Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: V E T M I A

  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    V E T M I A

    Sa i vetmuar ndjehem unė?
    ...
    Mendo udhėtarin e humbur nė shkretėtirė
    Me vetulla rėnduar nga rėra si duna,
    Me buzė zhuritur e tė tharė,
    Pashpresė pėr njė pikė ujė.
    Mendo se oazin e kaltėr e kaloi nė krah,
    E kaloi e s’e pa...
    Mendo se njė mirazh tė rremė po ndjek,
    Mendo se hapat zvarrė mezi hedh,
    Se fuqi mė s'ka,
    Ėshtė kapitur nėn Diell;
    Por mos kujto se mjafton ajo rėrė dhe orėt e gjata,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo varkėn nė det pa rrema e pa velė,
    Mendo peshkatarin qė ujin me grushta jashtė nxjerr,
    Me buzė tė kripur, tė ēarė e gjak,
    Qė me vete pėshpėrit tė njė kėnge tė vjetėr ca fjalė.
    Mendo qė dhe tė vetmit shkrep
    Trilli i erės i ngriti male me dallgė
    Dhe varka veē hipėn dhe zbret
    Nėn Yllin Polar;
    Por mos kujto se mjaftojnė oqeanet dhe brenga,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė grimcė gjithėsie
    Hapėsirės sė pamatė pa tė tjerė pranė,
    Mendoje akullin blu tė njė natė tė paanė,
    Gjithēka lėviz,
    Gjithēka,
    E tė gjitha larg njėra-tjetrės janė.
    Mendo se iku dhe kometa e ndritshme
    E askush se di nė kthehet mė;
    Por mos kujto se mjafton largėsia dhe heshtja,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė kaproll nė shelgjet mbi lumė
    Rrethuar nga langorė qė nė grykė e ēanė,
    Mendo ulėrimat shtazore tė qenve,
    Drithėrimėn e pėrvajshme tė shelgjeve,
    Vrapin e llahtarisur tė ujėrave,
    Mendo gjakun qė rrjedh,
    Mendo lotėt kristal qė prej syve ranė;
    Por mos kujto se mjaftojnė lotėt dhe dhimbja,
    Nuk matet vetmia.

    Do tė them dhe tė tjera,
    Mė shkurt, por mė shumė,
    Mė fal nė tė tremb, po deshe dėgjomė.
    Mendo eremitin nė shpellėn e lagėsht
    Qė ilaēe mbi vete provon derisa mė tė mirin gjen.
    Mendo tė burgosurin pa faj nė kėshtjellėn muretrashė
    Nė ishullin shkėmbor e tė vetmuar pa breg.
    Mendo njė tė vetėvarur nė degėn nė rrap
    Dhe erėn qė ėndrrėn ja merr e tutje ia tret .
    Mendo njė tė plagosur qė beteja e kurseu
    Por askush s'e di dhe tė gjallė e mbulojnė nė dhe.
    Mendo njė skelet zbuluar prej njė varri tė vithisur
    Ku zog s'ndalon , e s'mbin as bar e as gjėmb.
    Mendo Prometeun nga zinxhirė shtrėnguar
    Qė orėn makabre tė vuajtjes pret.
    Mendo njė foshnjė braktisur prej nėnės nė njė derė
    Qė duart e vogla zgjat drejt qiellit e qesh.
    Mendoi mė parė kėto
    Por mos mendo asnjė "Happy end",
    Pastaj mua mes tyre ku tė duash mendomė,
    Por pėrsėri kjo s'mjafton
    Tė kuptosh SA i vetmuar ndjehem unė,
    Ėshtė e pamatshme VETMIA.

    Vėrtet unė ndjehem i vetmuar,
    I vetmuar,
    Shumė.
    Ndonėse gjithė ditėn me miq kam kaluar,
    Ndonėse shampanjė kam pirė,
    Ndonėse kam folur shumė,
    Ndonėse tė kam pranė, ... pėrsėri i vetmuar jam unė.
    ...
    E pamatshme vetmia e atyre qė guxuan,
    E udhėtarit qė me krye Diellin prek,
    E peshkatarit qė njė ofshamė urie i vjen prej detit,
    E grimcės akull tė largėt qė nga shpėrthimi u tret,
    E kaprollit qė me sy tė pėrlotur mizorisė sė botės i flet.
    A matet vetmia e eremitit
    Kur mes dhimbjesh dhe gjarpėrinjtė tremb.
    A matet vetmia e tė burgosurit pėrjetė pafaj
    Qė u thinj, u plak e qiellin i lirė kurrė se pa.
    A matet vetmia e tė vetėvarurit nė rrap
    Kur veē pak mė parė nga shokėt u nda, e njė fjalė se tha.
    A matet vetmia e tė plagosurit nė betejė,
    Mbuluar me tė rėnėt, jetėn pėr vendin kur dha.
    A matet vetmia e njė varri tė panjohur, tė vithisur
    Prej fatit tė zi mbetur emėrshuar.
    Sa shumė kuptoi Prometeu,
    Por ē'di nga bota foshnjė e mirė.

    Sa shumė guxuan nė kėtė botė,
    Mes tyre dhe unė,
    Bisku i shpirtit tim,
    Guxoi tė ngrihet mbi kėtė rasė varri tė mallkuar,
    Guxoi dhe shkroi pėr ty, pėr tė tjerė.
    Por unė ndjehem i vetmuar,
    Ē'kuptim ka fjalė tė them pėrsėri,
    Guxo ti, guxo dhe paē nder.
    Por ti hesht,
    Hesht,
    Hesht me njė buzėqeshje qė ajrin therr,
    E me frikėn qė dritėn e syve tė err,
    Dhe kur flet s'guxon atė qė ke nė mendje tė thuash.
    Atėhere unė veten shikoj nė mjegullėn e syve tė tu
    Dhe kuptova si jam,
    Thjesht: i vetmuar,
    Se as hija ime s'mė ndoqi aty,
    U tremb,
    U largua.
    E unė s'jam Dekarti, e punė s'mė bėn vetmia,
    Ndaj kur mė pyete : "Si ndjehesh?"
    T'u pėrgjigja thjesht:
    I V E T M U A R.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mjafton te ia thoje shkembit keto vargje
    Dhe ai do vinte prane teje
    Mjafton te ia lexoje qiellit keto vargje
    Dhe i varuri do zbriste prej dege
    Ne syte e drerit loti sdo sh'drinte
    hija e jote prane teje do vinte
    Kur te pyesi ajo
    Si ndjehesh???
    Thuaji keshtu isha ,para se ti te kthehesh
    pergezime per keto vargje D D
    muzg i heshtur

  3. #3
    D D
    I kam lexuar me kenaqesi krijimet tuaja, dhe gjithmone jam ne pritje te nje krijimi te ri. Me pelqen si e nderton "fabulen" ne poezite e tua, qe i ben ato te vecanta.
    Per poezine me lart......Tronditese....zhbirim i thelle i vetmise....
    Urime!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    DD,

    "Me vetulla rėnduar nga rėra si duna," kjo s'eshte forme e rregullt, duhet keshtu; si duna vetullat ngarkuar nga rera.

    Nje shoku im ka pas perdor nje shprehje tipike, kur kerkonte te tregonte amulline e gjendjes ku ndodhej. "m. ut qeni nga ai me lesh". Kjo te fut ne mendime te kota, cili eshte me lesh, qeni apo m.uti. hehe!

    Tjeter, "Mendo ulėrimat shtazore tė qenve," qente jane kafshe shtepiake e jo shtaze; shtaza eshte kafshe e eger, ndersa kafsha eshte shtaze e bute.
    Une e kuptoj qe ti ke dash te "luash" me metafora, per ti dhene bukuri (vetmi) vargut gje te cilen mund ta kapesh dhe me thjesht, mendoj une.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poezi e mrekullueshme.
    Hera pare qe e lexoj Didin dhe i uroj mirseardhje ne forum.
    DIDI-ja qenka i vetmuar..me i vetmuar se peshkatari i Heminguejit dhe se beduini i Saharase..etj megjithse nuk i mungojne shoqeria e shokeria ..shampanja dhe mikja prane..

    Hajde vetmi hajde.. me mik e paske gjetur...lol.


    Ke ermendur Dekartin aty..

    I ziu Dekart ose Descartes .. studioi si kali ktu e 500 vjet me pare dhe i dha botes dhe Sistemin e Kordinatave ose Cartezian sic e quajne disa (meqe ai kish dhe emrin latin Cartesius ) dhe nje dizaj mori i ngrati rrugen e kurbetit...
    La Francen me diell e iku tek mbretresha e Suedise qe ti mesoje asaj Matematik.
    Ajo shtrige..e donte qe ne 5 te mengjezit Shkencetarin e madh ti vinte e ti bente mesim e sigurisht i eshte dashur mesdhetarit Dekart te caje cdo mengjez boren e akullin polar te Stokholmit e ti veje mbretereshes ne zyre.

    E sic duket u semure jabanxhiu shkrete e ne ato kohra mjeksia ish xerro e Iku gjith ajo Kok e madhe..
    Kushedi sa i vetmuar eshte ndjere Dekarti i madh ne Bodrumet e akullta te Stokholmit..

    Keshtu Didi..pergezime per Poezine..


    Dhe vetmija ska fund..por ti na ke neve..

    Orni ben vrejtje por i ka miqesoro-konstruktive ato..lol.

    Cdo te mire..

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Frymezim, pasion, arsye... Raporti i sakte - efekti i plote.

    P.s Vetem nje sugjerim, po te heqesh ca rrjeshta me e forte do behet. Urime
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    DD URIME ME GJITHĖ ZEMĖR! Shkruan si Koliqi TEPĖR kthjellėt. Unė tė lexova e tė rilexova dhe nuk "bėj keq" tė tė shkruaj 4 vargje miqėsisht!

    Nė udhet e jetė tė ndodh qė tė rrėxohesh.
    Herė bije nga shkallėt, largqoftė dhe nė greminė...
    Por futu nė mes njerzve, atje mund tė shėrohesh!
    Qė tė mos tė zėrė mallkimi e tė bijesh mbi...vetminė!!!!!!...

    Agimi

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Do me falesh D D, nese nderhyrjen ne temen tende e bej duke iu drejtuar fillimisht atyre qe kane nderhyre brenda saj.

    Nuk e di, nese ndonjeri prej jush apo secili prej jush ka vene re dicka. D D ne forumin e letersise ka bere dicka qe une, qe prej nje viti qe forumin ne fjale e ndjek pothuajse rregullisht, nuk e kisha vene re tek ndonje shkrues tjeter. D D nuk eshte shprehur ne lidhje me nderhyrjet e lexuesve, ne asnjeren prej temave qe ka hapur. Tani po e interpretoj titullin e ciklit "365 dhe nje " te D D sikur te ishin 365 dhe nje dite (pra 366 dite).
    Mendoni sikur D D te vendoste te fliste nje fjale pas kaq shume kohe???!!!


    Mbeshtes mendimin e Shigjetes shorehur ne kete teme, se e vecanta e bukur e poezive te tua eshte "fabula" qe nderton ti brenda tyre. Jep skena te gjalla qe mbeten ne mendje.

    Per mua deri tani:

    me e bukura - "Kangjell hekuri katror"

    me e buta - "Arktika"

    me e dhimbshmja - "Leter"

    me e rrezikshmja - "O Zot me fal mekatet"

    me e renda - "Vetmia"



    Per tekniken e vargjeve une do t'i besoja gjykimit te Dikeas.


    Sa mire do te ish sikur nje fjale jashte poezive ta thonte D D edhe me rastin e nderhyrjeve te lexuesve!

    Urime dhe suksese per me tej!

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vetmia kėshtu i shkroi ligjet

    Kur dielli ėshtė nė tė perėnduar
    Vetmia na afrohet duke kalėruar.
    Nė galop a trok s’e shfaq fytyrėn,
    Por hija e saj tė zezė e ka ngjyrėn.

    Vetmia di tė shndėrrojė me magji
    Njeriun nė shkėmb dhe shkėmbin nė njeri,
    Kėtė nuk na e shohin sytė e magjepsur
    Por gurėt flasin pėr njerėz tė heshtur.

    Ndėrsa njerzit e heshtur dėgjuar janė
    Tė flasin me gurėt qė kanė pranė,
    Ēdo palė flet por asnjėra s’pėrgjigjet,
    Vetmia kėshtu i shkroi ligjet.
    wrong verb

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2005
    Vendndodhja
    ne hijen e rrapit
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis
    Vetmia kėshtu i shkroi ligjet

    Kur dielli ėshtė nė tė perėnduar
    Vetmia na afrohet duke kalėruar.
    Nė galop a trok s’e shfaq fytyrėn,
    Por hija e saj tė zezė e ka ngjyrėn.

    Vetmia di tė shndėrrojė me magji
    Njeriun nė shkėmb dhe shkėmbin nė njeri,
    Kėtė nuk na e shohin sytė e magjepsur
    Por gurėt flasin pėr njerėz tė heshtur.

    Ndėrsa njerzit e heshtur dėgjuar janė
    Tė flasin me gurėt qė kanė pranė,
    Ēdo palė flet por asnjėra s’pėrgjigjet,
    Vetmia kėshtu i shkroi ligjet.

    ...eshte nje shembull sesi titulli mund te jete me i mire se poezia

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •