet nė “Grupin Nr. 1 LP” (Lidhja e Prizrenit-M.P.) me seli pikėrisht nė lokalet ku ishte mbajtur Kuvendi Themelues i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 10 qershor 1878, dhe ku “Kėshilli Qėndruer i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” i shpalli, para delegatėve dhe popullit, mė 21 shtator 1943, Vendimet historike pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės.

    Nė vijim, veprimtaria politike e Mulla Hamitit si veprimtar i NDSH-sė do tė rritet dhe kalitet gjatė pjesės sė parė tė vitit 1946, nė vise tė Vendlindjes pikėrisht nė gjirin e Organizatės sė NDSH-sė nė vise tė Lypianit, tė Prishtinės dhe tė Ferizajt dhe do tė dekonspirohej vetė pas rreth tri vjet tė aktivitetit.

    Vėrtet, aktiviteti politik i organizuar pėr jetėsimin e programit politik tė “Lėvizjes pėr Lirinė e Tokave Shqiptare” i Mulla Hamitit do tė ndėrpritet mė 28 mars 1949, kur do tė arrestohet. Mė 30 prill 1949 Mulla Hamiti arriti ta thyente burgun e Lypianit dhe t’u qepej maleve me pushkė nė dorė. Mirėpo, meqė tashti rezistenca e armatosur antijugosllave nė Kosovė ishte nga fundi i ekzistencės, e nė anėn tjetėr pushteti partizan e shntazhoi, duke ia burgosur familjarėt, ndaj pas 40 ditėsh nė arrati, u detyrua tė dorėzohet.

    Tashti, tė prangosur, do ta sjellin nė Burgun famėkeq tė e Prishtinės, ku do tė takohet me personalitete tė rėndėsishme tė kombit shqiptar, tė cilėt, nė Mulla Hamitin e pathyeshėm, do tė mbjellin nga njė pjesė tė qenies sė tyre patriotike.
    Pas hetimeve tė rėnda, nėn regjim tė torturave mizore, Mulla Hamit Sllovisė Gjyqi do t’ia shqiptojė shtatė vjet burg tė rėndė pėr dy vepra penale antijugosllave, - “Anėtar i Ballit Kombėtar” dhe anėtar i “Organizatės sė Nacional Demokratike Shqiptare”. Ky dėnim Mulla Hmitin nuk do ta thyej, as do ta step.

    E dėrguan nė Burgun e Nishit, ku qėndroi 6 vjet dhe nė Borski Rudnik e Aleksinc edhe njė vit, u tregua hoxhe shqiptar dinjitoz. Nė burgun e Nishit pėrjetoi dhunėn barbare tė e UDB-ės pėr revidimin e qėndrimeve si masė lehtėsuese, korrektuese, dhe pėr zbutjen eventuale edhe tė dėnimit. Mirėpo, Mulla Hamiti ishte dhe mbeti nė Lagjen ku “banonin” pak Burra tė cilėt kurrė nuk pranuan pėr t'i "reviduar qėndrimet politike". Nė kėtė Odė Burrash shqiptare rrinin: Rrahim Sadiku, i Viseve tė Dardanės, jataku i Mulla Idris Gjilanit, Hafėz Jakup Muēozi i Prizrenit, Fetah Bogiqi i Drenicės, Mulla Zekė Berdyna i viseve tė Pejės, Mulla Hamit Sllovija, Mulla Aruēi i Prizrenit, Mulla Nurė Gjinoci i viseve tė Therandės.

    Mirėpo pėr Historinė tonė kombėtare tė lavdishme, midis kėtyre qė i pėrmendėm, nė Mulla Hamit Sllovinė kemi Rexhep Efendi Vokėn e dytė, i cili, mė 1898, nė burgun osman, e qėndisi Flamurin Kombėtar, kurse Mulla Hmit Bytyēi, mė 1953, nė Borski Rudnik, e qendisi Flamurin Kombėtar dhe mė 28 Nėntor, para dhjetė burrave, shokė burgu, bese e lufte, e shpalosi triumfalisht, pa i bėrė syri vėr. Tradita e festimit tė 28 Nėntorit 1953 nė Borski Rudnik do tė bartet e do tė bėhet traditė festimi e manifestimi kombėtar nė tė gjitha kazamatet jugosllave gjatė robėrisė jugosllave-serbe-titoiste mbi tokat e Shqipėrisė Etnike jashtė Shqipėrisė Londineze, dhunė kjo ndėrkombėtare.

    Pas burgut Mulla Hamitit nuk do t’i jepet leja pėr punė me rėndėsi kulturore e arsimore krejt deri pas Plenumin IV tė KQ tė LKJ-sė, tė 1 korrikut 1966. Nga kjo kohė to tė punoj edhe si nėpunės nė Kryesinė e Bashkėsisė islame nė Prishtinė, por pėr njė kohė tė gjatė i mbikėqyrur dhe i survejuar. Nga fillimi viteve tė ‘90-ta, kur filloi shthurja e Jugosllavisė avnojiste, Mulla Hamiti e thelloi aktivitetin nė integrimin e rrjedhave politike pėr ēlirimin kombėtar.

    Mori pjesė aktive nė Lėvizjen e Pajtimit Kombėtar pėrmes faljes sė hasmėrive (tė 2shkurtit 1990 – 17 majit 1992) dhe, sapo u formua Partia Nacionaldemokratike Shqiptare, iu bashkua asaj si veteran i “Lėvizjes Demokratike Shqiptare”.

    Mulla Hamit Bytyēi, kėtu e tutje, dhe me mundėsitė qė pati, e afirmoi Luftėn Ēlirimtare tė shqiptarėve nėn robėrinė Jugosllave dhe tė gjitha shpresat pėr ēlirim i mbėshteti me dinjitet nė heroizmin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Vdekja, si sot dhjetė vjet mė parė, Mulla Hamitin liridashės e lirifarkėtues e gjeti nė fille tė ripėrtėritjes sė tij shpirtėrore: “E prita Lirinė, e gėzova Flamurin, dhe, edhe Bashkimine kombit do ta gėzojmė…!" – ma tha nė “t’Pamėn“ e sė motrės, mė 8 janar 2000.

    Tė pėrmbyllim: Mulla Hamit Sllovija- Bytyēi, sa arrita ta njoh personalisht, sikur ishte lindur pėr luftėtar pėr ēėshtjen e madhe shqiptare- Lirinė! E jetoi jetėn burrėrisht nė pėrpjekje me plotė sakrifica e luftė pėr Liri. E njoha tė ndrojtur, si shqiptar dinjitoz dhe si hoxhė urtak, u miqėsuam me besim reciprok pėrjetėsisht. E pėrcolla duke u plakur fizikisht me plotė shpresa fisnike pėr tė ardhmen e dinjitetshme tė kombit tonė tė dhunuar nga tė huajt e ndihmuar nga plėngprishėsit e gjakut iliro-shqiptar!

    Dheu i Tokės shqiptare tė qoftė i lehtė, o Mulla Hamit, Mėsues edhe imi, Ti Burrė i Dheut!

    Prishtinė, 18 maj 2010
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    I nderuari zot. Gashi ke hapur nje teme mjaft interesante per hoxhollaret ,mualimet ,muderrizet shqiptare te cilet me besimin punen diturin pasurin deshmuan me devotshmeri se per shqiptar nuk ka jete pa Shqiperi ishin me qindra por do ti numeroja muderriz Haxhi Ymer Prizreni,muderriz Osman Efendiu ,Ahmet ef. Korenica ,Ismajl ef. Yvejsi mulla Rame Govori , mulla Ali Hyseni , mulla Vesel Guta mulla Shukri Mustafa, Hasan efendi Nahi ,haxhi Sherif ef. Ahmeti e shume e shume imame hoxhollare medresante qe rane shehit edhe ne luften e fundit. Lusim Allahun Fuqiplote qe te lartepermendurit ti shperblej me xhennetin Firdevs .amin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •