Edi Rama, njeriu qe liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt, u mundua ta perdori si faktor kyē presioni per te ulur kreun e qeverisė nė negociata.
Opozita ēoi krizėn e brendshme nė Bruksel.
05/06/2010
Fatjona Mejdini
Intervista
Veprimi kunder nė njė moment kur kėrkohej presion pozitiv pėr liberalizimin e vizave.
Nevojat e ditės nė tryezat politike nuk duhet tė cenojnė procesin e liberalizimit tė vizave dhe integrimin nė BE. Ky ėshtė qėndrimi qė mban kryetari i Komisionit tė Jashtėm parlamentar, Fatos Beja, nė njė intervistė pėr Shqip. Sipas tij, procesi i liberalizimit tė vizave nuk mund tė lėkundet nga ēėshtje afatesh pėr standarde tė improvizuara, por busull orientimi pėr rrugėn drejt Europės, duhet tė jetė zbatimi dhe respektimi i ligjit nė vend. Nga ana tjetėr deputeti demokrat flet edhe pėr rastet kur opozita shqiptare ka treguar se ka pasur tendencėn qė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve ta kushtėzojė dhe ta pėrdorė pėr interesa tė ngushta politike.
Dje kaluan dy javė nga koha kur Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitės, Edi Rama, gjatė njė darke nė Strasburg me krerėt e KE-sė dhe PE-sė u zotuan se do tė zgjidhin krizėn politike nė vend. Ēfarė pritet tė ndodh tashmė qė afati pėr zgjidhjen e situatės ka kaluar dhe palėt nuk kanė ende njė marrėveshje?
Mendoj se problemet janė nė parim dhe janė tė rėndėsishme pėr ecurinė e vendit pėr marrėdhėniet mes pozitės dhe opozitės, pėr momentin nė tė cilin vendi ėshtė nė procesin e integrimit, pėr objektivat e pėrfitimit tė tė gjithė popullit shqiptar, por edhe tė vetė vendit. Nė kėtė kuptim unė nuk e do shihja zgjidhjen e problemeve qė lidhen me ecurinė dhe me zhvillimin e Shqipėrisė me njė ēėshtje orėsh, ditėsh. Nuk ėshtė rruga e ultimatumeve me afate ditore, rruga ėshtė pėr tė vajtur aty ku Shqipėria ka nevojė tė shkojė nė pėrputhje me standardet e demokracisė si tė gjitha vendet e tjera. Nuk mund tė vazhdojmė me standarde sui generis me standarde tė improvizuara nga nevoja politike tė ditės, nė tryeza politike tė palėve. Por nė kuadrin e njė rendi kushtetues tashmė tė vendosur nė Shqipėri, tė pushteteve tė ndara, tė tė drejtave dhe detyrave qė kanė institucionet, por edhe forcat politike brenda kėtyre institucioneve, tė interesave tė qytetarėve fillimisht, por edhe sigurisht tė interesave tė grupeve tė ndryshme politike. Marrėdhėniet pėr mendimin tim, janė ēėshtje standardi, mendėsish dhe gjithmonė do tė gjykoja qė busulla e orientimit pėr secilin tė jetė demokracia e konsoliduar e BE-sė, duke qenė se dhe ne atje po shkojmė. Ne nuk mund tė kėrkojmė deformime tė tjera, tė cilat nuk janė tė dobishme pėr vendin.
Mendoni se mosarritja e kėsaj marrėveshjeje mund tė penalizojė Shqipėrinė pėr sa i pėrket procesit tė liberalizimit tė vizave dhe integrimit tė mėtejshėm nė BE?
Nuk ka asnjė ndikim ēėshtja e zgjidhjes sė interesave tė ndryshme qė kanė palėt politike me problemin e vizave. Liberalizimi i vizave ėshtė njė ēėshtje e ecurisė sė kėtij vendi dhe e objektivave qė ka Shqipėria pėr qytetarėt e saj prej shumė kohėsh, kėshtu qė jemi nė momentin e finalizimit. Ėshtė e sigurt qė shqiptarėt do tė marrin tė drejtėn tė lėvizin lirisht nė BE, sepse Shqipėria i ka plotėsuar tė gjitha ato kushte qė janė tė njėjta pėr tė gjitha vendet tė cilat aspirojnė ta kenė kėtė tė drejtė. Procesi ėshtė nė axhendėn e institucioneve europiane dhe nuk ka kushtėzime politike, nuk ėshtė mirė qė tė krijohen me pahir kushtėzime politike dhe aq mė tepėr tė nxitur nga shqiptarėt, sepse ėshtė nė dėm tė tyre. Opozita nuk duhet tė shfrytėzojė pėrfitimin e qytetarėve shqiptarė nga regjimi i udhėtimit pa viza, me kushte politike qė i interesojnė opozitės dhe me presione tė krijuar enkas pėr pengimin e kėtij procesi pėr tė favorizuar realizimin e objektiva tė PS-sė. Absolutisht jo, sepse kjo ėshtė dėmprurėse pėr vetė opozitėn, pėr vendin dhe qytetarėt, sepse pėr tė udhėtuar pa viza janė tė interesuar njėlloj tė majtėt dhe tė djathtėt. Instrumentalizimi dhe pėrdorimi i kėtij procesi pėr interesa tė momentit tė PS-sė ėshtė e gabuar dhe ėshtė pėrdorur deri tani, por nuk ėshtė mirė tė pėrdoret mė tej. Kjo nuk mund tė shpėlahet me njė deklaratė apo letėr qė mund tė bėjė kryetari i PS-sė, pėr mbėshtetjet nė parim pėr vizat, sepse nė kėtė rast kjo ėshtė demagogji e thjeshtė, nė qoftė se me qėndrimet kontribuon qė ti tė ngadalėsosh kėtė proces.
Ku bazoheni ju kur thoni se opozita ka ndikuar negativisht nė procesin e liberalizimit tė vizave?
Ka element qė tregojnė se opozita ėshtė pėrpjekur ta pėrdorė ēėshtjen e vizave si presion pėr tė arritur objektivat e saj politike. Kėtu mund tė pėrmendim rastin kur ne shkuam nė fillim tė majit nė Bruksel me objektin pėr tė bėrė presion qė vizat ti marrin brenda korrikut siē thotė rezoluta e KE-sė e miratuar nėntorin e shkuar. Deputetėt e mazhorancės nė tė gjitha diskutimet e tyre i mėshonin kėtij aspekti, qė Shqipėria i ka realizuar kriteret dhe prandaj duhet ti marrė vizat brenda korrikut dhe nė mbėshtetje tė kėtij qėndrimi ishte edhe eurodeputetėt si tė krahut tė majtė dhe tė djathtė. Mbi kėtė sens kishim qėllimin ti pėrfshinin kėto qėndrime nė kėtė deklaratė. Por deputetėt e opozitės nė kėtė takim nuk lanė element pa pėrdorur pėr tė nxirė situatėn nė Shqipėri. Pra ti shkon atje pėr tė akorduar njė element qė ta kanė premtuar dhe dalin vetė shqiptarėt dhe thonė qė Shqipėria ėshtė keq me trafiqet, kartat e identitetit nuk janė tė rregullta dhe kėshtu me radhė. Nėse ti shkon me luftėn politike tė brendshme dhe e ēon edhe nė Bruksel nė njė moment tė gabuar kur kėrkohet presion pozitiv pėr vizat kjo ėshtė e pakuptimtė. Mė pas u kėrkua nga deputetėt shqiptarė qė nė deklaratėn e pėrbashkėt tė futeshin elemente tė politikės sė brendshme tė Shqipėrisė. P.sh. si do tė zgjidheshin gjyqtarėt, si do tė ngrihet komisioni hetimor, element, tė cilėt skishin tė bėnin fare me takimin dhe me objektivat qė kishim. Ky u bė shkas qė ne tė detyroheshim tė mos futeshim nė njė deklaratė me kėtė ēėshtje dhe nga mbledhja u dol fare pa deklaratė. Kėtu nė kėtė rast asnjė palė nuk fitoi, por ata qė humbėn aty ishin shqiptarėt. Nga ana tjetėr, gjatė shpėrndarjes sė kartave tė identitetit nga qeveria shqiptare, tė cilat ishin edhe njė kėrkesė kryesore e KE-sė pėr liberalizimin e vizave, opozita pėr muaj tė tėrė thėrriste pse duhet tė bėhen kartat, pse duhet tė shpėrndahen me para etj. Nė vend qė pėrfaqėsuesit e opozitės tė bėnin thirrje pėr shpėrndarjen e tyre, me thirrjet e tyre bėnė qė procesi tė shtrihej mė shumė nė kohė. Por edhe pasi mbaroi ky proces, kryetari i grupit parlamentar tė opozitės vjen dhe i tregon popullit nga foltorja e Kuvendit, se kėto karta qė u bėnė janė false. Po kėshtu, greva e urisė u zhvillua nė ditėt qė ne ishim nė Bruksel. Ne pamė ēadra pėrpara Kryeministrisė, kur fare mirė greva e opozitės mund tė ishte zhvilluar pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, i cili ishte institucioni qė kishte administruar zgjedhjet. Tė gjitha kėto veprime janė kundėr produktive dhe nuk kanė ndikuar pozitivisht nė kėtė proces.
Nė debatin e fundit parlamentar, deputetėt e opozitės protestuan pėr sa i pėrket mėnyrės sesi po trajtohet nga administrata e Kuvendit, paga e tyre mujore. Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr kėtė ēėshtje, nisur edhe nga fakti se keni qenė ish-nėnkryetar i Kuvendit?
Pėr mua ėshtė normale qė deputetėt, tė opozitės apo mazhorancės tė diskutojnė nė Kuvend pėr sa i pėrket vetėrregullimit tė Parlamentit. Po kėshtu, mendoj qė ėshtė e nevojshme qė edhe Parlamenti shqiptar tė mbajė standardet e modeleve perėndimore. Pra duhet hequr nga koka ideja se ti mund tė rrish nė shtėpi, tė mos bėsh punė dhe tė marrėsh para. Nėse ti shkon me mendjen se pėr gjashtė muaj ti nuk punon dhe tė vjen paraja nė shtėpi, duhet tė dihet se kjo nuk ndodh nė asnjė vend. Deputeti ashtu si edhe administrata e njė vendi ėshtė pjesė e buxhetorėve dhe pėr tė ardhurat qė merr ka disa detyrime, si pjesėmarrja nė seancė, nė komisione, takime me elektoratin etj. Heqja e tė ardhura nė rast mospjesėmarrjeje nė kėto aktivitete ndodh edhe nė vendet e tjera demokratike. Askush nuk duhet tė pėrfitoj nga fakti se ėshtė deputet dhe politikan dhe Parlamenti shqiptar duhet tė disiplinohet ashtu siē ndodh nė vendet e tjera tė Bashkimit Europian.
==========
Krijoni Kontakt