Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Clinton në krye të ofensivës për njohjen e pavarësisë së Kosovës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, duke u mbështetur në burimet diplomatike, një sektor i tërë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i ngarkuar me çështjen e Kosovës, gjendet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku ka nisur sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve të Amerikës (OAS).
    “Në Lima mëngjesin e së hënës ka arritur edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili, siç thonë burimet diplomatike, është përfshirë drejtpërdrejt në lobim për njohjet e reja të Kosovës”, raporton FoNet.
    Ish presidenti Clinton është i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Haitin, dhe në këtë cilësi ai ka kohë që merr pjesë në takimet e OAS-së dhe konferencat e ndryshme të kontinentit amerikan.
    Kjo agjenci, më tutje, shton se në Limë gjendet edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku. Sipas burimeve të paemëruara diplomatike që citon kjo agjenci, delegacioni i Kosovës nuk ka qasje në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OAS-it, por me ndihmën e amerikanëve dhe të përfaqësuesve të disa shteteve të tjera, megjithatë është duke mbajtur takime me palë të ndryshme pjesëmarrësve në këtë konferencë.
    Delegacioni i Kosovës qëndron në Limë me rekomandimin e SHBA-ve dhe me përkrahjen logjistike të Perusë, që është një nga vendet e Amerikës Jugore që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
    Në takimin e Limës merr pjesë edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i cili i ka thënë FoNetit se Serbia po përballet “me një sfidë të madhe, meqë shtete kaq të mëdha, me nivel kaq të lartë, po lobojnë për pavarësinë e Kosovës”, duke iu referuar prezencës amerikane në Limë dhe ardhjes së ish-presidentit Clinton. Jeremiq tha se Serbia po përpiqet të parandalojë ndryshimin e qëndrimit të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.
    Sipas FoNetit, burimet diplomatike kanë “shprehur habinë” pse në takimin e Limës delegacioni i SHBA-ve përbëhet nga njerëz që janë të ngarkuar me çështjet e Kosovës, marrë parasysh që OAS-i është organizëm që merret kryesisht me problemet e shteteve të kontinentit amerikan.
    Sipas raporteve, lobimi për njohjen e Kosovës është i përqendruar tek vendet e Karaibeve, ndërsa thuhet se pritet që pas takimit në Lima, ish-presidenti Clinton të vizitojë disa prej vendeve të Karaibeve dhe të Amerikës Qendrore.
    Kjo, shton FoNet, po interpretohet si lobim për njohjen e Kosovës nga këto vende në prag të publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që është thënë se do të ndodhë më 22 korrik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    I lumte ketij burri....
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    e more klinton nuk ke per ken me u mundu,ne jemi buk permyst,kqyri krejt komandantat po na dalin hajna

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •