Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Sonte Live ne RTVzik.com

    I nderuar/e

    Sonte keni rastin te jeni Live me Tim Shkupin, i cili eshte musafir permes telefonit nga Londra ne Radio Televizionin Zeri i Kosoves, qe me shume se dy dekada informon shqiptaret e diaspores nga Kopenhaga e Danimarkes. Intervisten do ta udheheq veprimtari i ceshtjes shqiptare z. Adnan Aliti. Sonte do te lidhet Amerika, Evropa dhe Shqiperia Etnike dhe shume faqe tjera shqiptare do te bejne transmetimin ne internet dhe do te percillet net e gjitha linket, sic jane facebook, twiter dhe youtube.

    Sonte do te keni rastin te informoni pa censure per shume te keqija qe po ju ndodhin shqiptareve ne Maqedoni nga udbashet e Ali Ahmetit dhe jurishniket e Menduh Thacit.

    Gjithashtu do te keni rastin te informoheni per levizjen e re politike shqiptare ne Maqedoni, per Frontin Kombetar Shqiptar.

    me respekt,

    stafi i AlbaNur.Net, Dashuria.com dhe rtvzik.com

    Ju mund te degjoni radion ne internet me internet explore ne www.albanur.net dhe www.rtvzik.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Intervistė me Musa Lamallarin(Tim Shkupi)

    (I njohur me emrin e artit ne internet Tim Shkupi)

    Musau eshte edhe shkrimtar, ka botuar dy libra, “2001 Fundi i Botes” dhe “Historia e Fese Hyjnore”, ne vitet 90-ta ka punuar si imam ne Shkup. Ka shkruar per shume gazeta dhe eshte njohes i mire i politikes shqiptare ne Maqedoni dhe me gjere. Tash 10 vjet Musau jeton dhe punon ne Londer prej ku drejton shume faqe shqiptare ne internet, ku nder me te njohurat eshte faqja AlbaNur.Net. Ai gjithashtu ka edhe faqen e vet personale www.musalmallari.com Kemi kenaqesi qe sonte e kemi musafire permes telefonit ne RTV Zeri Kosoves ne Kopenhage te Danimarkes.

    Adnan Aliti: I nderuar Tim Shkupi, sapo jeni kthyer nga Maqedonia, si ishte situata atje dhe cka thone shqiptaret e Maqedonise?Atje situata ishte e rende per shqiptaret, shume e rende, sidomos ne Shkup dhe rrethine, ne Kumanove dhe Likove: si ne planin e sigurise, ne planin ekonomik, social dhe kulturor. Maji i vitit 2010 per shqiptaret e Maqedonise do te mbetet nje tregues i vertete per gjendjen e rende te shqiptareve ne Maqedoni. Nje muaj perpara, gjegjesisht me 12 Prill, ministresha e policise se shtetit unitary, Jankullovska paraljameroi akcion per grumbullimin e armeve nder shqiptar ne stilin e Rankoviqit. Ky akcion filloi te orkestrohet nga policia ne fillim te muajit Maj, ku nė kufirin Kosovė – Maqedoni sekuestrohet njė arsenal i madh armėsh, me 12 maj vriten 4 shqiptarė nė kushte tepėr enigmatike, ne mesin e tyre edhe kryetari i Alternatives Kombetare, Harun Aliu, i njohur me nofken e luftes se UCK-se, Komandant Kushtrimi, degradohet para Jankullovskes ne Shkup i keqinformuari Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves, Bajram Rexhepi, arrestohen 7 tė tjerė nga policia e Kosovės nė Han tė Elezit dhe i dorėzohen policisė maqedone, nga burgu i Shkupit nxirret nje shqiptar i vdekur pa asnjė version zyrtar. Bastisjet, arrestimet, keqtrajtimet e qytetareve shqiptar edhe sot jane te perditshme dhe te gjitha behen perpara syve te disa shqiptareve qe rrin duarkryq ne Qeveri, me cka tregojne se BDI dhe vet Ali Ahmetit jane te pafuqishem, pasi keta kane mbushur kupen plote me mekate dhe Gruevski me Mihajllkovat me lehtesi i kane kapur per Bishti udheheqesit e BDI-s saqe nuk dijne nga t’ia mbajne, te tjeret si DR dhe PDSH bejne kalkulime te fshehta per ndonje rrugedalje metamorfozash, por me nje avaz te vjeter qe te jene ne te njejtin sistem ku shqiptareve do t’u perseritet e njejta tragjedi ne Maqedoni.

    Adnan Aliti: A do te thote kjo qe s’ka shpresa te konsolidimit te faktorit politik shqiptar atje.

    Shpresa ka dhe shpresat jane te medha. Ne popullin shqiptar ka energji shume positive, kreativitet dhe, nisja e pare, qe shqiptaret duhet te bejne ne politike ne dekaden e dyte te ketij shekulli, patjeter qe duhet te mbeshteten ne keto energjive positive, prej ku duhet te ndertohet strategjia jone politike si levizje per nje Front te perbashket Kombetar Shqiptar ne Maqedoni. Jam thelle i bindur se gjeneratat e reja bashke me intelektualet profesioniste te shume profileve nuk do ta durojne kete gjendje te mjere ne Maqedoni, nuk do te rrijne duarkryq, nuk do te bejne sehir ne paskajshmeri, por do te ngriten dhe te gjithe sebashku kesaj te keqe do t’i thone: Mjaft, nuk shkon me keshtu! Pasi vizita ime atje filloi me 13 Maj dhe zgjati deri ne fund te po ketij muaji, pas shume takimeve me njerez te ndryshem, veprimtar te ceshtjes shqiptare, kam pershtypjen se shqiptaret qe do te organizohen tash e tutje kane per te ndryshuar kursin e tyre politik ne Maqedoni njehere e pergjithmone.

    Adnan Aliti: Pasi shpresat jane te medha per nje kurs te ri politik te shqiptareve ne Maqedoni. A mund te na tregoni ndonje nisje qe ju pate atje ne kete drejtim?

    Nje nisje ne kete drejtim per nje kurs te ri politik ishte edhe protesta e 10 Majit e organizuar nga 43 organizata te shoqerise civile shqiptare nen ombrellen e KOSH-it. Por, duhet te theksoj se punen dhe barren e ketij organizimi mbi supet e veta me sukses e kishte kryer organizata civile Realiteti me aktivistet e vet ne Shkup nen udheheqeje e kryetarit te saj Valon Bela. Protestat tjera do te jene te njepasnjeshme dhe nje dite edhe me masovike, pasi disponimi i ketyre organizatave dhe grupeve tjera shqiptare tani ishte edhe me i madh per te luftuar shtetin unitar, qe eshte burimi i te gjitha te keqijave qe ju ndodhin shqiptareve ne Maqedoni. Kam pershtypjen se protesta e 10 Majit ne Shkup: ua ka trand mendjen edhe te zhgenjyerve me te medhenje prej shqiptareve se ne demokraci ka allternativa tjera qe me mjete politike mund te realizohen te drjtat historike te popullit shqiptar ne Maqedoni.

    Adnan Aliti: Ju mendoni se protesta e 10 Majit ishte nje nisje e re per nje politike reformuese te shqiptaret ne Maqedoni.

    Une ne kete jam plotesisht i bindur, pasi kjo proteste per Drejtesi, perkunder sabotimeve dhe luftes nentokesore, qe e zhvilluan sherbimet sekrete te shtetit Unitar me disa kollaborocioniste shqiptar dhe disa media, nuk arriten ta ndalin hovin e saj. Keni parasysh se dy dite para protestes sekuestrohet nje sasi e madhe armatimi mes kufirit Kosove-Maqedoni dhe ky “zbulim i zbuluar” orkestrohet nga qeveria unitariste dhe para opinionit te jashtem paraqitet se shqiptaret jane kontrabandiste armesh, nje etikim i ri per shqiptaret e Maqedonise. Kurse dy dite pas protestave na ndodhi Radusha, vrasja e kater djemve me te mire te popullit shqiptar. Fillojne bastisjet dhe nje terror i papare mbi popullsine shqiptare. Kjo tregon se ne cfare paniku eshte shtetit unitar i qeverise se Gruevskit dhe i atyre qe parapelqejne kete sistem unitar per te qeverisur, per te vjedhur dhe per t’u bere me afer me klanet narkomafioze ne Maqedoni. Duhet te potencoj se Gruevski gjate madatit te tij 2006 – 2008, kur Menduh Thaci ishte shoq dhe vojvode i tij, na e pergatiten me Refet Elmazin masakren e Brodecit, kurse ne mandatin e tij 2008 – 2010 me suiten e tij narkomafioze dhe me aminin e Ali Ahmetit, kemi rrahjen e shqiptareve ne Nerez te Shkupit, projektin Shkupi 2014, Radushen dhe terrorin e paper te Alfave qe mbetet pa u shenuar nga mediat elektronike, por qe eshte prezent ne familjet shqiptare.

    Adnan Aliti: Ju mendoni se ende ka shqiptar qe i thone Amin terrorit te shtetit unitar qe sot udhehiqet nga qeveria e Gruevskit.

    Adi, ju e dini se ne qeverin e Gruevskit e kemi BDI-n e Ali Ahmetit, qe perfaqeson kinse shqiptaret, kurse ata nuk perfaqesojne askend tjeter pervecse sojit dhe sorrollakut te tyre, qe jane kupelle e krimit te Zajazit, qe tradhtuan luften e vitit 2001, kurse disa shqiptar te tjere nga Shkupi, Tetova, Gostivari e qytete tjera jane te kenaqur me privilegje miskine, qe te jene bartes te korrupcionit dhe reketimit te shqiptareve, duke reketuar biznismenet, intelektualet, profesoret e fakulteteve ne USHT, ne Shtul dhe ky reketim, per fat te keq, perfundon edhe neper shkollat e mesme dhe fillore te shqiptareve ne Maqedoni. Indi jone kombetare eshte sulmuar keq tash e shume vjet nga udbashet e Ali Ahmetit dhe nga jurishnikuet e Menduh Thacit. A mendoni se Menduh Thaci s’ka pasur mundesi ta parandalon sulmin e Nota Festit ne vitin 2006? A mendoni se Ali Ahmeti s’ka pasur mundesi te lufton procesin e montuar gjuqesor kunder Harun Aliut? Nga keta dy parti neve na eshte sulmuar indi jone kombetar pa ndonje perjashtim. Ne mjediset shqiptare nuk funkcionon ligji, nuk funkcionon policia. Ajo funkcionon vetem atehere kur duhet te frikesohet popullata shqiptare dhe kete e kane lejuar partite shqiptare, dje Menduh Thaci, kurse sot e lejon Ali Ahmeti dhe partia e tij. A ka ma absurd kur partia e Ali Ahmetit krahasohet me organizaten e Realitetit, qe organizoi protesten e 10 Majit ne Shkup, kur Shefik Duraku nga BDI, nga pozicioni i zedhenesit te qeverise unitariste del dhe thote para opinionit “se ne protesten e 10 Majit ishin vetem disa mijera veta dhe jo krejt shqiptaret”. A ka ma absurd qe partia e Ali Ahmetit te leshon suiten e tij banditeske per te sabotuar protestat e shqiptareve per Drejtesi, nen pretekstin se ceshtjet zgjidhen ne institucione. Ata mendojne se populli ka harruar se Ali Ahmeti dhe suita e tij banditeske ne vitin 2006 benin apel per protesta. Qellimi i Ali Ahmetit atehere ishte te ulet ne kolltukun e qeverise unitariste te Gruevskit.

    Adnan Aliti: Mendoni se ka edhe tjere shqiptar qe perkrahin politiken e BDI-s ne qeverin e gruevskit?



    A ka ma absurd se kreu i organizates joqeveritare nė Shkup, Artan Grubi, i cili drejton lėvizjen “Zgjohu”, vendohet ne sherbim partiak te Ali Ahmetit dhe sherbimeve secrete te shtetit unitar per ca qindrak dollaresh. Qe te jete paradoksi edhe me i madh, kur Bardhyl Mahmuti denoi procesin e montuar gjyqsor kunder Harun Aliut dhe te ish ushtareve te ish UCK-se, kur ai beri thirrje qe te mobilizohen te gjitha forcat politike shqiptare dhe organizatat joqeveritare, Artan Grubi me dirigjimin e sherbimeve sekrete orientoi nenshkrimin e nje peticioni kunder procesit gjyqesor te Albin Kurtit ne Kosove, paradoksi qendron ne faktin se qytetaret e Maqedonise nuk kane te drejte te shkruajne peticion per shtetas tjere, por ata kishin te drejt te shkruanin nje petcion per Harun Aliun dhe te perkrahnin apelin politik te Bardhyl Mahmutit. A ka ma keq qe ndonje gazete te jete shume e relaksuar ndaj politikes defitiste te Ali Ahmetit. Ajo dje ishte prodhim i PDSH-se se Menduh Thacit, pastaj u kanalizua si gazete biznes interesi me Velija Ramkovskin dhe me vone kemi ndarjen nga Velija Ramkovski dhe tash kemi luften per emrin Koha. Gazetaret shqiptar, qe punojn dhe shkruajne ne gazeten Koha e Re jane shqiptar, kurse veprimet e Velija Ramkovskit duhet te shikohen ne planin e biznesit, qe ky person eshte i interesuar te futet ne tregun shqiptar. Kush e ka fajin per kete, gazetaret qe sot punojne per gazeten Koha e Re apo ata qe e futen Velija Ramkovskin ne tregun shqiptar? Ne media ska shqiptarizm, aty ka informim te drejte te qytetareve, pavaresisht se cdo gazete ruan te drejten te perkrah ndonje opcion politik, por opcioni politik duhet te jete ne interesin e gjithe qytetareve dhe te denohet dhuna dhe terrori i policise se shteti unitar kur shfaqet ne shoqeri apo te numerohen me emer dhe mbiemer banditet dhe kriminelet partiak. Bile une mendoj se levizja Zgjohu dhe gazeta Koha kane luajtur rol destruktiv ne shoqerine shqiptare ne Maqedoni ne periudhen 2006 – 2010. E verteta dhemb, por kjo eshte keshtu.

    Adnan Aliti: Pse mendoni qe keto dy subjekte kane luajtur rol destruktiv ne shoqerine shqiptare?

    Argumente ka shume per rolin destruktiv te ketyre dyjave. Nuk dua t’i numeroj te gjitha, por do te ndalem te levizja Zgjohu, e cila ne fillim pati jehone dhe u mireprit nga te gjithe shqiptaret, derisa edhe levizja Vetevendosje e Albin Kurtit e pranoi levizjen Zgjohu te futet ne organizimin e RROSH-it, por kreret e saj per ca qindrak dollaresh ndryshuan kursin dhe, ne vend qe te behen promotore te ideve te reja, reformimit te shoqerise, te ndjekin rrugen e RROSH-it, te Vetvendosjes se Kosoves, ata u ben servilet me te medhenje te politikave antishqiptare ne Maqedoni dhe dore e zgjatur e partise se Ali Ahmetit. Kurse gazeta Koha me Velija Ramkovskin prishi tregun dhe zgjodhi informimin e skajshem per te promovuar gazetar qe do te shkruajn sipas shijes se pushtetareve. Mund te them lirisht se nuk ka pasur ne gazeten “Koha” mendim kritik ndaj pushtetmbajtesve te shtetit Unitar asnjehere. Ndoshta edhe mundesit kane qene te tilla, pasi shqiptaret ne Maqedoni jetojne nen presionin e preambullave nacionaliste te sllaveve maqedon. Ata kan dy te keqija mbi koke: shtetin unitar dhe shtetin partiak. Me vjen keq te them kete per gazeten Koha, por e verteta qendron keshtu dhe eshte objektive. Megjithate, ka nje dallim mes levizjes “Zgjohu” dhe gazetes “Koha”. Dallimi qendron se gazeta Koha ne bashkepunim me Velija Ramkovskin arriti t’i rreh ca problematika, sic ishte rasti me enciklopodin famkeqe te akademikeve slavo maqedon dhe te botimit te revistes Arena. Kjo gazete duhet te ndryshoj kursin ne te ardhmen dhe te dal ne perkrahje te levizjeve te reja politike te shqiptareve te Maqedonise dhe te lidhet me lexuesit shqiptar, pasi vetem keshtu mund te sigurohet mbijetesa e saj dhe e drejta ligjore ne kontekst me Velija Ramkovskin.

    Adnan Aliti: Si qendrojne sot punet rreth informimit te shqiptaret e Maqedonise.



    Adi, kam pershtypjen se ka filluar te shembet monopoli i informimit ne Maqedoni. Une kete shembje e shoh si rezultat i fuqise elktronike te internetit ku shqiptaret e marrin informacionin shume shpejte ne internet. Tani interneti edhe te shqiptaret ne Maqedoni ka filluar te behet pjese e jetes se perditshem per mbijetese, per t’u informuar, per te marr kontakt me ambasada, per te aplikuar per vende pune, per t’u informuar per dikasteret e qeverise, etj. Bile edhe konfliktin e gazetes Koha me Velija Ramkovskin e shoh ne kete drejtim, e jo per shkak te politkave redaktuese, ngase udheheqesit e kesaj gazete nuk i kushtuan rendesi faqes se tyre elektronike ne internet dhe u mbeshteten me teper ne reklama statike. Por, eshte edhe nje e vertete tjeter, pasi vet mirrem me faqe ne internet, per fat te keq, te shqiptaret ende televizioni A1 mban vendin e pare perball televizionit Alsat. Kurse faqja elektronike e gazetes “Koha” ka shume me pak vizitore se faqja personale e publicistit shqiptar Kim Mehmeti. Mund te them se rezultati eshte 21 me 4 per Kim Mehmetin. Kurse faqja e PDSH-se, qe eshte dyqani i Menduh Thaqit, shpesh eshte “forbidden” mendoj off line dhe faqja e BDI-se, qe eshte fole e justifikimeve te deshtimeve te Ali Ahmetit, rezultati i statistikave eshte 8 me 2 ne favor te Kim Mehmeti.

    Adnan Aliti: Pasi beni keto krahasime Tim Shkupi dhe permendni emrin e Kim Mehmetit dhe ende mbani shkrim e tij ne AlbaNur ne lidhje me rastin e ekzekutimit te 4 shqiptareve ne Radushe te Shkupit, ketu ne Danimark ku jam emri i Kim Mehmetit permendet se do te qendroj ne ball te nje Fronti Kombetar Shqiptar, qe do levize punet ndryshe ne politike. A mund te na thoni diqka rreth kesaj dhe a jeni takuar ju personalisht me Kimin gjate vizites suaj ne Shkup?



    Nje eshte e sigurte se Kim Mehmeti, ashtu sic qendron ne AlbaNur eshte ”Nje personalitet shqiptar nga Maqedonia, prej brenda, si shkrimtar, si publicist, si analist, si baba, por parasegjithash, nje ze i arsyes dhe ndergjegjes, qe flet ashper por edhe me permbajtje se cfare drejtimi duhet te marrin shqiptaret ne politik, kur te gjithe te tjeret heshtin, duke filluar nga politikanet qe perfaqesojne shqiptaret dhe me gjere….”



    Une njifem me Kimin, por shkrimtarin Kim Mehmeti e lexoj qe nga viti 1990 kur shkruante ne Flake. Deshira e shqiptareve, deshira ime dhe e bashkemendimtareve te ideve dhe konceptit te ri politik qe sot e perfaqeson shkrimtari Kim Mehmeti permes shkrimeve, faqes se tij ne internet www.kmehmeti.com eshte treguesi me i mire se Kim Mehmeti angazhohet per nje kurs te ri politik te shqiptareve ne Maqedoni. Paraqitjet e tij jane te guximshme, thirrjet e tij jane te kapshme per cdo shqiptar. Ai ne paraqitjen e fundit ne RTK me rastin e Radushes therret edhe ne shtet etnik te shqiptareve ne Maqedoni, per parlament shqiptar dhe tregon qarte dhe guximshem se pala sllave nuk eshte e intersuar per bashkjetese ne Maqedoni. Une jam thelle i bindur se fuqia intelektuale e Kimit mund t’i rirreshtoj shqiptaret e Maqedonise ne nje Front dhe eshte normal t’i permendet emri atij dhe t’i besohet me shume se te tjerve. Gjate vizites sime ne Shkup dhe disa qytete tjera veprimtaria e shkrimtarit Kim Mehmeti eshte e aferte dhe e misheruar me te gjitha shtresat shqiptare ne Maqedoni. Jo rastesisht edhe fancat e tij ne Facebook brenda nje muaji kan kaluar shifren e 12 mije anetareve, qe eshte edhe nje fakt tjeter, qe Kim Mehmeti eshte me i pershtatshmi t’i rirreshton shqiptaret ne Front pasi ky Front si levizje tanime vepron dhe eshte shume aktiv ne Maqedoni. Kim Mehmetit mund t’ia kene zili vetem ata qe nuk kane ne zemer, ne seder interesin kombetar shqiptar, ose ende kane probleme me ambicien per te qene i pari ne sistemin unitar to jonjekohesise, por pa ndonje rezultat konkret.

    Adnan Aliti: A dini te na tregoni si kishte lindi ideja e Frontit dhe a ka edhe emra tjere pervec shkrimtarit Kim Mehmeti?

    Ideja e Frontit buron nga levizja e re politike shqiptare dhe si e tille ka lind ne syte e cdo shqiptari qe jane zhgenjyer nga partite politike shqiptare ne Maqedoni.

    - Jane zhgenjyer me politiken defitiste te Ali Ahmetit, shkurt dhe shqip jane tradhtuar nga Ali Ahmeti, ne mandatet e tij jane vrare djmte me te mire te luftes se vitit 2001, jane lene pas dore invalidet e luftes, familjet e tyre, kemi rastin e Sopotit, rastin e Cair Qanes dhe vrasjen e Ridvan Nezirit dhe kalimtareve te rastit, rastin e komandant Cakalles dhe vrasjen e dy djemve te pafajshem ne Breze, si dhe rastin me te fundit, vrasjen e Harun Aliut me shoke dhe shume tjera.

    - Jane zhgenjyer dhe mashtruar keq nga sloganet dhe nervozizmi i Menduh Thacit, i cili, pa pardon ka ndertuar perandorine e biznesit mbi gjakun dhe djersen e shqiptareve ne emer te kombit shqiptar. Kemi rastin kur ky bashkepunon me Pavle Trajanovin dhe sorollakun e tyre sllav per te shkatrruar nje parti si PPD-n, qe ishte levizje ne vitin 1993, kemi kemishat e zeza te tij ne vitin 1997 dhe ngjarjet e pergjakshme ne Gostivar, rastin e Kondoves ne vitin 2000 dhe koalicionet e tij joparimore per te mbijetuar biznesi i tij i krimit ne Tetove edhe pas vitit 2001.

    - Jane zhgenjyer dhe manipuluar keq nga bereqetit i rrejshem i Imer Selmanit, qe ne fund mbeti filiale e Gruevskit dhe mori tenderin per te furnizuar ARM-n. Ju e dini sa veshtire behen bizneset ne Maqedoni dhe per te marr nje tender duhet te jesh i afert me politiken unitariste te qeverise se Gruevskit. Shqiptaret nuk dojne lider qe krenohet me tigra ne sarajet e shtepise se tij, as nuk deshirojne qe lideret e tyre te flasin per llojin e makinave BMW.

    Ne keto sebepe, ne keto disfata, ka lindur Levizja dhe ideja per nje Front Kombetar Shqiptar. Une kete levizje e pashe kudo ku jetojne shqiptaret, ku perballohet me veshtiresi jeta, ku papunesia eshte e madhe, ku skamja troket dyert e cdo shqiptari, ku shqiptaret me perbuzje i shikojne banditet e partive qe hallakaten mbrapsht si sherifa dhe mbeten mbi ligjin, pasi per shqiptaret tjere ska ligj, as mbrotje e as siguri. Me nje fjale, idejen e Frontit, si levizje e pashe te ish-anetaret e pare te shtabit te UCK-se, qe paraljameruan ne vitin 2002, se Ali Ahmeti tradhetoi luften dhe idealet e UCK-se. Ata u vrane, u gjujten pas shpine, por une idealin e tyre e pashe se eshte gjalle ne syte e sinqerte te cdo shqiptari ne Maqedoni, pastaj e lexova, e degjova zeshem dhe rrjedhshem nga publicisti shqiptar Kim Mehmeti dhe shume tjere.

    Adnan Aliti: Ky front do te jete bashkim i intelektualeve apo levizje politike e shqiptareve ne Maqedoni.



    Fronti Kombetar Shqiptar, sa jane pershtypjet e mija, ishte nje levizje e re politike, qe synim kishte interesin politik te shqiptareve ne Maqedoni. Fronti nuk do te nxjerr parti politike pa ndryshuar rregullat e lojes dhe pa u shkatrruar sistemi unitar i shtetit te Maqedonise. Levizja e re politike per Front ne Maqedoni eshte domosdoshmeri e kohes dhe duhet te gjithe te rreshtohemi rreth Frontit pa dallim bindjet tona ideologjike. Keshtu mendonin idealistet, luftetaret, studentet, intelektualet dhe shqiptaret ne pergjithesi. Ne kete Front, te gjithe ishin unanim, nuk mund te jene vetem ata qe sot duhet te ikin, Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Fazli Veliu, Musa Xhaferi, Refet Elmazi, Ernad Fejzullahu dhe Imer Aliu. Sa ma pare ikin keta njerez nga skena politike aq me mire per shqiptaret ne Maqedoni. Cdo perpjekje e tyre per te manevruar me parat e pista qe i kan fituar mbi kurrizin, djersen dhe gjakun e shqiptareve, duhet ta dijne se kembana e Gjyqit te Madh te historise do te filloje te trokas (jo para selive) por para dyerve te shtepive te tyre me protesta te forta shqiptare. Kete e ofronte levizja e re politike shqiptare ne Maqedoni, organizatat, shoqatat, studentet dhe forumet tjera te intelektualeve shqiptare. Kjo ishte kthesa, nje mendim ndryshe, nje politike ndryshe, qe kush do qe te mirret me politike te kene frike verdiktin e votes shqiptare dhe jo anasjelltas, sic ka ndodhur deri me tani.

    Adnan Aliti: Timi, para ca diteve ne gazeten 24 ore shkruante se Fronti ka deshtuar, duke cituar me poshte disa anetare te shoqatave civile “Anėtarė tė Kėshillit tė Organizatave Shqiptare (KOSH) kanė pėrjashtuar zėrat pėr formimin e njė fronti tė pėrbashkėt politik shqiptar nė Maqedoni, duke theksuar se projekti ishte ide e disa individėve qė synojnė kyējen nė skenėn politike. Cka mendoni ju per kete?

    Eshte pak qesharake te besoj ne kete. Nuk e dij se a mund te quhet dikush shqiptar kur vendohet kunder idese per nje front te perbashket politik shqiptar ne Maqedoni. Sidomos tani kur eshte edhe domosdoshmeri, pasi politikanet e djeshem dhe te sodit u bene gazi i botes dhe ceshtjen shqiptare e instrumentalizuan per bizneset e tyre te pista ne Maqedoni. Ndoshta lajmi ne gazeten 24 Ore eshte ndonje mine e atyre qe nuk e duan veprimin unik te shqiptareve ne Maqedoni. E atyre qe kane futur ndonje satelit ne keto shoqata, qe eshte normale ne kushtet tona, ne kete varferi te skajshme, por e verteta eshte ndryshe dhe se ne protestat e 10 Majit ne Shkup keta shoqata treguan se minat e tilla nuk kane peshe dhe nuk mund ta ndalin organizimin e ri politik te shqiptareve ne Maqedoni.

    - Sa per informim te drejte, dua te tregoj se ne nje takim qe pata ne Tetove me sponzoruesin e kesaj gazete 24 Ore, Abduladi Vejselin, qe sot biznesi i tij sulmohet nga banditet e Thaqit, eshte nje perkrahes i sinqerte i idese se Frontit dhe ky nuk e ve ne dyshim aspak veprimtarin e shkrimtarit Kim Mehmeti, ne qofte se Kimi do te rri ne balle te levizjes se re politike per nje Front Kombetar Shqiptar. Kete lajm ne gazeten 24 Ore e ka dhene nje gazetar deshtak duke kontaktuar dy persona qe jane ne KOSH, por qe koke me vete ne Alsat kerkojne nga Jankullovska te beje ekspertize per rastin e Radushes, ne vend qe te kerkojne nje ekpertize nga faktoret nderkombetar. Kurse i njejti gazetar deshtak, kur ishte nje kohe i afert me BDI-n, pati ndersyer tere suiten banditeske te Ali Ahmetit me kercnime dhe shantazhe kunder Kim Mehmetit per t’u punesuar ne MTV. E i njejti me vone me lote krokodili kerkon falje para Kim Mehmetit. Askush nuk beson ne keto shantazhe, edhe skeptiku me i madh e ka te qarte se Kim Mehmeti dhe shoket e tij jane ne skene me shume se tre dekada.

    Adnan Aliti: Ka zera nga Maqedonia se Fronti i Kim Mehmetit do te jete nje shpetim per Ali Ahmetin dhe kthimin e LSDM-se se Cervenkovskit ne pushtet?



    Jo, Adi. Aspak nuk eshte e vertete. Nje te vertete tjeter kishte ketu. Kete ma tha edhe Kimi ne Shkup. Me teper ka gjasa Cervenkovski te beje aleanca te fshehta me Ali Ahmetin dhe Menduh Thacin per te rrezuar Gruevskin sesa te kete ndonje aleance me levizjen e re shqiptare te Frontit, qe angazhohet per rrenimin e sistemit unitar. Me sa pashe, beteja e Kim Mehmetit ne media dhe e levizjes se Frontit ne terren do te jete nje beteje e gjate politike, pasi aleancat e Kim Mehmetit dhe Frontit do te jene kryekeput me shqiptar, qe e dojn shtetin etnik ne Maqedoni. Perkrahesit e Frontit moto te tyre kishin te mbrojne shqiptarine ne Manastir, Prilep, Veles dhe jo ne Shkup. Pasi permenda keto qytete shqiptare, tani me kujtohen disa miqe te mi nga Shkupi, qe kane qene ne kontakt me Menduh Thacin, kur ata i kane thene atij se po ndertojne shtepi, ai ju ka thene te mos ndertojne ne Shkup, por t’i ndertojne shtepite e tyre ne Tetove. Me sa e njof une Shkupin dhe shqiptaret qe ishin te bashkuar rreth idese se Frontit, veshtire se do te realizohen endrrat e Mendu Thacit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, qe e shkatrruan Shkupin e shqiptareve permes ndarjes territoriale. Nese ndahet Mitrovica, do ndahet Shkupi, por jo sic ka planifikuar Menduh Thaci dhe sorrollaku i tij partiak Iljaz Halimi. Nuk ka Maqedoni natyrale, as Shqiperi Natyrale, por ka vetem Shqiperi Etnike, qe duhet patjeter te bashkohet ne kete dekade dhe te futet ne Bashkimin Evropian. Ajo eshte organike dhe funksionale per koke banoresh nese shqiptaret i thone njehere e pergjithmone rrenave, hajdutnive, pisllikeve te partive: MJAFT.

    Adnan Aliti: A mendoni se do te kete lufte ne realizimin e ketyre ideve qe do te promovohen nga Fronti Kombetar Shqiptar?



    Lufta eshte e keqe per te gjithe. Ne rend te pare eshte e keqe per sllavo maqedonet. Qeveria dhe sherbimet policore te Gruevskit gjate ketyre kater vjeteve jane pergatitur per lufte me rova, jane armatosur rende dhe jane gjalle te interesuar t’u revanshohen shqiptareve me ndonje konflikt te lokalizuar. Kjo pergatitje e Gruevskit tregon qarte frigen dhe revanshizmin e Gruevskit dhe, nga ana tjeter, i siguron atij mburoje karshi Cervenkovskit, pasi te sllavo maqedonet atentatet jane pjese e lojes politike, sidomos kur jane te fresketa atentati i Gligorovit dhe i Trajkovskit. Shqiptaret kete revanshizem te policise se Gruevskit po e shohin dite per dite, edhe rasti i Sopotit, Brodecit, Radushes, vrasjet e clirimtareve shqiptar jane pjese e ketij revanshizmi. Qatibet, keshilltaret dhe spiunet e Gruevskit matematikat i kane te gabuara dhe teper anakronike. Ata jo rastesisht kane filluar te shkatrrojne edhe marrdheniet e mira nderfetare ne Maqedoni, duke menduar se do te mund te perdorin disa kuislinge te tyre me mjekrra, qe i kane instaluar te grupet joformale te proviniences islame. Te gjithe mjekrroshat nuk do te thote qe jane per islam dhe Allah. Ne mesin e tyre policia e Gruevskit ka infiltruar elemente krimi, kuisling, qe me vone t’i perdor si alibi dhe te bej justifikimin e ndonje veprimi papresedant ne Maqedoni. Kjo eshte nje loje teper e rrezikshme, ne rend te pare, eshte e rrezikshme per vet ekzistencen e sllavo maqedoneve dhe, se dyte, eshte e rrezikshme edhe per vet regjimin e Gruevskit. Nese ndodh kjo, hapet kutia e pandores dhe Maqedonia, ashtu sic eshte, me dy fe, ku muslimanet jane shumice, kam ketu parasysh edhe kombet tjera qe jetojne ne Maqedoni, turqit, boshnjaket dhe te tjeret, qe eshte normal, qe ata nje dite do te bashkohen me shqiptaret per t’i thene nje here e pergjithmone te semures se fundit ne ballkan: Lamtumire.

    Pra, lufta eshte nje e keqe e madhe per sllavo maqedonet, ndaj forcat progresive te kampit te tyre maqedon nuk do te lejojne nje gje te ketille, do te kundershtojne politiken e Gruevskit, do te heqin dore nga shteti unitar dhe do te angazhohen per dialog politik me shqiptaret, do te pranojne nje rregullim te ri shteteror ne Maqedoni, qe eshte me shume se i domosdoshem per te gjithe dhe pikerisht ketu qendron edhe oferta serioze politike e Frontit Kombetar Shqiptar per palen tjeter.

    Adnan Aliti: Ēka e pret Maqedoninė gjatė ditėve nė vijim?

    Kete pyetje ja kishin bere edhe kryetarit te komunes se Gostivarit, z. Rufi Osmanit. Kurse ai pėrgjigjen e vet e kishte formuluar se kete “mund ta dijė vetėm Nostradamusi”. Kurse une nga Londra do te behem Nostradamus me nje porosi per Rufi Osmanin dhe te tjeret: Urdheroni dhe rreshtoheni ne levizjen e re politike per nje Front te perbashket Kombetar Shqiptar ne Maqedoni per rrenimin e shteti unitar dhe, pasi ju gjithe mirreni me politike, leni anesh kalkulimet dhe dijet profetike per mistiket. Ngasse politika, si organizim shoqeror, eshte art i sjelljes se mire ne shoqeri, fuqia e forces organizative ne terren dhe kjo fuqi duhet te matet me peshore te drejtesise per nje rregullim te ri shoqerore per vlera te mirefillta njerezore dhe jo kuazivlera sic ka qene praktike e deritanishme nder shqiptaret e Maqedonise.

    Flm per Intervistem dhe mireudegjofshmi.

    Shpėrndaje artikullin:

    http://zeripress.com/?p=3489
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •